ATV

Category: Sport

  • Fergusonit i kërkohet që të qëndrojë larg dhomave të zhveshjes te Unitedi

    Fergusonit i kërkohet që të qëndrojë larg dhomave të zhveshjes te Unitedi

    Ish-trajnerit legjendar të Manchester Unitedit, Sir Alex Fergusonit dhe bordit të futbollit i është kërkuar që të qëndrojnë larg dhomave të zhveshjes në “Old Trafford”.

    Siç shkruan gazetari sportiv, Fabrizio Romano, duke e cituar “Daily Mail”, kërkesa është bërë shumë e qartë në drejtim të palëve.

    Trajneri skocez, Ferguson, është legjendë e klubit, teksa të njëjtit, pronarët e mëhershëm i kanë dhënë privilegj të jashtëzakonshëm, duke i lejuar qasje në të gjitha hyrjet e stadiumit.

  • Thomas Tuchel – trajner i ri i Anglisë

    Thomas Tuchel – trajner i ri i Anglisë

    Thomas Tucheli do të jetë trajneri i ri i Anglisë.

    Këtë e ka konfirmuar sot Federata Angleze e Futbollit.

    “Jam shumë krenar që më është dhënë nderi të drejtoj ekipin e Anglisë. Kam ndier prej kohësh lidhje personale me lojën në këtë vend dhe më ka dhënë disa momente të pabesueshme deri tash. Të kesh mundësinë për të përfaqësuar Anglinë është privilegj i madh dhe mundësia për të punuar me këtë grup lojtarësh të veçantë dhe të talentuar është shumë emocionuese”, ka thënë 51-vjeçari.

    Tucheli ka nënshkruar kontratë deri pas Kupës së Botës 2026.

  • Reagoi keq pas zëvendësimit, Zhegrova: I kërkova falje trajnerit, kishte të drejtë

    Reagoi keq pas zëvendësimit, Zhegrova: I kërkova falje trajnerit, kishte të drejtë

    Kosova ka marrë fitoren e tretë radhazi në Ligën e Kombeve, teksa ka mposhtur Qipron me rezultat 3-0.

    Edon Zhegrova ka bërë një paraqitje shumë të mirë në këtë duel, megjithatë ai nuk ia arriti të shënonte ose asistonte.

    Ylli dardan u largua në minutën e 67-të nga ndeshja, duke u zëvendësuar nga Emir Sahiti.

    Megjithatë ai nuk ishte i kënaqur me zëvendësimin dhe i kërkonte trajnerit Foda mos ta zëvendësonte.

    “Trajneri kishte të drejtë që më largoi nga loja. Edhe pse doja të vazhdoja të luaja dhe të shënoja”.

    “Unë kisha një karton të verdhë dhe më mirë që u largova. I kërkova falje trajnerit për reagimin tim”, tha Zhegrova.

    “Ndihem mirë kur bashkëlojtarët shënojnë gola. Pas kartonit kisha shumë provokime. Ndaj Rumanisë është një finale, shkojmë vetëm për fitore”, deklaroi ylli dardan.

  • Dy ndeshje, dy fitore në muajin tetor: Kosova mposht edhe Qipron, me lehtësi

    Dy ndeshje, dy fitore në muajin tetor: Kosova mposht edhe Qipron, me lehtësi

    Kosova e ka kompletuar këtë tetor me dy fitore nga dy ndeshje, duke mposhtur edhe Qipron me rezultat 3-0, pas fitores ndaj Lituanisë (2-1).

    Dardanët e nisën me dominim ndeshjen, ndërsa qipriotët kishin vendosur të luanin ashpër, duke bërë disa ndërhyrje të palejuara.

    Por, Amir Rrahmani shënoi në minutën e 30-të, duke thyer mbrojtjen kundërshtare me një super kalim në stilin e sulmuesit.

    Pjesa e parë përfundoi me këtë gol, përkundërt se kishim raste të dyfishonin epërsinë.

    Mirëpo, këtë gjë e bëri Ermal Krasniqi, kur realizoi një gol të bukur në minutë e 52-të për 2-0.

    Dardanët nuk ndaleshin së kërkuari golin e tretë dhe ai erdhi në minutën e 71-të.

    Emir Sahiti që ishte inkuadruar vetëm katër minuta më parë, realizoi për 3-0, për ta vulosur fitoren e Kosovës.

    Kosova gjendet në vendin e dytë me nëntë pikë, tri më pak se Rumania që na pret në muajin nëntor, ndërsa Qipro ka tri dhe Lituania pa pikë.

  • Shaqiri nderohet sonte nga Zvicra, i jep lamtumirën ekipit kombëtar

    Shaqiri nderohet sonte nga Zvicra, i jep lamtumirën ekipit kombëtar

    Kur Kombëtarja e Zvicrës do të luajë kundër Danimarkës sonte në orën 20:45, do të jetë nën presion për të fituar pas tri humbjeve në startin e Ligës së Kombeve.

    Në St. Gallen, këto kujtime po ringjallen sërish – me lamtumirën zyrtare të Xherdan Shaqirit (33, 125 ndeshje ndërkombëtare), Fabian Schär (32, 86 ndeshje ndërkombëtare) dhe Yann Sommer (35, 94 ndeshje ndërkombëtare).

    Treshja ka formuar ekipin kombëtar prej vitesh dhe njoftoi dorëheqjen e tyre menjëherë pasi arritën në çerekfinale në verë.

    Siç informon SFV, tre ish-lojtarët do të nderohen për arritjet e tyre rreth 35 minuta para fillimit në St. Gallen dhe do të marrin lamtumirën e tyre zyrtare me kombëtaren në një sfond të denjë.

  • ​Kosovë-Qipro, “Fadil Vokrri” do jetë i stërmbushur sot

    ​Kosovë-Qipro, “Fadil Vokrri” do jetë i stërmbushur sot

    Kombëtarja e Kosovës do ta ketë mbështetjen maksimale sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Qipros. Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se tashmë janë shitur të gjitha biletat që ishin në dispozicion për këtë sfidë.

    Kjo nënkupton se mbështetja e tifozëve nga tribunat do të jetë maksimale, derisa synohet vetëm fitorja ndaj Qipros dhe tri pikët e reja, raporton KosovaPress.

    Trajneri Franco Foda dhe sulmuesi Edon Zhegrova kanë premtuar maksimumin për të kërkuan fitoren e radhës pas asaj ndaj Lituanisë në udhëtim.

  • ​Enrique për vajzën e humbur: Ajo është gjallë, na shikon çdo ditë

    ​Enrique për vajzën e humbur: Ajo është gjallë, na shikon çdo ditë

    Humbja e një vajze është gjëja më e keqe që mund të përjetojë një baba: Luis Enrique, i cili duhej t’i thoshte lamtumirën vajzës së tij, Xanës, e cila u nda nga jeta në gusht të 2019-ës..

    Enrique foli për humbjen e vajzës së tij duke thënë se ka shumë kujtime të mira më të. “A mund ta konsideroj veten të pafat apo me fat? Jam shumë me fat. Vajza ime Xana jetoi 9 vite të mrekullueshme me ne. Kemi shumë kujtime”, ka thënë Enrique, përcjellë KosovaPress.

    Trajneri i Paris Saint-Germain flet edhe për marrëdhënien me nënën e tij: “Ajo nuk donte foto të Xanës, derisa një ditë erdha në shtëpi dhe i thashë: “Duhet të vendosësh foto të Xanës, ajo është gjallë, ajo është me ne. shpirtërisht ne flasim çdo ditë për të.”

    “Mendoj se Xana ende na shikon. Sa herë që flasim për të qeshim, sepse dua që ajo të na kujtojë ashtu”, thotë në fund Enrique.

  • ​Dita e ndeshjes, Kosova e pret Qipron në “Fadil Vokrri”

    ​Dita e ndeshjes, Kosova e pret Qipron në “Fadil Vokrri”

    Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte do të ballafaqohet me Qipron në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

    “Dardanët” të hënën kanë zhvilluar stërvitjen e fundit për këtë ballafaqim dhe në konferencë për media, trajneri Franco Foda theksoi se Kosova nuk është e kënaqur me vendin e dytë dhe se tani e tutje lufta dhe synimi kryesor do të jetë vendi i parë në këtë grup, raporton KosovaPress.

    I bindur në fitore është shprehur edhe sulmuesi Edon Zhegrova i cili siguroi se ai bashkë me lojtarët tjerë do të japin maksimumin në fushë.

    Ndeshja Kosovë-Qipro do të nis nga ora 20:45.

  • ​Guardiola tregon nëse do ta marr drejtimin e Anglisë

    ​Guardiola tregon nëse do ta marr drejtimin e Anglisë

    Pep Guardiola është pyetur këtë nëse ai ka ndonjë interes për punën e trajnerit të Kombëtares së Anglisë, pasi raportohet se hapi i tij i ardhshëm është vendosur tashmë.

    Ai ka thënë se këto lajme nuk qëndrojnë pasi ai ende nuk ka vendosur asgjë për të ardhmen e tij, përcjellë KosovaPress.

    “Nuk është e vërtetë. Unë jam trajner i Manchester Cityt”, tha ai për “Che Tempo Che Fa”. “Nuk kam vendosur asgjë, gjithçka mund të ndodhë, kështu që nuk e di. Le të shohim të ardhmen time. Unë ende duhet të reflektoj dhe të vendos se çfarë dua të bëj”, ka thënë Guardiola në fund.

  • ​Muric i gatshëm për ndeshjen me Qipron

    ​Muric i gatshëm për ndeshjen me Qipron

    Pas fitores ndaj Lituanisë në Kaunas, Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për ballafaqimin e së martës kundër Qipros në Prishtinë në kuadër të Ligës së Kombeve.

    Në stërvitjen e së dielës ka punuar me intensitet të plotë edhe portieri Arijanet Muric, i cili ditëve të fundit ka vuajtur nga lëndimi. Përzgjedhësi Franco Foda me kërkesën e përzgjedhësit të Kombëtares U21, Afrim Tovërlani ka liruar nga grumbullimi Andi Hotin, i cili ka udhëtuar për në Estoni, për ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues për Euro 2025.

    “Dardanët” do ta zhvillojnë sot stërvitjen e fundit përpara se të përballen me qipriotët të martën, në orën 20:45. Në ndeshjen e parë, të luajtur muajin e kaluar në Larnaca, Kosova fitoi bindshëm 4:0. Hendikep për përzgjedhësin Foda do të jetë Elvis Rexhbeçaj për shkak të kartonëve, mirëpo entuziazmi për fitoren e radhës është i madh, duke pasur parasysh edhe mbështetjen që ekipi do ta ketë nga tifozët ‘Dardanët’.