ATV

Category: Sport

  • Mësohet data dhe ora e saktë e finales së Kupës së Kosovës

    Mësohet data dhe ora e saktë e finales së Kupës së Kosovës

    Federata e Futbollit të Kosovës përmes një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar datën dhe orën e saktë të ndeshjes finale të Kupës së Kosovës.

    Më 22 maj, zhvillohet ndeshja mes Prishtinës dhe Ballkanit – dy finalistëve.

    Kjo ndeshje pritet të filloj nga ora 15:00.

    Kurse ajo që bie në sytë e çdo tifozi është mos vendosja e lokacionit për këtë finale.

    Megjithatë FFK-ja ka tri opsione se ku do ta zhvillojë këtë finale. Stadiumi i Hajvalisë, Stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe “Rexhep Rexhepi” i Niklit.

  • ​Xhaka me super statistikë, askush nuk e ka bërë në Ligën e Kampionëve dhe të Evropës që nga 2016/17

    ​Xhaka me super statistikë, askush nuk e ka bërë në Ligën e Kampionëve dhe të Evropës që nga 2016/17

    Bayer Leverkuseni dhe Granit Xhaka siguruan mbrëmë finalen e Ligës së Evropës, dhe e çuar në 49 ndeshje ecurinë pa humbje këtë sezon.

    Bayer Leverkuseni dukej se ishte pranë humbjes së parë të sezonit kundër Romës, por një gol në minutën e 90+7’ nga Stanisic i siguroi skuadrës së Xabi Alonsos barazimin dhe kalimin në finale, raporton KP.

    Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ishte i shkëlqyer mbrëmë ku edhe regjistroi statistikë që asnjë lojtarë nuk e kishte bërë që nga sezoni 2016/17.

    Sipas “Squawka Football”, Granit Xhaka krijoi 10 shanse nga loja e hapur në ndeshjen e mbrëmshme kundër Romës, më së shumti nga një lojtar në një ndeshje të Ligës së Kampionëve ose të Ligës së Evropës që nga fillimi i sezonit 2016/17. Këtu përfshihet edhe asistimi i mbrëmshëm në minutën e 90+7’.

  • Orges Arifi arrin në finale të Kampionatit Europian

    Orges Arifi arrin në finale të Kampionatit Europian

    Karateisti nga Kosova, Orges Arifi që përfaqëson Shqipërinë është kualifikuar në finalen e Kampionatit Europian “Zadar 2024” në Kroaci.

    Arifi arriti t’i kalonte katër pengesa për t’u kualifikuar në finalen e madhe.

    Tani karateisti kosovar lufton për medaljen e artë ku si kundërshtar e ka një sportis nga Greqia, Xenos Christos- Stefanos.

    Kujtojmë që Arifi në të kaluarën ka qenë pjesë e Kosovës, por u largua për ta përfaqësuar flamurin “kuqezi”.

  • Tifozët kuqezi reagojnë ashpër, pas kandidaturës së Shqipërisë me Serbinë

    Tifozët kuqezi reagojnë ashpër, pas kandidaturës së Shqipërisë me Serbinë

    Federata shqiptare e futbollit sot e ka zyrtarizuar kandidaturën për organizimin e Euro 2027 për U-21.

    Ky lajm i zyrtarizuar prej FSHF-së, ka bër bujë të madhe në opinion.

    Reagimi ka ardhur edhe tifozët zyrtar të Kombëtares së Shqipërisë, Tifozët Kuq e Zi, të cilët i kanë kërkuar FSHF-së të mos shesin fytyrën dhe interesat etnike.

  • ​Kuka për Majlindën: I tregove botës vlerat e femrës shqiptare

    ​Kuka për Majlindën: I tregove botës vlerat e femrës shqiptare

    Mbretëresha e sportit kosovar, Majlinda Kelmendi sot feston datëlindjen e saj. Xhudistja nga Peja gjatë karrierës së saj ka fituar medalje të shumta evropiane e botërore, duke thyer barriera të shumta, sidomos në shtete të mëdha botërore që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.

    Me rastin e datëlindjes së saj, trajneri Driton Kuka duke e uruar, ka thënë se Majlinda ka treguar botës vlerat dhe forcën e femrës shqiptare.

    Urimi i plotë i Driton Kukës, pa ndërhyrje:

    Majlinda …

    Urime Ditëlindja

    Shumë krenar me veprën tande!

    Emblema e Shtetit tonë

    I tregove Botës vlerat e forcën e femrës Shqiptare!

    Dhashtë Zoti 100 të lumtura ti gëzosh ashtu siç gëzove një Komb me sukseset tua

  • ​U-21/ Shqipëria dhe Serbia kërkojnë ta organizojnë bashkë Evropianin e vitit 2027

    ​U-21/ Shqipëria dhe Serbia kërkojnë ta organizojnë bashkë Evropianin e vitit 2027

    Pas organizimit të suksesshëm të finales së parë të UEFA Conference League në Tiranë në vitin 2022, dhe fitimit të së drejtës për të organizuar finalet e Kampionatit Evropian 2025 për grupmoshën U-17, FSHF kërkon të organizojë një tjetër event madhor të futbollit evropian.

    Shqipëria është një nga kandidatet kryesore për të organizuar ndeshjet finale të Kampionatit Evropian 2027 për ekipet kombëtare U-21. FSHF i ka dërguar kërkesën UEFA-s, që Shqipëria të jetë një nga vendet pritëse të finaleve të këtij kompeticioni.

    Duke qenë se nuk plotësohen kushtet sa i përket numrit të stadiumeve që kërkohen në mënyrë që vendi ynë të presë të gjitha ndeshjet finale të Kampionatit Evropian U-21, FSHF do të bashkëpunojë me Federatën Serbe të Futbollit për të pritur së bashku fazën finale të EURO 2027 për grupmoshën U-21.

    Ky është pa asnjë dyshim një projekt shumë ambicioz, që do ta vendoste Shqipërinë në qendër të vëmendjes futbollistike të gjithë kontinentit.

  • Sot mësohet finalisti i dytë i Ligës së Kampionëve, Real dhe Bayern luftojnë për finalen e madhe

    Sot mësohet finalisti i dytë i Ligës së Kampionëve, Real dhe Bayern luftojnë për finalen e madhe

    Sot (e mërkurë) është në orar për t’u zhvilluar ndeshja kthyese e fazës gjysmëfinale, ku Real Madridi dhe Bayern Munichu luftojnë për një vend në finale.

    Real Madridi është nikoqir i Bayern Munichut në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 21:00.

    Ekipi i Carlo Ancelottit synon fitoren dhe një vend në finale, pasi mori rezultat pozitiv, barazim në Mynih.

    Në anën tjetër, ekipi i Thomas Tuchelit gjithashtu luan vetëm për fitore pasi dëshiron të rikthehet në finale pas katër vitesh.

    Finalisti i sotëm do t’i bashkohet Borussia Dortmundit në finalen e 2 qershorit, pasi gjermanët eliminuan Paris-Saint-Germain.

  • Sylvinho, trajneri i 13-të më i ranguar për Euro 2024

    Sylvinho, trajneri i 13-të më i ranguar për Euro 2024

    Sajti i njohur “FourFourTwo” ka bërë rangimin e selektorëve që do të udhëheqin përfaqësueset në Euro 2024.

    Selektori i Shqipërisë, Sylvinho, sipas këtij mediumi është ranguar i 13-ti.

    Didier Deschamps i Francës është në krye të listës e pas tij janë Luciano Spalletti i Italisë e Julian Nagelsmann i Gjermanisë. Në dhjetëshe janë edhe Gareth Southgate i Anglisë, Zlatko Daliq i Kroacisë, Roberto Martinez i Portugalisë, Domenico Tedesco i Belgjikës, Luis de la Fuente i Spanjës, Kasper Hjulmand i Danimarkës e Marco Rossi i Hungarisë.

    Selektori i Serbisë, Dragan Stojkoviq është renditur i fundit.

  • Trajneri e pranon gabimin që e nxori Zhegroven nga loja

    Trajneri e pranon gabimin që e nxori Zhegroven nga loja

    Lille u mposht dje nga Lyon me rezultatin 3:4 në një ndeshje dramatike në kampionatin francez, Ligue 1.

    Trajneri i Lille, Foseca e inkuadroi Zhegrovën në pjesën e parë – ku lojtari tregoi menjëherë cilësitë e tij, duke realizuar gol.

    Megjithatë, pas 70 minutave lojë, Fonseca vendosi të largojë kosovarin nga loja, por siç duket për këtë veprim u bë ‘pishman’.

    “Në pjesën e dytë, skuadra nuk donte të luante kështu që ne kishim nevojë për lojtarë për t’u mbrojtur dhe Edoni nuk është ai lloj lojtari. Tani më duhet të them se nuk ishte zgjedhja e duhur nga unë”, tha Fonseca pas ndeshjes.

  • ​PSG-Dortmund, formacionet e mundshme

    ​PSG-Dortmund, formacionet e mundshme

    Me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Parku i Princave” në Paris do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kampionëve ndërmjet Paris-Saint-Germain dhe Borussia Dortmundit.

    Skuadra gjermane vjen në këtë ndeshje me epërsinë e një goli nga ndeshja e parë e fituar me rezultat 1-0m dhe do të kërkojë që ta ruajë atë për të kaluar në finalen e madhe të këtij kompeticioni.

    Nga ana tjetër, PSG është e etur për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve, andaj do të hyjë me të gjitha forcat për ta përmbysur epërsinë e Dormundit dhe për të kaluar tutje.

    Këto janë formacionet e mundshme:

    PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Beraldo, Mendes; Zaïre-Emery, Vitinha, Fabián Ruiz; Dembele, Mbappe, Barcola

    Dortmund: Kobel; Ryerson, Hummels, Schlotterbeck, Maatsen; Can, Sabitzer; Adeyemi, Brandt, Sancho; Fullkrug