ATV

Category: Sport

  • Ekskluzive: Armend Thaçi tregon pse u largua nga skuadra romune Cluj

    Ekskluzive: Armend Thaçi tregon pse u largua nga skuadra romune Cluj

    Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Armend Thaçi, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Ekipi A” në ATV, ka treguar pse u largua nga ekipi i Kluzhit vetëm 1 muaj pas transferimit në Rumani.

    Thaçi ka deklaruar se largimi nga skuadra ka ndodhur pasi shumë gjëra nuk shkuan mirë.

    ‘U transferova në Rumani për një aventurë të re, me një synim tjetër, me një qëllim tjetër, por gjërat nuk shkuan mirë dhe u ndamë. Nuk po dua të përmend asgjë, pasi kështu e kemi marrëveshjen me klubin”, ka deklaruar Thaçi.

    Ish-anësori i Ballkanit konfirmoi gjithashtu se dy klube nga Superliga janë të interesuara për shërbimet e tij.

    Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.

  • ​Drita e nis sot rrugëtimin në Superligë

    ​Drita e nis sot rrugëtimin në Superligë

    Skuadra që u tregua më e suksesshmja këtë edicion në garat evropiane, Drita, nga sot e nis rrugëtimin e saj në Superligën e Kosovës në futboll.

    Edhe pse tashmë kampionati vendor është në javën e katërt, skuadra nga Gjilani nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje për shkak se ishte e angazhuar në ndeshjet kualifikuese të Ligës së Konferencës, raporton KosovaPress.

    Ballafaqimin e parë Drita do ta zhvillojë sot kundër Ferizajt me fillim nga ora 16:00. Në tri xhirot e para, Ferizaj ka një humbje një barazim dhe një fitore.

  • ​Rashica e Muriqi nisen drejt Kosovës

    ​Rashica e Muriqi nisen drejt Kosovës

    Dy yjet e Kosovës, Milot Rashica dhe Vedat Muriqi janë nisur drejt Kosovës për dy ndeshjet e “Dardanëve” në Ligën e Kombeve. Ata kanë postuar një fotografi së bashku në aeroplan në rrjetet sociale.

    “Dardanët” nisin rrugëtimin në edicionin e ri të Ligës së Kombeve më 6 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” me ballafaqimin kundër Rumanisë dhe pastaj sfidohen nga Qipro në udhëtim tri ditë më vonë, raporton KP.

    Nga ana tjetër, përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, do të mbajë sot konferencë për media në kuadër të grumbullimit për dy ndeshjet e edicionit të ri të Ligës së Kombeve, kundër Rumanisë dhe kundër Qipros.

  • ​Kosova kthehet me medalje nga Botërori i Kickbox-it

    ​Kosova kthehet me medalje nga Botërori i Kickbox-it

    Ka përfunduar të shtunën Kampionati Botërore i Kickbox-it për junior që u mbajt në Budapest të Hungarisë Në këtë kampionat garuesit kosovarë patën një paraqitje shumë të mirë dhe dinjitoze ku Rron Kasumi e siguroi medaljen e bronztë.

    Gjithashtu edhe dy garuesit tjerë, Gent Hyseni dhe Nart Mehmeti siguruan vendet e pesta në kategoritë e tyre.

    Lajm tjetër i mirë nga ky kampionat është fanti se u licencua edhe gjyqtari Albin Musa me licencën gjyqtar ndërkombëtar ku u mbajt seminari dhe iu nënshtrua edhe testit teorik dhe praktik.

    Shumë i kënaqur me paraqitjen e kickboksierëve kosovarë është shprehur kryetari i Federatës së Kickbox-it të Kosovës Fatmir Makolli.

    “Unë jam shumë i kënaqur me rezultatet dhe kemi mundur shu lehtë të kthehemi me tri medalje ,por nganjëherë për nuancë shumë të vogël mbetesh pa medalje. Unë fillimisht para se të fillojë kampionati isha edhe në Asamblenë e Punës të Federatës Botërore dhe shumë gjëra u folën r avancimin e kick boksit dhe në të ardhmen ndoshta premtuan që do të bëhemi edhe sport olimpik”, ka thënë Makolli.

  • ​Trajneri i Kosovës flet sot para mediave

    ​Trajneri i Kosovës flet sot para mediave

    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, do të mbajë sot konferencë për media në kuadër të grumbullimit për dy ndeshjet e edicionit të ri të Ligës së Kombeve, kundër Rumanisë dhe kundër Qipros.

    “Dardanët” nisin rrugëtimin në edicionin e ri të Ligës së Kombeve më 6 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” me ballafaqimin kundër Rumanisë dhe pastaj sfidohen nga Qipro në udhëtim tri ditë më vonë, raporton KP.

  • Bëri historinë me klubin, Qëndrim Kida zbulon arsyet e largimit nga Malisheva

    Bëri historinë me klubin, Qëndrim Kida zbulon arsyet e largimit nga Malisheva

    Edhe pse bëri sensacion duke e kualifikuar Malishevën për herë të parë në histori në garat evropiane, drejtuesit e klubit malishevas nuk e vazhduan bashkëpunimin me trajnerin Qëndrim Kida.

    Kida në një intervistë për KosovaPress ka zbuluar për herë të parë arsyet e largimit të tij nga skuadra e Malishevës.

    Ai pranon se kishte interesim për të vazhduar punën e tij si trajner i Malishevës, por jo edhe nga drejtuesit e klubit.

    Për të ardhmen, ish-trajneri i Malishevës thotë është në kontakte me disa klube, duke mos përmendur emra konkretë.

    Nën urdhrat e tij shpërtheu edhe talenti Drilon Hazrollaj për të cilin Kida rekomandon që ai të transferohet në ndonjë klub jashtë Kosovës për të dëshmuar vlerat e tij.

    Ndryshe, vendin e Kidës te Malisheva e ka marrë trajneri Bekim Isufi i cili e ka nisur sezonin e ri me një fitore dhe një barazim.

  • Afrim Tovërlani publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Izraelit

    Afrim Tovërlani publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Izraelit

    Pas publikimit të listës së lojtarëve nga Kosova A, tashmë rendi i erdhi asaj të grupmoshës U21.

    Selektori i kësaj grupmoshe, Afrim Tovërlani ka përzgjedhur 21 futbollistët e tij për ndeshjen e shtatorit.

    Kombëtarja U21 e Kosovës do të ballafaqohet me kombëtaren e Izraelit më 10 shtator në Hungari, me takimin që luhet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Europian të vitit 2025.

    Për t’u përballur me një kundërshtar si Izraeli, Afrim Tovërlani ka ftuar këta lojtarë:

    Portierë: Mustafë Abdullahu, Leo Besson, Egzon Lekaj

    Mbrojtës: Yll Ibrahimi, Florian Hoxha, Ardi Ajdini, Diar Vokrri, Amar Gërxhaliu, Valton Behrami, Andi Hoti, Arbnor Hasani

    Mesfushorë/sulmues: Lulzim Peci, Altin Kryeziu, Redon Ismaili, Etnik Brruti, Milot Avdyli, Oltion Bilalli, Elvir Gashijani, Veton Tusha, Ardit Tahiri, Fatjon Bunjaku, Arian Llugiqi.

    Në këtë listë ka edhe shumë lojtarë që janë ftuar nga Superliga e Kosovës, si Ibrahimi e Bilalli nga Gjilani, Tusha nga Drita, Tahiri, Gashijani, Vokrri nga Llapi, Brruti e Bunjaku nga Malisheva dhe Egzon Lekaj po ashtu nga Liga e Parë.

    Grumbullimin e kaluar në mars, Kosova U21 e nxorri një barazim goxha të vlefshëm ndaj Gjermanisë si mysafire.

    E kundërshtarin e këtij muaji, Izraelin, Kosova e Afrim Tovërlanit e ka mposhtur 3-1.

    Kosova momentalisht është pjesë e Grupit D në kualifikimet për Europianin, derisa zë vendin e katërt në tabelë me 9 pikë.

    Vendin e parë e zë Gjermania me 16 pikë, derisa vendin e dytë e zë Polonia me 15 pikë.

    Kualifikimin tutje e gjejnë dy kombëtaret e para.

  • ​Zhduket një volejbolliste në Paris

    ​Zhduket një volejbolliste në Paris

    Një anëtare e skuadrës paraolimpike të volejbollit për femra të Ruandës është zhdukur në Paris. Atletja nuk u paraqit në ceremoninë e hapjes, pavarësisht se mbërriti në kryeqytetin francez në fillim të këtij muaji.

    Më 20 gusht, ajo u largua nga banesa e saj në Paris për të vizituar një restorant me një grup njerëzish, por nuk u kthye. Që atëherë ka nisur një hetim policor. Kjo u konfirmua në një deklaratë të mërkurën në mëngjes, para ceremonisë së hapjes Paraolimpike.

    Deklarata e policisë thoshte se ‘zhdukja shqetësuese’ ishte duke u hetuar dhe se ajo i ishte referuar BRDP-së [Brigadës për Shtypjen e Krimeve kundër Personave].’ Ambasadori i Ruandës që atëherë ka bërë një vizitë në vendndodhjen e zhdukjes së atletes, përcjellë KosovaPress.

    Pavarësisht mungesës së një prej anëtarëve të skuadrës së tyre, gratë e Ruandës filluan fushatën e tyre të volejbollit në Paris 2024 të enjten.

    Ata humbën 3-0 (25-13, 25-10, 25-7) nga Brazili. Ndeshja e radhës e Ruandës është kundër Sllovenisë të shtunën.

  • Formati i ri pa grupe dhe me më shumë skuadra/ Shorti i Ligës së Kampionëve për sezonin 24/25, ja si do të funksionojë

    Formati i ri pa grupe dhe me më shumë skuadra/ Shorti i Ligës së Kampionëve për sezonin 24/25, ja si do të funksionojë

    Champions League hedh sot në orën 18:00 shortin për sezonin 24/25, në një format krejt të ri, që ndryshon nga faza me grupe në një kampionat të vetë, që kualifikon 24 skuadra nga 36 pjesëmarrëse.

    UEFA ka sjellë një revolucion në kompeticionin më prestigjioz për klube në Europë, ku do të ketë më shumë ndeshje dhe do të sjellë më shumë emocione për fansat, duke nisur nga faza kualifikuese, formati, shorti, kalendari i ndeshjeve dhe oraret.

    Nga sezoni 2024/25, 36 klube do të marrin pjesë në fazën e Ligës së Kampionëve (ish-faza e grupeve), duke i dhënë mundësinë katër skuadrave të tjera të konkurrojnë kundër klubeve më të mira në Evropë. Këto 36 klube do të marrin pjesë në një garë të vetme lige në të cilën të 36 klubet konkurruese renditen së bashku.

    Sipas formatit të ri, skuadrat do të luajnë tetë ndeshje në fazën e re të ligës (ish-faza e grupeve). Ato nuk do të luajnë më tre kundërshtarë dy herë (në shtëpi dhe jashtë), por do të përballen me ndeshje kundër tetë skuadrave të ndryshme, duke luajtur gjysmën e atyre ndeshjeve në shtëpi dhe gjysmën e tyre jashtë. Për të përcaktuar tetë kundërshtarët e ndryshëm, skuadrat fillimisht do të renditen në katër vazo. Çdo skuadër më pas do të hidhet në short për të luajtur me dy kundërshtarë nga secila prej këtyre vazove, duke luajtur një ndeshje kundër një ekipi nga secila vazo në shtëpi dhe një jashtë.

    Kjo u jep mundësinë klubeve të testojnë veten kundër një game më të gjerë kundërshtarësh dhe rrit mundësinë për tifozët që të shohin skuadrat më të mira të shkojnë ballë për ballë më shpesh dhe më herët në garë. Do të rezultojë gjithashtu në ndeshje më konkurruese për çdo klub në të gjithë bordin.

    Si do të arrijnë skuadrat në fazën eliminatore të Champions League dhe a do të ndryshojë formati për fazën eliminatore?

    Rezultatet e çdo ndeshje do të vendosin renditjen e përgjithshme në ligën e re, me tre pikë për fitore dhe një për barazim.

    Tetë skuadrat më të mira në ligë do të kualifikohen automatikisht në raundin e 16-të, ndërsa skuadrat që përfundojnë në vendin e 9-të deri në vendin e 24-të do të garojnë në një fazë play-off me dy ndeshje për të siguruar rrugën e tyre për në 16-shen e fundit të kompeticionit. Skuadrat që përfundojnë në vendin e 25-të ose më poshtë do të eliminohen, pa akses në UEFA Europa League.

    Në fazën eliminatore, skuadrat që përfundojnë në vendin e 9-të dhe të 16-të do të vendosen në shortin e play-off-it të fazës eliminatore, që do të thotë se do të përballen me një ekip të renditur nga vendi i 17-të deri në 24, në parim, ndeshjen e kthimit në shtëpi. Tetë skuadrat që mbizotërojnë në play-off-et e fazës eliminatore do të kalojnë më pas në raundin e 16-të, ku secili do të përballet me një nga tetë finalistët.

    Nga raundi i 16-të e tutje, gara do të vazhdojë të ndjekë formatin e saj ekzistues të raundeve me eliminim direkt që çon në finalen e zhvilluar në një vend neutral të përzgjedhur nga UEFA.

    Të gjitha ndeshjet para finales do të vazhdojnë të luhen në mesjavë, duke njohur rëndësinë e kalendarit vendas të lojërave në të gjithë Europën, ndërsa finalja do të luhet të shtunën.

    A do të ndryshojnë edhe formatet e Europa League dhe Europa Conference League nga 2024/25?

    Po. Ndryshime të ngjashme të formatit do të aplikohen edhe në UEFA Europa League (tetë ndeshje dhe për rrjedhojë tetë kundërshtarë të ndryshëm në fazën e ligës) dhe UEFA Europa Conference League, e cila do të quhet Liga e Konferencave UEFA që nga viti 2024/25 (gjashtë ndeshje dhe për rrjedhojë gjashtë kundërshtarë të ndryshëm në fazën e ligës), me të dyja garat me 36 ekipe në fazën e ligës.

    Si do të duket kalendari për formatin e ri të tre kompeticioneve?

    Ndeshjet e Champions League dhe Europa League do të luhen midis shtatorit dhe janarit, ndërsa ndeshjet e Europa Conference League do të luhen midis shtatorit dhe dhjetorit. Secila nga tre kompeticionet e klubeve të UEFA-s do të ketë një javë ndeshje ekskluzive, ndërsa dy garat e tjera nuk do të planifikohen në këtë javë.

    Në javët standarde, ndeshjet e Champions League do të luhen të martën dhe të mërkurën, ndërsa ndeshjet e Europa League dhe Europa Conference League do të luhen të enjten. Në javën ekskluzive të Champions League, ndeshjet e Champions League do të luhen të martën, të mërkurën dhe të enjten. Në javën ekskluzive të Europa League, ndeshjet e Europa League do të zhvillohen të mërkurën dhe të enjten. Në javën ekskluzive të Europa Conference League, ndeshjet e Europa Conference League do të zhvillohen të enjten.

    Për ndeshjet e fundit të secilës prej fazave të ligës së garave, të gjitha ndeshjet do të luhen njëkohësisht. /Top Channel

  • I përkasin fesë islame, lojtari shqiptar dhe ai francez nuk respektojnë birrën e Bayern Munchenit

    I përkasin fesë islame, lojtari shqiptar dhe ai francez nuk respektojnë birrën e Bayern Munchenit

    Skuadra e Bayern Munchen ka publikuar foton e edicionit 2024/25 dhe si gjithmonë e pranishme është edhe sponsori gjeneral, birra “Paulaner”.

    Ajo që bie në sytë e të gjithëve është mos respektimi i birrës nga dy lojtarët, Arijon Ibrahimovic dhe Sacha Boye, shkruan Indeksonline

    Dy lojtarët i përkasin fesë islame, prandaj nuk pranuan të dalin me birrë në duar.

    Kjo ka ndodhur edhe më parë te skuadra e Bayern Munchen. I fundit që e bëri një gjë të tillë ishte Sadio Mane, i cili poashtu është musliman.