ATV

Category: Sport

  • Sot përballja e parë e dy gjigantëve evropian, Bayern-Real Madrid

    Sot përballja e parë e dy gjigantëve evropian, Bayern-Real Madrid

    E vetmja mënyrë se si Bayerni mund të shmangë një sezon pa trofe që nga 2011/12 është të fitojë Ligën e Kampionëve dhe për ta bërë këtë ata duhet të kalojnë rivalët e vjetër Real Madridin.

    Pavarësisht dominimit të fundit të Bayernit në futbollin gjerman, ata kanë gjithmonë probleme në ballafaqimet kundër Madridit dhe nuk kanë fituar asnjë nga shtatë e fundit ndaj tyre, një ecuri që përfshin tri humbje radhazi në shtëpi pësuan të paktën dy herë. Në vend të kësaj, ata do të përpiqen të frymëzohen nga të qenit të pamposhtur në ndeshjet evropiane në shtëpi që nga humbja ndaj PSG-së në prill të vitit 2021 (12 fitore, 3 barazime).

    Real Madridi ishte në gjendje të ulte në stol disa lojtarë kryesor për fitoren 1-0 të së premtes mbrëma ndaj Real Sociedadit, kështu që trajneri Carlo Ancelotti kthehet në një nga ish-klubet e tij me më pak shqetësime fizike dhe lëndime sesa rivali i tij Thomas Tuchel. Në një seri prej dhjetë ndeshjesh të pamposhtur në Champions pas fitores epike të penalltive ndaj Manchester Cityt në çerekfinale, Reali është tani favorit për ta fituar këtë kompeticion, përcjellë KosovaPress.

    Ndeshja zhvillohet në “Alianz Arena” me fillim nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

    Bayern: : Neuer-Kimmich, Kim, Dier, Davies — Goretzka, Pavlovic — Sane, Gnabry, Guerreiro — Kane.

    Real Madrid: Lunin – Vazquez, Tchouameni, Rudiger, Mendy — Valverde, Kroos, Camavinga — Bellingham — Rodrygo, Vinicius Jr.

  • Arbër Zeneli shënon gol spektakolar nga gjuajtja e lirë

    Arbër Zeneli shënon gol spektakolar nga gjuajtja e lirë

    Sulmuesi kosovar, Arbër Zeneli, i cili aktivizohet në radhët e Elfsborgut në Suedi ka gjetur golin e tij të parë që prej rikthimit në Skandinavi.

    Elfsborgu po luan ndaj Siriusit në kuadër të javës së gjashtë në elitën e futbollit suedez, ndërsa pas 45 minutave të para, Elfsborgu po udhëheq pikërisht falë golit të Zenelit.

    Po zhvillohej minuta e pestë shtesë e pjesës së parë kur Arbër Zeneli tregoi mjeshtërinë e tij duke ekzekutuar në mënyrë perfekte goditjen e dënimit.

    Gjuajtja e Zenelit ndonëse u lexua nga portieri kundërshtar ishte e pamundur që të ndalej, dhe kësisoji topi përfundoi në rrjetë për rezultatin 1-0.

    Ky ishte goli i parë i Zenelit që prej se u rikthye në Suedi, aty ku në vitin 2015 kishte luajtur pikërisht për Elfsborgun.

  • Sot zhvillohen tri ndeshje interesante në Superligën e Kosovës

    Sot zhvillohen tri ndeshje interesante në Superligën e Kosovës

    Sot në Superligën e Kosovës do të zhvillohen tri ndeshje interesante.

    Në kuadër të xhiros së 31-të, Prishtina do ta pres Llapin nga ora 3:00.

    Po në të njëjtën orë Ballkani do të ndeshet me Gjilanin.

    Ndërkaq edhe Dukagjini dhe Drita do të luajnë nga ora 3:00.

    Në tabelë radhitet i pari Ballkani me 60 pikë, ku ndiqet me nga 58 pikë nga Drita dhe Llapi.

    Në vendin e pestë kryeson Prishtina me 43 pikë, ndërsa Dukagjini menjëherë pas saj në vendin e gjashtë, me 38 pikë.

    Gjilani radhitet në tabelë i teti me 34 pikë.

  • Loriana Kuka eliminohet nga Evropiani i xhudos

    Loriana Kuka eliminohet nga Evropiani i xhudos

    Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, është eliminuar nga Kampionati Evropian i xhudos, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

    Kuka pësoi humbje nga xhudistja portugeze, Patricia Sampaio.

    Ajo garoi në kategorinë deri në 78 kilogramë dhe ishte xhudistja e fundit e Kosovës që garoi në këtë Evropian.

    Kujtojmë se në këtë Evropian, Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë të enjten, kurse të premten garuan Akil Gjakova e Dardan Cena të cilët po ashtu nuk arritën të sigurojnë medalje.

  • Sonte dueli i tretë gjysmëfinal mes Pejës e Yllit, therandasit një fitore larg finales

    Sonte dueli i tretë gjysmëfinal mes Pejës e Yllit, therandasit një fitore larg finales

    Sot do të zhvillohet dueli i tretë gjysmëfinal i Play-Off mes Pejës dhe Yllit, me fillim nga ora 19:00.

    Ky mund të jetë edhe duel përcaktues për vazhdimësinë e kësaj serie apo jo.

    Ylli prin me 2 fitore pas dy dueleve të para ndaj pejanëve, teksa me një fitore potenciale sonte ata do të siguronin finalen, raporton Sinjali Sporti.

    Peja ndërkohë do të tentojë që të shkrijë epërsinë dhe të çojë gjysmëfinalen deri në duelin e 5-të.

    Ndeshja do të zhvillohet në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, pasi klubi pejan u dënua nga FBK me dy ndeshje pa praninë e shikuesve pas hedhjes së gjësendeve në ndeshjen e parë ndaj Yllit në Karagaçi, ku veç tjerash u ndëshkua edhe me 5000 mijë euro.

    Dueli tjetër gjysmëfinal është ai mes Trepçës dhe Prishtinës që zhvillohet ditën e nesërme. Trepça i prin serisë 2-0 pas dy përballjeve të para.

  • ​Nadal dëshiron që ai të mund të luajë aq gjatë sa djali i tij ta kujtojë atë në fushë

    ​Nadal dëshiron që ai të mund të luajë aq gjatë sa djali i tij ta kujtojë atë në fushë

    Rafael Nadal (37 vjeçar) tha se do të dëshironte të vazhdonte të luante aq gjatë sa që djali i tij ta kujtonte atë në fushë, megjithëse 22 herë kampioni i Grand Slam pranon se koha nuk është në anën e tij.

    Spanjolli, i cili ka thënë se pret të pensionohet pas sezonit 2024, u rikthye në garë në Brisbane në janar pas pothuajse një viti jashtë fushave për shkak të një lëndimi, raporton KosovaPress.

    Ai më pas mungoi sërish për një kohë për shkak të një problemi në kofshë dhe ndërsa u kthye në Barcelonë javën e kaluar, ai thotë se është larg të qenit në formë të lartë dhe nuk e di nëse do të luajë në French Open të muajit të ardhshëm.

    Nadal mundi Darwin Blanch 6-1 6-0 në raundin e parë të Madrid Open të enjten, me gruan dhe djalin e tij njëvjeçar Rafael Jr. që ishin të pranishëm duke e shikuar atë.

    “Epo, do të doja të luaja pak më gjatë dhe t’i kujtoja atij veten duke luajtur tenis,” tha Nadal për faktin që djali i tij ta shikojë atë duke luajtur.

    “Kjo do të jetë gjëja ideale për mua dhe për gruan dhe familjen time. Ndoshta nuk do të mund ta bëj këtë. Por të paktën jam i lumtur që kam një ekip të shkëlqyer, familje dhe miq rreth meje gjatë gjithë jetës sime që më ndihmuan në çdo mënyrë për të qenë i lumtur”, tha më tej Nadal.

    Nadal, një kampion i pesëfishtë në Madrid, do të përballet të shtunën me tenistin australian Alex de Minaur.

  • ​Legjenda e Brazilit njofton se do të pensionohet nga kombëtarja

    ​Legjenda e Brazilit njofton se do të pensionohet nga kombëtarja

    Golashënuesja më e mirë e të gjitha kohërave të Brazilit, si në futbollin e meshkujve ashtu edhe në të femrave, Marta, do të tërhiqet nga futbolli me kombëtare këtë vit, tha të enjten vetë sulmuesja 38-vjeçare.

    Marta, e cila luan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Orlando Pride që nga viti 2017, shpreson të bëjë paraqitjen e saj të gjashtë në Lojërat Olimpike në Olimpiadën e këtij viti në Paris, raporton KosovaPress.

    “Nëse shkoj në Olimpiadë, do të shijoj çdo moment, sepse, pavarësisht nëse shkoj në Olimpiadë apo jo, ky është viti im i fundit me ekipin kombëtar”, tha Marta në një intervistë për “CNN” të enjten.

    ”Nuk do të ketë më Marta nga viti 2025 në kombëtare si sportiste. Jam shumë e qetë për këtë, sepse e shoh me shumë optimizëm këtë zhvillim që po kemi në raport me sportistët e rinj”, tha më tej Marta.

    Marta, e njohur me dashuri si “Mbretëresha Marta”, është golashënuesja më e mirë e të gjitha kohërave për Brazilin me 116 gola në 175 ndeshje.

    E cilësuar si një nga futbollistet më të mira të gjitha kohërave, ajo është edhe golashënuesja më e mirë në Botërorin e Femrave me 17 gola. Ndërsa ajo nuk e ka fituar Kupën e Botës, ajo ishte një finaliste humbëse në vitin 2007 kur Brazili humbi 2:0 ndaj Gjermanisë në Shangai, Kinë.

    Ajo ka fituar tre tituj të Copa America Femenina dhe ishte pjesë e ekipit të Brazilit që fitoi medalje argjendi në Lojërat Olimpike 2004 dhe 2008.

    Marta e filloi karrierën e saj në klub me Vasco da Gama, ndërsa luajti në skuadrat suedeze Umea IK, Tyreso FF dhe Rosengard. Në SHBA, ajo ka luajtur gjithashtu për Los Angeles Sol, Western New York Flash dhe Gold Pride.

  • ​Klopp ka një mesazh për trajnerin e ri të Liverpoolit

    ​Klopp ka një mesazh për trajnerin e ri të Liverpoolit

    Siç bëhet e ditur nga shumë media të besueshme angleze, Arne Slot do të jetë zëvendësuesi i Jurgen Klopp te Liverpooli.

    Liverpooli dhe Feyenoordi janë në bisedime të avancuara për Slot, ku ka mbetur vetëm të arrihet marrëveshje në aspektin financiar mes dy klubeve, raporton KosovaPress.

    Ndërkaq, Slot e pranoi mbrëmë se e dëshiron me çdo kusht punën e trajnerit te Liverpooli.

    Tani, Jurgen Klopp ka folur për këtë situatë ku edhe kishte një mesazh për Slot.

    “Nuk jam i përfshirë në aspektin e klubit. Me të vërtetë do të doja nëse Arne është ai që dëshiron ta marr përsipër këtë punë. Më pëlqen stili i tij i lojës, e gjitha që kam dëgjuar për të është se është një trajner i mirë. Do t’i thosha atij se kjo është puna më e mirë në botë. Klubi më i mirë në botë me njerëzit më të mirë”, tha Klopp.

  • ​Prishtina-Llapi, ndryshon stadiumi i ndeshjes

    ​Prishtina-Llapi, ndryshon stadiumi i ndeshjes

    Skuadra e Prishtinës dhe ajo e Llapit përmes komunikatave zyrtare kanë njoftuar se ka ndryshuar lokacioni se ku do të zhvillohet ndeshja e së dielës.

    Prishtina dhe Llapi do të përballen këtë të diele në kuadër të Superligës së Kosovës, me ndeshjen që ishte paraparë të zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, raporton KosovaPress.

    Ndërkaq, tani është bërë e ditur se ndeshja mes kryeqytetasve dhe llapjanëve do të zhvillohet këtë të diele me fillim nga ora 15:00 në stadiumin e Ramiz Sadikut në Prishtinë.

  • ​Dy ndeshje interesante nesër në Superligën e Kosovës

    ​Dy ndeshje interesante nesër në Superligën e Kosovës

    Superliga e Kosovës i rikthehet nesër aksionit me dy ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 31-të të këtij sezoni.

    Që të dy ndeshjet e nesërme do të zhvillohen në orar të njëjtë me fillim nga ora 15:00, raporton KosovaPress.

    Skuadra e Malishevës zhvillon ndeshje si mysafire në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, ku edhe synon t’i arkëtojë pikët e plota kundër Feronikelit ’74.

    Ndërkaq, nesër gjithashtu do të zhvillohet edhe dueli mes dy skuadrave të fundit në tabelë, respektivisht, Fushë Kosovës dhe Lirisë.

    E shtune:

    15:00 Fushë Kosova – Liria

    15:00 Feronikeli ’74 – Malisheva