ATV

Category: Sport

  • Akil Gjakova e nis me fitore në Paris

    Akil Gjakova e nis me fitore në Paris

    Akil Gjakova e ka fituar duelin e parë në Lojërat Olimpike në Paris.

    Xhudisti kosovar e ka mposhtur brazilianin Daniel Cargnin në kategorinë deri në -73 kg.

    Kësisoj, Gjakova ka kaluar në mesin e 32 më të mirëve në kategorinë e tij.

    Duelin e radhës, ai pritet ta zhvillojë pas rreth një ore.

  • Kjo është koha kur do të garojnë dyshja Nora e Akil Gjakova

    Kjo është koha kur do të garojnë dyshja Nora e Akil Gjakova

    Lojërat Olimpike të Parisit vazhdojnë edhe sot. E në këtë ditë të hënën, do të zbarkojnë dyshja Nora e Akil Gjakova për Kosovën në sportin e xhudos.

    Nora do të garojë në kategorinë -57 kg, teksa Akili në kategorinë deri në -73 kg.

    Garat e xhudos fillojnë sot nga ora 10:00. Nora Gjakova do të jetë e teta në rend për të garuar dhe pritet ta nis garën rreth orës 11:15.

    Nora do të ketë punë me mongolozen, Lkhagvatoogo.

    Ndërkohë, Akil Gjakova do të jetë i gjashti në rend dhe pritet të garojë rreth orës 11:00.

    Ai do të ndeshet me brazilianin, Daniel Cargnin.

  • ​Kelmendi: Më shkuan lotët kur humbi Disi, por po i tregojmë botës kush jemi

    ​Kelmendi: Më shkuan lotët kur humbi Disi, por po i tregojmë botës kush jemi

    Trajnerja e xhudos Majlinda Kelmendi ka thënë se humbja e Distria Krasniqi në luftën për medalje të artë e ka befasuar sepse ishte e gindur se do të fitonte, por ka shtuar se medalja e argjendtë është një arritje e madhe për Krasniqi dhe gjithë Kosovën.

    “Realisht në momentin kur humbi Disi në finale, më shkuan lotët sepse ishe një milion përqind e sigurt që do ta mposht. Kemi qenë në disa përgatitje këtë vit dhe Distria jo që e mposhte në stërvitje po thjeshtë e dominojke dhe luante me të si maca me miun kështu që në momentin kur përfundoi lufta e kisha njëfarë shoku të vogël, por prapë se prapë medalja është medalje dhe derisa je në podium, ngjyra e medaljes nuk luan shumë rol se çfarë është”, tha Kelmendi.

    Ajo ka shtuar se me këto medalje dhe paraqitje të mira, Kosova po i tregon botës që ka një rini të shëndosh dhe ka vlera të mëdha si komb dhe si popull

    “Hera e tretë që Kosova po merr pjesë në Lojëra Olimpike dhe për herë të tretë prapë po marrim medalje, kështu që thjeshtë po ia dëshmojmë botës që e kemi një rini të shëndosh dhe që ndoshta shumë, shumë kohë më parë është dashur të na jepet mundësia ta përfaqësojmë shtetin tonë dhe t’i tregojmë vlerat tona si si komb dhe si popull”, shtoi Kelmendi.

    Ndryshe, nga xhudoja, sot do të garojnë Akil dhe Nora Gjakova.

  • Para kthimit në Kosovë, Osmani takon sportistët që po marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

    Para kthimit në Kosovë, Osmani takon sportistët që po marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar mbrëmë sportistët dhe trajnerët që po marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

    Osmani ka thënë se pas kësaj vizite do të kthehet në Kosovë.

    “Para kthimit në Kosovë, vizitova mbrëmë garuesit tanë në fshatin olimpik për t’i uruar suksese të mëtejme ekipit të jashtëzakonshëm të sportistëve dhe trajnerëve tanë. Medalja olimpike e Distrias është prijetare për garuesit tanë të tjerë dhe ogur i mirë për garat në vazhdim”, ka shkruar Osmani.

  • Sot dita e Akil e Nora Gjakovës dhe Donjeta Sadikut në “Paris 2024”

    Sot dita e Akil e Nora Gjakovës dhe Donjeta Sadikut në “Paris 2024”

    Xhudistja Distria Krasniqi dje na bëri krenarë duke fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

    Kurse sot do të garojnë tre sportistë tanë, përkatësisht në xhudo dhe boks.

    Akil dhe Nora Gjakova do të garojnë në xhudo në kategoritë e tyre (ndeshjet nisin nga ora 10:00 deri 14:00)

    Kurse në boks garon Donjeta Sadiku (ora 20:00 – 20:30). Ajo meçin e parë e ka fituar.

    Kujtojmë se dje Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë olimpike.

  • Kurti për Distria Krasniqin: Jemi krenarë me këtë rezultat që lartëson vendin tonë

    Kurti për Distria Krasniqin: Jemi krenarë me këtë rezultat që lartëson vendin tonë

    Kryeministri Albin Kurti, thotë se ndihen krenarë me rezultatin e Distria Krasniqit, që lartëson vendin në sportin elitar botëror dhe e konfirmon që Kosova mbetet Shtet i Xhudos.

    “Të falemnderit Distria për gëzimin dhe shembullin që na jep”, u shpreh ai përmes një postimi në Facebook.

    “Kosova fitoi medaljen e parë në Lojërat Olimpike Paris 2024, me shkëlqimin e argjendtë të Distria Krasniqit në xhudo për femra në kategorinë deri në 52 Kg”.

    “Xhudistja e Uzbekistanit në minutin e fundit të finales i largohej Distrias duke e ruajtur epërsinë minimale gjersa kishte edhe një vërejtje”.

    “Distria sot gjatë ditës fitoi tri ndeshje: të parën për 39 sekonda, të dytën për 66 sekonda e të tretën për 6 minuta e 10 sekonda (2:10 sekonda në vazhdimin që quhet Golden Score)”.

  • “E argjendta e saj është me shije ari”, Osmani reagon pas duelit të Distria Krasniqit në finale

    “E argjendta e saj është me shije ari”, Osmani reagon pas duelit të Distria Krasniqit në finale

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas finales ku Distria Krasniqi u përball me xhudisten nga Uzbekistani, me ç’rast Distria i siguroi medaljen e argjendtë Kosovës.

    Osmani tha se medalja e argjendtë e saj ka shije ari, sepse Distria do të mbetet gjithmonë kampione që frymëzon një shtet të tërë.

    Postimi i plotë i saj:

    Stoike e luftarake!

    Shkëlqimi i Distria Krasniqit lartësoi flamurin e shtetit tonë në majat më të larta. Kosova është pafundësisht krenare. E argjendta e saj, vërtetë, është me shije ari, sepse Distria do të mbetet përherë kampione që frymëzon një shtet të tërë. 🇽🇰
    Faleminderit Distria, faleminderit Toni!

  • Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në Paris

    Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në Paris

    Distria Krasniqi është mposhtur në finale të Lojërave Olimpike Paris 2024 nga xhudistja e Uzbekistanit, Diyora Keldiyorova, duke siguruar kështu medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

    Krasniqi dhe Keldiyorova kishin një histori përballjesh, ku xhudistja aziatike kishte dalë fituese edhe më parë.

    Krasniqi arriti në finale pas një gjysmëfinale kundër xhudistes italiane, Odette Giufrida, të cilën e ka mposhtur me “Golden Score.”

    Performanca e saj ka qenë mbresëlënëse që nga fillimi i garave. Në ndeshjen e saj të parë, ajo ka triumfuar kundër xhudistes indoneziane, Maryam March Maharani, të cilën e ka mposhtur vetëm pas tridhjetë e shtatë sekondash. Në përballjen e dytë, Krasniqi ka mposhtur xhudisten izraelite, Gefen Primo, duke siguruar vendin në gjysmëfinale.

    Medaljen e bronztë në këtë kategori e ka fituar xhudistja franceze, Amandine Buchard, e cila tregoi një performancë të fuqishme gjatë gjithë garave.

  • Distria Krasniqi e jashtëzakonshme, shkon në finale dhe siguron medaljen olimpike!

    Distria Krasniqi e jashtëzakonshme, shkon në finale dhe siguron medaljen olimpike!

    Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka siguruar finalen e Lojërave Olimpike në Paris pasi sot në gjysmëfinale mposhti italianen Odette Giuffrida (29), në kategorinë deri në 52 kilogramë.

    Para këtij takimi, Distria (28) kishte gjashtë fitore dhe katër humbje në duelet direkte me Giuffrida-n.

    Ajo fitoi një medalje të artë në garën e xhudos 48 kilogramë për femra në Lojërat Olimpike Verore 2020 në Tokio.

  • Distria e pathyeshme – Kalon në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike

    Distria e pathyeshme – Kalon në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike

    Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike, duku e mposhtu xhudisten nga Izraeli me Ippon.

    Në çerekfinale të kategorisë deri 52 kilogramë, xhudistja kosovare e mposhti izraeliten Gefen Primo.

    Distria me Primon tani ka bilanc prej katër fitore.

    Distrisë i duhet edhe një fitore për të siguruar medaljen olimpike.