ATV

Category: Sport

  • Trajneri i Chelsea: Nuk jemi në garë për titullin e Kampionit

    Trajneri i Chelsea: Nuk jemi në garë për titullin e Kampionit

    Pas dy ditësh Chelsea do të luajë derbin në Stamford Bridge kundër Fulhamit dhe Enzo Maresca, trajneri i Bluve, doli sot në konferencë për shtyp, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

    “Ne kemi thënë disa herë se jemi në formë. Ne po luajmë dhe po marrim pikë. Neve, na duhet edhe që të përmirësojmë ekipin.

    “Chelsea nuk është për titull? Nuk ka të bëjë me presionin për lojtarët, për klubin apo për mua. Për mua është realiteti. Nuk jemi në garë për titull”- tha ai.

     

  • Shkëlqimi me Napolin, Rrahmani në formacionin e javës në Serie A

    Shkëlqimi me Napolin, Rrahmani në formacionin e javës në Serie A

    Ka përfunduar xhiro e 17-të në elitën e futbollit italian Serie A, ku skuadrat e mëdha kanë marrë pikët e plota.

    Inter, Napoli, Juventus, Milan, Roma, Atalanta dhe Lazio të gjitha kanë fituar këtë javë ndeshjet e tyre.

    SofaScore ka publikuar formacionin më të mirë të javës në Serie A, ku vend ka zënë edhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.

    Qendërmbrojtësi dardan ka qenë fantastik në fitoren e Napolit 1-2 në udhëtim te Genoa, duke shënuar edhe një gol të rëndësishëm.

    Në portë është Turati i Monzës, derisa në mbrojtje përveç Rrahmanit janë edhe Holm (Bologna), Augusto (Inter) dhe Augello i Cagliarit.

    Në mesfushë është Leandro Paredes, derisa ofensiva përbëhet nga Alexis Saelemaekers, Paulo Dybala, Charles De Ketelaere, Kenan Yildiz dhe Artem Dovbyk. /Telegrafi/

  • Zyrtare: Ilir Avdyli njofton largimin nga Llapi

    Zyrtare: Ilir Avdyli njofton largimin nga Llapi

    Ilir Avdyli nuk është më portier i Llapit dhe është larguar pas tre viteve qëndrim.

    Portieri veteran ishte bashkuar me Llapin në vitin 2021, por këtë edicion ka mbetur zgjedhje e dytë.

    Gjithsesi duke marrë parasysh cilësitë e tij, Avdyli nuk dëshiron të jetë portier rezervë dhe ka njoftuar largimin nga Llapi.

    Njoftimi i plotë nga Llapi:

    Faleminderit K.F Llapi

    Me anë të këtij postimi ju njoftoj se me marrëveshje të dyanshme në mes meje dhe klubit, pas një rrugëtimi prej 3 vite e gjysmë, bashkëpunimi me K.F Llapi ka përfunduar.

    Shfrytëzoj rastin që të falënderoj presidentin e klubit z.Beqir Batatina për korrektësinë, kryetrainerin z.Tahir Batatina dhe ndihmësit e tij për besimin që më kanë dhënë gjatë gjithë kësaj kohe.

    Falënderim i veçantë u takon edhe bashkëlojtarëve me të cilët ndava këtë rrugëtim të bukur, si dhe tifozëve të klubit “LEGJENDAT” për mbështetjen maksimale gjatë këtyre viteve.

    K.F Llapit i dëshiroj suksese në të ardhmen. /Telegrafi/

  • Diego Simeone, trajneri më i mirë i muajit në La Liga

    Diego Simeone, trajneri më i mirë i muajit në La Liga

    Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, u shpall trajneri i muajit dhjetor në La Liga për sezonin 2024-25 të hënën.

    Ky çmim vjen pasi Atletico mposhti Barcelonën 2-1 të shtunën, duke u ngjitur në krye të tabelës së La Liga-s me fitoren e 12-të radhazi në të gjitha garat.

    Pas ndeshjes, trajneri argjentinas pranoi se Barcelona ishte skuadra më e mirë për pjesën më të madhe të lojës dhe vlerësoi shpirtin luftarak të lojtarëve të tij, pasi ata përmbysën rezultatin nga një disavantazh për të siguruar fitoren e parë jashtë fushe ndaj katalanasve që nga viti 2006, pesë vite para se ai të merrte drejtimin e klubit.

    Aktualisht, Atletico Madrid prin në La Liga dhe është në formë të jashtëzakonshme.

  • Maltina Jashari, femra e parë që do të përfaqësojë Kosovën në garën kombëtare të formulës

    Maltina Jashari, femra e parë që do të përfaqësojë Kosovën në garën kombëtare të formulës

    Maltina Jashari, do të jetë femra e parë që do të përfaqësojë Kosovën në garën kombëtare të formulës.

    “Kualifikimi i Kupës së Kombeve në Formula për Femra. Maltina Jashari, është femra e parë që përfaqëson Kosovën në garën kombëtare të formulës. I urojmë suksese në qëllimin e saj”, thuhet në njoftim.

  • ​E papritur, Barça kërkon yllin e Man United

    ​E papritur, Barça kërkon yllin e Man United

    Dritarja e transferimeve të janarit është afër, dhe do të ketë shumë histori të mëdha për t’u ndjekur me disa klube të mëdha që kërkojnë të forcohen dhe të tjerë të prirur të largojnë lojtarë të padëshiruar.

    Me pak më shumë se një javë deri në hapjen e afatit kalimtar të janarit, të gjithë sytë janë te Marcus Rashford i Manchester United, i cili duket i sigurt se do të largohet nga klubi pasi nuk po gjen hapësirë të mjaftueshme te ‘Djajtë e kuq’, përcjellë KosovaPress.

    Barcelona ka qenë e lidhur fort me sulmuesin, dhe sipas “Football Transfers”, ata tani i janë afruar United me synimin për të rënë dakord për një marrëveshje fillestare huazimi që do të përfshinte një opsion për ta bërë nënshkrimin të përhershëm për 42 milionë euro në verë.

  • ​Rama-Zhegrovës: Talentët si ju na bëjnë krenarë

    ​Rama-Zhegrovës: Talentët si ju na bëjnë krenarë

    Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është takuar sot me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

    Bashkë me Zhegrovën, tek i pari i kryeqytetit ishte edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, transmeton KosovaPress.

    Me këtë rast, yllit të Lille, Rama ia ka dorëzua “Hyjneshen në fron”, derisa ka thënë se Zhegrova po e bënë krenare Kosovës me paraqitjet e tij në Evropë.

    “Fillova ditën me lojtarin e vitit, Edon Zhegrova. Talentet si ai na bëjnë krenarë, duke përfaqësuar vendin tonë me dinjitet në skenën ndërkombëtare. Kryeqyteti gjithmonë mbështet kampionët e saj.”, ka shkruar Rama në ‘Facebook”.

  • ​A po i jep Fury fund karrierës?

    ​A po i jep Fury fund karrierës?

    Tyson Fury ka zbuluar planet e tij të ardhshme në karrierë vetëm një ditë pasi pësoi disfatë në revanshin me Oleksandr Usyk. Në fillim të përballjes të së shtunës, 36-vjeçari u zotua se do të ishte i gjithi i fokusuar në luftë pasi ishte kritikuar se nuk kishte dhënë maksimumin në ballafaqimin e parë.

    Këtë herë të tre gjyqtarët vendosën njësoj, duke shënuar ndeshjen 116-112 në favor të Usyk dhe duke dënuar Fury-n me humbjen e dytë në karrierën e tij profesionale.

    Megjithatë, sipas një raporti nga “The Sun” , ditët e luftërave të Fury nuk kanë mbaruar ende. Një burim i tha gazetës se Fury u tha miqve të ngushtë: “Nuk ka mbaruar”.

  • ​Drita kampion vjeshtor i Kosovës

    ​Drita kampion vjeshtor i Kosovës

    Me ndeshje e zhvilluara në fundjavën që sapo ka kaluar është mbyllur zyrtarisht stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll. Ballkani fitoi 0:2 në derbin lokal ndaj Suharekës, kurse Drita me vështirësi fitoi 2:1 ndaj Feronikelit 74.

    E pas 18 xhirove, Drita kryeson renditjen tabelare të elitës së futbollit kosovar me 40 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 33, kurse e treta është Malisheva me 30. Në vendin e katërt është Prishtina me 27 pikë, kurse Suhareka e pesta me 25. Me nga 21 pikë në vendet 6 dhe 7 gjenden Gjilani dhe Dukagjini.

    Ferizaj është në pozitën e tetë që dërgon në barazh me 20 pikë, kurse Llapi është i parafundit me dy më pak. E fundit në tabelë është Feronikeli 74 me 10 pikë.

  • Mbyllet stinori vjeshtor në Superligë, kjo është renditja e plotë

    Mbyllet stinori vjeshtor në Superligë, kjo është renditja e plotë

    Me dy ndeshjet e sotme, është mbyllur zyrtarisht stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll.

    Ballkani fitoi 0:2 në derbin lokal ndaj Suharekës, kurse Drita me vështirësi fitoi 2:1 ndaj Feronikelit 74.

    E pas 18 xhirove, Drita prin në tabelë me 40 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 33, kurse e treta është Malisheva me 30.

    Në vendin e katërt është Prishtina me 27 pikë, kurse Suhareka e pesta me 25.

    Me nga 21 pikë në vendet 6 dhe 7 gjenden Gjilani dhe Dukagjini.

    Ferizaj është në pozitën e tetë që dërgon në barazh me 20 pikë, kurse Llapi është i parafundit me dy më pak.

    Krejt në fund, është Feronikeli 74 me 10 pikë të grumbulluara.