ATV

Category: Sport

  • Sot nis sezoni i ri i Superligës, dy ndeshje në program

    Sot nis sezoni i ri i Superligës, dy ndeshje në program

    Pritjes i erdhi fundi, sot starton edicioni i ri në Superligën e Kosovës.

    10 skuadrat që do të garojnë në Superligë tashmë janë: Ballkani, Llapi, Drita, Prishtina, Gjilani, Malisheva, Dukagjini, Ferizaj, Suhareka dhe Feronikeli ’74.

    Dy ndeshjet e para që do të zhvillohen janë Llapi – Gjilani dhe Ferizaj – Feronikeli ’74, takime që zhvillohen sot me fillim nga ora 17:00.

    Të dielën, Prishtina do të përballet me Suharekën, kurse Ballkani me Dukagjinin e Ismet Munishit.

    Ballafaqimi Drita – Malisheva shtyhet për shkak të ndeshjes që skuadra gjilanase e luan në Ligën e Konferencës.

    Java 1
    E shtunë, 10 gusht 2024
    :
    17:00 Llapi – Gjilani
    17:00 Ferizaj – Feronikeli 74

    E diel, 11 gusht 2024:
    19:00 Prishtina – Suhareka 23
    17:00 Ballkani – Dukagjini
    Drita-Malisheva, shtyhet.

  • Organizohet pritje shtetërore për ekipin olimpik të Kosovës

    Organizohet pritje shtetërore për ekipin olimpik të Kosovës

    Për ekipin olimpik i cili përfaqësoi Kosovën në Lojërat Olimpike në Paris 2024, është organizuar një pritje shtetërore.

    Ajo fillon nga ora 19:00 në sheshin “Xhorxh Bush”.

    Organizimi u bë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

  • Ndërroi jetë Izet Gjinovci, simboli i hendbollit kosovar

    Ndërroi jetë Izet Gjinovci, simboli i hendbollit kosovar

    Hendbolli kosovar ka mbetur pa personalitetin e shquar të tij. Të hënën ka ndërruar jetë sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci.

    Gjinovci ndërroi jetë në moshën 63-vjeçare.

    I ndjeri Gjinovci ia ka kushtuar gjithë jetën sportit të hendbollit. Detyrat e tij si sekretar i përgjithshëm i ka kryer me përkushtim e pasion shembullor deri në frymën e fundit.

    Kontributi i tij për zhvillimin e hendbollit kosovar është kolosal.

    Pas karrierës së suksesshme si hendbollist i Prishtinës, i ndjeri Gjinovci mori drejtimin e klubit prishtinas. Ka sakrifikuar shumë për ta udhëhequr klubin me sukses, ndërsa në një periudhë e kishte shkrirë gjithë pasurinë për mbarëvajtjen e klubit.

    Ka kontribuuar në pavarësimin e sportit kosovar, ndërsa në vitet nëntëdhjeta, kur sporti kishte misionin e kundërvënies ndaj pushtuesit, është shquar me angazhimin e pandalshëm. Ishte pjesë e organizimeve të rëndësishme të hendbollit dhe pjesë e pandashme e tij.

    Prej vitit 2002 e deri në ditën e fundit të jetës e ka kryer me sukses të plotë punën e sekretarit gjeneral të Federatës së Hendbollit të Kosovës. Ka udhëhequr procesin e lobimit ndërkombëtar, së bashku me presidentin e nderit të FHK-së, Mexhid Devaja. Suksesi ishte madhështor.

    Që në vitin 2004, një dekadë para sporteve tjera ekipore, FHK-ja u pranua me të drejta të kufizuara në Federatën Evropiane të Hendbollit. Klubet kosovare e fituan të drejtën e paraqitjes në gara evropiane dhe kontributi i Izet Gjinovcit në këtë proces ishte i madh.

    Më pas, së bashku me presidentin e FHK-së, Eugen Saraçini, kanë udhëhequr procesin e pranimit të plotë në EHF e IHF. Edhe ky proces u përmbyll me sukses të plotë. FHK-ja u pranua e para prej federatave të sporteve kolektive.

    Raportet e të ndjerit Gjinovci me komunitetin e hendbollit në vend ishin shembullore. Ai është vlerësuar e është çmuar në secilin mjedis ku është paraqitur. Edhe raportet me drejtues të IHF-së e EHF-së dhe të federatave tjera nacionale i kishte të shkëlqyera. Është dalluar për karizmën që i ka mundësuar qasje në nivelet më të larta të hendbollit ndërkombëtar. Prej 23 prillit të vitit 2021, Gjinovci ishte anëtar i Gjykatës së Apelit të EHF-së.

    Në këtë organ të rëndësishëm ishte zgjedhur me votat e anëtarëve të Kongresit të EHF-së. Ishte prej më të votuarve dhe kjo dëshmon për respektin që ka gëzuar në nivelet ndërkombëtare të hendbollit.

    I ndjeri Gjinovci ka kontribuuar në zhvillimin e hovshëm të ekipeve tona kombëtare, dy kualifikimet historike në Botëror dhe arritjen në nivele gjithnjë e më të larta me Kombëtaret A.

    Bashkëpunimin me federatat tjera të vendit dhe me institucionet shtetërore e kishte të shkëlqyer. Dyert i ka pasur të hapura në çdo vend falë punës së madhe që e ka kryer.

    Me ndarjen nga jeta të Gjinovcit, hendbolli kosovar dhe FHK-ja kanë mbetur pa një shtyllë shumë të rëndësishme.

    FHK-ja i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes shumë të nderuar Gjinovci.

  • Ky është njeriu më i shpejtë në botë, mori medalje ari në 100 m në Lojërat Olimpike

    Ky është njeriu më i shpejtë në botë, mori medalje ari në 100 m në Lojërat Olimpike

    Noah Lyles ka arritur të rrëmbejë medaljen e arit në finalen e 100 metrave.

    Ai mposhti atletin Xhamajkan Thomson, për vetëm 5 të mijtat e sekondës.

    Kështu Thomspon mori medaljen e argjendit, ndërsa atë të bronzin e fitoi Fred Kerley.

  • Notarja Hana Beiqi dështon të kualifikohet në gjysmëfinale

    Notarja Hana Beiqi dështon të kualifikohet në gjysmëfinale

    Hana Beiqi përfundoi garën e saj në Lojërat Olimpike në 50 metra stil i lirë në notë.

    Beiqi ishte në baterinë e gjashtë, teksa e përfundoi garën e fundit.

    Sportistja nga Kosova e përfundoi garën pas pak më shumë se 27 sekondave.

  • Atleti bjellorus bëhet i pari që fiton medalje të artë si neutral në Paris

    Atleti bjellorus bëhet i pari që fiton medalje të artë si neutral në Paris

    Ivan Litvinovich nga Bjellorusia është bërë atleti i parë që e fiton medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Paris duke garuar si neutral.

    Litvinovich e fitoi medaljen e artë në finalen e burrave në trampolinë më 2 gusht.

    Atleti 23-vjeçar, i cili ishte shpallur kampion edhe në Lojërat Olimpike në Tokio tri vjet më parë, përfundoi me më shumë se një pikë të plotë para kundërshtarit më të afërt, kinezit Wang Zisani, i cili e fitoi medaljen e argjendtë.

    Një trampolist tjetër kinez, Yan Langyu, e fitoi medaljen e bronztë.

    Pasi fillimisht i përjashtoi atletët rusë dhe bjellorusë si pasojë e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska në shkurt 2022, Komiteti Ndërkombëtar Olimpik (IOC) e ndryshoi rregulloren e vet dhe ua lejoi atyre pjesëmarrjen nën flamur neutral dhe nën kushte të rrepta.

    Sipas rregullores, atletët nga këto dy vende nuk mund të marrin pjesë në garat ekipore, por vetëm individualisht si neutral./REL

  • Notarja Hana Beiqi garon sot në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’

    Notarja Hana Beiqi garon sot në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’

    Notarja Hana Beiqi sot do të garojë në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.

    Beiqi do të garoj sot në disiplinën e notit 50 metra në konkurrencën e femrave, garë kjo që pritet të nis me fillim nga ora 11:00.

    Hana tashmë është gati për sfidën e parë në ‘Paris 2024’.

    Ajo synon të përfaqësojë Kosovën në mënyrë më të mirë të mundshme.

  • Lojërat Olimpike 2024: Gresa Bakraqi garon sot në atletikë

    Lojërat Olimpike 2024: Gresa Bakraqi garon sot në atletikë

    Reprezentimi i Kosovës në Lojërat Olimpike 2024 që po zhvillohen në Paris të Francës do të vazhdojë edhe sot.

    Në podium do të jetë atletja Gresa Bakraqi e cila do të garojë në disiplinën 800 metra.

    Gara e saj pritet të nis në ora 19:15.

    Ndërsa e fundit që do të paraqitet në Paris do të jetë notarja Hana Beiqi nga sporti i notit që do të garojë të shtunën nga ora 10:00.

    Ndryshe, deri më tani Kosova ka rrëmbyer dy medalje në Paris nga sporti i xhudos, Distria Krasniqi e ka rrëmbyer medaljen e argjendtë dhe Laura Fazliu medaljen e bronztë.

  • Loriana Kuka pensionohet nga xhudo në moshën 27-vjeçare

    Loriana Kuka pensionohet nga xhudo në moshën 27-vjeçare

    Xhudistja nga Kosova, Loriana Kuka ka vendosur të pensionohet nga sporti i xhudos, pas përfundimit të garave në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

    Gara në Lojërat Olimpike “Paris 2024” ishte e fundit për xhudisten pejane, Loriana Kuka, e cila ka vendosur të pensionohet nga moshën 27-vjeçare.

    Vendimi për pensionim erdhi pas ditës së sotme (e enjte), ku Loriana fitoi një ndeshje dhe u eliminua në raundin e 1/8-tës në kategorinë deri në 78 kilogramë.

    Menjëherë pas ndeshjes, trajneri dhe xhaxhai i saj, Driton Kuka, la të kuptohet për pensionimin e saj, në një shkrim emocionues.

    Megjithatë, tani ka ardhur edhe konfirmimi i pensionimit të Lorianës, e cila gjatë karrierës së saj ka fituar shumë medalje.

    Gjatë karrierës së saj, 27-vjeçarja ka fituar medalje të bronzta në Kampionatin Botëror, dy medalje në Kampionate Evropiane, një në Lojërave Evropiane, dhe një të artë dhe një të argjendtë në Lojërat Mesdhetare.

    Loriana gjithashtu ka fituar edhe shumë gara Grand Slam, ndërsa ishte e kualifikuar dy herë edhe për Lojërat Olimpike, por fatkeqësisht pa arritur të stoliset me medalje. /Telegrafi/

  • Loriana Kuka ndalet në garën për medalje

    Loriana Kuka ndalet në garën për medalje

    Loriana Kuka është ndalur në luftën e dytë në Lojërat Olimpike në Paris.

    Në xhiron e dytë të kategorisë deri 78 kilogramë, Loriana pësoi nga ukrainasja Yelyzaveta Lytvynenko. Luftën e vendosi një uazari i Lytvynenkos.

    Ajo u ndal në rrethin e tetë të finales në kategorinë -78 kg.