ATV

Category: Sport

  • Mbappe blen aksione në klubin e njohur francez

    Mbappe blen aksione në klubin e njohur francez

    Lojtari i ri i Real Madridit dhe ylli botëror Kylian Mbappe është gati të bëjë një hap tjetër në karrierën e tij. Së bashku me familjen e tij, sulmuesi ka mbyllur një marrëveshje për të blerë Caen, një ekip francez i kategorisë së dytë. Sipas burimeve të ndryshme, ai do të investojë afër 15 milionë euro për të marrë aksionet e shumicës së një ekipi që ka qenë pjesë e historisë së tij si lojtar.

    Operacioni i blerjes dhe shitjes së aksioneve raportohet se është kryer përmes Coalition Capital, një fond investimi, përcjellë KP.

    Ky operacion u nis pasi Pierre-Antoine Capton, bashkëpronar aktual i Caen, bëri publik synimin e tij për të kërkuar partnerë të rinj për të blerë aksionet e Oaktree, fondi amerikan i investimeve që kishte injektuar para në Caen disa vite më parë. Vitin e kaluar doli në vendin e gjashtë dhe pronësia e entitetit synon të bëjë një kërcim në mënyrë që Caen të mund të kthehet në divizionin e parë. Me këtë qëllim familja Mbappe ka hyrë në klub.

  • Kosova përfaqësohet edhe në garat e notit sot në Paris

    Kosova përfaqësohet edhe në garat e notit sot në Paris

    Në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Paris, Kosova do të paraqitet sot në dy sporte. Në xhudo garat do t’i zhvillojë xhudistja Laaura Fazliu e cila ka synim që të futet në zonën e medaljeve.

    Por, përveç xhudos, edhe notari Adell Shaboviq debuton sot në Lojërat Olimpike. Notari kosovar garon në disiplinën e 100 metra stil i lirë. Garat e notit në këtë disiplinë nisin më ora 11:00.

    Ndryshe, deri më tani Kosova ka siguruar një medalje të argjendtë në Lojërat Olimpike, medalje të cilën e rrëmbeu xhudistja Distria Krasniqi.

  • Osmani e Infantino flasin për mbështetjen e futbollit kosovar

    Osmani e Infantino flasin për mbështetjen e futbollit kosovar

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino në Paris, ku diskutuan për përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe mbështetjen e futbollit të Kosovës.

    Takimin me Osmanin, presidenti i FIFA-s e ka cilësuar si privilegj, duke thënë se ky institucion e mbështet FFK-në.

    “Ne folëm sesi futbolli mund t’i bashkojë njerëzit dhe kemi plane për të vazhduar përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë, e cila do të mbështesë lojtarët e rinj të talentuar të vendit në realizimin e potencialit të tyre”, thuhet në reagimin e tij në rrjetin social Instagram.

    Infantino kujtoi vizitën e tij në Kosovë në vitin 2022.

  • Sot radha e Laura Fazliut

    Sot radha e Laura Fazliut

    Pas Distria Krasniqi e cila është stolisur me medaljen e argjendtë si dhe Akil e Nora Gjakovës që nuk arritën në zonën e medaljeve, përfaqësuesja e katërt e Kosovës në Lojërat Olimpike në xhudo, Laura Fazliu, do të paraqitet sot në tatatmi për të nisur rrugëtimin e saj me synimin për të siguruar medalje.

    Fazliu garon në kategorinë deri 63 kilogramë dhe është e lirë në xhiron e parë ndërsa në të dytën ajo e pret fituesen e luftës mes Jing Tang nga Kina dhe Kiyomi Watanabe, raporton KP.

    Garat e xhudos nisin prej orës 10:00.

  • Kosova e 16-ta për momentin në Olimpiadë

    Kosova e 16-ta për momentin në Olimpiadë

    Shteti i Kosovës është duke marr pjesë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

    Vendi ynë e ka nisur tejet mirë këtë edicion të LO, pasi ka arritur të fitojë medalje.

    Është xhudistja Distria Krasniqi, e cila e ka fituar medaljen e argjendtë gjatë ditës së djeshme.

    Kjo medalje, ka bërë që vendi ynë të vetë momentalisht i 16-ti në renditjen e Olimpiadës.

  • Në Itali fajësojnë gjyqtarin për fitoren e Akilit ndaj Lombardos

    Në Itali fajësojnë gjyqtarin për fitoren e Akilit ndaj Lombardos

    Akil Gjakova ka kaluar në gjymsëfinale të Lojërave Olimpike dhe do të luftojë për medalje. Xhudisti kosovar në çerekfinale triumfoi ndaj italianit Mnauel Lombardo, derisa para tij i fitoi edhe dy luftëra me Ippon.

    Por, fitoren e Akilit po e cilëosjnë të padrejtë në Itali me disa media atje që akuzojnë gjyqtarin hungarez Gosdtonyi se e ka penalizuar Lombardon.

    “Manuel Lombardo u përjashtua nga finalja e Olimpiadës së Parisit për shkak të një vendimi të arbitrit që ishte i dyshimë Ka qenë një ditë e hidhur për Manuel Lombardon i cili humbi luftën në çerekfinale ndaj kosovarit Akil Gjakova. Italiani pësoi humbjen e tij për shkak të tre shidove (sanksione për shkelje të vogla) të shkaktuara nga gjyqtari hungarez Gosdtonyi i cili e sanksionoi italianin me pikën e artë për një sulm të rremë që ndodhi minutën 1’13” në kohën shtesë”, shkruan gazeta Corriere dello Sport.

    Gjithsesi, në gjysmëfinale Akili do të ballafaqohet me xhudistin Hidayat HEYDAROV nga Azerbajxhani.

  • Akil Gjakova afër medaljes, kalon në gjysmëfinale të “Paris 2024”

    Akil Gjakova afër medaljes, kalon në gjysmëfinale të “Paris 2024”

    Xhudisti Akil Gjakova i është afruar medaljes në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, duke arritur deri në gjysmëfinale.

    Gjakova në çerekfinale e mposhti italianin Manuel Lombardo, me të cilin ishte përballur në finale edhe në Prishtinë.

    Gjakova vazhdoi në gjysmëfinale falë tre vërejtjeve që mori italiani në kohën e rregullt si dhe “Golden Score”.

    Në gjysmëfinale, xhudisti kosovar do të ketë punë kundër xhudistit nga Azerbajxhani Hidayat Heydarov.

  • Akil Gjakova kualifikohet në çerekfinale të Lojërave Olimpike

    Akil Gjakova kualifikohet në çerekfinale të Lojërave Olimpike

    Xhudisti Akil Gjakova është kualifikuar në çerekfinale të Lojërave Olimpike.

    Kosovari shënoi fitore në raundin e dytë ndaj austriakut Samuel Gassner.

    Gjakova bëri një IPPON fantastik për ta rrëzuar austriakun dhe siguruar “biletën” për në fazën tjetër.

    Kësisoj, Akili në çerekfinale do të përballet me italianin Manuel Lombardo.

  • Fiton Akili, humb Nora, vjen reagimi i ministrit Çeku

    Fiton Akili, humb Nora, vjen reagimi i ministrit Çeku

    Akil Gjakova e ka nisur me fitore rrugëtimin e tij në Lojërat Olimpike në Paria duke e mposhtur me Oppon rivalin e tij, brazilianin Cargnin në raundin e parë të kategorisë -73 kg.

    Ndryshe nga Akili, motra e tij, Nora Gjaskova është ndalur që në luftën e parë duke u mposhtur nga Lkhagvatogo e Mongolisë, duke mos vazhduar rrugëtimin drejt medaljes së dytë olimpike.

    Për këto dy paraqitje, ka reaguar edhe ministri i Ministrisë së Sportit, Hajrulla Çeku.

    “Me emocion i ndoqëm të dy ndeshjet njëkohësisht. Nora dhe Akil Gjakova, vëlla e motër garuan sot në Lojërat Olimpike Paris2024. Faleminderit Nora për përfaqësimin dinjitoz të shtetit tonë në këto gara dhe suksese Akil në garat e radhës”, ka shkruar Çeku.

  • Eliminohet Nora Gjakova

    Eliminohet Nora Gjakova

    Kampionia olimpike në kategorinë deri në 57 kilogramë në xhudo, Nora Gjakova, është eliminuar nga Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

    Gjakova u mposht nga xhudistja mongoleze Enkhriilen Lkhagavatogo në rrethin e parë të garave.

    Ajo është një nga sportistet më të suksesshme në historinë e Kosovës.

    Gjakova deri më tani ka arritur të fitojë mbi dhjetë medalje të arta: një medalje të artë olimpike, dy medalje të arta në Grand Slam, një në Kampionatet Kontinetale, pesë në Grand Prix dhe tri në garat evropiane.