ATV

Category: Sport

  • ​Ancelotti zbulon bisedën me lojtarët gjatë pushimit të ndeshjes me Dortmundin

    ​Ancelotti zbulon bisedën me lojtarët gjatë pushimit të ndeshjes me Dortmundin

    Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti lavdëroi “të jashtëzakonshmin” Vinicius Junior të martën pasi sulmuesi brazilian shënoi një hat-trick në pjesën e dytë për t’i ndihmuar ata ta mposhtin Borussia Dortmundin me rezultat 5-2 në Ligën e Kampionëve.

    Ancelotti tha në një konferencë për shtyp se ishte i bindur se Vinicius do të fitojë çmimin Topi i Artë për lojtarin më të mirë në botë të hënën, përcjellë KosovaPress.

    “Ajo që mund të them është se është e rrallë të shohësh një lojtar që luan një pjesë të dytë si Vinicius. Dhe jo për shkak të tre golave, por për shkak të karakterit të tij; ai është i jashtëzakonshëm,” tha Ancelotti.

    “Vinicius do të fitojë Topin e Artë, jo për atë që bëri sonte, por për atë që bëri vitin e kaluar. Këto tre gola tashmë do të llogariten për Topin e Artë të vitit të ardhshëm, kjo është e sigurt. është një lojtar që fishkëllehet sepse mund të bëjë diferencën”.

    Në një ripërsëritje të finales së sezonit të kaluar, Ancelotti tha se nuk kishte panik në dhomën e zhveshjes pasi Reali shkoi në pushimin e pjesës së parë me dy gola disavantazh dhe se skuadra e tij kishte pjekurinë dhe përvojën për të kuptuar se çfarë duhej të bënin për t’u rikthyer. .

    “Ne jetuam në qetësi gjatë pushimit. Ndryshuam sistemin dhe u kthyem duke luajtur më intensivisht,” tha Ancelotti.

    “Të flasësh për shënimin e tre golave mund të ishte dukur utopike, ndaj folëm për detaje të vogla si pasimet e mira, fitoret e dueleve. Duhej të fitonim dinamikën e lojës dhe prej andej filloni të fitoni ndeshjen”, theksoi në fund Ancelotti.

  • Në “Camp Nou” sonte zhvillohet përballja e madhe e Championsit

    Në “Camp Nou” sonte zhvillohet përballja e madhe e Championsit

    Në rrjedhën e ndeshjeve jashtëzakonisht po i sjellë faza e Ligës në Ligën e Kampionëve, sonte do të zhvillohet njëra nga përballjet më të forta të këtij kompeticioni.

    Në stadiumin historik “Camp Nou”, Barcelona e pret gjigantin gjerman, Bayern Mynih ndaj të cilëve do të kërkojnë tri pikë të plota, raporton KosovaPress.

    Të dy skuadrat kanë bilanc të njëjtë nga dy ndeshjet e para, nga një humbje dhe një fitore, duke u renditur kështu në pozitat 17 dhe 18.

    Ballafaqim interesant pritet të jetë edhe ai ndërmjet Atletiko Madridit dhe Lillë, derisa ndeshjet tjera janë këto: Atalanta-Celtic, Brest-Bayer Leverkusen, Benfika-Feynord, Manchester City-Sparta Praga, Leipzig-Liverpool, Salsburg-Dinamo Zagreb dhe Youbg Boyes-Inter.

  • 28 futbollistët që do jenë në ceremoninë e Topit të Artë, edhe një shqiptar është aty

    28 futbollistët që do jenë në ceremoninë e Topit të Artë, edhe një shqiptar është aty

    Ceremonia e Topit të Artë do të mbahet me 28 tetor të këtij viti, në Paris.

    Në këtë ceremoni do të jenë 28 futbollistë që ‘garojnë për ta rrëmbyer’ trofeun më prestigjoz individual për sportistë në botë.

    Një nga ta do të jetë edhe kosovari, Granit Xhaka, mesfushori i Bayer Leverkusen është në listën e futbollistëve më të mirë dhe ka mundësi për të fituar “Topin e Artë”, shkruan IndeksOnline.

    Xhaka i Leverkusen ishte ndër lojtarët kyç që “Aspirinat” ia dolën të siguronin trofeun e Bundesligës sezonin e kaluar dhe France Football e ka shpërblyer 30-vjeçarin me emrin në listën e ngushtë për të fituar këtë trofe.

    Xhaka është shqiptari i parë që nominohet për të fituar Topin e Artë.

  • ​Shqipëria mikpritëse e Botërorit të Mundjes për të rritur

    ​Shqipëria mikpritëse e Botërorit të Mundjes për të rritur

    Shqipëria do të jetë mikpritëse e Botërorit të Mundjes për të rritur (peshat jo Olimpike), që ka nisur dje dhe zgjatë deri më 27 Tetor në Parkun Olimpik “Feti Borova”. Ky event i rëndësishëm do të mbledhë mbi 2300 sportistë nga 80 vende të botës, duke shënuar organizimin e parë të këtij niveli në Shqipëri.

    Gjatë ceremonisë së hapjes, Presidenti i Federatës së Mundjes, Sahit Prizreni shprehu krenarinë për këtë ngjarje historike, duke theksuar se “jemi krenarë që për herë të parë Shqipëria listohet për organizimin e një eventi të këtij kalibri”. Ai theksoi rëndësinë e mundjes si sport prioritar në vend.

    Në të njëjtën linjë, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar të Shqipërisë (KOKSH), Fidel Ylli, e vlerësoi besimin e organizmave ndërkombëtare ndaj Shqipërisë për këtë event. Ai gjithashtu njoftoi se mundja do të përfshihet si disiplinë në projektin “Ekipet Sportive në Shkolla”, duke theksuar angazhimin për zhvillimin e këtij sporti në vend.

    Më 27 Tetor, në Shijak, do të mbahet edhe Kongresi Botëror i Mundjes, ku pritet të marrin pjesë 200 delegatë nga 117 vende të botës. Ky kongres do të shërbejë si platformë për diskutimin e çështjeve të rëndësishme që prekin këtë sport në nivel global.

    Ngjarja e Botërorit të Mundjes për të rritur do të kontribuojë në promovimin e Shqipërisë si një destinacion sportiv dhe do të inkurajojë sportistët shqiptarë për arritje të reja./Atsh/

  • ​Real Madrid-Dortmund, formacionet e mundshme

    ​Real Madrid-Dortmund, formacionet e mundshme

    Borussia Dortmund dhe Real Madridi do të takohen në një përsëritje të finales së UEFA Champions League të sezonit të kaluar sonte në mbrëmje. Liga e Kampionëve rikthehet të martën dhe liderët aktualë të fazës së ligës, Borussia Dortmund, do të shpresojnë të vazhdojnë fillimin e tyre mbresëlënës në kompeticion kur të ndeshen kundër Real Madridit në stadiumin “Santiago Bernabéu”.

    Gjigantët spanjollë e kanë nisur fushatën e tyre në Champions League me një fitore dhe një barazim dhe do të shpresojnë të marrin tre pikët të martën për të rritur shpresat e tyre për të përfunduar në tetëshen më të mirë.

    Borussia Dortmund ka pasur vështirësi në ndeshjet si mysafirnë Bundesligë këtë sezon, por një paraqitje e fortë në Madrid do të ishte një deklaratë e madhe e kredencialeve të tyre. Por Verdhezinjtë do të duhet të përballen pa të dëmtuarit Karim Adeyemi, Julien Duranville, Yan Couto dhe Gio Reyna të martën. Edhe pse Pascal Gros duhet të jetë në gjendje të paraqitet në fushë, përcjellë KosovaPress.

    Ndërsa Real Madridi ka bërë një fillim të ngadaltë të sezonit, ata gjithmonë duket se gjejnë një mënyrë për të fituar kur ka më shumë rëndësi. Dy ndeshje të vështira e presin Carlo Ancelotti-n në harkun kohor prej katër ditësh me përballjen e CL kundër Borussia Dortmundit që do të pasohet nga El Clasico në La Liga.

    Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior ishin të dy në objektivin e Real Madridit kundër Celta Vigo të shtunën. Dhe ata të dy do të jenë të etur për të vazhduar atë ecuri kundër Borussia Dortmund.

    Jude Bellingham do të jetë një tjetër lojtar për t’u parë teksa do të përballet me ish-klubin e tij për herë të dytë. Real Madridi do të duhet të përballet pa të dëmtuarit Dani Carvajal, David Alaba dhe Brahim Diaz të martën.

    Këto janë formacionet e mundshme:

    Real Madrid: Courtois – Militão, Tchouaméni, Rüdiger – Vázquez, Valverde, Camavinga, Mendy – Bellingham, Vinicius – Mbappe

    Borussia Dortmund: Kobel – Ryerson, Anton, Schlotterbeck, Bensebaini – Can, Groß, Sabitzer – Brandt, Gittens – Guirassy

  • ​Totti mund t’i rikthehet futbollit

    ​Totti mund t’i rikthehet futbollit

    Legjenda e Romës dhe Italisë, Francesco Totti ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e rikthimit nga pensioni. Ish-sulmuesi italian, fitues i Kupës së Botës 2006, thotë se mund t’i rikthehet futbollit shtatë vjet pas pensionimit të tij.

    “Kurrë mos thuaj kurrë në jetë. Disa lojtarë u kthyen në lojë pas disa vitesh”, tha ish-sulmuesi gjatë një eventi në Sportitalia Village, përcjellë KosovaPress.

    “Duhet të stërvitem mirë për të luajtur në Serie A. Disa klube të Serisë A më thirrën kohët e fundit. Ndodhi muajin e kaluar dhe më bënë të mendoj për këtë. Ndjeva pak çmenduri. E pyeta veten: ‘Pse më kërkojnë akoma pas kaq vitesh?’ Do të isha gati për dy muaj.”

    Ish-portieri i Lazios, Marco Ballotta është lojtari më i vjetër që ka bërë një paraqitje në Serie A me 44 vjet, një muaj dhe tetë ditë. Gigi Buffon është i dyti, pasi ka luajtur në maj 2021 me Juventusin në moshën 43 vjeç, tre muaj dhe 14 ditë.

    Totti u tërhoq në fund të sezonit 2016-17 pasi e kaloi të gjithë karrierën e tij te Roma. 48-vjeçari shënoi 307 gola në 786 paraqitje me “Giallorossët”, duke fituar një titull historik të Serie A në “Stadio Olimpico” në 2000-01 nën drejtimin e Fabio Capello.

    Gjatë karrierës së tij si lojtar, ai gjithashtu fitoi dy Coppa Italia dhe një Supercoppa Italiana. Ai u bë golashënuesi më i mirë i Serie A në 2006-07, duke shënuar 26 gola.

    Totti shënoi nëntë gola në 58 ndeshje me kombëtaren e Italisë. Ai njoftoi tërheqjen e tij ndërkombëtare pasi fitoi Kupën e Botës 2006.

  • Mbappeja ia dhuroi fanellën lojtarit të ndeshjes, Edon Zhegrovës

    Mbappeja ia dhuroi fanellën lojtarit të ndeshjes, Edon Zhegrovës

    Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova, e ka postuar fanellën që ia kishte dhuruar Kylian Mbappe.

    Ylli francez ia dha fanellën në përballjen mes Lillet dhe Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

    Në atë ndeshje, Zhegrova u shpall lojtari ma i mirë, duke kontribuuar masivisht në triumfin e befasishëm të skuadrës së tij ndaj kampionit evropian.

  • Trajneri i KB Prizrenit flet për gjendjen shëndetësore të basketbollistit Urim Zenelaj

    Trajneri i KB Prizrenit flet për gjendjen shëndetësore të basketbollistit Urim Zenelaj

    Basketbollisti i, Pronto Cable Prizrenit, Urim Zenelaj do të jetë jashtë fushave të lojës për disa muaj pasi ai ka shfaqur probleme me frymëmarrje në disa prej ndeshjeve të fundit dhe tashmë me rekomandimin e kardiologut, ai do të ndërpres aktivitetin sportiv.

    Trajneri i KB Prizrenit, Arbnor Rifati, ka thënë për KosovaPress se gjatë javës pritet të bëhen ekzaminimet më të thella për të kuptuar më mirë gjendjen shëndetësore të basketbollistit.

    “Urimi ka pasur shqetësime në disa ndeshjet e fundit me frymëmarrje dhe kishte ankesa kështu që sigurisht ne morëm hapat bashkë me atë një iniciativë për një kontroll të thellë dhe gjatë vizitës së tij të cilën e ka pasur ditën e premte, me udhëzim të një kardiologu të njohur i është rekomanduar ndalesa e të gjitha aktiviteteve sportive për disa shkaqe kardiologjike dhe sigurisht që gjatë javës, nga nesër do të fillojnë edhe ekzaminimet më të thella.”, tregoi fillimisht Rifati.

    Ai ka shtuar se Zenelaj për momentin është në gjendje stabile shëndetësore dhe se shpreson që nga analizat që do të bëhen, të mos dal diçka serioze.

    “Një gjë që e dimë deri më tani është që ai për një periudhë disa mujore do të jetë jashtë fushës…Për momentin gjendjen shëndetësore e ka të mirë, një fakt që na gëzon, nuk ka ndonjë ankesë. Brenda javës duket se do të bëhet një kornografi që do të shikohet çdo detaj i mundshëm që mund ta ketë Urimi, kështu që ne lutemi dhe shpresojmë që mos të dal ajo më e keqja dhe që në periudhën sa më të shpejtë të rikthehet aty ku e ka vendin”, theksoi Rifati.

    Në aspektin sportiv, Rifati thotë se mungesa e Zenelajt do të jetë hendikep i madh per KB Prizrenin.

    “Dëmi është normal shumë i madh. Në të premten kur morëm këtë lajmë, normalisht brenga e parë ishte ana shëndetësore që është prioritet para çdo aktiviteti sportiv, mirëpo në anën tjetër edhe për skuadrën tonë është një hendikep i madh pasi që tani shtatë vite që jemi pjesë e Superligës, skuadra e Prizreni çdo herë e ka ndërtuar ekipin duke u bazuar në skeletin dhe bazamentin që e kishte Urimi si lojtarë vendor dhe këtë e kemi bërë edhe këtë vit”, deklaroi në fund Rifati.

    Zenelaj është njëri ndër basketbollistët më të mirë në Kosovës. Ai ka luajtur për klubet më të mëdha kosovare, duke përfshirë, Bahskimin, Sigal Prishtinën, ndërsa ka luajtur edhe për Kombëtaren e Kosovës në basketboll.

  • ​Nuk mungojnë befasitë në renditjen e Superligës së Kosovës në basketboll

    ​Nuk mungojnë befasitë në renditjen e Superligës së Kosovës në basketboll

    Gjashtë xhirot e para të këtij edicioni të Superligës së Kosovës në basketboll kanë ofruar ndeshje spektakolare dhe luftë të vërtetë në parket për të marrë më të mirën nga ana e secilit klub.

    Në këtë pikë të sezonit, lider i tabelës është Bashkimi që ka mbledhur 12 pikë. Skuadra nga Prizreni ndiqet nga Trepça me dhjetë pikë, kurse e treta është Sigal Prishtina, poashtu me dhjetë pikë, raporton KosovaPress.

    Golden Eagle Ylli është i katërti me nëntë me nëntë pikë, në vendin e pestë është Peja me tetë, aq sa kanë edhe Vëllaznimi dhe Proton Cable Prizreni në pozitat gjashtë dhe shtatë.

    Renditjen tabelare e përmbyllë Bora me shtatë pikë.

  • Urim Zenelajt i ndalohet basketbolli pas problemeve me zemër

    Urim Zenelajt i ndalohet basketbolli pas problemeve me zemër

    Urim Zenelaj nuk po luan basketboll për shkak të problemeve me zemër, dhe nuk dihet ende se a nënkupton kjo fundin e karrierës së përfaqësuesit të Kosovës në basketboll.

    Lajmin e ka bërë të ditur Arbnor Rifati, trajner i klubit të Zenelajt, Proton Cable Prizreni.

    “Ia kemi borxh t’ia tregojmë opinionit, nuk kemi dashur para ndeshjes së krijojmë ndonjë panik. Urimi ka probleme shëndetësore për momentin, me udhëzim të kardiologut i është ndalur njëherë basketbolli”, ka thënë Rifati në një prononcim për media.

    “I është ndaluar njëherë basketbolli. Në aspektin psikologjik e kemi përjetuar shumë rëndë. Urimi ka qenë shtyllë e ekipit prej fillimit”.