ATV

Category: Sport

  • ​Çeki-Shqipëri, formacionet e mundshme

    ​Çeki-Shqipëri, formacionet e mundshme

    Kombëtarja e Shqipërisë në futboll do ta zhvillojë sot ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve, e treta në grupin 1. Kuq e zinjtë do të ballafaqohen me Republikën e Çekisë në udhëtim.

    Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, skuadra është stërvitur për katër ditë me radhë dhe lojtarët janë shprehur optimistë se mund të marrin një fitore tjetër, sidomos pas humbjes së fundit nga Gjeorgjia, raporton KP.

    Shqipëria është në vendin e dytë në grup me tri pikë, derisa lider i grupit është Gjeorgjia me gjashtë sosh.

    Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “”Epet Arena” me fillim nga ora 20:45 dhe këto janë formacionet e mundshme:

    Çekia: Kovar; Coufal, Krejci, Holes, Boril; Sulc, Soucek, Kalvach; Cerny, Chory, Hlozek

    Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Kumbulla, Ismajli, Mitaj; Asllani, Ramadani; Asani, Bajrami, Seferi; Daku

  • ​Fundjava sjellë ballafaqime interesante në basketbollin e Kosovës

    ​Fundjava sjellë ballafaqime interesante në basketbollin e Kosovës

    Java e pestë në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll do të dhurojë sfida mjaft interesante. Ndeshja e parë e kësaj xhiro është mes rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës, Sigal Prishtinës dhe Pejës. Bardhekaltrit kanë tri fitore dhe një humbje në katër xhirot e para, derisa pejanët dy fitore dhe dy humbje. Dy skuadrat me traditë dhe shumë trofe, synojnë fitoren në këtë përballje.

    Takim shumë i rëndësishëm është mes Borës dhe Vëllaznimit. Prishtinasit kanë katër humbje në këtë edicion dhe janë në kërkim të fitores së parë në elitë, kurse kuqezinjtë kanë dy fitore e dy humbje.

    Takim po ashtu shumë interesant është ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit. Therandasit kanë dy fitore e dy humbje, ndërsa prizrenasit janë skuadra e vetme pa humbje, katër fitore në katër ndeshje.

    Xhiroja e pestë përmbyllet me ndeshjen ndërmjet Proton Cable Prizrenit dhe Trepçës. Prizrenasit kanë një fitore e tri humbje, kurse mitrovicasit dy fitore dhe dy humbje.

    ProCredit Superliga-Java 5

    E shtunë

    17:00 Sigal Prishtina – Peja

    19:00 Bora – Vëllaznimi

    E diel

    17:00 Golden Eagle Ylli-Bashkimi

    19:00 Proton Cable Prizreni – Trepça

  • Shqipëria udhëton në Pragë për t’u ballafaquar me Çekinë

    Shqipëria udhëton në Pragë për t’u ballafaquar me Çekinë

    Kombëtarja e Shqipërisë në futboll do ta zhvillojë sot ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve, e treta në grupin 1. Kuq e zinjtë do të ballafaqohen me Republikën e Çekisë në udhëtim.

    Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, skuadra është stërvitur për katër ditë me radhë dhe lojtarët janë shprehur optimistë se mund të marrin një fitore tjetër, sidomos pas humbjes së fundit nga Gjeorgjia, raporton KosovaPress.

    Shqipëria është në vendin e dytë në grup me tri pikë, derisa lider i grupit është Gjeorgjia me gjashtë sosh.

    Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “”Epet Arena” me fillim nga ora 20:45.

  • Rrahmani: Presim pikët e plota në dy ndeshjet

    Rrahmani: Presim pikët e plota në dy ndeshjet

    Sulmuesi i Kosovës në futboll, Albion Rrahmani ka thënë se “dardanët” e kanë studiuar mirë kundërshtarin e ditës së shtunë, Lituaninë dhe se do të mundohen të shfrytëzojnë pikët e dobëta dhe të marrin pikët e plota.

    “Lewa” i Kosovës pret pikë maksimale edhe ndaj Qipros në ndeshjen që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    “Jemi mirë të përgatitur dhe atmosfera është shumë e mirë për këtë ndeshje. Shpresojmë në rezultat pozitiv. Të nisim mbarë në ndeshjen e më parë e me pas të marrim pikë edhe në ndeshjen kthyese në ‘Fadil Vokrri’. E kemi analizuar mirë kundërshtarin dhe jemi duke punuar në të gjitha pikat ku mund ta dënojmë kundërshtarin”, ka thënë Rrahmani.

  • ​Shqipëria përfundon stërvitjet, e gatshme për përballjen me Çekinë

    ​Shqipëria përfundon stërvitjet, e gatshme për përballjen me Çekinë

    Kombëtarja shqiptare zhvilloi paraditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit” seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes së ditës së premte ndaj Çekisë.

    Skuadra zhvilloi një seancë të plotë stërvitore, që zgjati pak më shumë se 1 orë. Në minutat e para u fokusua te përgatitja atletike, ndërsa më pas stërvitja u fokusua te loja me top dhe provimi i situatave apo skemave të ndryshme të lojës, duke provuar edhe goditjet në portë.

    I gjithë grupi gëzon formë të mirë fizike dhe deri më tani nuk ka asnjë lojtar me probleme fizike, teksa të gjithë lojtarët e ftuar do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Çekisë.

    Pas stërvitjes, Kombëtarja u kthye në hotel dhe më pas do të niset drejt aeroportit “Nënë Tereza”, nga ku do të udhëtojë drejt Pragës. Ndeshja me Çekinë do të luhet të premten e 11 tetorit, në ora 20:45 në stadiumin “Epet Arena” dhe është e vlefshme për Ligën e Kombeve.

    Sakaq, pasditen e sotme në ora 18:30, trajneri Silvinjo dhe një nga lojtarët e skuadrës do të dalin në konferencën zyrtare për media për të folur për këtë ndeshje të rëndësishme.

  • ​Skriniar mund t’ia bëjë ‘tradhtinë’ e madhe Interit

    ​Skriniar mund t’ia bëjë ‘tradhtinë’ e madhe Interit

    Sipas “La Gazzetta dello Sport”, ish- mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar është një objektiv i Juventusit për afatin kalimtar të janarit, kur bardhezinjtë do të kërkojnë një zëvendësues për të dëmtuarin Gleison Bremer.

    Qendërmbrojtësi brazilian Bremer pritet të qëndrojë jashtë fushës për të paktën gjashtë muaj pasi pësoi një lëndim në gju në ndeshjen e fundit të Champions League kundër RB Leipzig javën e kaluar.

    Prandaj, Juventusi do të kërkojë një qendërmbrojtës të ri në afatin kalimtar të janarit dhe sipas raportimeve , emri i ri në axhendën e “Bianconerëve” është ish-ylli i Interit dhe Sampdorias, Skriniar, përcjellë KosovaPress.

    Reprezentuesi sllovak ka humbur minutazhën nën drejtimin e Luis Enrique në PSG, pasi ka grumbulluar vetëm 111 minuta në fushë në Ligue 1. Ai ka një pagë të lartë, 10 milionë euro në vit plus shtesa, por Juventus duket i gatshëm të diskutojë një marrëveshje të mundshme me PSG.

    Gjatë intervistës së tij të fundit me DAZN të dielën, drejtori i Juventusit, Cristiano Giuntoli konfirmoi se bardhezinjtë mund të kërkojnë një qendërmbrojtës të ri në afatin kalimtar të dimrit: “Është ende shumë herët për të thënë, kështu që do të shohim se si do të reagojë skuadra dhe nëse ka ndonjë mundësi në janar.”

    Lojtarë të tjerë, si qendërmbrojtësi i Arsenalit, Jakub Kiëior dhe Sam Beukema i Bolonjës, janë lidhur me një lëvizje në janar në Torino për të zëvendësuar Bremerin.

  • ​Nadal njofton largimin nga tenisi

    ​Nadal njofton largimin nga tenisi

    Ikona e tenisit Rafael Nadal ka konfirmuar se do të tërhiqet nga sporti i tenisit pas finales së Davis Cup 8 në Malaga në nëntor.

    “Jam këtu për t’ju thënë se po tërhiqem nga tenisi profesionist. Kanë qenë disa vite të vështira, veçanërisht këto dy të fundit. Nuk kam mundur të luaj pa kufizime. Është një vendim i vështirë që më ka marrë shumë për të bërë, por në këtë jetë, çdo gjë ka një fillim dhe një fund dhe ky është momenti i duhur për t’i dhënë fund një karriere të gjatë dhe të suksesshme, më mirë nga sa mund ta imagjinoja ndonjëherë”, deklaroi kampioni i 22-të i Grand Slam-it.

    “Më bën shumë të emocionuar që turneu im i fundit do të jetë Kupa Davis që përfaqëson vendin tim””, ka thënë më tutje 38 vjeçari.

  • ​Lëndohet Paqarada, humb ndeshjet me Lituaninë dhe Qipron

    ​Lëndohet Paqarada, humb ndeshjet me Lituaninë dhe Qipron

    Mbrojtësi i Kolnit, Leart Paqarada është liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës për ndeshjet kundër Lituanisë dhe Qipros, për shkak të lëndimit, ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës.

    Gjatë dy ditëve të kaluara ai në përgjithësi ka stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit, teksa pas ekzaminimeve mjekësore u vendos që ai të lirohet dhe të kthehet në klubin e tij për trajtimin e nevojshëm.

    Dardanët sot po zhvillojnë seancën e radhës stërvitore, derisa pasdite udhëtojnë drejt Lituanisë.

  • Gjendet i vdekur në pishinë futbollisti i njohur

    Gjendet i vdekur në pishinë futbollisti i njohur

    Ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare futbollisti grek George Baldock. Rrethanat e vdekjes së tij janë të paqarta.

    Ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare futbollisti grek, George Baldock. Mediat raportuan se mbrojtësi i Panathinaikos u gjet i vdekur në pishinën e shtëpisë së tij të mërkurën vonë në mbrëmje. Shkaku i vdekjes fillimisht ishte i panjohur. Baldock luajti dymbëdhjetë herë për kombëtaren greke dhe për herë të fundit u shfaq në play-off para kampionatit evropian kundër Gjeorgjisë në mars, kur Greqia humbi me penallti. Ai nuk u thirr për duelin e radhës me Anglinë në Ligën e Kombeve këtë të enjte.

    Baldock, i cili ka lindur në Buckingham, luajti pjesën më të madhe të karrierës së tij në Angli, duke përfshirë klube si Sheffield United. Mbrojtësi u transferua në Athinë vetëm në korrik.

    “Sheffield United Football Club është i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e ish-lojtarit tonë, George Baldock”, tha klubi anglez në një komunikatë.

  • ​Itali-Belgjikë, formacionet e mundshme

    ​Itali-Belgjikë, formacionet e mundshme

    Luciano Spalletti është gati të konfirmojë të njëjtin formacion startues të Italisë që mundi Francën në Paris muajin e kaluar, me Lorenzo Pellegrinin pas Mateo Reteguit në sulm.

    “Azzurrët” fituan dy ndeshjet hapëse kundër Francës dhe Izraelit muajin e kaluar dhe synojnë të fitojnë grupin e tyre të Ligës së Kombeve për të qenë në mesin e skuadrave të para në shortin kualifikues të Kupës së Botës 2026.

    Spalletti pranoi në një konferencë për shtyp para ndeshjes të mërkurën se ndeshja e sotme do të ishte ‘themelore’ për rrugëtimin e Italisë, përcjellë KosovaPress.

    Belgjika drejtohet nga trajneri italian Domenico Tedesco, i cili konfirmoi të mërkurën se asi i Napolit Romelu Lukaku vendosi të mos bashkohet me ekipin pasi i duhet ende kohë për t’u ambientuar në Napoli.

    Itali–Belgjikë, formacionet e mundshme

    Itali (3-5-1-1): Donnarumma; Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori; Cambiaso, Frattesi, Ricci, Tonali, Dimarco; Pellegrini; Retegui.

    Belgjika (4-2-3-1): Casteels; Castagne, Faes, Debast, Teatri; Tielemans, Mangala; Lukebakio, Trossard, Doku; Openda.