ATV

Category: Sport

  • Loriana Kuka fiton me ippon ndeshjen e parë në Lojërat Olimpike

    Loriana Kuka fiton me ippon ndeshjen e parë në Lojërat Olimpike

    Xhudistja kosovare Loriana Kuka ka kaluar në rrethin e dytë të garës në Lojërat Olimpike Parisi 2024, pasi e mposhti sllovenen Metka Lobnik.

    Ajo e mundi garuesen sllovene me ippon, pasi e hodhi atë në tatami me një lëvizje spektakolare.

    Kuka, 27-vjeçare, do të përballet me ukrainasen Yelyzaveta Lytvynenko në kategorinë deri në 78 kilogramë, në kërkim të medaljes së parë olimpike në karrierë.

    Ajo i ka fituar shtatë medalje të arta në karrierë, por ende është në kërkim të një medaljeje të artë në një turne të madh.

    Kuka është xhudistja e fundit e Kosovës e mbetur në garë në Lojërat Olimpike në Paris, pasi katër garuesit e tjerë garuan në ditët e kaluara.

    Kampionia olimpike Distria Krasniqi e fitoi medaljen e argjendtë fundjavën e kaluar, ndërsa Laura Fazliu e fitoi medaljen e bronztë në fillim të kësaj jave.

    Akil Gjakova dhe Nora Gjakova nuk arritën të fitojnë medalje.

    Kosova i ka fituar dy medalje olimpike deri tani në Paris 2024, dhe pesë në përgjithësi në historinë e saj në Lojëra Olimpike.

    Xhudoja është sporti i vetëm që i ka sjellë Kosovës medalje olimpike deri tani.

    Kosova udhëtoi drejt Parisit me nëntë atletë në sporte si, xhudo, not, atletikë dhe boks.

    Gjashtë prej tyre i kanë përfunduar garat në sportet e tyre përkatëse tashmë, me Adell Shaboviq, Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe Donjeta Sadiku që nuk arritën të fitojnë medalje.

    Në ditët në vijim do të garojnë edhe Gresa Bakraqi në atletikë, Hana Beiqi në not.

    Lojërat Olimpike Verore mbahen çdo katër vjet dhe vlerësohen si gara më e shquar me shumë sporte individuale dhe ekipore në botë.

    Kosova e shënoi debutimin në vitin 2016 në Olimpiadën e Rios në Brazil.

  • Krasniqi: Shumë shtete të botës i kanë lakmi Kosovës për sukseset në sport

    Krasniqi: Shumë shtete të botës i kanë lakmi Kosovës për sukseset në sport

    Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës i ka konsideruar si sukses të jashtëzakonshëm dy medaljet e fituara deri më tani nga xhudistët në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Paris.

    Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë kurse Laura Fazliu atë të bronztën, gjë për të cilën Krasniqi thotë se është rezultat i një pune të palodhshme gjatë katër viteve për këtë olimpiadë.

    “Është një ngjarje shumë e madhe Lojërat Olimpike dhe emocionet në këtë ngjarje janë të pashmangshme e sidomos atëherë kur i sheh sportistët tanë duke performuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe duke na sjellë suksese dhe medalje nga këto gara. Kjo është edhe një e mirë që puna e palodhshme katër vjeçare e sportistëve tanë, trajnerëve dhe Komitetit Olimpik të Kosovës shpërblehet në këtë mënyrë me medalje. Ky ishte edhe qëllimi ynë që të marrim medalje dhe të kthehemi me medalje”, tha Krasniqi.

    Duke folur për KosovaPress, i pari i KOK-ut, ka thënë se është shumë i kënaqur me dy medaljet e fituara deri më tani në Paris.

    Krasniqi ka shtyar se përtej anës sportive, drejtuesit e KOK-ut po e shfrytëzojnë këtë ngjarje edhe për promovimin e sportit të Kosovës duke zhvilluar takime të rëndësishme me shumë drejtues të komiteteve olimpike botërore.

    Për suksese e arritura në sport, Krasniqi ak thënë se shumë shtete të botës ia kanë lakmi Kosovës.

    “Kosova shihet me një sy të veçantë sa i përket sportit sepse dihet që Kosova është një prej shteteve më të reja të pranuara në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar në vitin 2014 dhe që nga atëher Kosova ka bërë paraqitje jashtëzakonisht të mirë duke fituar në çdo olimpiadë medalje. Duke filluar nga Majlinda Kelmendi në Rio, mandej në Tokio 2020 me Distria Krasniqi dhe me Nora Gjakovën dhe tani prapë me Distrian dhe me Laura Fazlun dhe gjithsejtë Kosova ka arritur t’i ketë pesë medalje olimpike që shumë shtet ia kanë lakmi”, theksoi në fund Krasniqi.

    Ndryshe, Kosova do të jetë sërish sot prezentë në podium me xhudisten Loriana Kuka e cila synon të futet po ashtu në zonën e medaljeve.

  • Dita e pestë e Lojërave Olimpike, kjo është renditja e shteteve sa i përket medaljeve

    Dita e pestë e Lojërave Olimpike, kjo është renditja e shteteve sa i përket medaljeve

    Ka përfunduar edhe dita e pestë e Lojërave Olimpike të Parisit.

    Dita e përmbyll me fitoren e notarit kinez, Pan i cili fitoi medaljen e artë në 100 metra stil i lirë, duke e thyer edhe rekordin botëror.

    E pikërisht Kina prin në renditjen e shteteve me nëntë medalje të arta, shtatë të argjendta dhe tri të bronzta, 19 gjithsej.

    Pas Kinës vjen shteti nikoqir, Franca me gjithsej 26 medalje, tetë të arta, 10 të argjendta dhe tetë të bronzta.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkundër që kanë numrin më të madh të medaljeve, 30 gjithsej gjenden në vendin e shtatë, për shkak se kanë vetëm pesë të arta.

    Kosova, gjendet në pozitën e 32-të me një të argjendtë dhe një të bronztë.

  • Sot radha e xhudistes Loriana Kuka

    Sot radha e xhudistes Loriana Kuka

    Në Lojërat Olimpike në Paris Kosova sot do të paraqitet me një tjetër xhudistë e cila synon që të futet në zonën e medaljeve. Bëhet fjalë për Loriana Kukën e cila në luftën e parë do të ballafaqohet me xhudisten Metka Lobnik nga Sllovenia.

    Lufta e Lorianës pritet të nis rreth orës 10:00. Dri më tani, Kosova ka rrëmbyer dy medalje në Paris nga sporti i xhudos. Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë, kurse Laura Fazliu atë të bronztën, raporton KP.

  • “Humbja s’ma mori ëndrrën”, Akil Gjakova reagon pasi mbeti pa medalje në Lojërat Olimpike

    “Humbja s’ma mori ëndrrën”, Akil Gjakova reagon pasi mbeti pa medalje në Lojërat Olimpike

    Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, përmes rrjeteve sociale ka bërë një reagim në lidhje me humbjen në LO “Paris- 2024”.

    Gjakova ishte shumë pranë fitimit të një medalje, por dështoi në garat finale.

    “Fatkeqësisht me fatin e keq iku edhe shansi për t’a fituar medaljen olimpike. Medalje kjo që kurrë më përpara nuk ka qenë më afër meje se tani, por fati sportiv ma mori nga dora. Megjithatë, nuk ma mori ëndrrën që unë një ditë do ta kem edhe këtë medalje, e cila është synim imi jetësor”, ka shkruar Gjakova në rrjetet sociale

    “Një xhudist fillon në ora 5:00 për stërvitjen e mëngjesit. Për t’u kthyer në shtëpi dhe për ta mbyllur ushqimin e zgjedhur. Duke bërë gjumin me minuta dhe për t’u përgatitur për stërvitjen e radhës. Kështu me radhë. Pa parashikuar asnjëherë kushtet, faktorët e jashtë dhe rrethanat e paparashikuara: lëndimet, sëmundjet, problemet e cësthjet e tjera të cilat na rrethojnë gjatë jetës”, vazhdon shkrimi i xhudistit kosovar.

    Kujtojmë që deri tani Kosova ka fituar dy medalje në “Paris 2024”, përfshirë këtu: medaljen e argjendtë dhe të bronztë.

    Reagimi i plotë i xhudistit nga Kosova:

  • Në Zvicër ndihen të lumtur që krahasohen me Kosovën për medalje olimpike

    Në Zvicër ndihen të lumtur që krahasohen me Kosovën për medalje olimpike

    Megjithëse një shtet i vogël, Kosova po tregon fuqinë e saj sportive edhe në këtë vit olimpik ku lojërat po zhvillohen në Paris të Francës.

    Deri më tani, Kosova ka rrëmbyer dy medalje olimpike, të argjendtën me Distria Krasniqin dhe të bronztën me xhudisten tjetër Laura Fazliu, raporton KosovaPress.

    Suksesi i madh i Kosovës në këto lojëra po edhe në ato të viteve të kaluara ka bërë që shumë shtete ta shohin Kosovën si shembull të mirë që duhet ndjekur.

    Mediumi i madh zviceran, “90min”, duke shkruar për medaljet e fituara nga Zvicra, dy të tilla, derisa ka paraqitur tabelën e shteteve për numrin e medaljeve të fituara, e ka nisur shkrimin me titullin: “Në të njëjtin nivel me Kosovën, Zvicra po bën hapa përpara”.

    Ndryshe, Kosova në këtë olimpiadë po merr pjesë me nëntë sportistë, si asnjëherë më parë, pesë nga xhudos, një boks, dy not dhe një atletikë.

  • Zyrtare: Shorti i Ligës së Kampionëve do të bëhet me kompjuter

    Zyrtare: Shorti i Ligës së Kampionëve do të bëhet me kompjuter

    Shorti për sezonin 2024/25 të Ligës së Kampionëve do të kryhet me kompjuter.

    Për të realizuar një tërheqje normale të këtij formati të ri, do të ishin përdorur afro 1000 topa, me të paktën 36 vazo në skenë, por për të shmangur zvarritjen e shortit për një kohë të gjatë, softueri i automatizuar do të caktojë rastësisht tetë kundërshtarë në të katër vazot për çdo ekip, raporton KP.

    Shorti i sezonit 2024/25 të Ligës së Kampionëve do të hidhet të enjten më 29 gusht.

  • Vendet e Ballkanit, Kosova prin me medalje në “Paris 2024”

    Vendet e Ballkanit, Kosova prin me medalje në “Paris 2024”

    Ekipi i Kosovës deri tani në LO “Parisi 2024” ka fituar dy medalje, një të bronztë dhe një të argjendtë.

    Kjo e bën, vendin tonë t’i prijë listës së shteteve ballkanike me më së shumti medalje të fituara deri tani, shkruan Indeksonline.

    Aq sa Kosova, pra dy – ka edhe shteti i Turqisë, një të argjendtë dhe një të bronztë.

    Kurse, shtetet si: Rumania (të artë), Sllovenia (të artë), Kroacia (të bronztë) dhe Serbia (të artë) kanë nga një medalje të fituara deri tani.

    Shtetet e tjera, si Shqipëria, Bosonja, Bullgaria, Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut ende s’e kanë fituar asnjë medalje.

  • Këto janë tri sportistet e fundit kosovare që do të luftojnë për medalje në Olimpiadën e Parisit

    Këto janë tri sportistet e fundit kosovare që do të luftojnë për medalje në Olimpiadën e Parisit

    Radhën për të kërkuar medalje në Olimpiadën e Parisit e kanë vetëm edhe tri sportiste kosovare.

    Loriana Kuka do të garojë në kategorinë deri në 68 kilogramë në xhudo më 1 gusht.

    Gresa Bakraçi do të garojë më dy gusht në 800 metra vrapim në atletikë.

    Ndërkaq, notarja Hana Beiqi do të jetë sportistja e fundit kosovare që garon në edicionin e Parisit 2024. Ajo do të luftojë për medalje më 3 gusht në disiplinën 50 metra stil i lirë.

    Nga garuesit paraprakë, Distria Krasniqi rrëmbeu të argjendtën, ndërkaq Laura Fazliu të bronztën, që të dyja në xhudo.

  • ​LO Paris 2024: Garat e triatlonit do të zhvillohen sot pasi lumi Seina kalon testet e cilësisë së ujit

    ​LO Paris 2024: Garat e triatlonit do të zhvillohen sot pasi lumi Seina kalon testet e cilësisë së ujit

    Organizatorët lejuan që triatlonet olimpike për femra dhe meshkuj të zhvillohen sot pasi testet e fundit të ujit të lumit Seine treguan nivele më të ulëta të baktereve, duke i dhënë fund ditëve të pasigurisë nëse noti qendror i Parisit ishte i zbatueshëm pas shirave të dendur.

    Triatloni për meshkuj ishte planifikuar të zhvillohej të martën, por u shty për të mërkurën pasi lumi dështoi në testet e cilësisë së ujit, raporton KosovaPress.

    Lajmi se garat do të zhvillohen sot erdhi si një lehtësim për ekipet dhe atletët, si dhe për autoritetet e Parisit, të cilët u kanë premtuar banorëve “një Senë të notit” si një trashëgimi afatgjate e Lojërave Olimpike, me triatlonin një provë shumë publike.

    “Me gëzim të madh e morëm këtë lajm”, tha për Benjamin Maze, drejtor teknik për Federatën e Triatlonit të Francës.

    “Tani që e dimë se do të garojmë, mund të kalojmë mendërisht plotësisht në modalitetin e konkurrencës”, tha më tej Maze.

    Garave të sotme iu dha drita jeshile pavarësisht shiut gjatë natës.

    Organizatorët e bëjnë thirrjen bazuar në analizën e mostrave të lumenjve të marra një ditë më parë në orën 5 të mëngjesit dhe pas diskutimeve me ekspertë për motin, sipas Paris 2024.

    Dushet filluan sërish rreth orës 5:45 të mëngjesit të së mërkurës, duke i bërë kushtet e garës më të vështira për skenën e biçikletës, e cila përmban disa kthesa të mprehta dhe një të katërtën e kursit në rrugë me kalldrëm.