ATV

Category: Sport

  • Basketboll/ Shorti sjellë përballje spektakolare në Kupën e Kosovës

    Basketboll/ Shorti sjellë përballje spektakolare në Kupën e Kosovës

    Është bërë tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës në basketboll te meshkujt, sipas sistemit të Bergerit dhe në bazë të renditjes pas shtatë xhirove të zhvilluara në kuadër të ProCredit Superliga.

    Në ndeshjet çerekfinale ndeshen skuadrat 1-8, 2-7; 3-6 dhe 4-5.

    Si nikoqir në ndeshjet e para do të luajnë skuadrat më poshtë të renditura në momentin e tërheqjes së shortit, kurse në ndeshjet e kthimit, si nikoqir do të luajnë skuadrat më lartë të renditura.

    Në bazë të renditjes, Bora e fundit do të ndeshet me liderin Bashkimin, kurse Proton Cable Prizreni do të përballet me fituesen aktuale Trepçën. Çerekfinalja do të dhurojë spektakël në sfidën e rivalëve të vjetër Pejës dhe Sigal Prishtinës, që duan kalimin në gjysmëfinale. Takim po ashtu interesant shihet mes Vëllaznimit dhe Golden Eagle Yllit.

    Çiftet çerekfinale të Kupës së Kosovës:

    Bora – Bashkimi

    Proton Cable Prizreni – Trepça

    Peja – Sigal Prishtina

    Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli

  • Gjilani e Ballkani e nisin xhiron e 11-të në Superligë

    Gjilani e Ballkani e nisin xhiron e 11-të në Superligë

    Nuk ka pushim në futbollin kosovar, pasi xhiro e 11-të në Albi Mall Superligë zhvillohet në mesjavë.

    Ndeshja e parë e xhiros së 11-të zhvillohet sot në Suharekë, ku Ballkani është nikoqir i Gjilanit.

    Ballkani në këtë duel vije pas barazimit 0-0 në udhëtim te Dukagjini dhe synon që të rikthehet te fitoret.

    Në anën tjetër Gjilani në këtë sfidë vije e motivuar pas fitores me përmbysje ndaj Llapit 2-1.

    Të besuarit e Ardian Nuhiut kërkojnë vazhdimësi të rezultateve të mira dhe udhëtojnë në Suharekë për mos t’u mposhtur.

    Sfida mes Ballkanit dhe Gjilanit zhvillohet me fillim nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.

  • Jean-Denys Choulet emërohet përzgjedhës i Kosovës në Basketboll

    Jean-Denys Choulet emërohet përzgjedhës i Kosovës në Basketboll

    Kombëtarja e Kosovës në Basketboll është bërë me trajner të ri duke e emëruar në këtë post, Jean-Denys Choulet.

    “Trajneri me shumë përvojë, Jean-Denys Choulet do të jetë përzgjedhës i Kosovës në basketboll”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

    “Ai u emërua përzgjedhës me vendim nga Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe do të fillojë punën në nëntor, në përgatitjet dhe ndeshjet e Kosovës A, që do t’i kenë si mysafire ndaj Zvicrës dhe Irlandës në udhëtim (21 dhe 24 nëntor)”.

    “Dardanët kanë një fitore dhe një humbje në këtë grup parakualifikues për Kupën e Botës 2027”.

    “Jean-Denys Choulet ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Federatën e Basketbollit të Kosovës”.

  • Vini s’e fiton Topin e Artë: Askush nga Real Madridi nuk merr pjesë në ceremoni

    Vini s’e fiton Topin e Artë: Askush nga Real Madridi nuk merr pjesë në ceremoni

    Real Madridi ka vendosur të mos udhëtojë fare për në ceremoninë e Topit të Artë që do të mbahet të hënën në mbrëmje.

    Të gjithë prisnin që Vinicius Jr të shpallet lojtari më i mirë në botë, megjithatë situata ka ndryshuar dhe mesfushori Rodri, i cili kaloi një sezon fantastik me Manchester Cityn dhe Spanjën pritet ta fitojë Topin e Artë.

    Kjo duket se ka acaruar tejet shumë Real Madridin, kësisoj kanë vendosur që askush brenda klubit të mos udhëtojë për në Francë.

    Gazetari Fabrizio Romano raporton se as presidenti Florentino Perez, trajneri Carlo Ancelotti apo edhe Jude Bellingham që pritet të jetë në top tre nuk do të jenë të pranishëm në ceremoni.

    “Vinicius Jr nuk do të udhëtojë në Paris nga Real Madridi ngase e di se nuk do ta fitojë Topin e Artë”.

    “Askush nga Real Madridi nuk do të merr pjesë në ceremoni. As Florentino Perez, as Vini Jr, as Carlo Ancelotti e as Jude Bellingham”, shkroi ndër të tjera gazetari italian.

  • ​Demaku i thotë ‘Po’ Kosovës

    ​Demaku i thotë ‘Po’ Kosovës

    Mesfushori defanziv i skuadrës austriake SCR Altach, Vesel Demaku ka vendosur të luajë për Kosovën. Ish-anëtari i Kombëtares U21 të Austrisë, të hënën, ka qëndruar në selinë e FFK-së, ku është takuar me presidentin Agim Ademi, drejtorin e Kombëtares, Muharrem Sahiti dhe menaxherin e Kombëtares, Bajram Shala.

    Me këtë rast, Demaku ka theksuar se menjëherë pasi ka marrë konfirmimin nga shteti austriak për dyshtetësi, pa hezitim e me zemër, ka vendosur që të luajë për Kosovën dhe të japë kontributin e tij në fanellën dardane. Presidenti Ademi e vlerësoi vendimin e Demakut dhe e përgëzoi për përkushtimin e tij për t’i kontribuar atdheut.

    Ai tha se lojtar me potencial si Vesel Demaku janë gjithmonë të mirëseardhur në Kombëtaren e Kosovës. Demaku gjatë këtij edicioni ka zhvilluar 10 ndeshje në Bundesligën e Austrisë dhe ka lënë gjurmë me lojën e tij në fushën e blertë dhe pa dyshim do të jetë një vlerë shtesë për Kombëtaren e Kosovës.

  • Kupa e botës në ski, përfaqësuesja e Shqipërisë kualifikohet në finale

    Kupa e botës në ski, përfaqësuesja e Shqipërisë kualifikohet në finale

    Ka startuar këtë fundjavë Kupa e Botës në ski për vitin 2025 me Soldenin e Austrisë.

    Shqipëria edhe në këtë edicion merr pjesë me Lara Colturin që një vit më parë befasoi këdo në Europë dhe Botë me paraqitjen e sajë përballë emrave më të mëdhej të Botës së këtij sporti.

    Edhe në këtë fundjavë botërore austriake Colturi entuzjazmoi fansat e skive me vendin e 16-të, si sportistja më e re e eventit pasi është ende 17-vjeçare dhe fituesja e garës së Soldenit, Frederika Brinjone është 34 vjeç, sa për të kuptuar diferencën e moshës që mbart me vete eksperiencën e madhe.

    Pas kësaj arritjeje, Colturi shprehu emocionet e para në një intervistë ekskluzive për Top Channel.

    “Jam shumë e kënaqur me paraqitjen pasi pritshmëritë ishin të mëdha duke qenë se jam stërvitur shumë mirë gjatë verës. Ndoshta më duhet të futem pak në ritmin e garës, por sezoni është i gjatë dhe do të rregullojë ato gjëra që vihen re vetëm në gara”, tha Lara Colturi-skiatore.

    Soldenin, Colturi nuk kishte arritur ta përfundonte asnjëherë dhe kjo është një ndër pistat më të vështira të Kupës së Botës.

    “Gjithmonë mund të bëhet më mirë unë i kuptoj shumë mirë gabimet që bëj dhe do të përpiqem të mos i përsëris, por kjo është gara më e vështirë. Pasi kalova këtë gjithçka më pas është në dishezë për mua”, tha ajo.

    I pranishëm në pistën austriake ishte edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj i cili kishte ardhur të shihte dhe mbështeste nga afër sportisten e klubit Tirana. /Top Channel

  • ​Mbyllet spektakli i PingPongut në Prishtinë

    ​Mbyllet spektakli i PingPongut në Prishtinë

    Ka përfunduar me organizim madhështor WTT YC Prishtina 2024 ku Kosova doli me një medalje të argjendtë. Për katër ditë, salla 1 Tetori, ishte arenë e pingpongut për 103 pingpongistë nga 14 shtete të ndryshme të botës që shfaqën pingpong të nivelit të lartë për moshën që kanë.

    Në ditën e fundit u zhvilluan garat me sistem eliminues për të dy gjinitë në kategoritë U11, U15 dhe U19. Të gjithë pingpongistët dhanë maksimumin e tyre për paraqitje sa më të mirë në ËTT YC të parë që organizohet në Kosovë. E po ashtu edhe pingpongistët kosovarë e ndër ta më së miri u plasuan Imran Duraku në vendin e dytë si dhe Ris Ismaili në pozitën vendin e tretë, të dytë për kategorinë U11.

    Imrani në gjysmëfinale ndaj Mongolezit fitoj me rezultat të ngushtë 3:2, e ne finale u mposht me 3:1 nga pingpongisti nga Bullgaria. Publiku i ofroi mbështetje të madhe Imranit, por nuk ishte e mjaftueshme.

    Aktiviteti për së afërmi u përcoll edhe nga Kryeministri Albin Kurti si dhe zëvendësministrja e Ministrisë së Sportit Daulina Osmani të cilët e vlerësuan lartë organizimin.

    Nga pjesëmarrësit është vlerësuar jashtëzakonisht shumë ky organizim që ka tejkaluar pritshmërinë e tyre, dhe janë befasuar për të mirë me mikpritjen.

    Federata e pingpongut ka dëshmuar se Kosova është e gatshme të organizojë lojërat mesdhetare 2030.

    Më 30 tetor fillon organizimi i WTT Feeder Prishtina 2024, ku do të marrin pjesë 87 seniorë, meshkuj dhe femra të nivelit profesional. Rezervoni kohën tuaj për të ndjekur nga afër duele me rivalitet të nivelit botëror, ose përmes transmetimit të drejtpërdrejtë.

  • Sot derbi mes Arsenalit dhe Liverpulit, formacionet e mundshme

    Sot derbi mes Arsenalit dhe Liverpulit, formacionet e mundshme

    Sot zhvillohet një nga derbit më të zjarrtë në Premierligë.

    Arsenali do të jetë nikoqire e Liverpulit, ndeshje e cila zhvillohet në ”Emirates Stadium”, më fillim nga ora 17:00.

    Liverpul aktualisht është në vendin e dytë me 21 pikë, dy më pak se Manchester City, ndërsa Arsenali është e katërta me 17 pikë.

    Skuadrat kanë bërë përgatitjet finale, dersia këto pritet të jenë formacionet e mundshme.

    Arsenal: Raya; Timber, White, Gabriel, Zinchenko; Merino, Partey, Rice; Saka, Havertz, Martinelli.

    Liverpool: Kelleher; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Mac Allister, Gravenberch; Salah, Szoboszlai, Diaz; Nunez.

  • Xhiro e 10-të e Superligës së Kosovës në futboll mbyllet me dy ndeshje tejet interesante

    Xhiro e 10-të e Superligës së Kosovës në futboll mbyllet me dy ndeshje tejet interesante

    Xhiro e 10-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll do të mbyllet sot me dy ndeshje tejet interesante.

    Malisheva do të mirëpresë në “Liman Gegaj” skuadrën e Dritës.

    Vendasit me një fitore potenciale sot do të merrnin kryesimin e tabelës. Malisheva ka aktualisht 17 pikë, një më pak se Ballkani që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.

    Drita ndërkohë ndodhet në pozitën e katërt aktualisht me 14 pikë , por që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara sesa malishevasit.

    Dueli tjetër mjaft interesant është ai mes Suharekës dhe Prishtinës.

    Skuadra e promovuar në Superligë këtë sezon, Suhareka është në një ecuri negative duke i humbur secilën nga tre takimet e fundit në kampionat, duke u ndodhur aktualisht në pozitën e 6-të me 13 pikë.

    Prishtina ndërkohë ka fituar dy ndeshjet e fundit në kampionat dhe për momentin pozicionohet në vendin e tretë me 16 pikë.

    Të dyja duelet do të fillojnë nga ora 13:00.

  • ​Përtej barrierave: Të amputuarit synojnë kualifikimin në Kampionatin Evropian të Futbollit

    ​Përtej barrierave: Të amputuarit synojnë kualifikimin në Kampionatin Evropian të Futbollit

    Në Turneun Ballkanik të Futbollit të Amputuarëve që u zhvillua në Shqipëri, Kosova zuri vendin e dytë, duke shënuar kështu një sukses të jashtëzakonshëm, edhe pse kjo ishte hera e parë që Kosova u përfaqësua në këtë garë.

    Kryetari i Përfaqësueses së Kosovës në këtë kategori, Mirjon Samadraxha, thotë se rezultati i arritur në këtë kampionat ishte ai që e kishin pritur.

    “Ne kemi qenë pjesëmarrës në Ligën Ballkanike që mbahet, këtë vit ishte sezoni i parë, kanë qenë pjesëmarrës Shqipëria, Turqia dhe Kosova. Kosova është renditur e dyta pas fitores kundër Shqipërisë me rezultat 2.0 me një paraqitje fantastike nga djemtë…Sinqerisht ishte rezultati që e prisnim dhe e dëshiruam për këtë kampionat”, thotë Samadraxha.

    Samadraxha ka bërë të ditur se ky ekip ka në përbërje 15 lojtarë të cilët e zhvillojnë këtë aktivitet krejtësisht në baza vullnetare.

    “Ky ekip, shumicën e aktiviteteve i bënë në mënyrë vullnetare, nga unë, nga ekipi, nga trajneri, nga të gjithë ne. Mbështetja e federatës është, kur ne kemi gara ndërkombëtare në përfaqësim të Kosovës, ata na përkrahin në udhëtime, në akomodim dhe këto gjëra…Momentalisht jemi 15 lojtarë, tre portierë dhe stafi i trajnerit”, thotë Samadraxha.

    Ai shton se ky grup i lojtarëve janë jashtëzakonisht të motivuar dhe se momentet më të mira i përjetojnë gjatë stërvitjeve të përbashkëta.

    “Disa nga ata thonë që është pjesa më e bukur e javës kur kemi stërvitje pasi që është një grup i njëjtë dhe ndihen të liruar pasi që nuk i kanë ato problemet jashtë fushës që i kanë, ndihen të liruar dhe kënaqen shumë gjatë stërvitjeve dhe gjatë ndeshjeve…Është sport motivues kur shohim disa persona me aftësi të kufizuara duke luajtur futboll, është motivuese edhe për njerëzit tjerë”, thekson tutje Samadraxha.

    Kërkesa e Samadraxhës është që të ketë më shumë mbështetje financiare për këtë kategori.

    “Ne kemi nevojë për mbështetje financiare duke marrë parasysh se kemi lojtarë nga të gjitha trevat e Kosovës, Hani i Elezit, Gjakova, Prizreni, Suhareka. Pra, është problem, çdo vikend të udhëtohet për të ardhur në stërvitje sepse stërvitjet i mbajmë në Prishtinë dhe është goxha e mundimshme për të gjithë ata”, thotë Samadraxha.

    E synimi madhor është kualifikimi në Kampionatin Evropian të të Amputuarve.

    “Është e ngjashme me futbollin normal, pra janë Evropiani, Botërori, kualifikimet për në Evropian. Vitin e ardhshëm i kemi kualifikimet për Evropian, jemi në grup me Skocinë, Rumaninë dhe Shqipërinë që është një grup i favorshëm për ne që të shpresojmë në kualifikim”, përfundon Sermaxhaj.