ATV

Category: Sport

  • ​Silvinjo publikon listën e lojtarëve për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Ukrainës

    ​Silvinjo publikon listën e lojtarëve për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Ukrainës

    Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit në Grupin B1 të UEFA Nations League në stadiumin “Air Albania” ndaj Çekisë (16 nëntor, 20:45) dhe Ukrainës (19 nëntor, 20:45).

    Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin zyrtar nga dita e hënë, ndërsa trajneri Silvinjo ka publikuar sot listën me lojtarët e thirrur për dy ndeshjet e nëntorit.

    Tekniku kuqezi ka vendosur të grumbullojë katër portierë Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri dhe Simon Simoni.

    Në mbrojtje janë Ivan Balliu, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj.

    Në mesfushë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Qazim Laçi, Feta Fetai, Jasir Asani, Taulant Seferi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha dhe Keidi Bare.

    Në sulm Ernest Muçi, Indrit Tuci, Mirlind Daku, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj.

    Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa përgatitjet zyrtare nisin të hënën.

  • ​Mourinho dënohet me 25 mijë euro

    ​Mourinho dënohet me 25 mijë euro

    Shpërthimi i jashtëzakonshëm i Jose Mourinhos kundër zyrtarit të VAR-it, Atilla Karaoglan, pas fitores së Fenerbahçes ndaj Trabzonspor-it, e ka vënë atë në telashe serioze.

    Në një ndeshje të mbushur me polemika, Fenerbahçe arriti të sigurojë fitoren me golin e minutës së fundit të Sofyan Amrabat në minutën e 12- të. Pavarësisht nga triumfi, Mourinho nuk ishte aspak i kënaqur, duke argumentuar se gjyqtari i VAR-it luajti një rol të jashtëzakonshëm në favorizimin e Trabzonspor, veçanërisht përmes dy penalltive të diskutueshme të akorduara ndaj vendasve.

    “Sot, lojtari i ndeshjes ishte arbitri i VAR-it Atilla Karaoglan. Ne nuk e pamë atë, por ai ishte arbitri i ndeshjes”, tha Mourinho. Duke folur në emër të të gjithë klubit, ai vazhdoi: “Nuk e duam më atë. Nuk e duam sepse mban erë të keqe. Ne nuk e duam atë. Ne nuk e duam atë në fushë, por edhe më pak në VAR”.

    Kritikat e Mourinhos shkuan përtej vendimeve individuale, duke akuzuar të gjithë sistemin e gjyqtarëve si të njëanshëm dhe duke vënë në dukje sfidat e të luajturit në rrethana të tilla. Ai tha: “Ne luajmë kundër një sistemi. Dhe të luash kundër një sistemi është gjëja më e vështirë”.

    Komentet e pakufizuara të Mourinhos nuk kaluan pa u vënë re, duke bërë që Federata Turke e Futbollit (TFF) të përgjigjet me një gjobë të konsiderueshme dhe sanksione shtesë. Të enjten, federata lëshoi një komunikatë duke i cilësuar deklaratat e Mourinhos si jo sportive, duke argumentuar se komentet e tij ishin të dëmshme për integritetin e futbollit turk.

    Në deklaratën e TFF-së thuhej: “Në intervistën flash dhe konferencën për shtyp pas ndeshjes; deklaratat në fjalë janë në kundërshtim me moralin sportiv, etikën sportive ose konceptin e lojës së ndershme, dëmtojnë reputacionin e federatës, synojnë të ulin vlerën e futbollit turk, hedhin hije mbi paanshmërinë e gjyqtarëve dhe zyrtarëve të tjerë të ndeshjes dhe prandaj Mourinho dënohet me një gjobë diskrecionale prej 25 mijë euro në përputhje me nenin 38/4-a të FDT-së për shkak të deklaratave josportive”, thhet në njoftim.

    Qortimi nuk mbaron me kaq. Mourinho gjithashtu mori një gjobë shtesë prej rreth 1,300 euro dhe është përjashtuar për një ndeshje.

  • Ernest Muçi i jep autograf, tifozja e Besiktasit shpërthen në lot dhe bëhet virale në rrjetet sociale

    Ernest Muçi i jep autograf, tifozja e Besiktasit shpërthen në lot dhe bëhet virale në rrjetet sociale

    Ernest Muçi ka rikthyer formën e tij më të mirë ku po shënon vazhdimisht gola me Besiktasin.

    Ylli shqiptar ka shënuar edhe në Ligën e Evropës, ku gjiganti turk triumfoi ndaj Malmos me rezultat 2-1.

    Muçi është bërë edhe një nga futbollistët më të preferuar nga tifozët e Besiktasit, kjo falë edhe paraqitjeve fantastike në fushë.

    Se sa shumë e duan Muçin në Stamboll tregon edhe video që është bërë virale pas ndeshjes Besiktas – Malmo.

    23-vjeçari pas ndeshjes i ka dhënë një autograf një tifoze dhe duket se ajo kohë të gjatë e ka pritur një gjë të tillë.

    Pasi Muçi nënshkroi fanellën e saj, tifozja shpërthen në lot prej gëzimit.

    Një moment shumë i bukur nga Turqia me protagonist yllin e Kombëtares së Shqipërisë. /Telegrafi/

  • Ish-futbollistja e kombëtares shqiptare: Falë Agim Ademit futbolli i femrave luhet në Kosovë

    Ish-futbollistja e kombëtares shqiptare: Falë Agim Ademit futbolli i femrave luhet në Kosovë

    Ish-futbollistja e kombëtares së Shqipërisë në futboll, Suada Jashari ka qenë e ftuar në emisionin ‘A PLAY’ në ATV.

    Jashari e cila është paraqitur 22 herë për kombëtaren e Shqipërisë dhe ka qenë pjesë e Kosovës së Prishtinës, ka deklaruar që futbolli i femrave çdo herë e ka pas mbështetjen e Agim Ademit edhe kur ky i fundit nuk ka qenë në postin e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

    ‘Përveç familjes dhe shoqnisë që nuk na ka paragjykuar na ka mbështet është edhe Agim Ademi, Kryetari i Federatës së futbollit të Kosovës. I cili ka qenë mbështetësi kryesor dhe ndoshta e ka rolin kryesor pse futbolli i femrave është sot këtu ku është. E mbaj mend ka qenë i vetmi në atë kohë që e ka mbajtur klubin Kosova e Prishtinës, pra nuk pasur ndonjë interes e ka mbajtur ekipin dhe sot e kësaj dite futbolli i Kosovës në konkurrencën e femrave vazhdon të luhet’ tha Suada Jashari.

    Kujtojmë që tani Jashari është trajnere të kombëtarja e Kosovës U19.

    Për më shumë ndiqeni emisionin më poshtë.

  • ​Ancelotti: Real Madridi është i dobët, jam i shqetësuar

    ​Ancelotti: Real Madridi është i dobët, jam i shqetësuar

    Carlo Ancelotti është ndarë shumë i pakënaqur me performancën e Real Madridit kundër Milanit në humbjen 3-1 në kuadër të Ligës së Kampionëve. “Merengues” ishin të pamposhtur në shtëpi në kompeticionet evropiane për 15 ndeshje, duke fituar 12 prej tyre, përpara kësaj humbjeje.

    Kjo ishte ndeshja e parë e Real Madridit që nga humbja poshtëruese 4-0 në shtëpi ndaj Barcelonës në La Liga, kështu që shumë prisnin më shumë nga Reali.

    “Ne nuk e pamë reagimin dhe të njëjtat probleme mbeten nga humbja ndaj Barcelonës”, ka rrëfyer Ancelotti për “Sky Sport Italia”. Na mungon soliditeti në mbrojtje, shpesh jemi të çekuilibruar në kundërsulm. Ne duhet ta rregullojmë këtë, duhet të jemi më solidë dhe të fitojmë topin në mënyrë që të mos jemi aq të brishtë”, shtoi ai, përcjelë KosovaPress.

    “Duhet të shqetësohemi sepse skuadra ka një potencial të madh dhe nuk po e shpreh atë. Ne duhet të punojmë në themelet, sepse kjo është ajo që mungon këtu. Kur nuk jeni solid në mbrojtje, lojërat mund të ndërlikohen në çdo moment. Ne ishim në gjendje të rikuperoheshim nga këto situata disa herë, por ju nuk mund ta bëni këtë çdo herë”.

    .“Është e vërtetë që ne ishim joefektiv në sulm dhe nuk shfrytëzuam shanset tona, por çështja e madhe është mungesa e strukturës mbrojtëse,” përfundoi Ancelotti.

  • Trepça sonte luan ndeshjen e radhës në Europë

    Trepça sonte luan ndeshjen e radhës në Europë

    Kampionia e Kosovës, Trepça do të zhvillojë sonte ndeshjen e pestë në grupet e FIBA Europe Cup.

    Mitrovicasit do të jenë mysafirë të MHP RIESEN Ludwigsburg në Gjermani.

    Në përballjen e parë, skuadra gjermane kishte fituar në Mitrovicë me rezultat 57:70.

    ‘Xehetarët’ kanë katër humbje në katër ndeshje të zhvilluara në Grupin H, ndërsa kundërshtari i tyre i sotëm, Ludwigsburgu ka tri fitore dhe një humbje, aq sa ka edhe Dijoni, derisa kundërshtari Caledonia ka dy fitore e dy humbje.

    Mitrovicasit presin përkrahje nga një numër i madh i tifozëve shqiptarë në Gjermani.

    Takimin e fundit, Trepça e zhvillon ndaj Caledonia më 13 nëntor.

  • Klubi i karatesë ‘Policia e Kosovës’ fiton medalje të bronztë në turneun memorial “Adem Jashari”

    Klubi i karatesë ‘Policia e Kosovës’ fiton medalje të bronztë në turneun memorial “Adem Jashari”

    Klubi i karatesë “Policia e Kosovës” i themeluar dhe i regjistruar edhe në Federatën e Karatesë së Kosovës ka marrë pjesë në turneun memorial “Adem Jashari” të organizuar nga Federata e Karatesë së Kosovës.

    ‘Policia e Kosovës’ në këtë turne ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë Senior -Kata.

    “Së fundi në kuadër të PK-së është themeluar Shoqata Sportive e Policisë së Kosovës dhe deri më tani janë hapur 8 klube në disiplina të ndryshme ndër to edhe Klubi i Karatesë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

  • Malisheva fiton derbin ndaj Llapit

    Malisheva fiton derbin ndaj Llapit

    Pas një humbjeje dhe dy barazimeve, Malisheva është rikthyer te fitorja duke e mposhtur Llapin në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë me rezultat 2-1.

    Vendasit kaluan në epërsi pas vetëm tetë minutave lojë me golin e Berishës, ndërsa i njëjti e dyfishoi atë në minutën e 29, raporton KosovaPress.

    Llapi provoi të rikthehet në lojë dhe ngushtoi epërsinë në minutën e 68’, por nuk arritur që t’i barazojë shifra. Madje në minutat shtesë nga loja u përjashtuar Jashari duke e lënë skuadrën em dhjetë lojtarë në fushë.

    Me këtë fitore Malisheva ka shkuar në kuotën e 22 pikëve në vendin e dytë, aq sa ka edhe Ballkani në vendin e parë, ndërsa Llapi është i gjashtë me 15 pikë.

  • ​Arsenalit po i largohet shtylla e madhe e ekipit

    ​Arsenalit po i largohet shtylla e madhe e ekipit

    Edu Gaspar pritet të largohet nga Arsenali si drejtor sportiv, raportojnë sot mediat angleze. Në një vendim shokues, braziliani do të largohet nga “Topçinjtë” pas bisedimeve me bordin sipas mediumit anglez “Daily Mail” .

    Më shumë detaje priten në 24 orët e ardhshme të cilat mund të përfshijnë një konfirmim zyrtar. Edu vlerësohet kryesisht me rindërtimin e klubit si një sfidues për titullin pasi ish-mesfushori i Topçinjve u rikthye në vitin 2019.

    Braziliani ka punuar ngushtë me trajnerin Mikel Arteta në grumbullimin e skuadrës së Arsenalit gjatë tre viteve të fundit. Ai ka qenë i lidhur me një kalim në Ligën Pro Saudite në javët e fundit.

  • Shokon Kryetari i Feronikelit 74: Nga 11 ndeshje sa i kemi zhvilluar në 6 prej tyre jemi dëmtuar nga gjyqtarët

    Shokon Kryetari i Feronikelit 74: Nga 11 ndeshje sa i kemi zhvilluar në 6 prej tyre jemi dëmtuar nga gjyqtarët

    Erlind Krasniqi Kryetari i klubit Feronikeli 74, ka qenë i ftuar në emisionin ‘EKPI A’ në ATV.

    Krasniqi ka deklaruar që vendimin për tu larguar nga garat e futbollit klubi e mori pasi ishte dëmtuar vazhdimisht nga gjyqtarët.

    ‘Nëse i shohim deri tani janë zhvilluar 11 ndeshje ne i kemi humbur 6 prej tyre faji i gjyqtareve’ tha Krasniqi në ATV

    Emisioni i plotë në linkun e më poshtëm.