ATV

Category: Sport

  • Dy ballafaqime interesante në elitën e basketbollit kosovar

    Dy ballafaqime interesante në elitën e basketbollit kosovar

    Java e tretë në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll nis sot, dhe pritet të sjellë ballafaqime interesante.

    Sot luhet derbi i kësaj xhiroje ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës, nga ora 17:00.

    Ndërkaq nga ora 19:00, ndeshje interesante është edhe ajo mes Proton Cable Prizrenit dhe Bashkimit.

  • Trepça shënon fitore të madhe ndaj Vëllaznimit në Gjakovë

    Trepça shënon fitore të madhe ndaj Vëllaznimit në Gjakovë

    Trepça shënoi fitoren e dytë me radhë në elitën e basketbollit kosovar ndaj Vëllaznimit me rezultat 87-65.

    Mitrovicasit e fituan çerekun e parë me rezultat 13-15, teksa shkëputja ndodhi në periudhën e dytë kur Trepça e mbylli me 20 pikë epërsi këtë pjesëlojë.

    Ndërsa në dy çerekët tjerë loja ishte sërish e niveluar.

    Teksa në fund të takimit, Trepça shënoi fitore me 22 pikë dallim.

    Tek “xehetarët”, luajtën e gjithë ekipi teksa më të dalluarit ishin Cambridge me 19 pikë, Hunter me 18 sosh dhe Tmusic i cili shtoi edhe 14 tjera.

    Për vendasit më i mirë në këtë takim ishte Alston me 17 pikë, teksa pikë dyshifrore shënuan edhe Arbër Sinani 12 dhe Anderson 11 sosh.

    Vëllaznimi në tri ndeshjet e para në elitë ka një fitore e dy humbje, kurse Trepça i ka të zhvilluara vetëm dy lojë, pasi ndeshjen me Bashkimin nuk e ka zhvilluar për arsye të angazhimeve në garat evropiane.

    Sfidën e radhës skuadra nga Mitrovica e luan ndaj Sigal Prishtinës kurse gjakovarët do të kenë punë me Proton Cable Prizrenin.

  • Bajrami njeriu i golave të shpejtë, thyen një rekord për klubin e tij

    Bajrami njeriu i golave të shpejtë, thyen një rekord për klubin e tij

    Nedim Bajrami ka realizuar mbrëmë golin e tij të parë me fanellën e Rangers.

    Ky gol ishte i veçantë për të pasi e realizoi në minutën e parë të ndeshjes.

    Pasi theu rekordin me golin më të shpejtë në histori të Kampionateve Evropiane, me këtë gol të realizuar tanimë ai ka thyer një rekord tjetër kësj radhe në Europa League për Rangers

    26 vite më parë, Gennaro Gattuso shënoi në minutën e parë për Rangers në një kompeticion evropian, dhe mbrëmjen e sotme, Nedim Bajrami shënoi për 55 sekonda.

  • ​Lideri i Superligës përballet sot me Llapin

    ​Lideri i Superligës përballet sot me Llapin

    Xhiro e shtatë e Superligës së Kosovës në futboll do të nis sot më një ndeshje jashtëzakonisht interesante. Befasia e këtij fill sezoni dhe lideri i tabelës Suhareka do të ballafaqohet me Llapin në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

    Suharëka është skuadra e vetme pa humbje në elitën e futbollit kosovar, me katër fitore dhe një barazim, raporton KosovaPress. Nga ana tjetër, Llapi ka tri fitore, një barazim dhe dy humbje, ndërsa kërkon fitoren e tretë radhazi.

    Ndryshe, Suhareka është liderë e tabelës me 13 [ikë, kurse Llapi është në vendin e pestë me 10 pikë. Kjo ndeshej nis nga ora 15:00.

  • 15 të lënduar e tetë të arrestuar pas përleshjeve mes tifozëve të Genoas dhe Sampdorias

    15 të lënduar e tetë të arrestuar pas përleshjeve mes tifozëve të Genoas dhe Sampdorias

    Tetë arrestime janë bërë dhe të paktën 15 persona kanë pësuar lëndime, nëntë prej të cilëve kanë përfunduar në spital pas një nate të përplasjesh të dhunshme mes tifozëve të Genoas dhe Sampdorias pas derbit të së mërkurës në mbrëmje në Coppa Italia.

    Një derbi lokal i shumëpritur mes Genoas dhe Sampdorias në raundin e dytë të Coppa Italia solli skena të dhunshme në rrugët përreth Stadio Luigi Ferraris të mërkurën në mbrëmje.

    Dy ekipet nuk ishin përballur për gati dy vjet para mbrëmjes së kaluar, dhe tensionet mes tifozëve rivalë kishin qenë duke u rritur prej disa kohësh. Sipas përditësimeve nga Calciomercato, skenat e pakëndshme nisën kur tifozët e Genoas shpalosën një seri banderolash të vjedhura nga ultrasit e Sampdorias në muajt e fundit.

    Policia u thirr pas përfundimit të ndeshjes, dhe dhuna vazhdoi gjatë gjithë natës, deri rreth orës 2:30 të mëngjesit me orën lokale.

    Një oficer policie është shtruar në spital si rezultat i përplasjeve, ndërsa të paktën 14 persona të tjerë kanë pësuar lëndime. Në total, nëntë persona janë pranuar në spital për shkak të lëndimeve.

    Deri në mëngjesin e së enjtes, janë bërë tetë arrestime.

    Sampdoria kaloi në raundin e 16-të të Coppa Italia pas një barazimi 1-1 në kohën e rregullt, duke mposhtur Genoan me penallti.

  • Liga e Evropës vazhdon sot edhe me 9 ndeshje tjera

    Liga e Evropës vazhdon sot edhe me 9 ndeshje tjera

    Liga e Evropës do të vazhdojë sot me xhiron e parë.

    Pas nëntë ndeshjeve të djeshme, sot luhen edhe nëntë përballje tjera.

    Besiktasi i Milot Rashicës dhe Ernest Muçit do të përballet me gjigantin holandez, Ajax.

    Roma ndeshet me Athletic Bilbaon, teksa Tottenhami me Qarabag.

    Këto janë të gjitha përballjet:

     

     

  • E konfirmon Real Madridi: Mbappe do të mungojë në tri ndeshje për shkak të lëndimit

    E konfirmon Real Madridi: Mbappe do të mungojë në tri ndeshje për shkak të lëndimit

    Kylian Mbappe do të mungojë tre javë për shkak të lëndmit që e mori mbrëmë në ndeshjen ndaj Deportivo Alaves.

    Sulmuesi i Kombëtares së Francës pësoi një lëndim në fitoren e Real Madridit 3:2 ndaj Alavesit në La Liga.

    Lajmin e ka konfirmuar skuadra e Realit dhe tashmë është mësuar se futbollisti do të mungojë në tri ndeshje tejet të rëndësishme, ndaj Atletico Madrid, Lille dhe Valladolidit.

    Por, ai pritet të rikthehet në “El Clasico” për ndeshjen ndaj Barcelonës që zhvillohet në tetor.

  • ​UEFA e pranon gabimin e rëndë në EURO 2024

    ​UEFA e pranon gabimin e rëndë në EURO 2024

    UEFA ka pranuar se loja e diskutueshme me dorë e Marc Cucurella kundër Gjermanisë në çerekfinalen e Euro 2024 duhet të ishte një penallti, sipas një raporti nga Komiteti i Arbitrave të UEFA-s .

    Ishte ndoshta një nga momentet më të diskutueshme të Euro 2024, me goditjen e Jamal Musiala në kohën shtesë, që u duk se kishte kontakt me krahun e Cucurella-s, ndërsa mbrojtësi i Chelseat qëndronte brenda zonës së penalltisë.

    Pothuajse menjëherë, gjyqtari Anthony Taylor u vërshua nga lojtarët gjermanë, duke përfshirë Musiala, Florian Ëirtz dhe Niclas Fullkrug, të cilët kërkonin penallti, përcjellë KosovaPress.

    Arbitri anglez nuk i kushtoi vëmendje ankesave të tyre, me VAR që mbështeti vendimin e zyrtarit. Cucurella dukej se kishte dorën e majtë poshtë në anën e tij, larg nga trupi i tij.

    Spanja e fitoi atë ndeshje duke siguruar kalimin në gjysmëfinale të turneut.

  • ​Mediat spanjolle zbulojnë fituesin e Topit të Artë

    ​Mediat spanjolle zbulojnë fituesin e Topit të Artë

    Gazeta spanjolle “Marca” ka sugjeruar, se Vinicius Junior do të fitojë Topin e Artë këtë vit, një trofe që do të jepet më 28 tetor në Paris.

    Pasi Luka Modric dhe Karim Benzema thyen dominimin e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit si dy lojtarët e vetëm që fituan Topin e Artë që nga viti 2008, do të jetë sërish një lojtar i Real Madridit, këtë herë brazilian, ai që do të fitojë më të rëndësishmin trofe individual në skenën botërore të futbollit.

    Sipas “Marca”, Vinicius Junior ka mposhtur konkurrencën e bashkëlojtarëve të Real Madridit, Kylian Mbappe, Jude Bellingham dhe Dani Carvajal, si dhe Rodri, mesfushori i Manchester Cityt, përcjellë KosovaPress.

    Në listën përfundimtare prej 30 lojtarësh janë edhe lojtarët portugez Vitinha (PSG) dhe Ruben Dias (Manchester City).

    Sezonin e kaluar, Vinicius Junior shënoi 24 gola dhe 11 asistime në 39 ndeshje për Real Madridin, duke fituar La Ligën, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Spanjës.

  • ​“Grasroots Week” hap dyert për të gjithë pasionantët e futbollit

    ​“Grasroots Week” hap dyert për të gjithë pasionantët e futbollit

    Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur aktivitetet në kuadër të programit të futbollit bazik me shënimin e “Grassroots Week”. Ky festival futbolli, i cili është bërë tashmë një traditë në hapje të aktiviteteve për edicionin e ri, nisi të hënën duke mirëpritur të gjithë fëmijët e interesuar, pa asnjë dallim, me synimin për t’i afruar më shumë me lojën e futbollit.

    Aktivitetet filluan në Fushë Kosovë, në stadiumin “Ekrem Graiqevci”, dhe do të shtrihen deri të premten në regjione të ndryshme të Kosovës. Në ditën e parë, rreth 100 fëmijë të moshave të ndryshme, të dy gjinive, duke përfshirë edhe fëmijë nga minoritetet, u angazhuan në lojëra dhe aktivitete të ndryshme nën përkujdesjen e trajnerëve, duke përjetuar kësisoj momente argëtimi dhe duke u socializuar me njëri-tjetrin në fushën e gjelbër.

    Qëllimi i këtij programi është që të nxisë sa më shumë fëmijë të merren me sport dhe ta përjetojnë kënaqësinë e futbollit. Mbikëqyrësja e projektit, Albina Rrahmani, e cilësoi festivalin si urë lidhëse mes fëmijëve dhe futbollit, derisa edhe të rinjtë iu gëzuan këtyre aktiviteteve të cilat i shijuan pafund.

    Destinacioni i radhës do të jetë qyteti i Gjilanit.