ATV

Category: Sport

  • Mirlind Daku nominohet për lojtarin dhe sulmuesin e vitit në Rusi

    Mirlind Daku nominohet për lojtarin dhe sulmuesin e vitit në Rusi

    Mirlind Daku ka shkëlqyer këtë sezon në Rusi me Rubin Kazanin.

    Futbollisti shqiptar u transferua në Rubin Kazan gjatë afatit veror nga skuadra e Osijekut për 1.2 milionë euro.

    Gjatë këtij sezoni aktual ai ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 4 asiste në 24 paraqitje.

    Daku është nominuar për disa çmime në kampionatin rus, si lojtari më i mirë i sezonit dhe sulmuesi më i mirë.

    Ai gjithashtu është nominuar për çmimin e debutuesit të vitit dhe për asistimin e vitit.

    Tifozët kanë të drejtën të votojnë nga data 2 maj deri më 13 maj, kurse pjesa tjetër varet nga votat e ekspertëve – të cilat fillojnë nga 15 maj deri më 24 maj.

    Kurse çmimet e më të mirit në Premier League në Rusi do të ndahen më 26 maj.

  • ​Pesë lojtarë të Interit pritet të largohen pas fitimit të titullit të Serie A

    ​Pesë lojtarë të Interit pritet të largohen pas fitimit të titullit të Serie A

    “La Gazzetta dello Sport” ka zbuluar emrat e pesë lojtarëve të Interit që pritet të largohen gjatë verës pasi fituan Scudetton këtë sezon.

    Interi ka disa ditë që feston titullin e 20-të në histori në vend dhe tashmë po shikon drejt sezonit të ardhshëm, raporton KosovaPress.

    “Gazzetta” raporton se dy muajt e ardhshëm do të jenë të fundit në “Stadio Meazza” për pesë lojtarë në skuadër. Ata janë Alexis Sanchez, Juan Cuadrado, Stefano Sensi, Davy Klaassen dhe Emil Audero.

    Kontratat e Sanchez, Cuadrado, Klaassen dhe Sensit skadojnë në muajin qershor dhe Interi nuk do t’u ofrojë atyre marrëveshje të reja. Sanchez praktikisht konfirmoi largimin e tij gjatë festimeve të fundit të Scudettos, duke i uruar klubit dhe shokëve të tij fat të mirë.

    Cuadrado është lënduar për pjesën më të madhe të sezonit dhe nuk do të qëndrojë në klub përtej verës. Sensi, nga ana tjetër, ishte tashmë pranë kalimit te Leicester City në afatin kalimtar të janarit dhe Interi ishte përgatitur të ndahej me mesfushorin italian prej disa muajsh.

    Kampioni i Serie A nuk do të aktivizojë një klauzolë për të zgjatur qëndrimin e Klaassen deri në vitin 2025 pasi holandezi ka luajtur vetëm 308 minuta në të gjitha garat këtë sezon.

    Vetëm Audero shpreson të qëndrojë përtej verës edhe nëse Interi nuk ka pranuar ende të aktivizojë një opsion për ta nënshkruar atë përgjithmonë nga Sampdoria. Prioriteti i klubit është të nënshkruajë me portierin brazilian Bento, por nëse dështon, atëherë Audero mund të mbetet në klub.

  • ​Taekwondo i sjell edhe tri medalje të arta Kosovës nga Estonia

    ​Taekwondo i sjell edhe tri medalje të arta Kosovës nga Estonia

    Pas suksesit që e treguan në Kampionatin Evropian të shteteve të vogla, taekwondistët tanë sërish kanë fituar medalje në dy gara të tjera ndërkombëtare, “Tallin Open G1” dhe “President Cup” që u mbajtën në Talin të Estonisë.

    Në “Tallin Open G1” në kategorinë deri në 54 kilogramë, Bleron Ademi e fitoi medaljen e artë për senior, raporton KosovaPress.

    Ndërkaq, në “President Cup” shkëlqyen Mal Sahiti në kategorinë deri në 68 kilogramë dhe Jon Gashi në kategorinë deri në 73 kilogramë duke fituar medaljet e arta për juniorë.

    Në këtë garë, te seniorët, Bleron Ademi dhe Elion Agushi u renditën të pestët, duke treguar po ashtu paraqitje tejet të mira.

    Të tre garuesit janë bursistë “Shpresa Olimpike 2024”.

  • ​Ademi: 3 maji, datë historike për futbollin e Kosovës

    ​Ademi: 3 maji, datë historike për futbollin e Kosovës

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se 3 maji është datë historike për futbollin e Kosovës, datë kjo e cila shënon pranimin e Kosovës në UEFA, që ndodhi në vitin 2016.

    Tetë vite më parë, Kosova u bë anëtarja më e re e familjes së futbollit evropian, UEFA, në Kongresin e 40-të të mbajtur në kryeqytetin e Hungarisë – Budapest duke i dhënë kështu fund izolimit të futbollit kosovarë.

    “3 maj, 2016 është data që ka hyrë në analet e historisë së Kosovës, e në veçanti futbollit. Si sot, 8 vjet më parë, Kosova u bë anëtarja më e re e familjes së futbollit evropian, UEFA, në Kongresin e 40-të të mbajtur në kryeqytetin e Hungarisë – Budapest. Ky ishte vendimi që i dha fund izolimit tonë të padrejtë prej dy dekadash e gjysmë. Kalimi i kësaj sfide nuk ishte i lehtë, mirëpo mes emocioneve përplot tension e ankth gjatë punimeve të këtij kongresi, në fund fitoi e drejta – fitoi Kosova.Nga aty filloi një epokë e re për Federatën e Futbollit të Kosovës. Që nga ajo ditë, zhvillimi e sukseset kanë shënuar rritje të vazhdueshme”, ka shkruar Ademi, përcjellë KosovaPress.

    Ai ka shtuar se klubet e futbollit të Kosovës kanë demonstruar vlerat e tyre në arenën ndërkombëtare, duke na bërë krenarë me përfaqësimin dinjitoz.

    “Klubet tona kanë demonstruar vlerat e tyre në arenën ndërkombëtare, duke na bërë krenarë me përfaqësimin dinjitoz. Niveli i ligës është rritur dukshëm dhe jemi ndër kampionatet më të vlerësuara në rajonin tonë. Ekipet kombëtare janë konsoliduar, kanë bërë përparime të dukshme dhe janë në ndjekje të ëndrrës së madhe – kualifikimit në finalet e kompeticioneve madhore”, ka shtuar ai.

  • Këtu mund të votoni për Edon Zhegrovën që të shpallet lojtari më i mirë i sezonit në Francë

    Këtu mund të votoni për Edon Zhegrovën që të shpallet lojtari më i mirë i sezonit në Francë

    Edon Zhegrova po vazhdon të tregojë paraqitje të larta me klubin e Lille në Ligue1 të Francës.

    Sulmuesi i Kombëtarës së Kosovës ka trazuar rrjetin francez me lojën e bukur si titullar me klubin e tij.

    Zhegrova me këto paraqitje fantastike, shumë lehtë mund të shpallet edhe lojtari më i mirë i sezonit në Francë.

    Edon Zhegrova po prin në këtë garë e lojtarit më të mirë të sezonit me 35% të votave, pas tij është Lees-Melou me 30%.

    Mbappe 15%

    Aubameyang 14%

    Dembele 3%

    Ju mund të votoni në linkun më poshtë, për t’ia dhënë një mundësi yllit kosovar që të shpallet më i miri i sezonit në Francë.

    VOTO duke klikuar KËTU

  • Bie nga sistemi faqja e Euro 2024, dështon shitja e biletave

    Bie nga sistemi faqja e Euro 2024, dështon shitja e biletave

    Rreth 100 mijë bileta ishin paraparë të vendoseshin në shitje online sot për Kampionatin Evropian të futbollit.

    Por, uebfaqja e Euro 2024 ka rënë nga sistemi derisa tifozët e shumtë tentuan ta “kapnin” nga një biletë për evenimentin që do të mbahet gjatë kësaj vere në Gjermani.

    Në mëngjes ishte paraparë që të niste shitja e biletave online, që e përfshin edhe ndeshjen hapëse të mikpritësit Gjermania kundër Skocisë.

    Por, blerësit potencialë mbetën të nervozuar dhe të frustruar pasi përpara ekraneve iu shfaq mesazhi “ERROR”, kur iu bashkuan kërkesës për të blerë biletë.

    Të tjerëve iu bllokua sistemi derisa iu kishte kërkuar që ta shtypnin kodin, i cili nuk u ishte shfaqur në ekran.

    Shumë tifozët i përdorën mediat sociale për ta shfaqur zhgënjimin e tyre, pasi iu mohua një ëndërr për ta parë nga afër një apo më shumë ndeshje të Evropianit.

    Shumë njerëz pritet ta marrin rrugën drejt Gjermanisë mes muajve qershor dhe korrik, ndonëse nuk kanë bileta, me shpresën që ta shijojnë atmosferën përpara stadiumit pasi do të jetë e vështirë të blejnë bileta në “tregun e zi”, ngase në hyrje do të shikohet nëse përputhet emri i biletës me pronarin që e mban atë në dorë dhe që e ka rezervuar personalisht online.

  • ​Këto janë klubet e licencuara nga FFK për garat evropiane

    ​Këto janë klubet e licencuara nga FFK për garat evropiane

    Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka publikuar shtatë klubet që i ka licencuar për garat evropiane të UEFA-s.

    Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e klubeve për garat e UEFA-s ka licencuar shtatë nga tetë klubet që e kanë nisur procesin e licencimit, raporton KosovaPress.

    Klubet e licencuara janë Ballkani, Drita, Llapi, Malisheva, Prishtina, Gjilani dhe klubi i futbollit i femrave Mitrovica.

    Ndërkaq, skuadra që nuk është licencuar për garat e UEFA-s për edicionin 2024/25 është KF Dukagjini.

  • ​“50 mijë euro për një sportist”, lansohet programi “Super sportistët”

    ​“50 mijë euro për një sportist”, lansohet programi “Super sportistët”

    Ministria për Kulturë, Rini e Sport sot ka lansuar programin “Super Sportistët”, në të cilin do të investohen 4 milionë euro për katër vitet e ardhshme për sportistët e rinj të sporteve olimpike.

    Qëllimi i programit është rritja e numrit të normave olimpike për Lojërat Olimpike Los Angjelos 2028.

    Zëvendësministrja e Ministrisë së Sportit, Daulina Osmani, me këtë rast tha se ky program iu dedikohet top sportistëve të vendit, e që në vendin tonë fatmirësisht janë të shumtë.

    Ajo shtoi se programi ka për synim mbështetjen e sportistëve në rrugëtimin e tyre drejtë rezultateve kulminante, duke ndryshuar kështu praktikën e deritanishme që sportistët janë mbështetur vetëm pasi kanë fituar medalje apo kanë arritur rezultate në gara të ndryshme ndërkombëtare.

    “Kjo politikë përkundër asaj parasheh mbështetjen e sportistëve përgjatë rrugëtimit të tyre drejt suksesit, një politikë që i ka munguar vendit tonë e që shpeshherë edhe barrë për prindërit, për sportistët, për klubet e federatat kështu me radhë për të gjithë ata që janë përfshirë në performancën elitarë të sportistëve tanë, e që përmes këtij programi po synomë që tani e tutje t’i tejkalojmë këto barriera të përbashkëta…Programi ka afat kohor prej 12 vitesh, i cili është i ndarë në tri faza kryesore ku synim ka rezultatet e sportistëve në Lojërat Olimpike “LA2028”, Lojërat Mesdhetare 2030”, tha Osmani.

    Ndërsa, Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, theksoi se programi do të identifikojë menjëherë 20 super sportistë të cilët brenda vitit do të mbështeten me nga 50 mijë euro dhe kjo do të bëjë t mundur që Kosova në ciklet e ardhshme të Lojërave Olimpike të paraqitet me më shumë sportistë por edhe me nivel shumë më të lartë të cilësisë e kualitetit.

    “Kjo mbështetje mbi të gjitha edhe financiare sepse Komiteti Olimpik i Kosovës përveç 75 bursave të cilat i ka ndarë deri më tani, sportistët e përzgjedhur do të kenë edhe një mbështetje shtesë në vlerë totale prej katër milionë eurove duke iu falënderuar fondeve të ndara nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport. Mbështetja prej katër milionë eurove për katër vit do t’iu sigurojë këtyre 20 super sportistëve një shumë prej 50 mijë euro për secilin sportist gjatë gjithë vitit”, bëri të ditur Krasniqi.

    Kurse, kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi theksoi se me këtë program, po i jepet një mbështetje shumë e madhe sportistëve të rinj, duke shtuar se është e sigurt se ky program do të sjellë në pah shumë kampion në të ardhmen e afërt për sportin e Kosovës. Kelmendi rikujtoi kohën e punës së saj duke thënë se për shumë stërvitje shpenzimet i kishte paguar vet trajneri Driton Kuka.

    “Unë më shumë se të gjithë sportistët tjerë e kam përjetuar se si është të ushtrosh pa kushte ose në kushte jo të mira, pa përkrahje sepse ju të gjithë e dini që deri ën vitin 2013, derisa unë jam bërë kampione botërore për të rritur pothuajse çdo garë edhe çdo përgatitje e ka paguar trajneri Driton Kuka. Fati im më i madh ën jetë është që e kam takuar Tonin dhe e kam pasur trajner…Jam shumë e sigurt që nga ky program dhe projekt voluminoz në të ardhmen do të kemi sportistë dhe kampion shumë të mëdhenj”, tha Kelmendi

    I kënaqur me këtë program dhe me përkushtimin e sportit nga ana e shtetit u shpreh edhe trajneri Driton Kuka. Ai tha se ky koncept do të bëjë të mundur vazhdimësinë e sukseseve të Kosovës në sport.

    “Fillimisht janë evidentuar tetë sporte të cilat janë për momentin prioritet në vendin tonë, na bazë të rezultateve, jo në bazë të preferencave tona. Gjatë rrugëtimit, patjetër që nëse ndonjë sportistë i ndonjë sporti tjetër, përveç këtyre teë sporteve tregon sukses, patjetër që do të merret parasysh. Në vitin e parë janë këto tetë sporte, nëse dikush nesër e bën një rezultat në ndonjë sport tjetër, pak na qet telashte, por në parim, në të ardhmen patjetër sepse projekti është katër vjeçar që është aprovuar e ne pretendojmë të shkojmë tutje. Lojërat Mesdhedtare në Prishtinë janë shumë me rëndësi për vendin tonë për t’u prezantuar., kështu që unë po mendoj se aty ka hapësirë gjithmoën për të ardhur ndonjë sportist tjetër për ta prezantuar vendin.”, theksoi Kuka.

    Kuka ka shtuar gjithashtu se si kryesues i komisionit për identifikimin e supersportistëve do të jap kontributin e tij për të gjetur talentët më të mirë në vend, por edhe me përkushtim për shpenzimin e arsyeshëm të këtij buxheti të ndarë nga ana e Ministrisë së Sportit për këtë program.

    Programi, i përpiluar nga profesionistë të fushës, nga KOK-u, MKRS dhe gazetaria sportive, udhëhiqet nga kryemjeshtri i normave dhe medaljeve të arta olimpike, Driton Kuka.

  • Kuka i numëron medaljet elitare të fituara nga xhudoja

    Kuka i numëron medaljet elitare të fituara nga xhudoja

    Trajneri Driton Kuka, i ka numëruar medaljet elitare që i kanë fituar në sportet olimpike.

    Pjesa dërrmuese e tyre, vijnë nga sporti i xhudos ku vet Kuka është i përfshirë.

    Nga 40 medaljet e fituara pas luftës, 38 janë të xhudos dhe dy të tjera nga boksi.

    Xhudoja i ka fituar 28 medalje evropiane, shtatë botërore dhe tre olimpike, kurse boksi dy medalje, një evropiane dhe një botërore, nga sportet olimpike.

    Këtu trajneri nuk i ka pëmendur edhe medaljet e fituara nga boksi para luftës.

  • Vedat Muriqi pritet të rikthehet në Turqi gjatë kësaj vere

    Vedat Muriqi pritet të rikthehet në Turqi gjatë kësaj vere

    Vedat Muriqi pritet të rikthehet në futbollin turk gjatë kësaj vere.

    Kështu po raporton gazeta turke Aksam, e cila thotë se Muriqi është shumë afër që ta veshë sërish fanellën e Fenerbahces.

    Thuhet nga ky medium se edhe ylli i Kosovës e ka dëshirën për t’u rikthyer në Turqi tek Fenerbahce nëse palët bien dakord.

    Tek skuadra turke, Muriqin e shohin si zëvendësues ideal të sulmuesit Edin Dzeko, i cili mund të largohet në fund të sezonit drejt Arabisë Saudite.

    Aktualisht, vlera e Vedat Muriqit në treg është 15 milionë euro.

    Ai u largua nga Fenerbahce në verën e vitit 2020, me Lazion që pagoi plotë 21 milionë euro për yllin prizrenas.

    Sulmuesi 30-vjeçar, i cili ka luajtur në 83 ndeshje me fanellën e Mallorcas për dy sezone, ka kontribuar deri tani me 27 gola dhe 9 asistime.