ATV

Category: Sport

  • Fury: Do të besoj derisa të vdes se e kam fituar meçin

    Fury: Do të besoj derisa të vdes se e kam fituar meçin

    Në një mbrëmje të paharrueshme boksi në Riyadh, Oleksandr Usyk triumfoi ndaj Tyson Fury-t, duke mbrojtur titujt e tij botërorë në peshën e rëndë. Me një paraqitje të shkëlqyer, Usyk fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve, të cilët e vlerësuan ndeshjen 116-112 në favor të tij.

    Ndeshja filloi me një ritëm të lartë, ku Fury shfaqi agresivitet në raundet e para. Megjithatë, Usyk demonstroi lëvizje të shkëlqyera dhe një strategji të mirëfilltë, duke marrë kontrollin në raundet e mëvonshme.

    Në raundin e nëntë, Usyk goditi Fury-n me një seri grushtesh të pandërprera, duke e lëkundur seriozisht kundërshtarin.

    Pas ndeshjes, Tyson Fury tha se mendon që ai e fitoi duelin.

    “Unë mendoj se e kam fituar meçin. Mendoj se i kam fituar të dy përballjet, por po shkoj në shtëpi me dy humbje në bilancin tim. Nuk mund të bëjë asgjë, pos të luftojë me gjithë zemër. Unë do të besoj deri sa të vdes se e kam fituar luftën. Isha agresiv, po diktoja ritmin, po jepja goditje në trup dhe kokë. Frank Warren (promotori i tij) më kishte tri-katër raunde para. Shumë njerëz vlerësuan se isha dy raunde para. Por, s’mund ta ndryshoj vendimin. Kur nuk fiton me nokaut ndodh kjo”, tha Fury, transmeton “The Guardian”.

    I pyetur nga një gazetar ukrainas, nëse pajtohet se Usyk ishte i inspiruar nga shpirti luftarak i vendit të tij të përfshirë nga lufta, Fury tha: “S’pash ndonjë shpirt. Më është dukur si atmosferë e Krishtlindjes dhe mendoj se mori dhuratë për Krishtlindje nga gjyqtarët”.

  • Federatat do të bëhen me zyrtar të veçantë për raportimin e dhunës

    Federatat do të bëhen me zyrtar të veçantë për raportimin e dhunës

    Të gjitha federatat sportive do të duhet të angazhojnë një zyrtar i cili do të merret me ankesat e sportistëve për dhunë apo dukuri të tjera negative në ngjarjet sportive. Kjo vjen me ndryshimet që po bëhen në Ligjin për sport.

    E kjo po mirëpritet nga drejtuesit e federatave sportive në Kosovë të cilët thonë se një organ i tillë do t’ua lehtësojë sportistëve rrugën e raportimit në rastet kur diskriminohen në aktivitetin e tyre.

    Në Federatën e Volejbollit thonë se janë të gatshëm të zbatojnë këtë pikë të ligjit të ri për sport.

    “Ky person që do të emërohet me siguri që duhet të jetë i komunitetit të volejbollit, të jetë adekuat dhe duhet të jetë fleksibil në mënyrë që të gjithë sportistët t’i shprehin ato shqetësimet e veta që i kanë në lidhje me ngjarjet dhe dukuritë negative në sport”, thotë Valon Nikqi, sekretar i FVK-së.

    Sekretari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Nazmi Gashi konsideron se ky ligj do t’u shërbejë federatave që të jenë të hapura për raportim të rregullt të dukurive negative në ngjarjet sportive.

    “Kjo gjë është shumë e mirë për shkak se ne duhet të mësohemi që në organizimet tona që i bëjmë të kemi një sistem të raportimit të rregullt të dukurive negative te organet gjegjëse”, deklaron Gashi.

    Ndërsa, edhe pse thotë se në atletikë nuk ka pasur asnjëherë raste të dhunës fizike, kryetari i kësaj federate, Halil Sylejmani deklaron se zyrtari që do të angazhohet brenda federatave do të kujdeset që asnjë sportisti të mos i bëhet e padrejtë në cilën do garë që merr pjesë.

    “Është e mirëseardhur dhe besoj që me një bashkëpunim të jashtëzakonshëm, me një mbikëqyrje apo sygjerime e këshilla të ndryshme është e mirëseardhur për çdo federatë që tani e tutje ne t’i përmbahemi atyre dispozitave të cilat janë të shkruara me përpikmëri, ta duam sportin, federatat, klubit, atletët sidomos te ne që askush mos t’i hyjë në hak askujt por ta merr atë që e meriton por edhe të jap atë që është i obliguar të jap”, thekson Sylejmani.

    Në fillim të muajit dhjetor u regjistrua rasti i fundit i dhunës në sport ku gjatë ndeshjes së volejbollit ndërmjet Pejës dhe Ferizajt u përleshën lojtarët dhe tifozët.

    Federata e Volejbollit mori vendim për pezullimin e gjashtë volejbollistëve për një kohë të pacaktuar.

  • Historike: Kosova në mesin e 100 kombëtareve më të mira në futboll

    Historike: Kosova në mesin e 100 kombëtareve më të mira në futboll

    Për herë të parë, Kombëtarja e Kosovës, është renditur në pozitën e 100 kombëtareve më të mira në ranglistën e FIFA-s.

    Shtëpia e futbollit botëror (FIFA) ka bërë sot përditësimin e saj të fundit të listët së kombëtareve për vitin 2024, duke e renditur Kosovën në mesin e 100 më të mirëve.

    Ekipi “dardanë” mban pozitën e 99-të në ranglistën e FIFA-s.

    Kjo është hera e parë që Kosova renditet në mesin e 100 kombëtareve më të mira.

    Për dallim nga Kosova, Shqipëria nuk ka pësuar ndonjë ndyshim.

    Kombëtarja shqiptare mban pozitën e 65-të, sikurse në renditjen e fundit.

    Ndërkohë në lidhje me kryesueset e këtij klasifikimi në top 10-tshe gjërat pak kanë ndryshuar, në krye është Argjentina, kampione bote në fuqi, e ndjekur nga Franca, Spanja, Anglia dhe Brazili.

  • Neuer po i qëndron besnik Bayernit, gati të nënshkruajë kontratën e re

    Neuer po i qëndron besnik Bayernit, gati të nënshkruajë kontratën e re

    Manuel Neuer do të mbetet te Bayern Munichu përkundër zërave për një largim të mundshëm.

    Portieri gjerman është afër nënshkrimit të një kontrate të re me kampionin e shumëfishtë të Gjermanisë.

    Ka qenë drejtori sportiv i bavarezëve Max Eberl që ka konfirmuar këtë për Sky Germany, duke thënë se 38-vjeçari është pajtuar me kontratë të re.

    “Të dyja palët do të ishin të lumtura kur të përfundojë. Nuk mund të them ende saktësisht se kur. Bisedimet janë në rrugën e duhur dhe ka të bëjë me sqarimin e detajeve të fundit”.

    Neuer pritet të nënshkruajë një kontratë të re dyvjeçare, gjë që ndoshta do të thotë se ai do të përfundojë në Bayern Munich në moshën 40-vjeçare.

    Pavarësisht moshës së tij, portieri 38-vjeçar gjerman është ende i fortë dhe ka arritur ta mbajë 12 herë portën e paprekur në 19 paraqitje me Bayernin këtë sezon. /Telegrafi/

  • Damian Lillard bëhet basketbollisti i parë në histori që nënshkruan një kontratë të përjetshme me Adidasin

    Damian Lillard bëhet basketbollisti i parë në histori që nënshkruan një kontratë të përjetshme me Adidasin

    Ylli i Milwaukee Bucks, Damian Lillard u bë basketbollisti i parë në histori që nënshkroi një kontratë të përjetshme me kompaninë e njohur të veshmbathjeve Adidas.

    Lillard nënshkroi kontratën e tij të parë me Adidas para sezonit të tij të parë në NBA në vitin 2012, dhe në 2014 ai zgjati kontratën e tij dhe nënshkroi një angazhim dhjetëvjeçar me vlerë 100 milionë dollarë.

    Duke qenë se kontrata e tij është gati të skadojë, Adidas i bëri atij një ofertë të re që ai nuk mund ta refuzonte – një kontratë të përjetshme.

    Kështu Lillard u bë lojtari i katërt aktiv që kishte një kontratë të përjetshme me një prodhues pajisjesh sportive.

    E ndërsa nuk është bërë e ditur se sa para do të marrë Lillard për një kontratë të përjetshme, dihet se sa fitojnë tre të tjerët.

    LeBron James ka një kontratë me Nike me vlerë një miliard dollarë, Kevin Durant paguhet 300 milionë nga Nike, ndërsa kontrata e Steph Curry me Under Armour “peshon” 75 milionë dollarë. /Telegrafi/

  • Publikohen fotografitë e para të Donnarummas me qepje në fytyrë pas incidentit të tmerrshëm me lojtarin e Monacos

    Publikohen fotografitë e para të Donnarummas me qepje në fytyrë pas incidentit të tmerrshëm me lojtarin e Monacos

    Portieri i Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma ka ndarë fotografinë e parë me fytyrën e ‘qepur’ pas goditjes me këpucë sportive që pranoi nga Wilfried Singo të mërkurën mbrëma.

    Donnarumma ishte i pafat në ndeshjen e PSG-së ndaj Monacos të fituar në fund nga kryeqytetasit me rezultat 2-4.

    Italiani u detyrua ta lëshoj fushën në minutën e 22-të të ndeshjes pasi pësoi një dëmtim të tmerrshëm në fytyrë.

    Ishte mbrojtësi i Monacos, Singo, i cili pasi nuk arriti ta ndalë veten gjatë një aksioni e goditi me ‘thumba’ në fytyrë Donnarumman, i cili nuk mundi të vazhdonte dhe u largua menjëherë.

    Më pas në internet u shfaqën foto të portierit italian, ku tregohej se si dukej fytyra e tij pas incidentit me Singon.

    Siç mund ta shihni në fotografi, qepjet e rregullta nuk ishin të mjaftueshme – mjekët duhej të përdornin një ‘stapler’ mjekësor me kapëse metalike. /Telegrafi/

  • Xavi në bisedime të avancuara me Milanin për të zëvendësuar Fonsecan

    Xavi në bisedime të avancuara me Milanin për të zëvendësuar Fonsecan

    Ish-trajneri i Barcelonës, Xavi thuhet se është në bisedime të avancuara me Milanin për të zëvendësuar trajnerin aktual, Paulo Fonseca.

    Sipas gazetës katalunase El Nacional, ish-mesfushori dhe trajneri i Barcelonës, Xavi është në bisedime të avancuara me Milanin për t’u bërë trajner i tyre ‘në të ardhmen e afërt’.

    Ish-reprezentuesi spanjoll u largua nga Barcelona verën e kaluar dhe aktualisht është pa klub.

    Raporti i gazetës shton se drejtuesit kuqezi synojnë të ndryshojnë filozofinë e ekipit dhe kanë identifikuar Xavin si një zëvendësues ideal për Fonseca.

    Megjithatë, burime italiane si TMW dhe Milannews këmbëngulin se thashethemet janë ‘të pakonfirmuara’ dhe theksojnë se është e paqartë nëse Milani po kërkon një zëvendësues të menjëhershëm për Fonseca ose një trajner të ri për 2024/25.

    Me siguri, drejtuesit e klubeve presin rezultate më të mira në muajt e ardhshëm pasi Milani është në vendin e tetë në tabelën e Serie A me një ndeshje më pak dhe tashmë është 14 pikë poshtë liderit Atalanta.

    Fonseca u emërua nga Milani për të zëvendësuar Stefano Piolin verën e kaluar, duke nënshkruar një kontratë dyvjeçare me një opsion për një sezon të tretë. /Telegrafi/

  • ​Nesër shpallen më të mirët e vitit në basketboll

    ​Nesër shpallen më të mirët e vitit në basketboll

    Të enjten nga ora 19:00 do të mbahet Gala Mbrëmja “Laureatët 2024”. Në këtë mbrëmje festive, që organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës do të nderohen më të mirët e këtij viti.

    Në “Laureatët 2024” do të shpallen Basketbollisti më i miri i vitit 2024, Basketbollistja më e mirë e Vitit 2024, Top 5 te meshkujt dhe femrat.

    Po ashtu do të shpallen klubet më të mira te meshkujt dhe femrat, Trajneri i Vitit, Gjyqtari i Vitit, Punëtori Sportiv i Vitit, Shpresa e Vitit te djemtë dhe vajzat, kontribuues i basketbollit, veteran dhe veterane, etj.

    Në vitin e kaluar, çmimi i më të mirit i takoi Drilon Hajrizit, derisa më e mira ishte shpallur Arbnore Përquku.

  • Vinicius thotë fjalët e para si futbollisti më i mirë i botës – i shpallur nga FIFA

    Vinicius thotë fjalët e para si futbollisti më i mirë i botës – i shpallur nga FIFA

    Vinicius Junior është shpallur sot (e martë) lojtari më i mirë në botë nga FIFA për vitin 2024 në një ceremoni të mbajtur në Doha të Katarit.

    Reprezentuesi brazilian mposhti në këtë garë dyshen Rodri dhe Jude Bellingham të cilët zunë vendin e dytë dhe të tretë respektivisht.

    Në krahasim me ceremoninë e Topit të Artë, ylli i Real Madridit këtë herë ishte prezent për të marrë çmimin e fituar.

    “Dukej e pamundur për mua që të vij në këtë skenë. Unë vij nga një vend i vogël, shumë i afërt me varfërinë dhe krimin. Tani jam këtu”.

    “Dua të falenderoj të gjithë tek Real Madridi, familjen time, miqtë e mi, skuadrën time, shtetin tim, Flamengon, bashkëlojtarët e mi”, ka thënë Vinicius Jr me të pranuar çmimin.

    Për Vinicius kjo ishte një arritje tejet e lartë pasi ai tashmë është bërë lojtari i parë brazilian që fiton një çmim të FIFA-s që nga viti 2007.

    24-vjeçari do të rikthehet në aksion nesër (e mërkurë) me Real Madridin që do të ketë përballë Pachucan në kuadër të finales së Intercontinental Cup.

  • Ancelotti shpallet trajneri më i mirë i vitit

    Ancelotti shpallet trajneri më i mirë i vitit

    Trajneri i Real Madridit Carlo Ancelotti, është shpallur trajneri më i mirë i vitit.

    Ky çmim u nda nga FIFA, në ceremoninë që u mbajt në Doha të Katarit.

    Italiani, i udhëhoqi “mbretërit” drejt fitimit të La Liga-s dhe Champions League.

    Ai para këtij çmimi tejet prestigjioz e kishte fituar edhe çmimin “Trajner i vitit” nga France Football, më 28 tetor të këtij viti.