ATV

Category: Sport

  • Trepça e mundi Keravnosin, ndeshja e parë në kualifikime për Champions League

    Trepça e mundi Keravnosin, ndeshja e parë në kualifikime për Champions League

    Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça e ka kaluar pengesën e parë në Ligën e Kampionëve.

    Të mërkurën në Belek të Turqisë, skuadra mitrovicase mposhti kampionin qipriot, Keravnos, me rezultat 82:79.

    Tani “xehetarët” luajnë ndaj skuadrës çeke Nymburk të premten, që vlerësohet favorite e madhe e turneut të dytë kualifikues.

    Nëse arrin në finale, Trepça do të luajë përballë fituesit nga takimet në mes të: Kutaisi (Gjeorgji), Levice (Sllovaki) ose Kalev/Cramo (Estoni).

    Në kualifikime janë 24 skuadra që do t’i bashkohen 28 skuadrave që tashmë janë përcaktuar për edicionin e ri.

     

     

     

  • Ndërron jetë legjenda e futbollit italian, Schillaci

    Ndërron jetë legjenda e futbollit italian, Schillaci

    Salvatore “Toto” Schillac i, sulmuesi që ndezi Botërorin e Italisë 1990 me të bëmat e tij dhe i dhuroi të gjithë vendit “Netët Magjike” të paharrueshme, u nda nga jeta sot në moshën 59-vjeçare.

    I shtruar prej disa javësh në spitalin Civic në Palermo, kushtet shëndetësore të ish-sulmuesit ishin përkeqësuar orët e fundit. Ai kishte kohë që luftonte me kancerin e zorrës së trashë.

    Schillaci, një talent që shpërtheu në Botërorin e tij në shtëpi, do të mbetet përgjithmonë i lidhur me atë verë të paharrueshme.

    Me vendosmërinë, shpejtësinë dhe aftësinë e tij për të shënuar, ai u bë simboli i një kombëtareje që arriti në vendin e tretë, duke fituar zemrat e italianëve dhe jo vetëm.

    Karriera e tij, e cila filloi në ligat e vogla, e bëri atë të vishte fanellat e Juventus-it dhe Inter-it, por pikërisht me bluzën e kombëtares ai shkroi faqet më të bukura të historisë së tij.

    Gjashtë gola në shtatë ndeshje në Kupën e Botës 90 dhe titulli i golashënuesit më të mirë janë shifra që flasin vetë dhe që e vendosën atë si një nga sulmuesit më të mëdhenj italianë.

  • Super sfida tjera sonte në Ligën e Kampionëve, vëmendja në Angli

    Super sfida tjera sonte në Ligën e Kampionëve, vëmendja në Angli

    Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte me disa sfida interesante.

    Sikurse natën e mbrëmshme edhe sonte do të zhvillohen gjashtë sfida të xhiros së parë në formatin e ri të kompeticionin më madhor të klubeve në Evropë.

    Dy ndeshjet e para të ditës janë Bologna – Shakthar Donetsk dhe Sparta Prague – Salzburg.

    Këto dy takime luhen me fillim nga ora 18:45.Ndërsa takimi kryesor i natës së sotme do të jetë në “Etihad Stadium” mes Manchester Cityt dhe Interit.

    Në takime tjera, Parisi pret Gironën e cila debuton në Ligën e Kampionëve, Celtici është nikoqir i Slovan Bratislavas dhe Dortmundi do të luaj në udhëtim tek Club Brugge.

    Të gjitha këto takime nisin nga ora 21:00.

  • ​Një ndeshje interesante sot në Superligë

    ​Një ndeshje interesante sot në Superligë

    Do të zhvillohet sot ballafaqimi ndërmjet Dritës dhe Malishevës, ndeshje kjo që nuk u zhvillua për shkak se skuadra gjilanase ishte e angazhuar në kualifikimet për në Ligën e Konferencës.

    Derisa Drita u mposht nga Llapi në fundjavë dhe kërkon të rikthehet te fitorja, Malisheva nga ana tjetër ka tri fitore radhazi duke e ndarë kështu kreun e tabelës me Ballkanin me nga dhjetë pikë, raporton KosovaPress.

    Sfida mes Dritës dhe Malishevës zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan me fillim nga ora 15:00.

  • ​Nis sot rrugëtimi i Trepçës në Champions

    ​Nis sot rrugëtimi i Trepçës në Champions

    Klubi basketbollistik Trepça për herë të parë do të luajë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

    Në turneun kualifikues në Antalia të Turqisë do të përballen me skuadrën e Keravnos (Qipro), ndërsa fituesi i këtij takimi luan në gjysmëfinale kundër kampionit të Çekisë, Nymburk. Nëse arrin në finale, Trepça do të luajë përballë fituesit nga takimet në mes të: Kutaisi (Gjeorgji), Levice (Sllovaki) e Kalev/Cramo (Estoni).

    Ndeshja zhvillohet sot nga ora 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë.

  • ​Liga e Kampionëve/ Sot një tjetër mega-përballje anglo-italiane

    ​Liga e Kampionëve/ Sot një tjetër mega-përballje anglo-italiane

    Pas dueleve të së martës, Liga e Kampionëve do të vazhdojë sot edhe me gjashtë ballafaqime të tjera tejet interesante. Padyshim se vëmendja kryesore sonte do të jetë në stadiumin “Etihad”, aty ku kampioni i Anglisë, Manchester City ballafaqohet me kampionin e Italisë, Interin.

    Do të jetë kjo një tjetër përballje e madhe anglo-italiane, pas asaj të së martës ku Liverpooli e mposhti gjigantin italian, Milanin, raporton KosovaPress.

    Manchester City dhe Interi u ballafaquan sezonin e kaluar në finalen e Ligës së Kmapionëve ku skuadra e Pep Guardiolas doli fitues dhe u shpall kampion evropian. Kjo ndeshje do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00.

    Pesë sfidat tjera janë këto:

    Bolonja-Shakhtar Donetsk

    Sparta Praga-Salsburg

    Celtic-Slovan Bratislava

    Club Brugge-Dortmund

    PSG-Girona

  • ​Guardiola flet për ballafaqimin me Interin

    ​Guardiola flet për ballafaqimin me Interin

    Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola këmbëngul se Interi është ‘ndërtuar për të fituar çdo ndeshje’ dhe Ligën e Kampionëve dhe vlerëson yjet e Nerazzurrëve, veçanërisht Alessandro Bastoni, Nicolò Barella, Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram.

    Interi dhe Manchester City bëjnë debutimin e tyre në Ligën e Kampionëve 2024-25 në stadiumin Etihad në Mançester të mërkurën. Guardiola e parashikoi lojën në një konferencë për shtyp para ndeshjes të martën, duke iu përgjigjur pyetjeve të mediave në anglisht dhe italisht.

    Interi dhe Manchester City u takuan në finalen e Ligës së Kampionëve 2023, të cilën Nerazzurrët e humbën 1-0, por Guardiola natyrisht pret një ndeshje ndryshe nga ajo, përcjellë KosovaPress.

    “Nuk kishim mundësi të mendonim se ishim shumë më mirë se ata në atë kohë. Mediat thoshin se ne ishim shumë më superior se ata, nuk e mendoja se ishim”, tha ai.

    “E dija se ata ishin të fortë dy vjet më parë dhe do të jenë të fortë nesër. Unë kam respekt për ta. Sigurisht që do të jetë një lojë ndryshe sepse një finale e Ligës së Kampionëve është ndryshe nga çdo lojë, por do të shohim. Interi është një ekip historik me një mentalitet të jashtëzakonshëm”, vazhdoi ish-mesfushori.

    “Ata janë ndërtuar për të fituar çdo ndeshje. Ata fituan shumë vitin e kaluar, është shumë e ngjashme me ne. Ata bëjnë presion të lartë. Ata janë të fortë në grup; ata kanë cilësi me Bastoni, Calhanoglu, Acerbi dhe Pavard. Ata kanë lojtar të mirë që vijnë nga linja e dytë, veçanërisht Barella. Gjithashtu, Mkhitaryan, por veçanërisht Barella. Nuk e di nëse Dimarco do të jetë në formë, por sa herë që kroson, ka katër ose pesë lojtarë në kuadrat. Është një ekip i kompletuar. Nuk mund të fitosh ligën italiane apo të arrish një finale të Champions League nëse nuk ke diçka të veçantë.”

  • ​Tifozi i Liverpoolit humb jetën para ndeshjes me Milanin

    ​Tifozi i Liverpoolit humb jetën para ndeshjes me Milanin

    Një tifoz irlandez 51-vjeçar i Liverpool-it vdiq mbrëmë teksa po përpiqej të kalonte autostradën A4 pranë aeroportit Orio al Serio në Bergamo, pretendojnë raportet në Itali.

    Burime të shumta në Itali, duke përfshirë La Gazzetta dello Sport dhe Il Corriere della Sera, raportojnë se një tifoz 51-vjeçar i Liverpool nga Irlanda vdiq pasi u përplas nga një automjet të hënën në mbrëmje.

    Tifozi, identiteti i të cilit nuk dihet ende, po kalonte autostradën A4 pranë aeroportit Orio al Serio në Bergamo, përcjellë KosovaPress. 51-vjeçari kishte zbritur në Itali nga Mançesteri dhe ishte me dy persona të tjerë që nuk ishin në vendngjarje kur autoritetet lokale gjetën trupin e burrit.

    Sipas Il Corriere della Sera, ai ishte një tifoz i Liverpoolit nga Irlanda dhe kishte në xhep një biletë për ndeshjen e sonte në Ligën e Kampionëve mes Milanit dhe Reds në San Siro.

    Sipas raportit, ai kaloi autostradën duke u përpjekur të arrinte në hotelin ku do të kishte fjetur.

  • ​Nata e Zhegrovës në Champions

    ​Nata e Zhegrovës në Champions

    Edhe pse nuk pati ditët më të mirë në grumbullimin me Kombëtaren e Kosovës për ndeshjet e Ligës së Kombeve, Edon Zhegrova do të jetë sonte në fushën e gjelbër me skuadrën franceze Lillë në garën më prestigjoze evropiane për klube, Ligën e Kombeve.

    Francezët do të jenë mysafir të Sportingut në ndeshjen parë të fazës së re të Ligës së Kampionëve që quhet Faza e Ligës, raporton KosovaPress.

    Reprezentuesi kosovar pritet që ndeshjen ta nis si startues për të vazhduar kështu rrugëtimin e mirë që e ka në këtë edicion të ri garues.

    Kjo ndeshje do të nis nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

    Sporting: (3-4-3): Israel; Debast, Inacio, Diomande; Catamo, Braganca, Hjulmand, Santos; Trincao, Gyokeres, Goncalves.

    Lille: (3-4-3): Chevalier; Meunier, Diakite, Ribeiro; Santos, Andre, Angel Gomes, Gudmundsson; Zhegrova, David, Sahraoui.

  • ​Trepça nis nesër kualifikueset për Ligën e Kampionëve

    ​Trepça nis nesër kualifikueset për Ligën e Kampionëve

    Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça për herë të parë do të luajë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. Në garat kualifikuese që do të zhvillon në Antalia të Turqisë, mitrovicasit shpresojnë të kualifikohen për herë të parë në grupet e kësaj gare.

    Në turneun kualifikues do të përballen me skuadrën e Keravnos (Qipro), ndërsa fituesi i këtij takimi luan në gjysmëfinale kundër kampionit të Çekisë, Nymburk.

    Nëse arrin në finale, Trepça do të luajë përballë fituesit nga takimet në mes të: Kutaisi (Gjeorgji), Levice (Sllovaki) e Kalev/Cramo (Estoni).

    Në kualifikime janë 24 skuadra që do t’i bashkohen 28 skuadrave që tashmë janë përcaktuar për edicionin e ri.

    Ndeshja do të zhvillohet nga ora 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë.