ATV

Category: Sport

  • Lamine Yamal: Dua të mbahem mend si legjendë e Barcelonës

    Lamine Yamal: Dua të mbahem mend si legjendë e Barcelonës

    Lamine Yamal e pret “El Clasicon” me guxim. Pa asnjë frikë. Rritja e tij si lojtar ka qenë spektakolare brenda pak muajsh. Ambicia për të menduar në mënyrë të madhe e motivon, dhe në një intervistë për LaLiga World, ai tregoi ndjesitë e tij përpara ndeshjes me Real Madridin.

    Atmosfera armiqësore që do të hasë në Santiago Bernabeu nuk do ta trembë. Ai e tregoi këtë në Europian kur udhëhoqi kombëtaren spanjolle kundër Gjermanisë pritëse në Stuttgart, me stadiumin që mbështeste ekipin vendas në çerekfinale të Europianit.

    “Këtë vit kur e marr topin ndjej se si fillojnë ulërimat e tribunës, dhe kjo më motivon shumë”, tha Lamine.

    Jashtë fushe nuk fshihet, dhe në Montjuïc është e zakonshme ta shohësh teksa ngre duart sa herë që ka një goditje këndi ose aut për të kërkuar ndihmën e tifozëve culers.

    Lamine do të ketë përballë një kundërshtar të fortë si Ferland Mendy, por prania e tij nuk do të ndryshojë stilin e tij të lojës.

    “Zakonisht e vështroj mbrojtësin anësor dhe shkoj drejt tij me gjithçka. Është një ndjesi që nuk e kam pasur kurrë më parë”.

    Elementi motivues i Lamine Yamal është i jashtëzakonshëm.

    “Është si të kem nënën përpara meje duke më thënë të sulmoj kundërshtarin. Është një ndjesi që nuk mund ta përshkruaj, por që është e pabesueshme”.

    Sulmuesi blaugran shpjegon se familja ka luajtur një rol themelor për të pasur një sjellje të mirë në fushë, pavarësisht nga loja e ashpër që nganjëherë merr. Lamine konsideron se “gjëja më e rëndësishme për një person është të jesh ashtu si të kanë edukuar prindërit. Kështu shihet kush je.”

    Në prag të klasikes, Lamine nuk heziton dhe pohon se “do të më pëlqente të kujtohesha në historinë e Barçës si një legjendë. Falë Barcelonës jam kush jam. Ajo më ka dhënë gjithçka.”

    Objektivi i yllit të Barcelonës është të vazhdojë për shumë vite duke mbrojtur fanellën blaugrana, deri në atë pikë sa aspiron të “jetë gjithë jetën te Barça,” edhe pse është i vetëdijshëm që është shumë i ri.

    Lamine Yamal është rritur shumë shpejt. Në moshën 16-vjeçare ishte tashmë një referencë për Barçën dhe kombëtaren spanjolle. Në moshën 17 vjeç, ai vazhdon të tregojë çdo ditë nuanca të reja të lojës së tij në formën e driblimeve, pasimeve të pamundura ose reagimeve të papritura me topin në këmbë.

    Leximi i tij i lojës është spektakolar. Në Bernabeu dëshiron të shfaqë edhe një herë klasin e tij dhe të arrijë një fitore që do të linte Barcelonën me gjashtë pikë përpara rivalit të përjetshëm në tabelën e renditjes së Ligës.

  • ​Xhiro e dhjetë e Superligës nis sot

    ​Xhiro e dhjetë e Superligës nis sot

    Xhiro e dhjetë e Superligës së Kosovës në futboll premton ndeshje spektakolare me përballje të fuqishme mes shumë pretendentëve për kreun e tabelës.

    Gjithçka nis të sot me duelin ndërmjet Feronikelit dhe Ferizajt që zhvillohet nga ora 13:0, raporton KosovaPress. Derisa Ferizaj ka filluar të gjej formën e mirë duke realizuar dy fitore në dy ndeshjet e fundit, nga ana tjetër, Feronikeli vazhdon të jetë në krizë të rezultateve me vetëm dy pikë të mbledhura deri më tani.

    Më tutje, të shtunën, kampioni dhe lideri aktual i tabelës, Ballkani, udhëton në Klinë për t’u ndeshur me Dukagjinin, derisa në të njëjtën ditë zhvillohet edhe derbi ndërmjet Gjilanit dhe Llapit në Gjilan.

    Të dielën Malisheva e pret Dritën, kurse Suhareka përballet me Prishtinën.

  • ​Perurohen tribunat e reja dhe zhveshtoret në stadiumin e Malishevës

    ​Perurohen tribunat e reja dhe zhveshtoret në stadiumin e Malishevës

    Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Daulina Osmani, përuruan sot tribunat dhe zhveshtoret e reja në stadiumin e qytetit “Liman Gegaj” në Malishevë. Ky projekt përfaqëson një investim të përbashkët ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Malishevës.

    Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm zyrtarë komunalë, përfshirë drejtorin për sport, Fitim Shala, dhe drejtorin e urbanizmit, Avdi Morina, i cili ka mbikëqyrur realizimin e projektit. Shiriti i përurimit u pre nga kryetari Kastrati, zv/ministrja Osmani dhe kapiteni i FC “Malisheva”, Dreni Kryeziu.

    Kryetari Kastrati falënderoi zv/ministren Osmani për mbështetjen e MKRS-së, duke theksuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës sportive në Malishevë. Ai shprehu besimin se ky bashkëpunim do të vazhdojë, duke përfshirë edhe pjesën tjetër të tribunave dhe përmirësimin e infrastrukturës përcjellëse. “Malisheva është bërë një qendër sportive me rezultate të dukshme në futboll, atletikë, not dhe sporte të tjera. Çdo investim në sport është investim në të ardhmen e rinisë sonë të shëndetshme,” theksoi Kastrati.

    Zv/ministrja Osmani vlerësoi bashkëpunimin e mirë me Komunën e Malishevës dhe përgëzoi sportistët për kushtet e reja të krijuara. Ajo premtoi se MKRS do të vazhdojë të investojë në infrastrukturën sportive të Malishevës dhe jo vetëm, duke mbështetur më tej zhvillimin e sportit. Ajo gjithashtu përgëzoi FC “Malisheva” për sukseset e fundit dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm.

    Pas ceremonisë, Kastrati dhe Osmani inspektuan nga afër tribunat e reja dhe të gjithë kompleksin e stadiumit, i cili shquhet për stazat e tij të atletikës, duke e bërë Malishevën një qendër të rëndësishme sportive në nivel kombëtar.

  • Humbja ndaj Stuttgartit u përjetua rëndë nga Motta – ai s’bëri gjumë, por kaloi tre orë duke e rishikuar ndeshjen

    Humbja ndaj Stuttgartit u përjetua rëndë nga Motta – ai s’bëri gjumë, por kaloi tre orë duke e rishikuar ndeshjen

    Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, kaloi më shumë se tre orë duke rishikuar humbjen 1-0 të skuadrës së tij VfB Stuttgart në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma, ndërsa Bianconerët përgatiten për ndeshjen e Derby d’Italia që i pret këtë fundjavë.

    Sipas Tuttospor , Thiago Motta e rishikoi humbjen 1-0 të Juves ndaj Stuttgartit dy herë përpara se të flinte të martën në mbrëmje në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

    Kjo ishte humbja e parë me Juventusin e Mottas, prej se ai është trajner i këtij ekipi.

    Bianconerët nuk dukeshin me veten e tyre të zakonshme, pasi i munguan disa prej lojtarëve kryesorë të ekipit të parë për shkak të lëndimeve.

    Lojtarët falënderuan Mattia Perinin, i cili priti një penallti pak minuta para minutës 90-të, por Stuttgart përfundimisht gjeti rrjetën në kohën shtesë.

    Mottas i duhej të kalonte në përgatitjet për Derby d’Italia pasi ta kryente analizën e kësaj ndeshje

    Juventus aktualisht ndodhet në vendin e tretë në tabelën e Serie A, ndërsa Interi është një vend dhe një pikë më shumë. /Telegrafi/

  • Edhe Shqipëria ngritet në ranglistën e FIFA-së

    Edhe Shqipëria ngritet në ranglistën e FIFA-së

    Kombëtarja shqiptare është ngjitur dy pozicione më lart në renditjen e FIFA-s. Nga vendi 67 tani Shqipëria renditet në vendin e 65, pas suksesit në ndeshjen e fundit në transfertë ndaj Gjeorgjisë, e vlefshme për UEFA Nations League.

    Shqipëria triumfoi 1-0 në “Mikheil Meskhi” dhe pikërisht kuqezinjtë kanë kaluar në renditjen e FIFA-s Gjeorgjinë, por edhe Finlandën.

    Shqipëria do të rikthehet në fushë në muajin nëntor për dy ndeshjet e fundit në grupin B1 të UEFA Nations League, ndaj Çekisë (16 nëntor, 20:45) dhe Ukrainës (19 nëntor, 20:45). Të dy ndeshjet do të luhen në stadiumin “Air Albania” dhe Kombëtarja është në garë për vendin e parë në grupin B1.

  • ​Kosova shënon ngritje historike në renditjen e FIFA-së

    ​Kosova shënon ngritje historike në renditjen e FIFA-së

    Tri fitoret e rëndësishme në Ligën e Kombeve kanë bërë që Kosova të shënojë një ngritje historie në ranglistën e re të FIFA-së. “Dardanët” kanë triumfuar ndaj Lituanisë dhe ndaj Qipros në dy ndeshje.

    FIFA ndërkohë ka publikuar ranglistën e re Ku Kosova tashmë pozicionohet në pozitën e 101-të, renditja kjo më e mirë në historinë e “Dardanëve”.

    Ecurinë në Ligën e Kombeve, Kosova do ta mbyllë me dy ndeshje në muajin nëntor ku ballafaqohen me Lituaninë dhe Rumaninë.

  • ​Roma tërheq kandidaturën për finalen e Ligës së Kampionëve për vitin 2027

    ​Roma tërheq kandidaturën për finalen e Ligës së Kampionëve për vitin 2027

    Do të duhet të presim edhe disa vite përpara se të shohim sërish një finale të Champions League në Itali. Pas Milanit, edhe Roma hoqi dorë nga kandidatura për vitin 2027, duke reduktuar sfidën ndaj Bakut dhe Madridit . Kjo u konfirmua nga UEFA e cila shpjegoi se ata kishin marrë vetëm propozime nga Azerbajxhani dhe Spanja me “Stadiumin Olimpik” të Baku dhe “Estadio Metropolitano” në garë për një vend.

    Sfida do të vendoset në fund të sezonit, megjithatë i gjithë dokumentacioni duhet të dorëzohet deri në pranverë, përcjellë KosovaPress.

    “Deklaratat e interesit nuk janë detyruese dhe propozimet përfundimtare duhet të dorëzohen së bashku me dosjet e aplikimit deri më 19 mars 2025 – shpjegoi UEFA. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të emërojë shoqatat pritëse për dy finalet në maj 2025. Procedura e aplikimit për zgjedhjen e vendeve për të pritur finalet e garave të klubeve të UEFA-s 2027 ka nisur më 30 shtator 2024, me një afat të caktuar për 21 Tetor 2024 për federatat e interesuara të shprehin interesin e tyre”.

    Për këtë rast, Nyon zyrtarizoi edhe kandidaturat për finalen e UEFA Champions League për femra me Varshavën , Barcelonën , Bazelin dhe Cardiffin që synojnë organizimin e ngjarjes. më e rëndësishmja e Evropës për femra lëvizjes.

  • ​Barcelona-Bayern, formacionet e mundshme

    ​Barcelona-Bayern, formacionet e mundshme

    Ndeshja kryesore e rrethit të tretë në fazën e Ligës së Kampionëve 2024/25 zhvillohet sonte në Katalonjë, ndërsa Barcelona pret Bayern Munihun.

    Duelet me Bayernin kanë nxjerrë në pah më të keqen e “Blaugranëve”. Bavarezët kanë fituar gjashtë takimet e fundit kokë më kokë, një seri që përfshin humbjen famëkeqe 8-2 në “Camp Nou” në vitin 2020.

    Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

    Barcelona: Pena; Kounde, Cubarsi, Martinez, Balde; Casado, Pedri; Yamal, Fermin, Raphinha; Leëandoëski.

    Bayern Mynih: Neuer; Guerreiro, Upamecano, Kim, Davies; Kimmich, Palhinha; Olise, Muller, Gnabry; Kane.

  • ​Trepça kërkon fitoren e parë në FIBA Europe Cup

    ​Trepça kërkon fitoren e parë në FIBA Europe Cup

    Trepça do të ketë ndeshjen e tretë në grupet e FIBA Europe Cup, përkatësisht të dytën radhazi në shtëpi. Mitrovicasit do të ndeshen sot me Caledonia Gladiators nga Skocia.

    Të dy skuadrat kanë nga dy humbje në dy ndeshjet e para në Grupin H të FIBA Europe Cup, raporton KosovaPress.

    ‘Xehetarët’ pësuan nga Dijon 118:73 dhe MHP RIESEN Ludëigsburg 57:70, kurse Caledonia Gladiators pësuan nga MHP RIESEN Ludëigsburg 86:62 dhe Dijon 54:90.

    Në përballjen tjetër të këtij grupi, Dijon dhe Ludëigsburg do të ndeshen për vendin e parë.

    Ky është edicioni i dytë radhazi për Trepçën që luan në grupet e FIBA Europe Cup.

  • ​150 xhudistë nga vende të ndryshme po stërviten në Kosovë

    ​150 xhudistë nga vende të ndryshme po stërviten në Kosovë

    Kosova është bërë njëri nga vendet më tërheqës për përgatitjen dhe stërvitjen edhe të xhudistëve na vende të ndryshme të botës dhe në shumë raste ata qëndrojnë në Kosovë si grupe të ndryshme ku stërviten nga trajnerë kosovarë me në krye Driton Kukën.

    Këto ditë, në Kosovë po qëndrojnë mbi 150 garues, derisa kësaj radhe po marrin pjesë edhe ekipi i Moldavisë, raporton KosovaPress.

    Trajneri Driton Kuka ka thënë se sporti po thyen barriera politike.

    “Pas Ballkanikut të mbajtur në Pejë po mbahet Kampi stërvitor i radhës! Specifike kësaj radhe pjesëmarrja e ekipit të Moldavisë, për herë të parë në Kosovë. Ekip i fortë e njerëz pozitiv dhe mirënjohës për mikpritjen që hasën në vendin tonë. Sporti po thyen gjithmonë barrierat politike dhe kjo do vazhdoj tutje. Përndryshe në Pejë po qëndrojnë 150 garues në Kampin stërvitor këtë javë nga shtete të ndryshme”, ka shkruar Kukan ë “Facebook”.