ATV

Category: Sport

  • Gani Sejdiu kritikon klubet që mbrojtën Feronikelin 74: Gjema një klub në Evropë që del kundër gjyqtareve apo federatës, kjo s’është aspak serioze

    Gani Sejdiu kritikon klubet që mbrojtën Feronikelin 74: Gjema një klub në Evropë që del kundër gjyqtareve apo federatës, kjo s’është aspak serioze

    Gani Sejdiu trajneri i njohur i futbollit ka qenë i ftuar në emisionin ‘A PLAY’ në televizionin ATV.

    Sejdiu i cili dikur ka qenë edhe trajner i klubit Feronikeli, e ka komentuar vendimin e klubit nga Drenasi për tërheqje nga garat e po ashtu edhe për anulimin e vendimit.

    Sejdiu ka pasur kritika për klubet të cilat kanë dalur me reagime publike në mbështetje të një vendimi aspak të mirë nga Feronikeli 74.

    LEXO PO ASHTU: Gani Sejdiu: Vendimi i Feronikelit 74 ishte i çuditshëm aspak serioz, mund të këtë pasoja

    ‘Gjema një klub në Evropë që del kundër gjyqtareve apo federatës, kjo s’është aspak serioze’ tha Sejdiu

    Përndryshe Fernikeli 74, anuloi vendimin e së enjtes të premten dhe do të vazhdojë garat në garat e organizuara nga FFK.

    Komplet emisioni më poshtë.

  • Gani Sejdiu: Vendimi i Feronikelit 74 ishte i çuditshëm aspak serioz, mund të këtë pasoja

    Gani Sejdiu: Vendimi i Feronikelit 74 ishte i çuditshëm aspak serioz, mund të këtë pasoja

    Gani Sejdiu trajneri i njohur i futbollit ka qenë i ftuar në emisionin ‘A PLAY’ në televizionin ATV.

    Sejdiu i cili dikur ka qenë edhe trajner i klubit Feronikeli, e ka komentuar vendimin e klubit nga Drenasi për tërheqje nga garat e po ashtu edhe për anulimin e vendimit.

    ‘Kushdo që i merr këto vendime, këto kanë pasoja. Duhet me u largu nga kjo retorik duhet me u largu nga ky mentalitet. Sepse njerëzit marrin vendime ta gabueshme dhe gutshme zakonisht në ato momente kur nuk janë mirë.  Vendimi si ai enjtes ishte vendim esktrem dhe mund të këtë pasoja’ tha Sejdiu.

    Për më shumë ndiqeni komplet intervistën në linkun e më poshtëm.

     

  • Kastriot Rexha: Feronikeli dhe disa skuadra tjera, dështimet që po i kanë në Superligë po ua faturojnë gjyqtarëve

    Kastriot Rexha: Feronikeli dhe disa skuadra tjera, dështimet që po i kanë në Superligë po ua faturojnë gjyqtarëve

    Ish futbollisti i shumë skuadrave të njohura në Kosovë dhe Shqipëri, Kastriot Rexha në emisionin ‘A PLAY’ në ATV, e ka kritikuar jashtëzakonisht shumë vendimin që e mori klubi i Feronikelit 74 ditën e enjte për tu tërhequr nga garat e organizuara nga Federata e futbollit të Kosovës.

    ‘Është interesante me pa, jo vetëm Feronikeli 74, por edhe skuadrat tjera po reagojnë ndajnë gjyqtarëve, së fundmi edhe Ferizaj ma herët ka qenë Llapi por edhe Ballkani janë shumë skuadra që në momentin që nuk po kanë rezultate në fushë po ankohen në gjyqtarë. Është normale me u anku në gjyqtarë, këtë rast ndoshta Feronikeli 74 ka qenë ndonjëherë me i dëmtuar apo ndoshta skuadra e Prishtinës apo ndonjë skuadër tjetër. Por vendimi me u largu nga Liga është shumë i ngutshëm’ tha Rexha

    LEXO PO ASHTU: Gani Sejdiu: Vendimi i Feronikelit 74 ishte i çuditshëm aspak serioz, mund të këtë pasoja

    Sidoqoftë Rexha, potencoi që anulimi i vendimit nga Kryesia e klubit me pas të premtën është vendim shumë i mirë

  • FShF-ja dënohet nga UEFA për ndeshjen Gjeorgji – Shqipëri

    FShF-ja dënohet nga UEFA për ndeshjen Gjeorgji – Shqipëri

    Federata Shqiptare e Futbollit është gjobitur nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA për ndeshjen Gjeorgji – Shqipëri, që u fitua nga kuqezinjtë në stadiumin “Mikheil Meskhi” me rezultatin 1-0.

    Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur të gjobisë me 26,875 mijë euro Federatën e Futbollit për hedhjen e sendeve në fushë dhe transmetimin e mesazheve jo sportive.

    Vendimet e Komisionit të Etikës e Disiplinës në UEFA për ndeshjen Gjeorgji-Shqipëri:

    1. Te gjobisë FSHF-në në vlerën €6,875 për hedhjen e sendeve.
    2. Te gjobisë FSHF-në në vlerën €20,000 për transmetimin e mesazheve jo sportive.
    3. Vlera totale e gjobës, prej €26,875 duhet të paguhet brenda 90 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi.

    Federata e Futbollit i fton tifozët të mbështesin Kombëtaren, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë qytetari dhe respekt përmes një sjelljeje korrekte ndaj ekipit kundërshtar për të shmangur çdo lloj problematike që mund të dëmtojë ekipin.

  • Premierliga vjen sot me ndeshje interesante, luajnë City, Liverpooli dhe Arsenali

    Premierliga vjen sot me ndeshje interesante, luajnë City, Liverpooli dhe Arsenali

    Premier League vjen sot me disa ndeshje interesante.

    Në fushë zbresin Arsenal, Manchester City e Liverpool.

    Topçinjtë përballen me Newcastle, Liverpool e pret Brightonin, kurse City ndeshet me Bournemouth.

    Kujtojmë që nesër zhvillohet super ndeshja mes Manchester United dhe Chelsea.

  • Feronikeli 74 vazhdon garat në Superligë

    Feronikeli 74 vazhdon garat në Superligë

    Një ditë pas vendimit për tërheqje, Feronikeli 74 ka njoftuar se do t’i vazhdojë garat në Superligë.

    Në një konferencë të jashtëzakonshme për media të premten, presidenti i klubit, Endrit Krasniqi, konfirmoi se Feronikeli 74 do të vazhdojë garat.

    Kapiteni Lapidar Lladrovci u shpreh se klubi nga Drenasi është prej skuadrave më të dëmtuara në ligë.

    “Por për hir të futbollit e tifozëve, kemi vendosur të mbesim në ligë”, ka thënë Lladrovci, i cili kërkoi nga Federata e Futbollit të merr masa ndaj gjyqtarëve.

    Tifozët e mbledhur në stadiumin “Rexhep Rexhepi” gjatë konferencës brohorisnin fyerje ndaj FFK-së dhe kryetarit Agim Ademi.

    Feronikeli 74 vendosi të enjten të tërhiqet nga garat pasi pretendoi se është dëmtuar nga gjyqtarët në 11 javët e para të Superligës.

    Klubi nga Drenasi është i vetmi pa fitore këtë edicion, teksa ka vetëm tri barazime.

    Nikli të shtunën (nesër) e pret Ballkanin nga ora 13:00.

  • Ekipi i Kosovës largohet nga Valencia pas katër ditësh bllokimi

    Ekipi i Kosovës largohet nga Valencia pas katër ditësh bllokimi

    Ekipi i Kosovës, i cili ishte pjesëmarrës në FIA Motorsport Games “Valencia 2024″, është nisur nga Valencia në orën 7:30 të mëngjesit të së premtes, pas katër ditësh i bllokuar në këtë qytet për shkak të përmbytjeve shkatërruese që goditën rajonin të martën.

    Deri tani, largimi nga Valencia ka qenë i pamundur, pasi qyteti ka qenë plotësisht i bllokuar dhe linjat e transportit urban dhe ndërurban kanë qenë jashtë funksionit. Aeroporti dhe linjat tokësore ishin të bllokuara, ndërsa raportohet se rreth 200 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë ende të zhdukur.

    Ekipit kosovar i është dashur të gjejë rrugë alternative për t’u kthyer, duke fluturuar përmes destinacioneve të ndryshme, si Vjena, Stambolli, Tirana dhe Shkupi.

  • Drita triumfon në derbin ndaj Prishtinës

    Drita triumfon në derbin ndaj Prishtinës

    Drita e ka mposhtur Prishtinën në derbin e javës së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll me rezultat 3-0.

    “Intelektualët” epërsinë fillestare e krijuan në minutën e 22-të të takimit me anë të Krasniqit i cili shënoi nga penalltia.

    Kurse dy minuta më vonë, ishte Dabiqaj ai që u gjend i vetëm përballë portierit dhe e dërgoi topin në rrjetën e “Plisave”.

    Prishtina në pjesën e dytë nuk arriti që t’i kundërpërgjigjet Dritës, teksa vendasit arritën që ta shënonin edhe golin e tretë në minutën e 88-të të takimit, ku Dabiqaj e shënoi golin e dytë personal.

    Me këtë fitore, Drita gjendet në vendin e tretë me 18 pikë, ndërsa Prishtina është në vendin e pestë me 16 pikë.

  • ​Kosova shpallet kampione e bilardos në Ligën Ballkanike

    ​Kosova shpallet kampione e bilardos në Ligën Ballkanike

    Ekipi i Kosovës në biliardo është shpallur kampion i Ligës Ballkanike BBA 2024, të organizuar gjatë fundjavës në Prishtinë nga Federata e Biliardos së Kosovës.

    Ndarjen e çmimeve kryesore e bëri presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili përgëzoi federatën për organizimin, derisa pati mundësinë që nga afër të përcjellë edhe disa prej ndeshjeve të garuesve tanë.

    Krahas Kosovës, pjesë e Ligës Ballkanike janë edhe Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Bullgaria.

  • ​Dy ndeshje interesante sot në Superligë

    ​Dy ndeshje interesante sot në Superligë

    Xhiro e 11-të e Superligës së Kosovës në futboll u hap të martën me ballafaqimin ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit, ndeshje e cila përfundoi me barazim 3-3.

    Ndërkohë sot do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës në kuadër të kësaj xhiroje ku ballafaqohen Dukagjini me Suharekën dhe Llapi me Feronikelin.

    Suhareka u rikthye te fitorja në fundjavë duke e mposhtur Prishtinën pasi paraprakisht kishte regjistruar tri disfata, derisa Dukagjini vjen në këtë sfidë me një formë më të mirë pas fitores ndaj Llapi dhe barazimit me Ballkanin.

    Llapi ndërkohë luan ndaj Feronikelit vetëm për fitore pas ka dy humbje radhazi dhe një disfatë tjetër do t’i largonte ata jashtëzakonisht shumë nga gara për titull.

    Të dy ndeshjet nisin nga ora 13:00.