ATV

Category: Sport

  • Zbulohet shuma që Laura Fazliu do të shpërblehet nga shteti për medaljen e bronztë

    Zbulohet shuma që Laura Fazliu do të shpërblehet nga shteti për medaljen e bronztë

    Laura Fazliu i ka siguruar Kosovës medaljen e dytë olimpike, pas Distria Krasniqit që fitoi të argjendtën.

    Shpërblimet për Fazliun nuk ndalen me kaq, pasi me këtë sukses pason edhe një shumë monetare.

    Kjo pasi Kosova shpërblen më së shumti në rajon sportistët që sjellin medalje nga Lojërat Olimpike.

    Medalja e artë shpërblehet me një shumë prej 100 mijë eurosh, e argjendta 60 mijë, si dhe e bronzta 40 mijë euro.

    Si fituese e medaljes së bronztë në “Paris 2024”, Laura Fazliut i takojnë 40 mijë euro.

  • Vizitoi pa leje Kullën Eiffel, notarja braziliane përjashtohet nga Lojërat Olimpike – u tradhtua nga fotot

    Vizitoi pa leje Kullën Eiffel, notarja braziliane përjashtohet nga Lojërat Olimpike – u tradhtua nga fotot

    Pjesëmarrja në Lojërat Olimpike është një mundësi e madhe dhe një moment unik në jetën e çdo sportisti. Megjithatë vjen e shoqëruar edhe me një sërë përgjegjësish që dy notarë brazilianë nuk i kanë përmbushur.

    Sportistja Ana Vieira dhe partneri i saj, Gabriel Santos, kanë thyer kodin e disiplinës dhe kanë marrë një sanksion nga Komiteti Olimpik Brazilian.

    Këtë e ka bërë të ditur vetë COB, e cila ka raportuar se ata janë larguar nga vendbanimi gjatë këtyre ditëve për të vizituar pa autorizim Kullën Eifel.

    Ata janë “tradhtuar” nga fotot, të cilat më pas i postuan në rrjetet sociale pa asnjë shqetësim, madje duke e ditur se po bënin diçka të ndaluar.

    Kreu i delegacionit brazilian mori vendimin përkatës. Ana Vieira është përjashtuar dhe është kthyer në Brazil, ndërsa Gabriel Santos është ndëshkuar vetëm me qortim.

  • Hovenier uron Laura Fazliun për medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

    Hovenier uron Laura Fazliun për medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, e ka uruar Laura Fazliun për medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

    Hovenier në një postim në platformën X, derisa e ka shpërndarë një shkrim të Komitetit Olimpik të Kosovës në të cilin i urohet medalja e fituar Laurës.

    “Urime Laura”, ka shkruar Hovenier.

    Fazliu bëhet xhudistja e dytë kosovare në Paris që arrin të kurorëzohet me medalje. Para saj, Distria Krasniqi, e rrëmbeu të argjendtën.

    Fitorja e “Lakit” erdhi në Golden Score, pasi kundërshtares së saj iu dhanë tri “Shido”, për pasivitet në luftë. Kjo është hera e parë që 23-vjeçarja kosovare merr pjesë në Lojëra Olimpike.

  • Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë

    Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë

    Xhudistja Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë pas ndeshjeve në repesazh.

    Fazliu ka mposhtur kundërshtaren kroater Katarina Kristo në ‘golden score’, pasi nuk mjaftuan minutat e rregullt.

    Që të dyja morën nga të dy vërejtje, teksa Fazliu me vendim të përbashkët u shpall fituese.

    Kjo është medalja e pestë për Kosovën, si dhe e para për Laura Fazliun.

    Ndeshja ishte e vlefshme në peshat 63 kilogramë.

  • Nuza arbitron në ndeshjen e Ligës së Konferencës

    Nuza arbitron në ndeshjen e Ligës së Konferencës

    Tjetër delegim i gjyqtarëve të Kosovës në raundin e dytë të UEFA Conference League.

    Genc Nuzës i është besuar nga UEFA ndeshja e raundit të dyte të Conference Leauge, Śląsk – Riga. Në ndeshjen e cila do të zhvillohet në stadiumin “Miejski ëe Ëracłaëiu” të Ëroclaëit në Poloni, gjyqtarin Nuza do ta asistojnë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Dardan Çaka.

    Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten më 1 gusht me fillim në orën 20:30.

  • Laura Fazliu humb në çerekfinale, vazhdon garat për medaljen e bronztë

    Laura Fazliu humb në çerekfinale, vazhdon garat për medaljen e bronztë

    Xhudistja kosovare, Laura Fazliu ka humbur ndaj francezes, Clarisse Agbegnenou në çerekfinalen e Lojërave Olimpike.

    Clarisse Agbegnenou u mposht me Ippon në çerekfinale, por nuk është eliminuar, pasi do vazhdojë garat për medaljen e bronztë në sesionin e pasdites.

    Fazliu po debuton në Lojërat Olimpike, teksa po garon në kategorinë -63kg.

  • Osmani: Kosova në Lojërat Olimpike ka demonstruar shpirt luftarak, profesionalizëm dhe këmbëngulje

    Osmani: Kosova në Lojërat Olimpike ka demonstruar shpirt luftarak, profesionalizëm dhe këmbëngulje

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në paraqitjet e deritashme në Lojërat Olimpike në Paris, Kosova ka demonstruar shpirt luftarak, profesionalizëm dhe këmbëngulje.

    Osmani ka thënë se Kosova ishte e pafate në përballjet e djeshme, përkundër që ka arritur ta fitojë një medalje të argjendtë falë xhudistes, Dristria Krasniqi.

    “Një e argjendtë dhe duele të tjera jashtëzakonisht sfiduese janë dëshmi e vendosjes së shtetit tonë në majat e sportit botëror. Dje, fati nuk ishte në anën tonë as në garat e xhudos e as në ato të boksit, pavarësisht punës së pareshtur e paraqitjes së jashtëzakonshme të sportistëve tanë. Teksa paraqitjet e tjera po i përcjellim nga Kosova, shpresoj që të gjithë garuesit tanë ta dijnë se pavarësisht se a fitojnë medalje apo jo, Kosova është me ta në çdo hap e në çdo sfidë”, ka shkruar Osmani.

  • Xhudistja Laura Fazliu kalon në çerekfinale të LO “Paris 2024”

    Xhudistja Laura Fazliu kalon në çerekfinale të LO “Paris 2024”

    Përfaqësuesja e katërt e Kosovës në Lojërat Olimpike “Paris 2024” në xhudo, Laura Fazliu, ka kaluar në çerekfinale, të kategorisë deri në 63 kilogramë.

    Fazliu në 1/8 e finales mposhti kinezen, Ying Tang.

    Garuesja kosovare si fituese u përcaktua pasi kundërshtarja e saj mori tre shidove.

    Me këtë fitore Fazliu kalon në çerekfinale dhe synon që të fitojë medalje olimpike në Paris.

    Laura ende nuk është njoftuar me kundërshtaren e saj, meçin e radhës pritet ta ketë pas rreth 30 minutash.

  • Notari Shaboviq eliminohet nga Olimpiada

    Notari Shaboviq eliminohet nga Olimpiada

    Notari Adell Shaboviq ka debutuar në Lojërat Olimpike “Parisi 2024” por është eliminuar në tentimin e tij të parë.

    Shaboviq nuk ka avancuar përtej raundit të parë të disiplinës 100 metra stil të lirë.

    Ai doli i dyti në baterinë e tij, me kohë prej 51.77 sekondave por që në fund nuk mjaftoi për të avancuar në gjysmëfinale.

    Prej dhjetë baterive në raundin e parë, 16-të notarët me kohën më të mirë avancuan tutje.

    Shaboviq në renditjen e përgjithshme ishte i 58-ti me 4.34 sekonda prapa notarit të parë, amerikanit Jack Alexy.

    Pas Shaboviqit, Kosovën në garat e notit në Paris do ta përfaqësoj edhe Hana Beiqi, e cila do të garoj të shtunën në 50 metra stil të lirë.

  • Shqipëria gjobitet sërish nga UEFA

    Shqipëria gjobitet sërish nga UEFA

    Shqipëria është gjobitur sërish nga UEFA.

    Kombëtarja “Kuq e Zi” u dënua me 30 mijë euro për “racizmin e shfrytëzuar në tribuna”.

    Skuadra e drejtuar nga Sylvinho, mori një ndalim me kusht për tifozët në ndeshjen e parë jashtë fushe për shkak të sjelljes raciste të tyre në ndeshjet kundër Kroacisë dhe Spanjës.

    Bashkë me kombëtaren shqiptare, nga shtëpia e futbollit evropian, u gjobitën edhe gjashtë vende të tjera.

    Kroacia u gjobit me 50 mijë euro dhe ndalim të tifozëve për ndeshjen e parë jashtë fushe për shkak të sjelljes raciste të tifozëve në ndeshjet kundër Spanjës, Shqipërisë dhe Italisë.

    Po ashtu, u gjobit edhe Serbia me 30 mijë euro dhe ndalim të tifozëve për ndeshjen e parë jashtë fushe për shkak të sjelljes raciste të tifozëve në ndeshjet kundër Anglisë, Sllovenisë dhe Danimarkës.

    Sllovenia u gjobit me 30 mijë euro dhe ndalim me kusht për tifozët në ndeshjen e parë jashtë fushe për shkak të sjelljes raciste të tifozëve në ndeshjet kundër Danimarkës, Anglisë dhe Portugalisë.

    Rumania u gjobit me 40 mijë euro dhe nuk do t’i ketë tifozët në ndeshjen e parë jashtë fushe shkaku i sjelljeve raciste të tyre kundër Ukrainës, Belgjikës dhe Holandës.

    Hungaria u gjobit me 30 mijë euro dhe ndalim me kusht për tifozët në ndeshjen e parë jashtë fushe për shkak të sjelljes raciste të tyre në ndeshjet kundër Gjermanisë dhe Skocisë.

    E pa u dënuar nuk shpëtoi as Austria, që mori një gjobë prej 20 mijë eurosh, dhe nuk do t’i ketë tifozët në ndeshjen e parë jashtë fushë shkaku i sjelljeve raciste ndaj Polonisë.

    Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Kroacisë, janë në mesin e vendeve që u dënuan më së shumti gjatë “Euro 2024”, për shkak të sjelljeve të tifozëve.