ATV

Category: Sport

  • ​Zyrtare, Milani shkarkon Fonsecan

    ​Zyrtare, Milani shkarkon Fonsecan

    Milani konfirmoi shkarkimin e Paulo Fonsecas të hënën në mëngjes, duke falënderuar portugezin për ‘profesionalizmin e tij të madh’.

    “AC Milan njofton se Paulo Fonseca është liruar nga detyrat e tij si trajner i ekipit të parë të meshkujve. Klubi shpreh mirënjohjen e tij për Paulo për profesionalizmin e tij të madh dhe i uron atij më të mirën në përpjekjet e tij të ardhshme.”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

    Fonseca e kishte konfirmuar tashmë vendimin e klubit mbrëmë teksa u largua nga “Stadio Meazza” pas barazimit 1-1 ndaj Romës, përcjellë kp.

    Fonseca ishte nën kontratë me Milanin deri në vitin 2026, me një opsion deri në vitin 2027.

    Bashkëatdhetari i Fonseca-s, Sergio Conceiçao pritet sot në Milano për të nënshkruar një kontratë gjashtëmujore me opsion për një sezon të mëtejshëm.

  • L’Equipe e vendos Zhegrovën në formacionin e vitit në Ligue 1

    L’Equipe e vendos Zhegrovën në formacionin e vitit në Ligue 1

    Viti 2024 ishte padyshim spektakolar në aspektin personale për Edon Zhegrovën.

    Ylli i Kosovës ishte i jashtëzakonshëm pothuajse në të gjitha ndeshjet, duke qenë kryefjalë te skuadra e tij, e shpesh edhe në faqen kryesore të Ligue 1.

    E paraqitjet e tij të mira ia kanë siguruar një vend në formacionin e vitit, shkruan Gazeta Express.

    Mediumi i madh francez, L’Equipe ka publikuar formacionin më të mirë të vitit, ku gjendet edhe Edon Zhegrova.

    Jonathan David dhe Chevalier janë bashkëlojtarët e yllit kosovar që janë pjesë e formacionit, teksa gjenden edhe gjashtë futbollistë të Paris Saint-Germain.

  • Legjenda turke, Arda Turan e pranon që ka prejardhje shqiptare

    Legjenda turke, Arda Turan e pranon që ka prejardhje shqiptare

    Ish-mesfushori i njohur turk, Ardan Turan ka zbuluar së fundmi se ai ka prejardhje shqiptare nga nëna, e cila është më saktë nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina.

    Turan njihet si njëri nga futbollistët më të mëdhenj turk në histori, por ai është vetëm një i ardhur në Turqi.

    Është vet Turan, i cili së fundmi ka zbuluar në një intervistë se ka prejardhje shqiptare nga ana e nënës, teksa edhe babai i tij është ballkanas.

    “Njihet si lagjja e boshnjakëve, është një zonë ku ka më shumë emigrantë”, u përgjigj fillimisht Turan kur u pyet rreth jetës së tij në lagjen Bayrampasa të Stambollit.

    “Edhe familja ime është emigrante nga të dyja anët, edhe nga nëna edhe nga babai. Nëna është shqiptare nga Prishtina, baba ngjashëm është emigrantë nga Jugosllavia”, përfundoi Turan.


    Ndryshe, Turan gjatë karrierës së tij ka luajtur për klube të mëdha si Galatasaray, Atletico Madrid, Barcelona dhe Istanbul Basaksehir.

    Ai gjithashtu ka luajtur për të gjitha ekipet e moshave të Turqisë, teksa për ekipin senior ka bërë mbi 100 paraqitje.

    Turan së fundmi ka nisur karrierën si trajner dhe momentalisht menaxhon ekipin e Eyupspor. /Telegrafi/

  • ​Karlos Nasar hyn në Top 10 të anketimit të BTA-së për atletin e vitit në Ballkan

    ​Karlos Nasar hyn në Top 10 të anketimit të BTA-së për atletin e vitit në Ballkan

    Kampioni olimpik, botëror dhe evropian i peshëngritjes Karlos Nasar është në top 10-shen e edicionit të 51-të të anketës së BTA-së për atletin e vitit në Ballkan. Atleti vendosi rekorde botërore në rrëmbim, vrapim dhe ngritje totale.

    Në vitin 2024, Nasar mori titullin olimpik të peshëngritjes për meshkuj në peshën 89 kg në Lojërat e Parisit me një total prej 404 kg. Ai fitoi titullin botëror në Kampionatin Botëror të IWF në Manama me dy rekorde botërore: 183 kg në rrëmbim dhe një ngritje të përgjithshme prej 405 kg.

    Vrapuesja bullgare e 800 metrave Svetla Zlateva është fituese e edicionit të parë të sondazhit të BTA në 1973.

    Fituesi i sondazhit të 2024 dhe renditja do të shpallet në janar.

    Top 10 në sondazhin e BTA:

    Apostolos Christou (Greqi) – not

    Barbara Matic (Kroaci) – xhudo

    David Popovici (Rumani) – not

    Dushan Mandiq (Serbi) – vaterpolo

    Karlos Nasar (Bullgari) – peshëngritje

    Kostas Sloukas (Greqi) – basketboll

    Miltiadis Tentoglou (Greqi) – atletikë

    Nikola Jokic (Serbi) – basketboll

    Novak Gjokovic (Serbi) – tenis

    Yusuf Dikec (Turqi) – gjuajtje

  • Real Madridi po i kushton vëmendje qendërmbrojtësit 19-vjeçar që po shkëlqen në Ligën Premier

    Real Madridi po i kushton vëmendje qendërmbrojtësit 19-vjeçar që po shkëlqen në Ligën Premier

    Mbrojtësi i Bournemouth, Dean Huijsen thuhet se ka përfunduar në radarin dhe listën e dëshirave të gjigantit spanjoll, Real Madridit.

    Real Madridi nuk e ka prioritet ardhjen e një qendërmbrojtësi për vitin 2025, por ata po mbledhin një listë dëshirash për këtë pozicion.

    Los Blancos i kanë vënë sytë te një lojtar që shumë besojnë se do të jetë një reprezentues i ardhshëm i Spanjës.

    Sipas Diario AS, mbrojtësi i Bournemouth, Huijsen ka qenë mbresëlënës që nga ardhja e tij në Ligën Premier nga Juventusi dhe Real Madridi po i kushton vëmendje.

    Informacioni i tyre është se nga të gjithë kandidatët në listën e tyre të ngushtë, Huijsen është opsioni i preferuar aktualisht.

    19-vjeçari ka zhvilluar 12 ndeshje deri tani në Ligën Premier dhe ka shënuar dy gola, teksa çmimi i tij në treg vlerësohet të jetë rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/

  • Në fundjavë zhvillohet xhiroja e fundit për vitin 2024 në basketboll

    Në fundjavë zhvillohet xhiroja e fundit për vitin 2024 në basketboll

    Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 14-t e Superligës së Kosovës në basketboll apo e fundit për vitin 2024.

    Sfida hapëse është ndërmjet Bashkimit dhe Pejës, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës.

    Prizrenasit janë në vendin e dytë me nëntë fitore e katër humbje, ndërsa pejanët në vendin e tretë me shtatë fitore e gjashtë humbje, andaj pritet një përballje mjaft interesante në Prizren.

    Takimi i dytë i së shtunës është mes Trepçës dhe Borës, që zhvillohet në palestrën ‘1 Tetori’. Kampionët janë në vendin e parë me dhjetë fitore e tri humbje, kurse prishtinasit kanë pasur ngritje të formës, ku tashmë janë në vendin e shtatë me katër fitore e dhjetë humbje.

    Sfidë shumë interesante pritet ndërmjet Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës, të dielën në Gjakovë. Të dy skuadrat kanë nga gjashtë fitore e shtatë humbje, duke bërë që të presim një përballje mjaft interesante.

    Ndeshja e fundit e kësaj xhiro dhe e fundit për këtë vit është ndërmjet Proton Cable Prizrenit dhe Golden Eagle Yllit. Prizrenasit kanë tri fitore e 11 humbje, ndërsa therandasit shtatë fitore e gjashtë humbje.

  • ​FHK mban Kuvendin Zgjedhor më 30 janar

    ​FHK mban Kuvendin Zgjedhor më 30 janar

    Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës e ka mbajtur mbledhjen e fundit për këtë vit. Nën udhëheqjen e presidentit Eugen Saraçini, Bordi e kishte mbledhjen e radhës të enjten dhe mori vendime të rëndësishme.

    U vendos që Kuvendi i Punës dhe Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Hendbollit të Kosovës të mbahen më 30 janar.

    Po ashtu është vendosur që prej 8 deri më 15 janar të jetë i hapur afati kalimtar dimëror.

    Bordi ka analizuar edhe aktivitetet gjatë vitit 2024, duke vlerësuar të arriturat dhe zhvillimin e vazhdueshëm.

  • ​Basketboll/ Viti mbyllet me superduele në Superligën e Kosovës

    ​Basketboll/ Viti mbyllet me superduele në Superligën e Kosovës

    Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 14-t e ProCredit Superligës në basketboll apo e fundit për vitin 2024.

    Sfida hapëse është ndërmjet Bashkimit dhe Pejës, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës. Prizrenasit janë në vendin e dytë me nëntë fitore e katër humbje, ndërsa pejanët në vendin e tretë me shtatë fitore e gjashtë humbje, andaj pritet një përballje mjaft interesante në Prizren.

    Takimi i dytë i së shtunës është mes Trepçës dhe Borës, që zhvillohet në palestrën ‘1 Tetori’. Kampionët janë në vendin e parë me dhjetë fitore e tri humbje, kurse prishtinasit kanë pasur ngritje të formës, ku tashmë janë në vendin e shtatë me katër fitore e dhjetë humbje.

    Sfidë shumë interesante pritet ndërmjet Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës, të dielën në Gjakovë. Të dy skuadrat kanë nga gjashtë fitore e shtatë humbje, duke bërë që të presim një përballje mjaft interesante.

    Ndeshja e fundit e kësaj xhiro dhe e fundit për këtë vit është ndërmjet Proton Cable Prizrenit dhe Golden Eagle Yllit. Prizrenasit kanë tri fitore e 11 humbje, ndërsa therandasit shtatë fitore e gjashtë humbje.

    ProCredit Superliga-Java 14

    E shtunë

    17:00 Bashkimi – Peja

    19:00 Trepça – Bora

    E diel

    17:00 Vëllaznimi – Sigal Prishtina

    19:00 Proton Cabel Prizreni – Golden Eagle Ylli

  • Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga

    Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga

    Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë të vitit 2024 në kampionatin gjerman, Bundesliga.

    Viti 2024 ka qenë vit interesant në Bundesliga, pasi Bayer Leverkusen ka thyer hegjemoninë e Bayern Munichut, duke rrëmbyer titullin kampion.

    ‘Aspirinat’ ishin skuadra më e mirë e edicionit 2023/24 dhe kjo erdhi falë disa prej yjeve më të mëdha dhe trajnerit Xabi Alonso.

    Pas përfundimit të këtij gjysmë sezoni, faqja e specializuar e statistikave SofaScore ka publikuar formacionin më të mirë të vitit 2024 në Bundesliga.

    Pjesë e këtij formacioni është edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili pati një vit brilant me Leverkusenin, duke qenë njëri nga liderët e ekipit.

    Përveç Xhakës, pjesë e formacionit nga Leverkuseni janë edhe Florian Wirtz dhe Alejandro Grimaldo, ndërsa nga Bayerni janë Joshua Kimmish, Jamal Musiala dhe Harry Kane.

    Në formacion kanë zënë vend edhe Willi Orban, Nico Schlotterbeck, Nadiem Amiri dhe Omar Marmoush.

    Formacioni i vitit 2024 në Bundesliga: Ronnow; Kimmich, Orban, Schlotterbeck, Grimaldo; Amiri, Xhaka, Wirtz, Musiala; Marmoush, Kane./telegrafi

  • Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, nuk dëshiron të mbetet në Angli

    Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, nuk dëshiron të mbetet në Angli

    E ardhmja e Marcus Rashford pritet të jetë larg Manchester United, pas nëntë viteve të kaluara në klub.

    Sulmuesi anglez është pjesë e ekipit të parë që nga viti 2016, megjithatë tani është fundi i tij në Old Traford.

    Rashford ditë më parë ka deklaruar se dëshiron të largohet për të nisur një aventurë të re, derisa me këtë është pajtuar edhe klubi.

    Manchester United i ka vendosur një çmim largimi prej 40 milionë eurove sulmuesit anglez.

    Reprezentuesi anglez ka prioritet kalimin në La Liga dhe të luajë për Barcelonën, raporton Lluis Miguelsanz i Diario Sport.

    Barça është në dijeni të situatës, por nuk ka bërë asnjë lëvizje deri më tani. Katalanasit besojnë se Rashford do t’i përshtatej ekipit taktikisht; megjithatë, ata janë të shqetësuar për pagën e tij dhe do të duhet që ai ta zvogëlojë atë përgjysmë.

    27-vjeçari ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë tre asistime në 24 paraqitje për Man United këtë sezon. /Telegrafi/