ATV

Category: Sport

  • ​Sot mësohet finalisti i parë i Ligës së Kampionëve

    ​Sot mësohet finalisti i parë i Ligës së Kampionëve

    Do të mësohet sot finalisti i parë i edicionit 2023/24 të garës më të rëndësishme evropiane në nivel të klubeve, Ligës së Kampionëve. Finalisti i parë do të dal nga ballafaqimi ndërmjet Paris-Saint-Germain dhe Borussia Dortmundit.

    Gjatë dominimit të tyre të gjatë dhjetëvjeçar në futbollin francez, i vetmi trofe që i ka shpëtuar Paris Saint-Germain është Liga e Kampionëve. Duke pasur parasysh fundjavën si pushim nga kampionati vendas për t’u përgatitur për këtë lojë, një vend në finale për herë të dytë i pret ata, por vetëm nëse mund të përmbysin një deficit 1-0 nga ndeshja e tyre e parë gjysmëfinale kundër Borussia Dortmundit.

    Ndeshja që pritet të jetë ë zjarrtë do të zhvillohet në “Parkun e Princave” me fillim nga ora 21:00.

  • Ekskluzive: Drejtori i FC Suhareka tregon shifrën e ‘çmendur’ që klubi ka shpenzuar për hyrjen në Superligë

    Ekskluzive: Drejtori i FC Suhareka tregon shifrën e ‘çmendur’ që klubi ka shpenzuar për hyrjen në Superligë

    Lulzim Kolgeci, drejtori i klubit Suhareka është i ftuar në emisionin ‘EKIPI A’ në ATV.

    Kolgeci në ATV, ka treguar se FC Suhareka ka shpenzuar jashtëzakonisht shumë për të arritur qëllimin inkuadrimin në ‘Albi Mall Superligë’,

    ‘Nëse FC Ferizaj ka shpenzuar 300-350 mijë euro për këtë edicion, ne kemi shpenzuar dyfshin e kësaj shume’ tha Kolgeci.

    Kujtojmë që përveç FC Suharekës edhe FC Ferizaj nga edicioni i ardhshëm do të jetë pjesë e ‘Albi Mall Superligës’.

    Për më shumë detaje ndiqeni emisionin më poshtë.

  • ​Enrique: Ndaj Dortmundit luajmë vetëm për fitore

    ​Enrique: Ndaj Dortmundit luajmë vetëm për fitore

    PSG dëshiron të arrijë në finalen e Ligës së Kampionëve. Skuadra e Luis Enrique -s, e freskët nga fitorja e Ligue 1, është gjithashtu në kërkim të suksesit në Evropë. Nesër Borussia Dortmund do të mbërrijë në “Parc des Princes” për ndeshjen e dytë gjysmëfinale. 1 majin e kaluar, në ndeshjen e parë, gjermanët fituan 1-0 falë golit të Füllkrug. Prandaj, gjithçka është ende e hapur.

    “Nëse gjërat shkojnë keq, ne do të duhet të jemi gati. Kemi kaluar të gjithë sezonin duke folur për ndeshjet me lojtarët. Unë iu thashë të mos ankohen nëse bëjnë gabime në fushë. Por përkundrazi, të vazhdojë të qëndrojë në lojë. Si sportist do të duartrokisnim kundërshtarin edhe nëse nuk e meritonte. Do ta urojmë dhe të nesërmen do të jemi absolutisht të neveritur nëse gjërat shkojnë keq”, tha Luis Enrique, përcjellë KosovaPress.

    “Objektivi nuk është të fitojmë me dy gola, por të fitojmë ndeshjen. Nëse do të shënonim dy gola shumë shpejt, e dimë që kundërshtari do të duhet të reagojë. Gonçalo Ramos si titullar? Unë kam besim të plotë te të gjithë lojtarët e mi Çdokush mund ta fillojë ndeshjen nga minuta e parë”, shtoi ai.

    Në fund, Enrique foli edhe për rolin e Mbappes në këto ndeshje.

    “Ne kemi një qëllim të përbashkët, prandaj ne gjithmonë përpiqemi të marrim topin nga prapa dhe t’u shërbejmë sulmuesve në mënyrën më të mirë. Lojtarët mund të jenë të shkëlqyer, por ata duhet të ndihmojnë në mbrojtje dhe mbrojtësit tanë duhet të na ndihmojnë të çojmë topin përpara”, theksoi ai.

  • Hendboll/ Kosova mposht Malin e Zi

    Hendboll/ Kosova mposht Malin e Zi

    Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka nisur në mënyrën më të mirë paraqitjen në Kampionatin Mesdhetar. Të hënën në Ankara të Turqisë, djemtë e kombëtares fituan ndaj Malit të Zi me rezultat 23:20.

    Është kjo njëra prej fitoreve më të mëdha të grupmoshave të reja të Kosovës deri më tani. Kombëtarja kosovare ka dominuar nga fillimi. Kishte lojë efikase në sulm, ndërsa edhe mbrojtja ishte në nivel.

    Shpejtë Kosova U18 krijoi epërsi prej 6:2. Periudha e parë prej 15 minutash përfundoi 7:4 për Kosovën, transmeton KP.

    Me lojë të mirë të rinjtë vazhduan edhe në periudhën e dytë, të cilën e fituan 12:9. Pra vazhdimisht mbajtën epërsi të lartë.

    Lojtarët e Mali të Zi kërkuan rikthimin e madh në periudhën e tretë. U afruan në tri gola, por pa bërë përmbysje të rezultati. Kosova ruajti qetësinë në fund për fitoren e vlefshme.

    Sot Kosova luan edhe ndaj Irakut.

  • ​Onana: Kush mund t’i thotë jo Manchester Unitedit

    ​Onana: Kush mund t’i thotë jo Manchester Unitedit

    Ish- portieri i Interit, aktualisht në mbrojtje të portës së Manchester United , André Onana, ka dhënë një intervistë përmes kanaleve sociale të klubit anglez, në të cilën ka folur për sezonin e skuadrës së Erik Ten Hag. “Djajtë e Kuq” janë aktualisht në vendin e tetë në Premier Ligë. Prandaj Evropa është ende një objektiv konkret për United, të cilin ata mund ta arrijnë nga tani deri në fund të sezonit.

    Portieri kamerunas theksoi se ky sezon ishte shumë i vështirë për Manchester United, duke thënë se përgjegjësia është e secilit lojtar, përcjellë KosovaPress.

    “I gjithë sezoni ka qenë i vështirë për të gjithë ne, si individë dhe si grup. Por ne duhet të jemi gjithmonë pozitivë sepse nuk mendoj se e humbëm vendin tonë në Evropë kundër Burnley-t dhe të gjithë duhet të marrim përgjegjësi. Unë e nis nga vetja, gjithmonë. Ishte një sezon i vështirë. Nëse vendosni gjithçka në tavolinë, mund të flisni për shumë gjëra, si lëndime, lojtarë, fat të keq. Por ne jemi Manchester United, jemi një klub kaq i madh, kështu që nuk mund të flasim për këtë. Duhet të qëndrojmë pozitivë. Ndeshja e javës së kaluar ka përfunduar dhe nëse sezoni nuk është më i miri, jam i sigurt se tjetri do të jetë më i mirë”, tha Onana.

    Ai më pastaj foli edhe për vendimin e tij për të kaluar nga Interi tek Manchester United.

    “Kur kthej kokën pas, buzëqesh sepse ishte një mësim i madh për mua. Por në fillim mendova: ‘Uau, a bëra zgjedhjen e duhur?’ Por jam 100% i sigurt se kam bërë zgjedhjen e duhur sepse Manchester United është klubi më i madh në këtë vend, është një nga klubet më të mëdha në botë. Kush do të thoshte jo për të ardhur dhe për të luajtur për këtë klub të bukur? “.

  • ​Pogba i futet industrisë së filmit

    ​Pogba i futet industrisë së filmit

    Fituesi i Kupës së Botës, Paul Pogba, do të luajë në një film francez që do të shfaqet në prill të vitit 2025 pas xhirimit të skenave në Paris këtë javë, kanë konfirmuan burimet për “ESPN” të hënën.

    Pogba po vuan një pezullim katër-vjeçar për shkeljes së rregulla kundër dopingut që u dha në shkurt. Ish-futbollisti francez tha në atë kohë se ai kurrë nuk ka marrë qëllimisht substanca të ndaluara dhe ka planifikuar të apelojë vendimin.

    Filmi quhet “4 Zéros”, dhe është një vazhdim i një “3 Zéros” të suksesshëm, të lëshuar në vitin 2002, përcjellë KosovaPress.

    Sipas gazetës franceze “Le Parisien”, e cila raportoi për herë të parë për rolin e Pogbas në film, 31-vjeçari do të luajë një trajner futbolli të ekipit të të rinjve.

    Apelimi i Pogbas për akuzën për doping do të shqyrtohet nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), dhe nëse apelimi i tij do të jetë i suksesshëm, dënimi i tij mund të reduktohet.

  • Messi kërkon ta thyej një tjetër rekord botëror

    Messi kërkon ta thyej një tjetër rekord botëror

    Lionel Messi mahniti sërish botën e futbollit me paraqitjen e tij në fitoren 6-2 të Inter Miamit ndaj Red Bull New York-ut, ku argjentinasi shënoi një gol dhe dha pesë asistime.

    Ai është i vetmi futbollist në historinë e Kampionatit të Futbollit të Amerikës së Veriut që mund të mburret me këtë dhe kryeson me dhjetë gola (njëlloj si Luis Suarez) dhe me nëntë asistime.

    Hapi i radhës për Messin do të ishte të kalonte rekordin e një tjetër futbollisti legjendar. Kolumbiani Carlos Valderamma pati 26 asistime në MLS 24 vjet më parë për Tampa Bay, përcjellë KosovaPress.

    Messi nuk është larg rekordit të të gjitha kohërave për asistime, i mbajtur nga hungarezi Ferenc Puskás, i cili luajti në vitet 1940-1960 për Honved Budapest, Real Madrid, Hungari dhe Spanjë.

    Në këtë renditje ku përfshihen emra të mëdhenj të futbollit ka hyrë edhe braziliani Alex de Souza, i cili luajti tetë vite në Turqi, te Fenerbahçe, ku bëri karrierën e tij. Edhe pse ai ka mbi 50 paraqitje edhe për Brazilin, ai nuk ka qenë një nga lojtarët kryesorë për Selecao.

    Kjo është lista me top-10 asistuesit në historinë e futbollit:

    1. Ferenc Puskás (Hungari) 404 asistime

    2. LIONEL MESSI (Argjentinë) 372

    3. Pele (Brazil) 369

    4. Alex de Souza (Brazil) 363

    5. Johann Cruyff (Holandë) 358

    6. Luis Figo (Portugali) 283

    7. Ryan Giggs (Uells) 277

    8. Angel Di Maria (Argjentinë) 263

    9. David Beckham (Angli) 259

    10. Neymar (Brazil) 253

    Megjithatë, deri atëherë, me 833 gola dhe 372 asistime në karrierën e tij, Lionel Messi u bë lojtari i parë në histori që ka kaluar kufirin prej 1200 gola kontributesh, pra gola dhe asistime.

  • ​Dështoi me Milanin, Lopetegui rikthehet në Premier Ligë

    ​Dështoi me Milanin, Lopetegui rikthehet në Premier Ligë

    Julen Lopetegui pritet të jetë trajner i West Ham United sezonin e ardhshëm. Siç raportoi gazetari Fabrizio Romano, bisedat kanë ecur me një ritëm shumë të mirë në ditët e fundit, pasi kalimi i tij te Milani i bllokua. “Çekanët” do të jenë projekti i dytë në Premierligë për Lopeteguin, i cili tashmë ka trajnuar Wolverhamptonin në pjesën e dytë të edicionit 2022-2023 pas largimit nga Sevilla.

    Pas një fundi të shkëlqyeshëm të sezonit (ai mori skuadrën e fundit dhe e mbylli sezonin shtatë pikë larg rënies), ai u largua nga posti pesë ditë para debutimit të tij në 23-24 për shkak të mosmarrëveshjeve me menaxhmentin dhe pakënaqësisë së tij me politikën e nënshkrimeve, përcjellë KosovaPress.

    Skuadra të shumta evropiane e kishin targetuar emrin e ish-trajnerit spanjoll. Propozimi që iu afrua më shumë realizimit ishte ai i Milanit, por italianët e tërhoqën operacionin vetëm pak ditë më parë për shkak të një fushate të promovuar nga fansat e tyre në rrjetet sociale me moton ‘Nopetegui’.

    Nëse nuk do të ishte dëgjuar zëri i tifozëve, Lopetegui do të ishte në krye të kuqezinjve vitin e ardhshëm. Në fakt, trajneri dhe Milani janë takuar në Londër dy javë më parë për të përcaktuar verbalisht të gjitha detajet dhe kushtet dhe madje kanë biseduar për blerjet e ardhshme në merkaton e radhës, shenjë se gjithçka praktikisht ishte bërë. E vetmja gjë që mungonte ishte firma dhe nuk mbërriti kurrë për shkak të revoltës së tifozëve.

    Kohët e fundit, Lopetegui mori disa telefonata edhe nga Arabia Saudite , por ai refuzoi ofertat që i paguanin deri në 18 milionë euro në vit për shkak të preferencës së tij për të vazhduar në Evropë.

  • ​Kjo mund të jetë skuadra e re e Mourinhos

    ​Kjo mund të jetë skuadra e re e Mourinhos

    Ish-trajneri i Chelseat dhe Tottenhamit, Jose Mourinho, thuhet se i është ofruar një punë në skuadrën e Ligës Pro Saudite, Al Qadsiah. Mourinho ka fituar gjithçka që ka për të fituar në futbollin evropian, me tre tituj në Premier Ligë, dy Champions League, La Liga, dy Serie A dhe Europa League mes trofeve në CV-në e tij. Megjithatë, i vetëshpalluri ‘Special One’ ka mbetur pa punë që nga janari pasi u shkarkua nga AS Roma .

    Në atë kohë, 61-vjeçari ka qenë i lidhur shumë me një rikthim të tretë në “Stamford Bridge”. Trajneri aktual Mauricio Pochettino ka qenë nën presion këtë sezon pasi “Blutë” përjetuan një sezon shumë të dobët, përcjellë KosovaPress.

    Nëse Mourinho do të transferohet në Lindjen e Mesme, ai do t’i bashkohet lojtarëve si Steven Gerrard dhe Nuno Espirito Santo si drejtues të Premierligës, të cilët kanë kaluar në Ligën Pro Saudite.

  • ​Zbulohet strategjia e Chelseat për transferimin e Osimhen

    ​Zbulohet strategjia e Chelseat për transferimin e Osimhen

    Chelsea po kërkon të mposhtë Paris Saint-Germain për Victor Osimhen dhe ka përgatitur një strategji për të provuar të rrëmbejë yllin e Napolit. Sulmuesi 25-vjeçar nigerian është i destinuar të largohet nga “Partenopei” në verë dhe klauzola e tij e lirimit prej rreth 120 milionë euro ka vendosur një pikënisje të qartë për palët e interesuara, me presidentin e klubit Aurelio De Laurentiis që ka një reputacion si një negociator i ashpër.

    PSG po përgatitet për të humbur Kylian Mbappen dhe e ka identifikuar Osimhenin si një opsion të fortë për të forcuar vijën e tyre të sulmit, ndërsa Chelsea është i etur për të ndryshuar gjërat pas një sezoni mjaft të dobët nën drejtimin e Mauricio Pochettinos.

    “Gazzetta dello Sport” detajon se si Chelsea ka hartuar një plan për të provuar dhe bindur Osimhenin të pranojë lëvizjen në Londrën Perëndimore në verë, duke arritur me një marrëveshje që ata shpresojnë se do të bindë De Laurentiis dhe Napolin, përcjellë KosovaPress.

    Të përgatitur për të paguar sulmuesin shumë mbi pagën e tij aktuale prej 10 milionë euro neto për sezon, “Blutë” nuk janë të prirur të paguajnë plotësisht klauzolën e tij të lirimit dhe në vend të kësaj po kërkojnë të paguajnë rreth 80 milionë euro si pjesë e një marrëveshjeje që përfshin gjithashtu Romelu Lukakun dhe një lojtar të ri.