ATV

Category: Sport

  • ​Evertoni bëhet me pronar të ri

    ​Evertoni bëhet me pronar të ri

    Friedkin Group, pronar i Romës, ka konfirmuar marrëveshje për të blerë shumicën e aksioneve në Everton. Sky Sport Italia raporton se djali i Danit, Ryan, tani do t’i ndjekë më nga afër “Giallorossët”, por familja nuk po mendon të shesë klubin e Serie A.

    Friedkin Group dhe Everton konfirmuan në një deklaratë të përbashkët të hënën se kishin arritur një marrëveshje për marrjen e klubit, përcjellë KosovaPress. Raportet e mëparshme pretendonin se pronari i Romës do të investonte rreth 500 milionë euro për të blerë klubin e Premier Ligës.

    Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ata do të kërkojnë të shesin klubin italian.

    “Kjo blerje nuk do të thotë se ata do të tërhiqen nga Roma”, tha korrespondenti i Sky Sport Italia, Angelo Mangiante, drejtpërdrejt nga qendra stërvitore e Romës, Trigoria, të hënën pasdite.

  • ​Çeki-Shqipëri, dalin në shitje biletat

    ​Çeki-Shqipëri, dalin në shitje biletat

    Kombëtarja shqiptare do të luajë në muajin tetor dy ndeshjet e radhës në UEFA Nations League, ndaj Çekisë (11 tetor, Epet Arena, 20:45) dhe ndaj Gjeorgjisë (14 tetor, Mikheil Meskhi Stadium, 18:00).

    Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se mund të blejnë biletat e tyre për sfidën e tretë në Grupin B1 të UEFA Nations League, Çeki – Shqipëri në linku: https://www.ticketportal.cz/event/Cesko-Albanie?idpartner=414

    Tribunat A2, A3, H1, F20 dhe F21 në stadiumin “Epet Arena” janë në dispozicion të tifozëve shqiptarë.

  • Joshua pas humbjes nga Dubois: Jam luftëtar, do të vazhdoj të boksojë

    Joshua pas humbjes nga Dubois: Jam luftëtar, do të vazhdoj të boksojë

    Anthony Joshua mbrëmë u mposht me KO nga Daniel Dubois, duke humbur titullin e Kampionit të Botës në IBF.

    34-vjeçari nuk arriti ti përballonte goditjet e kundërshtarit të tij, dhe u rrëzua në raundin e pestë.

    Pas meçit, Joshua foli në konferencë për media duke thënë se pavarësisht se i kërkohet pensionimi nga tifozët, ai do të vazhdoj të luftojë.

    “Dhe ju ndoshta po pyesni: “A dua të vazhdoj të luftoj? Sigurisht që dua të vazhdoj të luftoj.

    Kjo është arsyeja pse thashë se arritëm sukses dhe dolëm jashtë mase. Dhe çfarë do të thotë kjo tani?

    ‘A do të ikim? A do të jetojmë për të luftuar një ditë tjetër? Dhe kjo është ajo që jam. Një luftëtar”, tha Joshua.

  • Policia shqiptoi 2292 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

    Policia shqiptoi 2292 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2292 tiketa për pjesëmarrësit e trafikut për shkak të shkeljeve të rregullave të komunikacionit.

    Gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur asnjë aksident me fatalitet, derisa kanë ndodhur 12 aksidente me të lënduar dhe 33 aksidente me dëme materiale.

    Gjatë 24 orëve të kaluara janë arrestuar 20 persona, 2 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit, derisa 11 persona janë dërguar në mbajtje.

  • Laban Cheruiyot dhe Luiza Gega fitues të maratonës “Prishtina 2024”

    Laban Cheruiyot dhe Luiza Gega fitues të maratonës “Prishtina 2024”

    Fituesi i maratonës “Prishtina 2024”, në konkurrencën e meshkujve është kejani, Laban Cheruiyot

    Ndërsa në konkurrencën e femrave këtë maratonë e ka fituar, Luiza Gega, shkruan KP.

    Në maratonën e kryeqytetin sipas organizatorëve kanë marrë pjesë mbi 1200 persona.

    Kritika për organizim kishte për shkak se vrapuesit pengoheshin nga veturat, por mungonin edhe pikat e furnizimit me ujë e lëngje tjera.

  • Keniani Kimaiyo triumfon në Maratonën ‘Prishtina 2024’

    Keniani Kimaiyo triumfon në Maratonën ‘Prishtina 2024’

    Në një garë interesante Kimaiyo i ari arrti në cak për kohën 2 orë e 25 minuta e kalojë shtegun prej 42 km.

    I dyti në cak arriti bashkëkombësi i tij, Laban Cheruiyot.

    Keniani Rono fitues i gjysmëmaratonës 21 km

    Garuesi nga Kenia Kennedy Kipkemoi Rono është fitues i gjysmëmaratonës 21 km që po mbahet në Prishtinë.

    Një nga ngjarjet më të mëdha sportive është duke u zhvilluar në kryeqytetin e Kosovës.

    Keniani Rono e kalojë shtegun për kohën 1.04 minuta duke triumfuar në garë joshëse.

    I dyti në cak arriti garuesi Bethwel Kiprono Chemweno për kohën 1.05:1.

    Kusari përfundon shtegun 10 km, kritikon organizatorët

    Kusari në një prononcim për RTK, ka kritikuar organizatorët e kësaj ngjarje sportive.

    “Nga koha kur ka filluar ky aktivitet sportiv unë jam pjesë e Maratonës, por ky aktivitet, ka rënie të garuesve. Kësaj radhe kalova shtegun prej 10 km, por duhet një organizim shumë më i mirë”, ka thënë ajo.

    “Ju i keni parë maratonat ndërkombëtare ku mbyllen qytetet, por pa ndodh një ndryshim i mirëfillte nga organizatorët, nuk do të mund të arrihet ajo që ne e duam. Ky organizim duhet të jetë thirrja e fundit për organizatorët për vitin e ardhshëm të jetë një organizim më i mirë”, ka pohuar deputetja Kusari.

    Ka startuar ngjarja më e madhe sportive në vendin tonë, Maratona ‘Prishtina 2024’, event ky që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

    Maratona ‘Prishtina 2024’ po mbahet nën organizimin e Federatës Atletike të Kosovës me moton ‘Vrapo pa kufi’.

    Drejtuesit e Federatës, këshillit organizativ dhe komunës së Prishtinës, më kohë kanë kryer të gjitha përgatitjet e duhura për këtë ngjarje sportive që kalon kufijtë.

    Mbi 500 atletë nga e mbarë bota, kanë nisur garën në disiplinën 2 kilometërshe, 5 km, edhe 10, 21 dhe 42 kilometra.

    Risi e kësaj Maratona ‘Prishtina 2024’ është edhe pjesëmarrja e kampiones së Evropës në 3000 metra me pengesa, Luiza Gega, e cila po vrapon në disiplinën 42 kilometra.

  • Dy përballje interesante sot në futbollin kosovar, vëmendja në Gjilan

    Dy përballje interesante sot në futbollin kosovar, vëmendja në Gjilan

    Ditën e sotme zhvillohen dy takimet e fundit të xhiros së gjashtë në futbollin kosovar.

    Gjithë vëmendja do të jetë në Gjilan, ku do të përballen Drita dhe Ballkani, kjo përballje është sfida kryesore e kësaj jave.

    Një tjetër ndeshje mjaftë interesante pritet të zhvillohet në Malishevë, ku kjo e fundit do të jetë nikoqire e Gjilanit.

    Dy ndeshjet fillojnë nga ora 15:00.

  • Xhiro e 6-të e Superligës vijon sot me dy ndeshje interesante, vëmendja në Suharekë e Ferizaj

    Xhiro e 6-të e Superligës vijon sot me dy ndeshje interesante, vëmendja në Suharekë e Ferizaj

    Xhiro e 6-të e edicionit 2024-25 të Albi Mall Superligës së Kosovës në Futboll u hap ditën e djeshme me duelin mes Prishtinës dhe Dukagjinit.

    Prishtina triumfoi bindshëm ndaj skuadrën nga Klina, duke e mposhtur atë me rezultat 3-0, për të marrë kreun e tabelës, të paktën përkohësisht.

    E ditën e sotme, xhiroja e 6-të do të vijojë me dy ndeshje të tjera interesante.

    Në Therandë, Suhareka do të jetë nikoqir i skuadrës së Feronikelit 74.

    Suhareka ka tre fitore dhe një barazim në katër ndeshje të zhvilluara, duke u ndodhur në kuotën e 10 pikëve, bashkë me Ballkanin, Prishtinën dhe Malishevën. Një triumf potencial sonte, do t’i shihte ata të merrnin kreun e tabelës, shkruan Sinjali Sporti.

    Feronikeli 74 ndërkohë është skuadra e vetme në Superligë këtë sezon që s’e ka marrë ende asnjë pikë të vetme. Skuadra nga Drenasi ka pesë humbje në po aq xhiro të luajtura.

    Dueli tjetër interesant është ai mes Ferizajt dhe Llapit.

    Llapi vjen pas një fitore të madhe në shtëpi ndaj Dritës, ku triumfoi me një rezultat minimal 1-0 në fund të ndeshjes. Ndërkohë Ferizaj u mposht ndeshjen e fundit në shtëpi ndaj Suharekës, po ashtu me rezultat minimal 1-0.

    Skuadra e Llapit aktualisht ndodhen në pozitën e 5-të në tabelë me 7 pikë të mbledhura pas pesë xhirove, ndërsa Ferizaj ndodhet në pozitën e parafundit në tabelë, duke grumbulluar katër pikë në pesë xhiro, me një fitore, një barazim e tre disfata.

    Të dielën xhiro do të mbyllet me super-derbin Drita-Ballkani dhe Malisheva-Gjilani.

    Të gjitha ndeshjet e kësaj jave zhvillohen nga ora 15:00.

  • ​Trepça mëson rivalin e radhës në Ligën e Kampionëve

    ​Trepça mëson rivalin e radhës në Ligën e Kampionëve

    Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça do të ketë një ndeshje mjaft të vështirë ndaj kampionit të Çekisë, Nymburk. Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

    Turneu kualifikues po zhvillohet në Antalia të Turqisë. Sfida zhvillohet të premten nga ora 13:00, sipas kohës në Kosovë. Nëse arrin në finale, Trepça do të luajë përballë fituesit të ndeshjes Levice (Sllovaki) e Kalev/Cramo (Estoni). Finalja zhvillohet të dielën nga ora 18:00.

    Në çerekfinale të kualifikimeve, mitrovicasit fituan ndaj kampionit të Qipros, Keravnos 82:79. Në kualifikime janë 24 skuadra, ku katër më të mirat nga çdo grup kualifikues do t’i bashkohen 28 skuadrave që tashmë janë përcaktuar për edicionin e ri, përcjellë KP.

  • ​Kosova ngjitet dy pozita në ranglistën e FIFA-së

    ​Kosova ngjitet dy pozita në ranglistën e FIFA-së

    Kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritje në ranglistën më të re të publikuar nga shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA. “Dardanët” në renditjen e re pozicionohen në pozitën numë 104, dy më lartë se renditja paraprake.

    Ky sukses vjen pas dy ndeshjeve të Kosovës të zhvilluara në kuadër të Ligës së Kombeve, fitores ndaj Qipros në udhëtim dhe humbjes nga Rumania në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton KosovaPress.

    Sfidën e radhës në Ligën e Kombeve, Kosova do ta ketë kundër Lituanisë në udhëtim më 12 tetor të këtij viti.