ATV

Category: Sport

  • ​Vdes ish trajneri i Anglisë

    ​Vdes ish trajneri i Anglisë

    Ish-trajneri i Anglisë, Sven-Goran Eriksson, ka vdekur në moshën 76-vjeçare. Ish-trajneri i “Tre Luanëve” zbuloi në janar se “në rastin më të mirë” ai kishte një vit jetë pasi u diagnostikua me kancer. Në një deklaratë të lëshuar të hënën, më 26 gusht, familja e tij bëri të ditur lajmin tronditës. “Sven-Goran Eriksson ka ndërruar jetë. Pas një sëmundje të gjatë, Ai vdiq në mëngjes në shtëpi i rrethuar nga familja”, thanë ata.

    Pasi u tërhoq si futbollist kur ishte 27 vjeç, Sven e ktheu vëmendjen në drejtimin e ekipeve dhe ai drejtoi Anglinë nga 2001-2006. Gjatë kohës së tij në krye të klubit, Sven ndihmoi skuadrën e Anglisë të arrinte në çerekfinale në tre turneve të mëdhenj, përcjellë KosovaPress.

    Në fillim të këtij viti, Sven foli për diagnozën e tij gjatë një interviste me Radion Suedeze P1. “Kam një sëmundje që është e rëndë. Rasti më i mirë në vit, rasti më i keq kam shumë më pak. Është e pamundur të thuhet saktësisht, kështu që është më mirë të mos mendosh për të,” tha ai.

  • ​Ibra futet në zhveshtore dhe qorton lojtarët e Milanit

    ​Ibra futet në zhveshtore dhe qorton lojtarët e Milanit

    Roli i Zlatan Ibrahimovic në Milano, për të cilin u përfol shumë menjëherë pas hyrjes së suedezit në botën e RedBird, është bërë shumë i qartë që nga ky sezon: ai është zëri i Cardinale në Milano, pikë referimi e korporatës për sa i përket anës sportive.

    Dhe pikërisht për këtë arsye, Ibra u dëgjua me ekipin dhe trajnerin pas humbjes së keqe në Parma, një fjalim me tone të qarta, por jo shumë të ashpra, bazuar mbi të gjitha në ndjenjën e përgjegjësisë që u kërkohet lojtarëve pasi klubi është i bindur se ka vënë në dispozicion të trajnerit një skuadër cilësore.

    “La Gazzetta dello Sport” shpjegon sfondin e fjalëve të zgjedhura nga suedezi në dhomat e zhveshjes me lojtarët që dëgjuan, kuptohet të zhgënjyer. “Cilësia është aty, skuadra në fakt është e kompletuar, tani duhet të motivoheni”, është koncepti me të cilin mund të përmblidhen mendimet e Ibrës. Diçka mund të vijë ende nga tregu i transferimeve, por do të ishin përmirësime, shtesa dhe sigurisht jo goditje spektakolare, përcjellë KosovaPress.

    Nga ana tjetër, Zlatan e ka përsëritur disa herë këtë ditët e fundit kur ka folur për fushatën e nënshkrimeve: “Kemi nënshkruar me lojtarë me karakter, të cilët sjellin diçka ekstra edhe nga pikëpamja njerëzore”. Ndaj, problemet e shfaqura në dy ditët e para do të ishin kryesisht të kokës, diçka për të cilën menaxheri i kuqezinjve donte të ndërhynte menjëherë për të tentuar të ndryshonte tonin edhe sepse ndeshja e radhës nuk do të jetë e lehtë, në Olimpico kundër Lazios, dhe pastaj do të ketë pushim kombëtar.

  • Vdes nëna e Silvinjos

    Vdes nëna e Silvinjos

    Trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë Silvinjos, i ka vdekur nëna. Lajmin e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e futbollit përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

    “Me keqardhje të thellë, Federata Shqiptare e Futbollit, është njohur sot me lajmin e ndarjes nga jeta të nënës së trajnerit të Kombëtares shqiptare, Silvinjo. Federata Shqiptare e Futbollit i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes së trajnerit Silvinjo dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme”, thuhet në deklaratën e FSHF-së.

    Për këtë ka reaguar edhe presidenti i kësaj federate, Armand Duka. Ai ka thënë se ky është nja lajm shumë i hidhur, përcjellë KosovaPress.

    “Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të nënës së trajnerit të Kombëtares sonë, Silvinjo. Në emrin tim, në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të çdo anëtari të komunitetit të futbollit i përcjell trajnerit Silvinjo ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe. Në këtë moment të vështirë i gjendemi pranë Silvinjos dhe familjes së tij, që humbën një njeri shumë të dashur për ta”, ka thënë Duka.

  • ​Ademi tregon nëse po planifikohet ‘Final Four’ në Superligën e Kosovës

    ​Ademi tregon nëse po planifikohet ‘Final Four’ në Superligën e Kosovës

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka dal kundër idesë që në Superligën e Kosovës në futboll të aplikohet edhe sistemi i ‘Final Four’ për titullin e kampion, një sistem që po aplikohet në shumë vende, madje së fundit edhe në Shqipëri.

    Ademi për KosovaPress ka thënë se një gjë e tillë nuk është në planet e tij për momentin dhe kjo për shkak se në Kosovë mungon infrastruktura e duhur e stadiumeve.

    “Nuk e mendoj ta bëjë atë në ligën e Kosovës për momentin sepse ne së pari nuk e kemi infrastrukturën e nevojshme, nuk i kemi stadiumet e tilla. ‘Final Four’ bëhet për t’i pasur disa ndeshje më interesante dhe thjeshtë kjo është bërë për përfitim të të drejtave televizive dhe për bileta për klubet për të pasur shikueshmëri dhe profit më të mirë. Unë nuk konsideroj që në Kosovë mund ta kemi atë për faktin që nuk kemi stadiumet të tilla ose nuk e kemi një çmim të biletës. Shqipëria e ka bërë promocion dhe nuk është që nuk bëhet, mund ta bëjmë shumë lehtë, por realisht nuk e mendoj njëherë ta bëjë derisa të kryhet infrastruktura”, ka thënë Ademi.

    Ndryshe, Superliga e Kosovës në futboll, edicioni 2024-25 ka nisur dhe tashmë janë zhvilluar dy xhiro të tij.

  • ​Napoli në “hall” me Osimhenin

    ​Napoli në “hall” me Osimhenin

    Mediat në Itali raportojnë se skuadra arabe Al-Ahli ka bërë një ofertë për Victor Osimhen me vlerë 70 milionë euro, të cilën Napoli mund të jetë i hapur për ta konsideruar, por lojtari është duke pritur për PSG, Arsenal ose Chelsea.

    Sulmuesi nënshkroi një kontratë të re në dhjetor 2023 me qëllimin e shprehur për t’u larguar këtë verë për klauzolën e lirimit prej 130 milionë euro, por askush nuk i është afruar asaj.

    Prania e tij pra po bllokon strategjinë e transferimeve dhe koha po ikën për të gjetur një zgjidhje pasi afati kalimtar po shkon dreht fundit, përcjellë KosovaPress.

    Sipas Sky Sport Italia dhe Sportitalia, Al-Ahli ka bërë ofertën e parë të vërtetë të fortë për Osimhen, e cila është 70 milionë euro. Është gjysma e klauzolës së lirimit, por ende potencialisht e mjaftueshme që Napoli ta pranojë në këto rrethana.

    Problemi i madh është se reprezebtuesi nigerian nuk dëshiron të kalojë në Ligën Pro Saudite, kështu që ai është i gatshëm të presë për një propozim të vonuar nga Paris Saint-Germain, Arsenal apo edhe Chelsea.

    Preferenca e tij është të luajë në Champions League, kështu që Chelsea është mjaft poshtë në listën e tij të prioriteteve, veçanërisht nëse Napoli është në gjendje të marrë Romelu Lukakun veçmas nga Osimhen.

  • Xhiro e tretë e edicionit të ri të Superligës në futboll vijon sot me dy ndeshje interesante

    Xhiro e tretë e edicionit të ri të Superligës në futboll vijon sot me dy ndeshje interesante

    Xhiro e tretë e edicionit të ri 2024-25 në Albi Mall Superligën e Kosovës në Futboll nis sot me dy ndeshje.

    Një ndeshje mjaft interesante do të jetë ajo mes Ferizajt dhe Prishtinës.

    Ferizaj ka një fitore dhe një barazim në dy xhirot paraprake, teksa kryeqytetasit vetëm një barazim, pasi ndeshja e xhiros së dytën ndaj Dritës ishte shtyrë.

    Dueli tjetër interesant është ai mes Llapit dhe Malishevës.

    Malisheva në vetëm një ndeshje të luajtur deri tani në këtë edicion të ri, ka pasur barazim, duke barazuar 1-1 ndaj Ferizajt në xhiron e dytë, teksa xhiro-ja e parë e planifikuar për t’u luajtur ndaj Dritës, u shty.

    Llapi ndërkohë pasi barazoi xhiron e parë 1-1 ndaj Gjilanit, u rikthye te fitorja në xhiron e dytë, duke e mposhtur 2-0 skuadrën e Feronikelit si mysafir.

    Të dyja ndeshjet fillojnë nga ora 16:00.

  • Fundjava sjellë xhiron e tretë në Superligë

    Fundjava sjellë xhiron e tretë në Superligë

    Në këtë fundjavë do të luhet xhiroja e tretë e Superligës së Kosovës në futboll.

    Dy ndeshje pritet të zhvillohen të shtunën dhe dy tjera të dielën, teksa një tjetër është shtyrë.

    Aktualisht, ndeshjes do t’i prijnë katër skuadra me nga katër pikë.

    Ballkani do të përballet me Feronikelin, kurse Llapi do të jetë mikpritës i Malishevës.

    Dukagjini do të pret Gjilanin, kurse, Prishtina me shumë ndryshime në këtë edicion do ta vizitojë të rikthyerin në Superligë, Ferizajn.

    Me kërkesë të Dritës, ndeshja e saj me Suharekën është shtyrë.

  • Hendbollistet e Kosovës shkruajnë histori në Kinë

    Hendbollistet e Kosovës shkruajnë histori në Kinë

    Hendbollistet e Kosovës U18 kanë arritur sukses historik të shtunën në mëngjes.

    Ato e kanë shënuar fitoren e parë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Chuzhou të Kinës.

    Vashat e Kosovës kanë dominuar plotësisht ndaj Indisë dhe kanë fituar me rezultat 25:14.

    Kjo është hera e parë që një Kombëtare e Kosovës te vajzat, në të gjitha sportet ekipore, është kualifikuar dhe paraqitet në Kampionat Botëror.

    Dhe tani u shënua fitorja e parë, me shpresë për të tjera në fazën e ardhshme të garave.

  • Fundjava sjell xhiron e dytë në Superligë

    Fundjava sjell xhiron e dytë në Superligë

    Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e dytë e Superligës së Kosovës në futboll.

    Dukagjini i Ismet Munishit e nisi me humbje kampionatin, duke u mposhtur 2:0 nga kampioni në fuqi, Ballkani.

    E të shtunën, klinasit përballen me skuadrën tjetër nga ai qytet, Suharekën në udhëtim.

    Suhareka barazoi pa gola në ndeshjen e tyre të parë në Superligë ndaj Prishtinës në xhiron e parë.

    Të dielën, Ferizaj që e nisi me fitore sezonin në elitë udhëton për t’u përballur me Malishevën në stadiumin “Liman Gegaj”.

    Llapi pas barazimit me Gjilanin, të dielën udhëton në Drenas ku do t’i kërkojë pikët e plota përballë Feronikelit 74.

    Për shkak të angazhimeve të tyre në garat evropiane, Ballkani dhe Drita i luajnë ndeshjet e tyre të hënën.

    Drita do të ndeshet me Prishtinën në kryeqytet, kurse Ballkani udhëton për t’u përballur me Gjilanin.

  • Dy ndeshje tejet interesante në Superligë

    Dy ndeshje tejet interesante në Superligë

    Superliga e Kosovës sot do t’i sjell dy ndeshje tejet interesante për adhuruesit e futbollit.

    Me fillim nga ora 17:00, kampioni aktual Ballkani do të nis mbrojtjen e titullit kundër Dukagjinit, ndërsa Prishtina në “Fadil Vokrri” kërkojë nisje të mbarë të edicionit me fitore.

    Ndeshje tejet interesante pati edhe të shtunën, ku derbi i javës së parë nuk prodhoj fitues.

    Llapi dhe Gjilani u ndanë baraz 1:1, derisa pikët e plota i rrëmbeu Ferizaj që e mposhtu Ferronikalin ’74 me rezultat 2:1, duke e nisur me këmbë të mbarë rikthimit në Superligë.

    Derisa ndeshja Drita – Malisheva, nuk u zhvillua.

    Kjo lojë është shtyrë për shkak të ndeshjes evropiane në rrethin e tretë të Conference League, që klubi nga Gjilani do ta zhvillojë kundër skuadrës nga Letonia, Auda.