ATV

Category: Sport

  • ​Spalletti i bindur se Italia do të jetë rival i fortë i çdo kundërshtari

    ​Spalletti i bindur se Italia do të jetë rival i fortë i çdo kundërshtari

    Italia mund të bëhet një skuadër e madhe nëse luan në maksimumin e saj, tha trajneri Luciano Spalletti të mërkurën, përpara një ndeshjeje kundër Belgjikës, të cilën ai e përshkroi si vendimtare për shpresat e tyre për përparim në Ligën e Kombeve.

    Italia, në krye të Grupit të Dytë pasi fitoi të dyja ndeshjet muajin e kaluar, pret Belgjikën sot dhe Izraelin të hënën. Belgjika është e barabartë me tre pikë me Francën e vendit të dytë dhe Izraeli është në fund me zero pikë.

    “Ne do të bëhemi menjëherë një ekip i madh në çdo ndeshje ku do të jemi në gjendje të japim më të mirën nga vetja ”, tha Spalletti në një konferencë për shtyp, përcjellë KosovaPress.

    “Është një ndeshje vendimtare për të ardhmen tonë ”, tha Spalletti, duke shtuar se mesfushori i Romës, Lorenzo Pellegrini do të ishte në formacionin fillestar.

    Italia do të jetë pa mesfushorin e dëmtuar të Interit, Nicolo, së bashku me Federico Chiesan të Liverpool-it.

  • ​FFK dhe komuna e Gjakovës nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

    ​FFK dhe komuna e Gjakovës nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka takuar kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. Qëllimi i këtij takimi ishte dakordimi për nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit për përmirësimin e infrastrukturës sportive në këtë komunë, me fokus të veçantë në ndërtimin e një fushe stërvitore.

    Gjatë takimit, presidenti Ademi theksoi rëndësinë e përkrahjes që FFK i ofron të gjitha komunave për zhvillimin e sportit, veçanërisht të futbollit. Ai vuri në dukje se Gjakova ka një rëndësi të veçantë për shkak të zhvillimit të shpejtë të infrastrukturës sportive në këtë rajon, e veçmas stadiumit të qytetit, që po ndërtohet me ritëm të shpejtë dhe do t’i plotësojë standardet evropiane.

    Nënshkrimi i këtij memorandumi është një hap tjetër përpara në procesin e rregullimit të fushës të re stërvitore, e cila do t’i shërbejë komunitetit të futbollit në këtë komunë dhe do të ndihmojë në krijimin e kushteve më të mira për klubet kësaj treve.

  • ​Ndryshime në listën e Shqipërisë, Silvinjo fton një mesfushor të ri

    ​Ndryshime në listën e Shqipërisë, Silvinjo fton një mesfushor të ri

    Lista e Kombëtares A pëson sërish ndryshime. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Silvinjo ka vendosur të afrojë në skuadër mesfushorin e Shpresave, Feta Fetai. Lojtari do të bashkohet me ekipin në stërvitjen e pasdites dhe do të jetë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e Kombëtares ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.

    Ndryshime ka edhe në listën e ekipit Kombëtar U-21. Trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë në grumbullim mesfushorin e Tiranës, Hajrulla Tola si edhe portierin e Vorës, Arbër Jata. Portierët Simon Simoni dhe Endri Dema kanë ngarkesë në muskuj dhe për pasojë i duhen dy ditë të plota rikuperimi.

    Shqipëria U-21 do të luajë më 15 tetor kundër Armenisë në stadiumin “Air Albania” në ora 18:00.

  • ​Ademi: Fusha në “Fadil Vokrri” e gatshme për ndeshjen me Qipron

    ​Ademi: Fusha në “Fadil Vokrri” e gatshme për ndeshjen me Qipron

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka bërë të ditur se fusha në stadiumin “Fadil Vokrri” është e gatshme për ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve ndërmjet Kosovës dhe Qipros.

    Stadiumi ishte mbyllur pasi kishte nevojë për rikuperim të barit pasi ishte dëmtuar nga ndeshjet e muajit shtator, raporton KP.

    “Sot vizitova fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” së bashku me ekspertin e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së fushës. Tani ajo është në gjendje të mirë dhe mund të jemi të qetë për ndeshjet e radhës të U21, Kosova-Polonia, që luhet të premten dhe për ndeshjen e Ligës së Kombeve, Kosova-Qipro, që zhvillohet javën e ardhshme. Pas këtyre ndeshjeve, fusha do të kalojë në rikuperim që të jetë gati për sfidat e ardhshme”, ka njoftuar Ademi.

  • ​Reagon Arbër Zeneli: S’ka të bëjë asgjë më numrin 10

    ​Reagon Arbër Zeneli: S’ka të bëjë asgjë më numrin 10

    Arbër Zeneli ka dal me një reagim pasi së fundi emri i tij është lakuar në vazhdën e shumë diskutimeve për zhvillimet brenda Kombëtares së Kosovës. Ai përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka thënë se shumë gjëra po ekzagjerohen, duke përfshirë edhe atë që ka të bëjë me numrin 10, për të cilin u raportua se iu mor atij pa e pyetur fare.

    Reagimi i plotë i sulmuesi kosovar, pa ndërhyrje:

    Për dardanët!

    Po flitet shumë qitash në media për situaten tem me kombëtaren. Skom pas deshirë kurrë me fol keq për kombëtaren ose me qit posht kombëtaren. Unë për Kosovë kom lujt me zemer.

    Shumë situata jan tu u ekzagjeru. Përshembull numri 10, nuk ka kurgjo te bejë me numrin si numer 10, po ka te bejë me situaten qe ndodhi me ndeshjen kundër Romanisë.

    Unë jam shum i lumtur qe kom lujt per Kosovën dhe i kom do kujtime qe nuk ko mi harru kurrë. Faleminderit gjithmonë për mbeshtetjen prej juve fansave!

    Kombëtares i deshiroj gjithmonë shumë sukses në ndeshjet qe vin.

    PS. zgedhni do eksperta ma te mir se veq po shtyhen kush po e ka zanin ma te nalt

  • ​Kosova dhe Shqipëria bashkë për U16 Eurovolley 2025

    ​Kosova dhe Shqipëria bashkë për U16 Eurovolley 2025

    Një super lajm për sportin e Kosovës ka ardhur sot. Nga 2-13 korrik 2025, Kosova dhe Shqipëria do të organizojnë bashkërisht Kampionatin Evropian CEV U16 për Femra, ka bërë të ditur Federata e Volejbollit të Kosovës.

    Me pjesëmarrjen e 27 shteteve nga e gjithë Evropa, ky kampionat do të sjellë emocionet e ndeshjeve më të mira të volejbollit në Prishtinë dhe Tiranë, përcjellë KosovaPress.

    CEV i ka besuar këtë organizim të madh Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV). Ky është një moment historik për të dyja vendet, duke treguar fuqinë e bashkëpunimit në sport.

  • Zhvillimet në kombëtare, Foda sqaron gjithçka

    Zhvillimet në kombëtare, Foda sqaron gjithçka

    Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i zhvillojë dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve ku do të ballafaqohet fillimisht me Lituaninë në udhëtim dhe pastaj me Qipron në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Por, në konferencën për media, trajneri Franco Foda më shumë foli për zhvillimet të tjera brenda kombëtares, se sa për dy ndeshjet e radhës. Në fakt, që në hyrje të konferencës, Foda sqaroi edhe njëherë vendimin për prjashitmijn e Edon Zhegrovës, Florent Muslijës dhe Aro Muricit duke thënë se ky vendim u morë në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës.

    “Këtë vendim e kanë marrë bashkë trajneri dhe federata duke ditur se këta tre lojtarë i kanë thyer rregullat e kombëtares dhe rrjedhimisht kundër lojës ndaj Qipros i kemi larguar”, u shpreh shkurtimisht Foda.

    Më tutje, përzgjedhësi i “Dardanëv” tha se në dy ndeshjet e radhës Kosova duhet ta synojë vetëm fitoren dhe asgjë më pak.

    “Nëse dëshirojmë ta fitojmë këtë grup, ne duhet t’i fitojmë që të dy ndeshjet. Fillimisht do të kemi para vetes disa seanca stërvitore ku do të shihet se gjatë javës si do të veprojmë kundër Qipros, a do të luajmë me dy sulmues apo me disa të tjerë. Kjo mbetet të shihet gjatë ushtrimeve të ardhshme. Por, nuk ka rëndësi se sa sulmues i kemi në sulm, një, dy apo tre, me rëndësi është që ta kemi posedimin e topit dhe bashkarisht me një lojë të përbashkët ta fitojmë ndeshjen dhe bashkarisht të kemi sukses”, theksoi më tutje Foda.

    Të tre lojtarët e përjashtuar më pas kërkuan falje për veprimet e tyre përmes një letre të përbashkët, veprim ky që ngjalli dyshime nëse letra e përbashkët e tyre ishte origjinale apo e falsifikuar. Popr, menacheri i kombëtares, Bajram Shala siguroi se ato janë origjinale dhe se janë lehtësisht të verfikueshe.

    “Kushdo që dyshon se ato nënshkrime janë të falsifikuara, Kosova ka institucione që besoj funksionojnë shumë mirë, mund t’i deponojë ankesat në institucionet përkatëse dhe ka institucione që e vërtetojnë edhe autorësinë e nënshkrimit edhe procedurat dhe gjithçka tjetër. Mendoj që nëse flasim për nivelin e ekipit kombëtar, të diskutohen gjërat të tilla për futbollistë që janë prezent në skuadër tregon qartazi mënyrën se si funksionon i tërë ambienti rreth ekipit kombëtar dhe është pothuajse pa asnjë lloj profesionalizmi të diskutohet atutenticiteti i nënshkrimit të njerëzve që janë prezent në kamp dhe në çdo moment mund të flasin nëse nënshkrimet janë të tyre ose jo”, tha Shala.

    Ndaj Lituani, Kosova luan më 12 tetor, ndërsa ndaj Qipros tri ditë më vonë.

  • Ambasadori shqiptar në RMV shpërndan abetaren e unifikuar për nxënësit në Tetovë

    Ambasadori shqiptar në RMV shpërndan abetaren e unifikuar për nxënësit në Tetovë

    Ambasadori shqiptar në Maqedoninë e Tetovës, Denion Meidani, në një takim me nxënësit shqiptar në Tetovë, i ka mësuar ata që të bëjnë me duar simbolin e shqiponjës.

    Meidani, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës Bilall Kasami, kanë shpërndarë abetaren e unifikuar shqiptare te nxënësit e klasës së parë.

    Më herët Meidani ka mirëpritur në Ambasadën shqiptare përfaqësuesit e Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Fakultetin e Filologjisë “Blazhe Koneski”, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

    “Gjatë takimit diskutuam mbi historinë dhe punën e përkushtuar të këtij Departamenti për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, si dhe përkthime të tjera të veprave të rëndësishme me vlera kombëtare. Këto vepra janë një gur themeli për të kuptuar më mirë historinë tonë kombëtare dhe identitetin shqiptar”, theksonte ai./tch/

  • ​Lëndohet Gjimshiti, mungon ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë

    ​Lëndohet Gjimshiti, mungon ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë

    Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit ka bërë me dije se kapiteni Berat Gjimshiti nuk do të jetë i gatshëm për Kombëtaren në sfidat e radhës në UEFA Nations League ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë për shkak dëmtimi.

    Mbrojtësi kuqezi pësoi një dëmtim në ndeshjen e Champions League, Shakhtar Donetsk – Atalanta dhe pas përfundimit të pjesës së parë nuk zbriti më në fushë. Gjimshiti nuk ishte i grumbulluar me Atalantën edhe në ndeshjen e fundjavës në kampionat ndaj Genoa.

    Stafi mjekësor i Kombëtares shqiptare ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me atë të Atalantës dhe është vendosur që Gjimshiti të mos rrezikojë, që të rikuperohet sa më parë dhe të rikthehet sa më shpejt në fushën e lojës.

    Lista përfundimtare e Kombëtares është me 23 futbollistë pasi trajneri Silvinjo dhe stafi teknik kanë vendosur që të mos thërrasin tjetër lojtar në mungesë të Gjimshitit.

  • Foda sot para mediave

    Foda sot para mediave

    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, do të mbajë sot një konferencë për media.

    Konferenca vjen në javën kur Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshjete tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve.

    Dardanët do të kenë punë si mysafirë të Lituanisë dhe pastaj si nikoqirë të Qipros të cilën e deklasuan 0:4 muajin e kaluar.