ATV

Category: Sport

  • Superliga rikthehet sot, luhet “Derbi i Anamoravës”

    Superliga rikthehet sot, luhet “Derbi i Anamoravës”

    Superliga e Kosovës në futboll rikthehet menjëherë sot, me dy ndeshjet e ardhshme që luhen në kuadër të xhiros së tetë.

    ’Nxehtë’ do të jetë në Gjilan, pasi aty do të luhet derbi mes Dritës dhe Gjilanit.

    Ky do të jetë derbi i 50-të kampional, me Dritën që prin me 18 fitore, kundrejt 12 të Gjilanit. 19 ndeshje janë mbyllur baras.

    Në këtë edicion të garave, Drita pozicionohet e pesta me 12 pikë, por me dy ndeshje më pak.

    Në anën tjetër, Gjilani zë pozitën e shtatë me tetë pikë.

    Ndeshja tjetër gjatë ditës së sotme do të luhet në Kampin Nacional në Hajvali.

    Prishtina do t’i bëj konak Feronikelit ‘74.

    Kryeqytetasit hyjnë në këtë takim pas humbjes së pësuar në Gjilan, teksa Nikli pasi barazoi me Malishevën.

    Të dy ndeshjet do të luhen nga ora 15:00.

  • Një vit nga anëtarësimi i Komitetit Paralimpik të Kosovës në atë ndërkombëtar

    Një vit nga anëtarësimi i Komitetit Paralimpik të Kosovës në atë ndërkombëtar

    Komiteti Paralimpik i Kosovës ka festuar një vjetorin e anëtarësimit të saj në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar, një sukses ky që u cilësua si historik për sportin e Kosovës.

    Kryetarja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini, ka thënë për KosovaPress se brenda këtij viti patën suksese të shumta, por që gjithçka kulmoi me pjesëmarrjen në Lojërat Paralimpike që u zhvilluan në Paris, atje ku Kosova u përfaqësua nga paraatleti Grevist Bytyqi.

    “Një rrugë e gjatë deri në anëtarësimin e Komitetit Paralimpik të Kosovës në Komitetitn Paralimpik Ndërkombëtar, por që sot po e festojmë një vjetorin e pranimit tonë në organizatën më të madhe botërore, Komitetin Paralimpik Botëror…Pranimi i Komitetit paralimpik të Kosovës, rezultati më i mirë që është bërë gjatë kësaj periudhe sepse ka shumë rezultate, por që dua të ndajë është pjesëmarrja e Kosovës në Lojërat Paralimpike Parisi 2024 dhe jo vetëm me paraatletin Grevist Bytyqi, por edhe me shumë rezultate të tjera që ne si Komitet Paralimpik edhe para pranimit jemi munduar që të bëjmë aktivitete në masivizimin e sportit paralimpik”, theksoi Emini.

    Emini gjithashtu bëri të ditur se nga tani e tutje do të nisin punë dhe përgatitjet për Lojërat Paralimpike që zhvillohen në Los Angelos në vitin 2024.

  • ​Bashkimi-Peja 03, finalja e Superkupës së Femrave zhvillohet sonte

    ​Bashkimi-Peja 03, finalja e Superkupës së Femrave zhvillohet sonte

    Sonte është finalja e madhe në Superkupën e Femrave. Bashkimi dhe Peja 03 do të garojnë për trofeun e çmuar të basketbollit të Kosovës. Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00 në ‘Karagaçi’, aty ku po organizohet Superkupa e Femrave nga 30 shtatori.

    Prizrenaset do të mundohen të fitojnë sërish trofeun e Superkupës, kurse pejanet për herë të parë në histori të klubit gjenden në finale të kësaj gare. Bashkimi edicionin e kaluar kishte fituar tre trofetë: titullin, Kupën dhe Superkupën.

    Bashkimi në gjysmëfinale kishte mundur Penzën 71:54, derisa Peja 03, në çerekfinale shënoi fitore ndaj Junior 06 Moni Bau 62:60 dhe gjysmëfinale ndaj Prishtinës 55:76.

  • Silvinjo publikon listën e Shqipërisë për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë

    Silvinjo publikon listën e Shqipërisë për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë

    Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e radhës në UEFA Nations League, ndaj Çekisë (11 tetor, “Epet Arena”, 20:45) dhe Gjeorgjisë (14 tetor, “Mikheil Meskhi Stadium”, 20:45).

    Trajneri Silvinjo ka publikuar sot listën me 24 lojtarë të grumbulluar për dy ndeshjet në transfertë.

    Në portë janë janë Thomas Strakosha, Elhan Kastrati dhe Alen Sherri. Në mbrojtje Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj

    Në mesfushë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Adrion Pajaziti, Qazim Laçi, Nedim Bajrami dhe Ernest Muçi.

    Në sulm Jasir Asani, Taulant Seferi, Arbër Hoxha, Myrto Uzuni dhe Mirlind Daku.

    Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë të hënën më 7 tetor. Seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të enjten kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Çekisë.

  • Me këtë ndeshje nis xhiro e tetë e Superligës

    Me këtë ndeshje nis xhiro e tetë e Superligës

    Në këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futboll. Sot do të zhvillohet ballafaqimi i parë ku ndeshen Ferizaj dhe Dukagjini.

    Të dy skuadrat po kalojnë nëpër një formë shumë të dobët të rezultateve, andaj lufta për tri pikë në këtë ballafaqim do të jetë shumë e fortë, raporton KosovaPress.

    Dukagjini ka gjashtë pikë në vendin e tetë, kurse Ferizaj është i nënti me katër pikë. Ndeshja do të zhvillohet në Ferizaj me fillim nga ora 15:00.

  • Caktohen gjyqtarët e ndeshjeve të javës së tetë të Superligës

    Caktohen gjyqtarët e ndeshjeve të javës së tetë të Superligës

    Janë zbuluar sot zyrtarët e ndeshjeve të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futboll.

    Ndeshjen kryesore të kësaj fundjavë, atë mes Llapit dhe Ballkanit, e cila do të luhet të dielën, do të drejtojë gjyqtari kryesor, Valon Bajgora.

    Ndërkaq, Derbin e Anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit do ta drejtojë referi kryesor, Mervan Bejtullahu.

  • ​FFK shkruan për shkëlqimin e Zhegrovës ndaj Real Madridit

    ​FFK shkruan për shkëlqimin e Zhegrovës ndaj Real Madridit

    Federata e Futbollit të Kosovës, ka shkruar për paraqitjen fantastike të Edon Zhegrovës në Ligën e Kampionëve për skuadrën e tij Lille kundër Real Madridit. Zhegroba ishte lojtari më i mirë i asaj ndeshje duke bërë që me paraqitjen e tij, yjet galaktik të duken më të vogël se zakonisht.

    Reprezentuesi kosovar pas ndeshje tha se e kishe ëndërr që të luajë në nivelet e tilla, duke e quajtur edhe ditë historike për atë, raporton KosovaPress.

    “10-shi i Kombëtares së Kosovës mbrëmë u shpall “Lojtari i ndeshjes” në përballjen e ekipit të tij, LOSC Lille, kundër klubit mbretëror Real Madrid, në kuadër të garës më të madhe të klubeve, Ligës së Kampionëve, të cilën e fituan me rezultat 1:0”, ka shkruar FFK në faqen zyrtare.

    Zhegrova në këtë ndeshje luajti për 90 minuta dhe ishte lojtari kyç në fitoren e rëndësishme të ekipit të tij, me 62 prekje me topin, 88% saktësi të pasimeve dhe shtatë duela të fituara.

  • ​Renditja tabelare pas dy xhirove në Ligën e Kampionëve

    ​Renditja tabelare pas dy xhirove në Ligën e Kampionëve

    Vetëm shtatë skuadra kanë fituar gjashtë pikë në dy ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve. Pas dy xhirove hapëse, Juventusi është ndër skuadrat e para në tabelën e Ligës së Kampionëve.

    Vetëm Borussia Dortmund, Brest, Benfica, Bayer, Liverpool dhe Aston Villa kanë arritur të njëjtën gjë. Aktualisht, bardhezinjtë do të kualifikoheshin për në raundin e 16-të, por kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje të tjera.

    Interi dhe Atalanta kanë nga katër pikë dhe aktualisht janë në fazën eliminatore në play-off. Djemtë e Simone Inzaghit kanë të njëjtat pikë dhe gola diferencë si Manchester City i Pep Guardiolës, kundërshtari i tyre në raundin e parë.

    Nga ana tjetër, Bolonja dhe Milani janë në pjesën e fundit të tabelës. Rossoblu ka një pikë dhe Milani asnjë pas dy humbjeve radhazi, por të dyja palët kanë ende mjaft kohë për t’u ngjitur në tabelë.

    Kjo është renditja tabelare pas dy raundeve të para të Ligës së Kampionëve:

    The league phase standings after matchday 2 ⚽️ #UCL pic.twitter.com/gOXqGsaN3v

    — UEFA Champions League (@ChampionsLeague) October 2, 2024

  • Shkëlqeu ndaj Realit, Zhegrova: Ishte ëndërr

    Shkëlqeu ndaj Realit, Zhegrova: Ishte ëndërr

    Edon Zhegrova ishte i jashtëzakonshëm në përballjen ndërmjet Lile dhe Real Madridit, e vlefshme për fazën e ligës në Ligën e Kampionëve të cilën skuadra franceze e fitoi me rezultat minimal 1-0.

    Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi David në fund të pjesës së parë nga penalltia e cila erdhi për shkak të një prekje me dorë brenda zonës pas një goditje të lirë të Edon Zhegrovës, raporton KosovaPress.

    Reprezentuesi kosovar ishte i jashtëzakonshëm gjatë gjithë 90 minutave dhe në fund u shpall si lojtari më i mirë i ndeshjes. Për këtë çmim dhe paraqitjen e tij, Zhegrova ka reaguar pas ndeshje duke thënë se “ishte një ditë historike për klubin por edhe një ëndërr që të luajë në këto nivele”.

  • Sonte disa super ndeshje në Ligën e Kampionëve, Zhegrova përballë Real Madridit

    Sonte disa super ndeshje në Ligën e Kampionëve, Zhegrova përballë Real Madridit

    Sonte do të zhvillohen edhe nëntë ndeshje tjera të raundit të dytë në UEFA Champions League.

    Skuadra e Edon Zhegrovës, Lille do të përballet me Real Madridin.

    Kjo do të jetë hera e parë për Zhegrovën, i cili do të jetë përballë Real Madridit në një garë prestigjioze siç është Champions League.

    Në stadiumin “Pierre-Mauroy” kjo ndeshje nis nga ora 21:00 dhe sigurisht që Zhegrova pritet të jetë startues.

    Bayern Munich do të përballet me Aston Villën, kurse Liverpool e pret skuadrën e Bolognas në ‘Anfield’.

    Ndërkaq, dy ndeshjet e para që nisin nga ora 18:45 janë: Girona – Feyenoord dhe Shakhtar Donetsk – Atalanta.