ATV

Category: Sport

  • ​Interi me tri mungesa kundër Cityt

    ​Interi me tri mungesa kundër Cityt

    Interi aktualisht po stërvitet në Qendrën Stërvitore BPER në “Appiano Gentile”, në kuadër të ndeshjes së nesërme në stadiumin “Etihad’ kundër Manchester Cityt, debutimin e të dyve në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve.

    Trajneri Simone Inzaghi nuk do të mund të llogarisë, jo vetëm tek Tajon Buchanan , por edhe te Federico Dimarco dhe Marko Arnautovic që nuk po stërviten me ekipin, përcjellë KosovaPress.

    Anësori, pas ndeshjes së Monzës, është dashur të ndalet për shkak të një tendosjeje në kofshën e djathtë dhe ka shpresa për ta rikuperuar atë për derbin kundër Milanit.

    Por lajmi i fundit është mungesa e austriakit në fushën stërvitore, e ndalur nga një ethe që do ta pengojë atë të marrë pjesë në ndeshjen kundër skuadrës angleze.

  • Milan-Liverpool, formacionet e mundshme

    Milan-Liverpool, formacionet e mundshme

    Milani do të ketë sytë nga Alvaro Morata, Rafael Leao dhe Christian Pulisic në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Liverpool-it të Federico Chiesa në “San Siro” që zhvillohet sonte nga ora 21:00.

    Kuqezinjtë duhet të përballen pa të dëmtuarit Marco Sportiello, Alessandro Florenzi, Ismael Bennacer dhe Malick Thiaë, ndërsa Luka Jovic nuk është përfshirë në listën e tyre të UEFA-s.

    Davide Calabria i është rikthyer stërvitjeve në grup dhe pritet të startojë si mbrojtës i djathtë në vend të Emerson Royal, përcjellë KosovaPress.

    Fikayo Tomori dhe Morata pushuan në fitoren 4-0 të së shtunës ndaj Venezias në Serie A, por pritet të startojnë kundër Reds. Reprezentuesi spanjoll ka bërë dy paraqitje si zëvendësues që kur u bashkua me kuqezinjtë verën e kaluar dhe do të startojë për herë të parë sonte.

    Nga ana tjrtër, italiani Chiesa është në dispozicion për Liverpoolin dhe është thirrur për herë të parë. Megjithatë, ish- ylli i Fiorentinës dhe Juventusit pritet të startojë në stol dhe mund të bëjë debutimin e tij zyrtar me gjigantët e Premier League si zëvendësues.

    Këto janë formacionet e mundshme:

    Milan (4-2-3-1): Maignan; Kalabria, Tomori, Pavlovic, Theo Hernandez; Fofana, Reijnders; Pulisic, Loftus-Cheek, Leao; Morata

    Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konaté, van Dijk, Robertson; MacAllister, Gravenberch; Salah, Szoboszlai, Luis Diaz; Diogo Jota.

  • ​Dy të vdekur pas një ndeshje Ragbi

    ​Dy të vdekur pas një ndeshje Ragbi

    Menjëherë pas humbjes së Detroit Lions kundër Tampa Bay Buccaneers (16:20), pati një përleshje në një pikë takimi të tifozëve që më pas u përshkallëzua dhe çoi në dy vdekje.

    Shefi i policisë James Ëhite tha të hënën se një person i dytë vdiq një ditë pas incidentit. Sherri ka ndodhur në një pikë takimi për tifozët rreth një kilometër e gjysmë larg stadiumit.

    Trajneri i Luanëve, Dan Campbell u prek thellë nga të shtënat. “Nuk i di të gjitha detajet, por sa herë që dikush humbet jetën është një incident tragjik”, tha ai, përcjellë KosovaPress.

    St. Broën humbi me rezultat 16:20 kundër Bucs të dielën pasdite, pak më pas u dëgjuan dy të shtëna pas një debati Një i dyshuar është arrestuar. Viktimat ishin burra nga Detroiti, njëri rreth 40 vjeç, i dyti rreth 20 vjeç, tha policia.

  • Rikthehet Liga e Kampionëve, por me sistem të ri

    Rikthehet Liga e Kampionëve, por me sistem të ri

    Gara më prestigjose evropiane në nivel të klubeve, Liga e Kampionëve do të rikthehet sot, por me sistem të ri të garës. Sipas vendimit të UEFA-së, faza e grupeve tashmë është zëvendësuar me një sistem të ri, të quajtur Faza e Ligës, aty ku do të shohim ndeshje jashtëzakonisht të forta.

    Sot do të zhvillohen ndeshjet e para më këtë sistem, dhe nuk do të mungojnë ballafaqime të titanëve evropian, raporton KosovaPress.

    Këto janë ndeshjet:

    Nga ora 18:45 ballafaqohen:

    Juventus-PSV

    Youbg Boys-Aston Villa

    Nga ora 21:00 ballafaqohen:

    Milan-Liverpool

    Bayern-Dinamo Zagreb

    Real Madrid-Stutgart

    Sporting-Lille

  • ​Superliga/ Sot zhvillohet ndeshja e fundit e xhiros së pestë

    ​Superliga/ Sot zhvillohet ndeshja e fundit e xhiros së pestë

    Në Superligën e Kosovës në futboll, sot do të zhvillohet ndeshja e fundit e xhiros së pestë. Kjo javë ishte e mbushur me ndeshje shumë interesante, ku u veçuan sfidat Ballkani-Prishtina dhe Llapi-Drita.

    Ndërsa sot, kjo xhiro do të mbyllet me ballafaqimin ndërmjet dy skuadrave të fundit në tabel, Gjilanit dhe Feronikelit. Pas katër ndeshjeve, Gjilani ka dy pikë në vendin e nëntë, kurse Feronikeli mbetet pa pikë me katër humbje, raporton KosovaPress.

    Lider i tabelës është Ballkani me dhjetë pikë, aq sa kanë edhe Malisheva dhe Suhareka në pozitat dy dhe tre.

  • Çfarë rikthimi pas lëndimit, Messi i shënon dy gola në katër minuta

    Çfarë rikthimi pas lëndimit, Messi i shënon dy gola në katër minuta

    Lionel Messi e shënoi rikthimin e tij me dy gola dhe një asistim për të ndihmuar Inter Miamin në fitoren 3-1 kundër Philadelphia Union.

    Kapiteni i Argjentinës nuk kishte luajtur që nga lëndimi i kyçit të këmbës në fitoren e vendit të tij në finalen e Kupës së Amerikës ndaj Kolumbisë në korrik.

    Kjo e bëri atë të humbasë kualifikimet e Kupës së Botës të këtij muaji, ndërsa ai gjithashtu mori tetë ndeshje për skuadrën e tij të Major League Soccer – megjithëse ata kryesojnë renditjen e Konferencës Lindore MLS.

    Por, 37-vjeçari, ish-ylli i Barcelonës luajti plot 90 minuta në fillimin e tij të parë për tre muaj, shkruan BBC.

  • Dy përballje interesante sot në Superligë: Vëmendja tek derbi Ballkani-Prishtina

    Dy përballje interesante sot në Superligë: Vëmendja tek derbi Ballkani-Prishtina

    Sot do të zhvillohen dy ndeshje tejet interesante në Albi Mall Superligën e Kosovës.

    Vëmendja do të jetë në Suharekë, ku kampioni në fuqi Ballkani e pret Prishtinën.

    Kurse ndeshja tjetër poashtu tejet interesante do të jetë mes Ferizajt dhe Suharekës.

  • Neron Abdullahu shënon gol të jashtëzakonshëm

    Neron Abdullahu shënon gol të jashtëzakonshëm

    Eurogoli që mahniti të gjithë dhe që rrallë herë shihet në stadiumet tona.

    Nipi i ish-kryetarit të ndjerë të FFK-së, Rexhep Abdullahu, ka shënuar gol të jashtëzakonshëm.

    Në ndeshjen e javës së pestë të Kampionatit Bon Voyage të Superligës U21 ndërmjet Ballkanit U21 dhe Prishtinës U21, e cila u zhvillua në Therandë me 11 shtator, Neron Abdullahu, mesfushori i KF Prishtinës U21, shënoj në fillim të ndeshjes një gol sa të jashtëzakonshëm aq edhe të papritur nga të gjithë në veçanti nga portieri shtatlartë i KF Ballkanit U21.

  • Pezullohet përkohësisht shefi i Federatës së Notit të Kosovës për diskriminim ndaj Shaboviqit

    Pezullohet përkohësisht shefi i Federatës së Notit të Kosovës për diskriminim ndaj Shaboviqit

    Kryetari i Federatës së Notit të Kosovës (FNK), Agron Zeqiri, është pezulluar përkohësisht nga të gjitha aktivitetet sportive për shkak se dyshohet se e udhëhoqi një fushatë diskriminuese ndaj notarit kosovar Adell Shaboviq, njoftoi Federata Botërore e Sporteve të Ujit, e njohur si World Aquatics.

    “Shefi i Etikës i Njësisë së Integritetit të Ujit (CECO), pasi analizoi dhe shqyrtoi të gjitha dokumentet relevante dhe në përputhje me nenin 21 të Kodit të Integritetit të World Aquatics, ka vendosur t’ju pezullojë përkohësisht, duke qenë se besimi i publikut në integritetin e sportit të ujit është në rrezik”, thuhet në njoftim.

    Njësiti për Integritet i World Aquatics (CECO) e akuzon zyrtarisht Zeqirin për shkelje të kodit të integritetit dhe ka kërkuar që ai të pezullohet për katër vjet dhe të gjobitet me 25.000 euro.

    Shaboviq, me prejardhje nga qyteti perëndimor i Kosovës, Peja, ishte përballur me kundërshtime në rrugën e tij drejt përfaqësimit të Kosovës në not në Lojërat Olimpike, Parisi 2024.

    Por, pavarësisht se në dhjetor 2023 ishte pranuar si përfaqësues i Kosovës nga FNK-ja, Shaboviqi menjëherë hasi në pengesa për ta përfaqësuar vendin e prejardhjes.

    Në një njoftim, CECO tha se federata e drejtuar nga Zeqiri nuk e lejoi Shaboviqin të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Notit në Doha në fillim të këtij viti, edhe pse ai kishte më së shumti pikë nga federata botërore.

    Pas ankesës në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (KAS) ndaj vendimit të FNK-së, Shaboviq dyshohet se u kërcënua me pezullim apo përjashtim nga federata kosovare, sipas CECO.

    “Për më tepër, duket se kishte edhe tentime për ta penguar pjesëmarrjen e Shaboviqit në Lojërat Olimpike 2024 në Paris”, tha CECO.

    “Në lidhje me këtë, ju dyshohet se thirrët konferencë për shtyp për ta kundërshtuar pjesëmarrjen e Shaboviqit në Paris 2024, për më tepër, duke ndikuar në opinionin publik. Në këtë kontekst, duket se atij i referoheshin edhe me fjalë diskriminuese si, ‘serb’ apo ‘rus’, duke iu referuar etnisë së tij”, tha CECO.

    CECO e akuzoi Zeqirin se u përpoq t’i pengonte Shaboviqin dhe Hana Beiqin nga pjesëmarrja në Paris 2024, në përpjekje për t’i dërguar dy notarë të tjerë, Mal Gashin dhe Eda Zeqirin në vend të tyre.

    World Aquatics i kishte dërguar email Komitetit Olimpik të Kosovës në qershor, duke i treguar se dy notarët me më së shumti pikë të grumbulluara janë Adell Shaboviq dhe Hana Beiqi dhe se ata do të merrnin ftesë për pjesëmarrje në Paris 2024.

    Shaboviq dhe Hana e përfaqësuan Kosovën në Paris 2024 në fund.

    Në lidhje me akuzën për pezullim me katër vjet dhe gjobë prej 25.000 eurosh, World Aquatics tha se Zeqiri ka kohë deri më 20 qershor për t’u përgjigjur, ose vendimi do të hyjë në fuqi.

    Zeqiri mund ta pranojë akuzën dhe t’i pranojë pasojat dhe dënimin, apo ta pranojë akuzën dhe ta kundërshtojë atë në një organ gjyqësor, i cili do të vendoste për dënimin ndaj tij, thuhet në njoftim.

    Ai mund gjithashtu ta mohojë akuzën dhe pastaj organi gjyqësor do të vendosë për dënimin dhe pasojat me të cilat duhet të përballet ai./REL

  • ​Kombëtarja U17 e përmbyllë me sukses kampin parapërgatitor

    ​Kombëtarja U17 e përmbyllë me sukses kampin parapërgatitor

    Kombëtarja e Kosovës U17 në konkurrencën e meshkujve, e ka përmbyllur me sukses grumbullimin pesëditor në Kampin Nacional në Hajvali. Përzgjedhësi Arbnor Morina, kishte të ftuar gjithsej 24 futbollistë, nga kampionati vendor dhe nga jashtë vendit, të lindur më 2008.

    Gjatë këtij grumbullim, Kosova U17 ka zhvilluar dy ndeshje kontrolluese me 2 Korrikun dhe Ballkanin, me ç’rast në të dy takimet Kosova ka shënuar fitore, ani pse rezultati nuk ishte prioritet.

    Përzgjedhësi Morina u shpreh i lumtur që për herë të parë janë grumbulluar futbollistë nga diaspora dhe Kosova, të cilët kanë zhvilluar stërvitje dhe kanë luajtur bashkë. Kjo do t’i ndihmojë atij për ta bërë përgjedhjen e duhur të ekipit të Kosovës, i cili do të paraqitet në ndeshjet kualifikuese të cilat zhvillohen nga 7 deri më 15 tetor në Genk të Belgjikës.

    Kosova U17 ndodhet në grupin e 4-t të Ligës B, bashkë me Belgjikën, Ukrainën dhe Kazakistanin

    Ndërsa ndeshjen e parë të raundit të parë e zhvillon me 9 tetor ndaj Ukrainës.