ATV

Category: Sport

  • ​Nesër finalja e madhe e Superkupës në basketboll

    ​Nesër finalja e madhe e Superkupës në basketboll

    Sigal Prishtina-Trepça është finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll. Mitrovicasit kanë mundur Golden Eagle Yllin me rezultat të thellë 83:61 (27:16, 20:14, 19:10, 17:21).

    ‘Xehetarët’ e nisën ndeshjen më mirë dhe nga fillimi e deri në fund ishin në epërsi. Fituesit aktualë të Superkupës e fituan çerekun e parë 27:16, derisa me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë, 20:14, për të shkuar në pushim me shifrat 47:30.

    Në pjesën e dytë vetëm sa e ngritën epërsinë për të triumfuar 83:61. Mikaile Tmusiq ishte MVP i ndeshjes me 16 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime.

    Finalja Sigal Prishtina-Trepça zhvillohet të mërkurën nga ora 20:00.

  • Liga e Kombeve, Kosova fiton tri pikët e para në grup

    Liga e Kombeve, Kosova fiton tri pikët e para në grup

    Dardanët janë kthyer nga Qiproja me fitore bindëse në Ligën e Kombeve.

    Ndeshja në Larnaka në kuadër të Ligës C, grupi 2, ka përfunduar me rezultatin 4:0.

    Në këtë mënyrë Kosova vazhdon fitoret në përballjet e deritanishme ndaj Qipros, pas atyre në vitin 2022 – 5:1 dhe 2:0.

    Serinë e golave në stadiumin “AEK Arena” e nisi Vedat Muriqi në minutën e 8-të nga penalltia dhe atë të 21-të, pas asistimit të Donat Rrudhanit.

    Edhe pjesa e dytë nisi me dominimin e futbollistëve të Franco Foda, me dy gola të shpejtë nga Albion Rrahmani në minutën e 48-të pas asistimit të Milot Rashicës dhe Lumbardh Dellova gjashtë minuta më vonë, pas asistimit tjetër të Rrudhanit.

    Emir Sahiti pati rast të mirë për 5:0 në minutën e 79-të, por goditja e tij u ndal nga shtylla.

    Fitorja e sotme është e rëndësishme për Kombëtaren e Kosovës në futboll, në kohën kur ajo ndodhet në krizë pas përjashtimit të tre lojtarëve nga grumbullimi për shkak të shkeljes së rregullave.

    Kosova renditet e dyta në tabelë me tri pikë nga dy ndeshje të zhvilluara në grup, ndërsa prin Rumania me tri pikë, por me gol-diferencë më të mirë dhe një ndeshje më pak më të zhvilluar.

    Qipro renditet e treta me tri pikë nga dy ndeshje të zhvilluara. Lituania, e cila sonte luan si mysafire ndaj Rumanisë në “Steaua” të Bukureshtit, renditet e fundit në grup pa asnjë pikë.

  • Sejdiu: Situata e krijuar ndikon negativisht te Kosova, ndaj Qipros mund të fitojmë

    Sejdiu: Situata e krijuar ndikon negativisht te Kosova, ndaj Qipros mund të fitojmë

    Trajneri dhe analisti i njohur i futbollit kosovar, Gani Sejdiu ka thënë se situata e ditëve të fundit e ndodhur brenda Kombëtares së Kosovës, ku u përjashtuan tre lojtarë për shkak të thyerjes së rregullave të ekipit si (Muslija, Muriç dhe Edon Zhegrova) mund të ketë ndikim negativ në ecurinë e Kosovës në rrugëtimin e tyre në Ligën e Kombeve.

    “Dradanët” u mposhtën nga Rumania me rezultat 3-0 në Prishtinë, ndërsa sonte luajnë në udhëtim ndaj Qipros.

    “Edhe në këto raste gjithmonë duhet gjetur forcën për t’u rikuperuar nga një zhgënjim i tillë, kështu që për të dal nga kjo duhet të jemi të gjithë të bashkuar, sidomos në këso raste sepse kur fiton është më lehtë…Nuk diskutohet që në këtë periudhë shumë të shkurtër kohore nga takimi me rumunët tani me Qipron është kohë e shkurtër dhe pasojat do të jenë evidente. Ne do ta shohim, është fati ynë ndoshta që e kemi një kundërshtar ndoshta që nuk e ka nivelin e kualitetit që ndoshta që ta na rrezikoj shumë siç ka qenë Rumania dhe kjo mund të jetë një element që ne duhet ta shfrytëzojmë përkundër këtij rasti që na ka ndodhur”, ka thënë Sejdiu.

    Ai konsideron që më vështirë do të jetë që të zëvendësojet Edon Zhegrova në sulm, por shprehet i bindur se Qipro mund të mposhtet edhe me grupin e lojtarëve që kanë mbetur në dispozicion të trajnerit Franco Foda.

    “Te Zhegrova pak problem por megjithatë kemi zëvendësime, kemi alternativa edhe grupi i lojtarëve që ka mbetur unë mendoj që nëse kanë arritur selektorin me stafin e vet situatën ta rikuperojnë në kuptimin e motivit dhe ta lënë anash këtë problem që ka ndodhur i cili është në periudhë shumë të keqe, shumë të papërshtatshme, unë mendoj që padyshim që e kemi mundësinë dhe kualitetin si dhe ekipin për ta mposhtur Qipron.

    Ndeshja ndërmjet Qipros dhe Kosovës do të nis nga ora 18:00.

    Zhvillimet te Kombëtarja e Kosovës-Interviste-Gani Sejdiu

  • ​Kreu i “Dardanëve” ka një thirrje për lojtarët e Kosovës

    ​Kreu i “Dardanëve” ka një thirrje për lojtarët e Kosovës

    Kryetari i grupit të tifozëve të Kosovës “Dardanët”, Lul Berisha u ka bërë thirrje futbollistëve të Kombëtares së Kosovës që në ndeshjen ndaj Qipros, e cila zhvillohet sonte të japin maksimumin dhe të marrin fitore në mënyrë që të tejkalohet situata e krijuar së fundi brenda grupit.

    Pas humbjen nga Rumania, tek kombëtarja shpërtheu një skandal ku me vendim të FFK-së Florent Muslija, Aro Muric dhe Edon Zhegrova u përjashtuan nga grumbullimi për shkak se kanë thyer rregulla e kombëtares.

    “Kosova nuk krahasohet me asgjë dhe askënd. Kosova është e të gjithëve. Kosova është dashuria më e madhe e përbashkët që kemi. Djem, rikthenani sonte buzëqeshjen dhe lumturinë. Kokën lart dhe fitore. Gjithmonë me juve. Forca”, ka shkruar Berisha në “Facebook”

    Qipro dhe Kosova do të ballafaqohen sonte me fillim nga ora 18:00.

  • ​Zyrtare/ Ballkani emëron trajnerin e ri

    ​Zyrtare/ Ballkani emëron trajnerin e ri

    Artim Pollozhani do të jetë trajner I ri I Ballkanit. Lajmi ëhstë konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar në faqen zyrtare të kampionit të Kosovës.

    “Mirë se u ktheve në shtëpinë tënde, Artim Pollozhani. Është një nder dhe kënaqësi e madhe që të kemi si kryetrajner të ri të FC Ballkani-t. Përvoja dhe njohuritë e tua për klubin tonë janë një vlerë e shtuar, ku së bashku synojmë të ecim edhe më shumë drejt qëllimeve tona”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

    Pollozhani merr drejtimin e Ballkani pas largimit të Ilir Dajës javën e kaluar.

  • ​Shqipëri-Gjeorgji, “Air Albania” do të jetë i stërmbushur

    ​Shqipëri-Gjeorgji, “Air Albania” do të jetë i stërmbushur

    Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë për këtë vit në stadiumin “Air Albania” të martën ndaj Gjeorgjisë, në orën 20:45.

    Pas triumfit spektakolar ndaj Ukrainës, kombëtarja ka në program një tjetër ndeshje në shtator, këtë herë në shtëpinë e të gjithë shqiptarëve “Air Albania”, që do të jetë i mbushur plot në mbështetje të Shqipërisë.

    Të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Gjeorgji, e vlefshme për UEFA Nations League janë shitur.

    Federata Shqiptare e Futbollit u kërkon të gjithë tifozëve shqiptarë që do të jenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” më 10 shtator, në mbështetje të ekipit tonë Kombëtar të krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë respekt ndaj ekipit kundërshtar. /ATSH/

  • ​Basketboll/ Gjysmëfinalet e Superkupës garantojnë spektakël

    ​Basketboll/ Gjysmëfinalet e Superkupës garantojnë spektakël

    Është hedhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale në Superkupën e Kosovës në basketboll.

    Ndeshja e parë do të zhvillohet ndërmjet rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës, Sigal Prishtinës dhe Pejës, derisa sfida e dytë është ndërmjet finalistëve të “Play-offit”, Trepçës dhe Golden Eagle Yllit.

    Sfidat në Prizren premtojnë spektakël dhe ndeshje cilësore në parket. Fituese aktuale e Superkupës është Trepça, që edicionin e kaluar fitoi edhe titullin, Kupën dhe Ligën Unike.

  • Sot Kosova pa Zhegrovën, Muric e Muslijen luan kundër Qipros

    Sot Kosova pa Zhegrovën, Muric e Muslijen luan kundër Qipros

    Kombëtarja e Kosovës në futboll do të ballafaqohet me Qipron nga ora 18:00, në kuadër të xhiros së dytënë kuadër të Ligës së Kombeve.

    Në këtë duel nuk do të luajnë Zhegrova, Muric e Muslija, pasi janë përjashtuar nga grumbullimi, shkaku i thyerjes së rregullave disiplinore.

    Trajneri Franco Foda dhe Amir Rrahmani dje u paraqitën në konferencë për media.

    Selektori Foda tha se e kanë analizuar ndeshjet e Qipros, dhe se është ekip i fortë.

    Kurse kapiteni Rahmani tha se se Kosovës vetëm fitorja i kryen punë sot.

  • Dardanët u nisën për në Qipro pa Zhegrovën, Muslijën dhe Muriqin

    Dardanët u nisën për në Qipro pa Zhegrovën, Muslijën dhe Muriqin

    Futbollistët e Kombëtares së Kosovës janë nisur sot për në Qiprim për ndeshjen që do të zhvillohet të hënën, në orën 18:00, në Larnaca dhe i takon xhiros së dytë të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

    Gjithashtu, ata sot e kanë kryer seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes kundër Qipros në Kampin Nacional në Hajvali.

    “Dardanët nisën për në Qipro”, është mbishkrimi i videos të shpërndarë nga Federata e Futbollit të Kosovës në Facebook, ku shihet futbollistët duke u nisur.

    Në njoftimin e lëshuar nga Federata e Futbollit të Kosovës thuhet se futbollistët dardanë kanë punuar intensivisht në përgatitjet e fundit, me qëllim që të jenë në formën më të mirë të mundshme dhe me moral të lartë përballë ekipit të Qipros.

    Ndeshja me Qipron është një përballje e rëndësishme për Kombëtaren e Kosovës, e cila synon të rikthehet te rezultatet pozitive pas humbjes së pësuar në shtëpi nga Rumania.

    Ndërkohë, sot me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muriq, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë përjashtuar nga ekipi i Kombëtares së Kosovës.

  • Zhegrova, Muric dhe Muslija largohen nga grumbullimi i Kosovës

    Zhegrova, Muric dhe Muslija largohen nga grumbullimi i Kosovës

    Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata.

    “Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së”, thuhet në njoftimin nga ekipi i Kombëtares së Kosovës.

    Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listen e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita.

    Kosova e nisi me humbje të thellë sezonin e ri të Ligës së Kombeve, duke u mposhtur 0:3 në “Fadil Vokrri” nga Rumania.

    Ndërsa të hënën përballet me Qipron në udhëtim.