ATV

Category: Sport

  • ​Iniesta njofton pensionimin nga futbolli

    ​Iniesta njofton pensionimin nga futbolli

    Andres Iniesta, ish-futbollisti legjendar i Barcelonës, pritet të shpallë tërheqjen e tij nga sporti më 8 tetor, sipas raportimeve të Mundo Deportivo. Ish-kapiteni i FC Barcelona dhe heroi i triumfit të Spanjës në Kupën e Botës 2010, ndau një video në mediat sociale duke treguar se ai do të zbulojë planet e tij të ardhshme në atë datë.

    Videoja paraqet artistin e rrugës TV Boy duke krijuar një dizajn të Iniesta-s me numrin e tij ikonik 8 të kthyer në simbolin e pafundësisë, duke sugjeruar që ikona e Barcelonës është gati të varë këpucët e tij pas një karriere të gjatë të mbushur me arritje.

    Që nga ndarja me klubin e Emirateve në Emiratet e Bashkuara Arabe më 1 korrik, Iniesta ka mbetur pa skuadër dhe ka pak lajme për të ardhmen e tij, përcjellë KosovaPress.

    Sipas raportit, 40-vjeçari Iniesta tani është me të vërtetë i vendosur të tërhiqet, pavarësisht se kishte shprehur vetëm javë më parë dëshirën e tij për të vazhduar të luajë.

    Legjenda 40-vjeçare ka lënë të kuptohet më parë se do të dëshironte të rikthehej në Barcelonë në të ardhmen.

  • ​Iniesta njofton pensionimin nga futbolli

    ​Iniesta njofton pensionimin nga futbolli

    Andres Iniesta, ish-futbollisti legjendar i Barcelonës, pritet të shpallë tërheqjen e tij nga sporti më 8 tetor, sipas raportimeve të Mundo Deportivo. Ish-kapiteni i FC Barcelona dhe heroi i triumfit të Spanjës në Kupën e Botës 2010, ndau një video në mediat sociale duke treguar se ai do të zbulojë planet e tij të ardhshme në atë datë.

    Videoja paraqet artistin e rrugës TV Boy duke krijuar një dizajn të Iniesta-s me numrin e tij ikonik 8 të kthyer në simbolin e pafundësisë, duke sugjeruar që ikona e Barcelonës është gati të varë këpucët e tij pas një karriere të gjatë të mbushur me arritje.

    Që nga ndarja me klubin e Emirateve në Emiratet e Bashkuara Arabe më 1 korrik, Iniesta ka mbetur pa skuadër dhe ka pak lajme për të ardhmen e tij, përcjellë KosovaPress.

    Sipas raportit, 40-vjeçari Iniesta tani është me të vërtetë i vendosur të tërhiqet, pavarësisht se kishte shprehur vetëm javë më parë dëshirën e tij për të vazhduar të luajë.

    Legjenda 40-vjeçare ka lënë të kuptohet më parë se do të dëshironte të rikthehej në Barcelonë në të ardhmen.

  • ​Kosova mëson orarin e ndeshjeve të Botërorit në eSports Basketboll eFIBA season 3

    ​Kosova mëson orarin e ndeshjeve të Botërorit në eSports Basketboll eFIBA season 3

    Pasi kishte mësuar kundërshtarët e Grupit A, ku Kosova bën pjesë në këtë sezon të eFIBA, tashmë është mësuar edhe orari e ndeshjeve të fazës parakualifikuese. Më 8 tetor, fillon rrugëtimin tonë në Kampionatin Botëror të eSports Basketboll kundër Zvicrës. Të njëjtën ditë, ekipi ynë do të ndeshet edhe me Greqinë dhe Francën, nënkampionin botëror të sezonit 2.

    Më 10 Tetor, do të zhvillohen ndeshjet kundër Britanisë së Madhe, Italisë dhe mbyllet kjo fazë me ndeshjen kundër Suedisë.

    Ekipi kosovar po vazhdon përgatitjet për të pasur paraqitje sa më dinjitoze në pjesëmarrjen tonë të parë në kualifikimet për Kampionatin Botëror eFIBA. Pesë nga shtatë ekipet e grupit, kalojnë në fazën tjetër.

  • Kuka zbulon premtimin që mori nga Hovenier

    Kuka zbulon premtimin që mori nga Hovenier

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier ka vizituar xhudistët e Kosovës në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë.

    Trajneri Driton Kuka ka bërë të ditur se Hovenier i ka uruar për medaljet olimpike të fituara deri më tani, pesë sosh, por ka zbuluar edhe premtimin që ka marrë nga ai.

    “Premtoi që do jetë me ne në Los Angeles 2028 në Olimpiadën e ardshme”, ka shkruar ndër të tjera Kukan ë “Facebook”, transmeton KosovaPress.

    “Si gjithmonë afër nesh miku ynë Ambasadori i USA Hovenier. Erdhi të uroj medaljet e reja Olimpike për shtetin tonë. Premtoj që do jetë me ne në Los Angeles 2028 në Olimpiadën e ardhshme për të na përkrahur Ne i shprehëm mirënjohje për vizitat që i bën ekipit tonë për të na inkurajuar drejt sukseseve të reja”, ka shkruar Kuka.

  • Grushtet e forta të Dubois, Joshua suspendohet nga boksi

    Grushtet e forta të Dubois, Joshua suspendohet nga boksi

    Anthony Joshua është suspenduar nga boksi pas humbjes së tij brutale nga Daniel Dubois javën e kaluar.

    Boksieri britanik u eliminua në raundin e pestë në Wembley para 96,000 tifozëve nga rivali vendas 27-vjeçar, raporton Daily Mail.

    Dubois ruajti titullin e tij në peshën e rëndë IBF me fitore mbresëlënëse, duke rrëzuar katër herë kundërshtarin e tij.

    Sipas protokollit, Joshua-s tani i ndalohet të hyjë në ring për 28 ditë, me Bordin Britanik të Kontrollit të Boksit që zbaton rregullin.

    Shoqata e Komisioneve të Boksit dhe Sporteve Luftarake thekson se është procedurë standarde për boksierit që të marrin pezullime mjekësore pas humbjes me nokaut dhe nokaut teknik.

    Ndalimi i shkurtër nuk ka gjasa të pengojë Joshua-n duke pasur parasysh se kundërshtari i tij i ardhshëm nuk është caktuar ende pasi ai këmbënguli se do të vazhdojë të boksojë.

  • Mediat zvicerane e konfirmojnë: Amir Saipi ka vendosur që ta përfaqësojë Kosovën

    Mediat zvicerane e konfirmojnë: Amir Saipi ka vendosur që ta përfaqësojë Kosovën

    Mediat zvicerane kanë konfirmuar se portieri shqiptar Amir Saipi ka vendosur që ta përfaqësojë Kosovën dhe jo Zvicrën.

    Këtë e ka bërë të ditur më saktësisht mediumi Corriere Del Ticino, të cilët kanë konfirmuar se numri një i gjigantit zviceran Lugano ka vendosur që ta vesh fanellën e ‘Dardanëve’.

    24-vjeçari për shumë kohë kishte qenë zgjedhja e parë e portës për grupmoshat U21 të Zvicrës, teksa edhe përzgjedhësi Murat Yakin e kishte ftuar disa herë tek kombëtarja A.

    Saipi i lindur në Schaffhausen ka pasaportë të dyfishtë, por që shkaku i konkurrencës së madhe tek Zvicra nuk ia doli që të gjejë hapësirat e nevojshme.

    Duke marrë parasysh përvojën që ka Saipi në kampionatin zviceran si dhe falë paraqitjeve me Zvicrën, do të jetë një përforcim tejet i madh për Kosovën dhe do ta rrisë si kualitetin ashtu edhe konkurrencën.

    Përndryshe, Kosova do t’i luajë dy ndeshje gjatë muajit tetor, ndaj Lituanisë në udhëtim dhe ndaj Qipros në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të Ligës së Kombeve.

    Deri atëherë mbetet të shihet se a do të ketë zhvillime të reja, por që sipas raportimeve nga Zvicra kjo punë tashmë mund të konsiderohet si e kryer./Telegrafi/

  • ​Hamilton zbulon betejën e gjatë me depresionin

    ​Hamilton zbulon betejën e gjatë me depresionin

    Shtatë herë kampioni i Formula 1, Leëis Hamilton luftoi me depresionin për vite të tëra që në moshë të re, pasi u përball me presionin e ndjekjes së një karriere në motorsport dhe u përball me ngacmimet në shkollë.

    Hamilton , i cili ka garuar në gara që kur ishte gjashtë vjeç, tha se ai gjithashtu ka luftuar me depresionin si i rritur dhe e ka pasur të vështirë të nis udhëtimin e tij, përcjellë KosovaPress.

    “Unë mendoj se ishte presioni i garave dhe vështirësive në shkollë si dhe ngacmimi. Nuk kisha me kë të flisja,” tha Hamilton për “The Times”. Kam luftuar me shëndetin mendor gjatë jetës sime, depresionin që në moshë shumë të hershme kur isha, për shembull, 13 vjeçar kur isha e deri në të njëzetat, kisha disa faza vërtet të vështira”, shtoi ai.

    Hamilton bëri debutimin e tij në Formula 1 në vitin 2007 kur ishte 21 vjeç, duke u bërë piloti i parë me ngjyrë. Ai fitoi kampionatin vitin e ardhshëm dhe plotësoi rekordin e Michael Schumacher prej shtatë kampionate në vitin 2020.

    Britaniku tha se ndihej më i pjekur sot sesa ishte më herët në karrierën e tij.

    “Ju po mësoni për gjërat që ju janë transmetuar nga prindërit tuaj, duke vënë re ato modele, si reagoni ndaj gjërave, si mund t’i ndryshoni ato,” tha ai. “Pra, ajo që mund të më ketë zemëruar në të kaluarën nuk më zemëron sot. Unë jam shumë më i rafinuar.”

    Piloti i Mercedes, i cili do t’i bashkohet Ferrarit vitin e ardhshëm, është i gjashti në kampionat, me garën e radhës të vendosur në Austin muajin e ardhshëm.

  • ​Arrestohen disa tifozë ultras të Interit dhe Milanit

    ​Arrestohen disa tifozë ultras të Interit dhe Milanit

    Disa ultras të Milanit dhe Interit me lidhje të dyshuara me familjet mafioze u arrestuan të hënën në mëngjes për zhvatje të dyshuara dhe krime të tjera ‘të rënda’. Mediat italiane, duke përfshirë La Gazzetta dello Sport, raportojnë se 19 persona, mes të cilëve disa anëtarë ultras të Interit dhe Milanit, janë arrestuar mëngjesin e së hënës.

    Hetimi nisi në fillim të shtatorit pas vrasjes së Antonio Bellocco, një anëtar drejtues i Curva Nord të Interit, i kryer nga Andrea Beretta, një tjetër ultras Nerazzurri. Gazeta raporton se gjashtëmbëdhjetë persona u burgosën dhe tre të tjerë u vendosën në arrest shtëpiak.

    Shumica prej tyre thuhet se kanë lidhje me familje mafioze nga Kalabria dhe dyshohet se kanë kryer krime ‘të rënda’ në lidhje me biznesin e futbollit, përcjellë KosovaPress.

    Sipas raportimeve, vrasja në Bellocco u lidh menjëherë me lidhjet në rritje midis familjeve mafioze dhe krimit të organizuar që vepronte në San Siro përmes një anëtari të ultrasve të Milanit dhe Interit.

  • Diego Simeone kritikon Courtoisin pas situatës kaotike që u krijua në derbin e Madridit

    Diego Simeone kritikon Courtoisin pas situatës kaotike që u krijua në derbin e Madridit

    Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’.

    ‘Los Rojiblancos’ arritën që të marrin një pikë në një derbi mjaft të tensionuar pasi Angel Correa realizoi në minutën e 95-të për t’i dhënë fund një ‘natë të çmendur’ në kryeqytetin e Spanjës.

    Rezultati final ishte vetëm një histori e kësaj ndeshje e cila në minutën e 70-të ishte ndërprerë përkohësisht nga gjyqtari.

    Që të dy ekipet u urdhëruan që të largohen nga fusha dhe sigurimi i stadiumit u ballafaqua me tifozët në përpjekje për të mbajtur nën kontroll zemërimin e tifozëve të Atletico Madrid.

    Ish-lojtari i Atleticos, Courtois, ishte objektivi i tyre pasi ai duket se kishte festuar para tyre golin që i dha avantazhin Real Madridit.

    Kjo shkaktoi që situata të eskalonte dhe tifozët hodhën çakmakë dhe gjësende në fushë në drejtim të reprezentuesit belg.

    Kjo e kishte detyruar Simeonen që të futej në fushë në përpjekje për ta qetësuar turmën, por ai gjithashtu ka thënë se Courtois duhet të marrë përgjegjësi për veprimet e tij.

    “Ne të gjithë duhet të ndihmojmë. Nëse i provokojmë njerëzit, ata zemërohen. Ju mund të festoni një gol, por jo duke shikuar në tribuna, duke i provokuar ata dhe duke bërë gjeste. Nuk justifikohet as ajo që ndodhi më pas”, ka thënë tekniku argjentinas./Telegrafi/

  • ​Ten Hag mund të shkarkohet

    ​Ten Hag mund të shkarkohet

    Manchester United thuhet se po e shikon ish-trajnerin e Juventusit, Max Allegri, si zëvendësuesin e mundshëm të Erik ten Hag, pasi fillimi i tyre i mjerueshëm i sezonit vazhdoi me humbjen 3-0 në shtëpi kundër Tottenhamit.

    Sipas Caughtoffside.com , presioni mbi ten Hag po rritet dhe seria e ardhshme e lojërave të Djajve të Kuq do të jetë vendimtare për të ardhmen e trajnerit holandez, pasi disa figura të shquara në klub besojnë se Allegri mund të jetë profili i duhur për të marrë drejtimin e skuadrës.

    Manchester United ka marrë vetëm shtatë pikë nga gjashtë ndeshjet e tyre të para në Premier League dhe tashmë është tetë pikë prapa liderit Liverpool, duke mos arritur gjithashtu të fitojë debutimin e tyre në Europa League kundër FC Tëente, i cili përfundoi 1-1.

    Aktualisht pa një skuadër pasi u shkarkua nga Juventusi në fund të sezonit të kaluar, Allegri mund të jetë në listën e Manchester United për të zëvendësuar Ten Hag nëse trajneri holandez nuk arrin ta kthejë rrjedhën pas fillimit të dobët të sezonit të skuadrës së tij.

    Humbja e fundit 3-0 e Djajve të Kuq në shtëpi kundër Tottenhamit hodhi dyshime të mëtejshme për ten Hag dhe, përderisa pozicioni i tij konsiderohet ende i sigurt për momentin, klubi po shqyrton opsione alternative në rast se rezultatet nuk përmirësohen së shpejti.

    Manchester United përgatitet të luajë me Porton në Europa League përpara se të përballet me Aston Villa dhe Brentford në Premier League.