ATV

Category: Sport

  • Neymari kthehet pas një viti

    Neymari kthehet pas një viti

    Neymari do të kthehet sot në fushën e gjelbër pas një lëndimi të gjatë.

    “Sot është koha që ti të kthehesh”, ka thënë babai i yllit brazilian.

    “Ne po të presim ty dhe festimin tënd”.

    32-vjeçari mungonte që nga tetori i vitit të kaluar, kur ishte lënduar në kampanjën e Brazilin për kualifikim në Kampionat Botëror.

  • ​13 vjet nga maratona e parë ndërkombëtare në Shqipëri

    ​13 vjet nga maratona e parë ndërkombëtare në Shqipëri

    Në Shqipëri më 21 tetor 2011 u mbajt për herë të parë një maratonë ndërkombëtare.

    Rreth 3 mijë vrapues, mes të cilëve 800 të ardhur nga 13 vende të botës, iu bashkuan maratonës në Tiranë me pikë-nisje sheshin “Skënderbej”.

    Pas vrapimit prej 42 kilometrash, Elisha Kiprotich nga Kenia dhe Svetlana Shepeleva nga Moldavia hynë në histori si fitues të maratonës së parë ndërkombëtare të organizuar në Shqipëri.

  • Lojtari i Juventusit bie pre e grabitësve, iu vodhën 500 mijë euro pasuri

    Lojtari i Juventusit bie pre e grabitësve, iu vodhën 500 mijë euro pasuri

    Dagllas Luiz dhe e dashura e tij Alisha Lehmann janë shokuar kur janë kthyer në shtëpi mbrëmjen e kaluar, pasi kishin dalë për të festuar fitoren e Juventusit përballë Lazios.

    Dagllas dhe Alisha janë tmerruar kur janë kthyer në banesë, kur kanë parë se hajdutët kishin vjedhur një pasuri të konsiderueshme në banesën e tyre.

    11 ora dhe bizhuteri të cilat vlerësohen me 500 mijë euro, ky ishte dëmi që hajdutët ju kishin shkaktuar Luizit dhe Alishës, dy juventinëve, i pari me sakudrën e burrave dhe e dyta me atë të grave.

    Kjo nuk është hera e parë që futbollistët që luajnë me fanelën e Juventusit bien pre e grabitjeve, në të shkuarën një histori e ngjashme u ka ndodhur edhe Moise Kean, Kaio Jorge dhe Angel Di Maria.

  • Dy ndeshje sot në Superligë

    Dy ndeshje sot në Superligë

    Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me dy përballje tjera.

    Takime mjaft të rëndësishme shihen ato që zhvillohen të dielën.

    Vëllaznimi ndeshet me Golden Eagle Yllin, ku të dy skuadrat kanë nga dy fitore e tri humbje, kurse Proton Cable Prizreni përballet me Borën, që kanë nga një fitore e katër humbje.

    Dy takimet janë mjaft të rëndësishme për katër skuadrat, që duan të renditen sa më lartë në tabelë.

  • Barcelona – Sevilla, derbi i La Ligas në fundjavë

    Barcelona – Sevilla, derbi i La Ligas në fundjavë

    Barcelona dhe Sevilla do ta zhvillojnë derbin e fundjavës në La Ligan e Spanjës.

    Këto dy skuadra takohen të dielën nga ora 21:00 në ndeshjen e xhiros së dhjetë.

    Barcelona e drejtuar nga Hansi Flick po kalon formë të mirë dhe prinë në tabelë me 24 pikë, tri më shumë se Real Madridi.

    Sevilla ka grumbulluar vetëm 12 pikë në nëntë ndeshje.

    Real Madridi pritet të ketë punë më të lehtë në këtë fundjavë.

    Të shtunën nga ora 21:00, luan në udhëtim te Celta Vigo, që e ka njërën prej mbrojtjeve më të dobëta aktualisht në La Liga.

    Kjo mund të shfrytëzohet nga Robert Lewandowski, që është golashënuesi më i mirë në ligë me dhjetë gola.

  • Vazhdon beteja ligjore mes Ronaldos dhe Juventusit

    Vazhdon beteja ligjore mes Ronaldos dhe Juventusit

    Beteja ligjore mes Cristiano Ronaldos dhe Juventusit po vazhdon teksa një seancë e re gjyqësore është caktuar për mars të vitit 2025.

    Sipas La Repubblica, seanca e parë pas apelit të Juventusit në Tribunalin e Punës është caktuar për muajin mars, me gjyqtarët që do të vendosin për hapat e mëtejshëm.

    Në prill të këtij viti, gjykata vendosi që Juventusi duhet të paguajë rreth 9.8 milionë euro në drejtim të Ronaldos për shkak të pagave të papaguara gjatë kohës së tij në klub.

    E gjithë kjo situatë ndodhi për shkak të të ashtuquajturës ‘Manovra e Pagave’, e cila u përdor nga ‘Zonja e Vjetër’ gjatë pandemisë COVID-19 në 2020.

    Lojtarët ishin pajtuar që të dhurojnë dy muaj të pagave për të ndihmuar klubin gjatë kësaj periudhe kur nuk po luhej futboll.

    Një hetim që u bë në nëntor të vitit 2022 dhuroi disa versione të ndryshme të ngjarjes, duke bërë me dije se shumë prej tyre do të marrin pagat, por në mënyra të ndryshme.

    Kur Ronaldo u largua nga Juventusi në gusht të 2021, transferimi tek Manchester United u bë me nxitim, duke çuar në një argument nëse ai i nënshkroi të drejtat për ato para apo jo.

    Si pjesë e një hetimi më të gjerë në financat e tyre, Juventusit iu hoqën 15 pikë në Serie A, dënim ky që më pas u reduktua në vetëm 10 pikë pas pranimit të fajësisë.

  • Superliga vazhdon sot me dy ndeshje tjera

    Superliga vazhdon sot me dy ndeshje tjera

    Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë me javën e nëntë të saj edhe gjatë ditës së sotme.

    Dy ndeshje janë në program sot që nisin nga ora 13:00.

    Në “Liman Gegaj”, Malisheva do të jetë nikoqire e skuadrës së Prishtinës.

    Momentalisht, Malisheva është lidere në tabelë me 17 pikë, kurse Prishtina është e katërta me 13 sosh.

    Në Drenas, Drita do t’i bëjë konak ekipit të fundit në tabelë, Feronikelit 74.

    Gjilanasit janë favorit absolut në këtë takim, teksa synojnë t’u bashkohen ekipeve të para në tabelë.

    Momentalisht, “Intelektualët” gjenden në vendin e pestë me 13 pikë, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara.

    Në anën tjetër, Feronikeli 74 është në vendin e fundit me vetëm një pikë.

  • Ferizaj merr fitore të madhe ndaj Gjilanit

    Ferizaj merr fitore të madhe ndaj Gjilanit

    Ferizaj ka vazhduar me performanca dhe fitore në Superligë.

    Pasi e mposhti Dukagjinin, tani Ferizaj triumfoi edhe ndaj Gjilanit 1:2 në udhëtim, në kuadër të javës së nëntë në elitën e futbollit kosovar.

    Ishte Sadriu që kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 14-të të ndeshjes.

    E një minutë para fundit të pjesës së parë Abdul shënoi për 0:2, duke i dhënë qetësinë skuadrës së tij para fillimit të fraksionit të dytë.

    Senad Jarovic ngushtoi epërsinë në minutën e 72-të, por kjo ishte krejt çfarë arritën të bënin vendasit.

    Deri në fundin e takimit, Gjilani mori dy kartonë të kuq.

    Me këtë fitore, Ferizaj tani shkon në kuotën e 10 pikëve në pozitën e shtatë.

    Në anën tjetër, Gjilani zbret në vendin e tetë me nëntë pikë të grumbulluara.

  • Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League

    Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League

    Faqja e UEFA Champions League në Facebook i ka publikuar emrat e “magjistarëve”.

    Në mesin e tyre është një futbollist nga Kosova.

    Është ky Edon Zhegrova, i cili jo vetëm që është pjesë e listës, por deri më tani po del të jetë i pari.

    Deri më tani në garën më prestigjioze të futbollit evropian për klube, ai i ka hiç më pak se 17 sosh, duke i lënë prapa emrat si: Vinicius Jr., Jeremy Doku, Jamal Musiala e Xavi Simos.

    Aktualisht 25 vjeçari po kalon formë fantastike në fanellën e Lilles, por edhe të Kosovës.

  • ​Muharremaj: Suhareka po bëhet me stadium me standarde ndërkombëtare

    ​Muharremaj: Suhareka po bëhet me stadium me standarde ndërkombëtare

    Ministri i Minsitrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku të enjten bëri të ditur se është përzgjedhur koncepti ideor për stadiumin e Suharekës dhe se tashmë ka filluar hartimi i projektit zbatues dhe vitin e ardhshëm do të nisin procedurat e prokurimit për punimet në këtë impiant sportiv.

    Një lajm të tillë e ka mirëpritur Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj. Ai në “Facebook” ka shkruar duke thënë se ky qytet po bëhet me stadium të ri të kategorisë 2, me kapacitet 6518 ulëse, që plotëson standardet më të larta ndërkombëtar

    “Ky është lajm i mirë për Komunën e Suharekës. Po bëhemi me stadium të ri të kategorisë 2, me kapacitet 6518 ulëse, që plotëson standardet më të larta ndërkombëtare, sipas njoftimit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Komuna jonë ka bashkëpunuar vazhdimisht, duke dhënë kontribut edhe në ndarjen e parcelës prej 13 hektarëve. Mirëpresim secilin investim që ndodhë në komunën tonë”, ka shkruar Muharremaj.