ATV

Category: Sport

  • Thyhen rekordet – zbulohet shuma e parave që pritet të fitojë Haaland me kontratën e re me Cityn

    Thyhen rekordet – zbulohet shuma e parave që pritet të fitojë Haaland me kontratën e re me Cityn

    Erling Haaland ka nënshkruar një kontratë të jashtëzakonshme me Manchester City që do ta mbajë atë te kampionët e Premier League deri në vitin 2034.

    Sipas raportimeve të reja, paga e tij javore do të thyejë të gjitha rekordet, duke e bërë atë futbollistin e parë në Angli që fiton mbi 500,000 funte në javë, dhe mund të arrijë deri në 750,000 funte në javë, duke përfshirë bonuset dhe të drejtat e imazhit, një shumë që rivalizon atë me Kylian Mbappé në Real Madrid.

    Në sezonin e tij të parë, Haaland shënoi 52 gola në të gjitha garat, duke vendosur një rekord të ri për një lojtar të Premier League.

    Në sezonin pasardhës, ai vazhdoi me 38 gola në 45 paraqitje dhe këtë vit ka realizuar 16 gola në 21 ndeshje të ligës deri tani.

    Reagimi i Haaland për kontratën e re ishte plot entuziazëm.

    “Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratën e re dhe mezi pres të kaloj edhe më shumë kohë te ky klub shkëlqyer”, tha ai.

    “Manchester City është një klub i veçantë, plot me njerëz fantastikë dhe mbështetës të mrekullueshëm, dhe është një ambient që ndihmon për të nxjerrë më të mirën nga të gjithë”.

    Haaland falënderoi Pep Guardiola, stafin e tij dhe shokët e ekipit për mbështetjen e tyre dhe shprehu dëshirën për të vazhduar zhvillimin dhe arritjen e sukseseve të tjera me Manchester City.

  • Ylli i Bayern Munichut i thotë ‘po’ Real Madridit

    Ylli i Bayern Munichut i thotë ‘po’ Real Madridit

    Mbrojtësi i majtë i Bayern Munichut, Alphonso Davies thuhet se ka pranuar t’i bashkohet Real Madridit.

    24-vjeçari kanadez është nën presion të madh nga klubi i tij aktual, pasi Bayern nuk dëshiron ta lërë të largohet.

    Gjigantët gjermanë i kanë ofruar mbrojtësit një kontratë të re me kushte të përmirësuara financiare, por Real Madrid ka besim se Davies përfundimisht do të nënshkruajë me klubin spanjoll.

    Sipas gazetës Marca, Davies i ka thënë ‘po’ Real Madridit rreth kushteve personale dhe gjithçka pritet të finalizohet me transferimin e tij falas në verë.

    Ndryshe, kontrata e tij aktuale me Bayernin skadon në fund të këtij sezoni. Mbrojtësi i talentuar është me klubin e Mynihut që nga janari i vitit 2019. /Telegrafi/

  • Gavi e cilëson Lamine Yamalin si lojtarin më të mirë në botë, shmang krahasimin me Messin

    Gavi e cilëson Lamine Yamalin si lojtarin më të mirë në botë, shmang krahasimin me Messin

    Mesfushori i Barcelonës, Gavi, ka lavdëruar shokun e skuadrës Lamine Yamal , duke e përshkruar atë si lojtarin më të mirë për momentin.

    Megjithatë, Gavi ishte i shpejtë për të hedhur poshtë çdo krahasim midis Yamal dhe legjendarit Lionel Messi.

    “Të krahasosh Lamine me Messin është e pakuptimtë. Nuk do të ketë kurrë një lojtar tjetër si Messi”, ka thënë fillimisht Yamal.

    Në vend të kësaj, Gavi theksoi rëndësinë e individualitetit në futboll, duke thënë: “Në fund, secili ndërton stilin e tij dhe shkruan historinë e tij”.

    Megjithatë, admirimi i Gavi për Yamal është i qartë.

    “Për mua, Lamine Yamal është lojtari më i mirë për momentin. Shpresoj që ai të vazhdojë në këtë mënyrë”, përfundoi ylli i Barçës. /Telegrafi/

     

  • Arteta konfirmon rikthimin e Arsenalit në garën për titullin e Ligës Premier

    Arteta konfirmon rikthimin e Arsenalit në garën për titullin e Ligës Premier

    Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta mendon se skuadra e tij tashmë është rikthyer në garë për titullin e Ligës Premier, pas zvogëlimit të diferencës me Liverpoolin.

    Arsenali mori një fitore të madhe 2-1 ndaj Tottenham Hotspur të mërkurën mbrëma, fitore e cila ka rritur motivimin e Topçinjve.

    Duke folur pas fitores ndaj Spurs, Arteta ishte i bindur se Arsenali është rikthyer në garën për titull në Ligën Premier.

    “Po ne jemi”, ka thënë fillimisht Arteta në një konferencë për shtyp pas ndeshjes, kur u pyet për këtë.

    “Ka kaq shumë për të luajtur. Ne mund të shohim se sa e vështirë është për çdo ekip”, përfundoi trajneri i Arsenalit.

    Tani Arsenali është vetëm katër pikë pas Liverpoolit në tabelën e Ligës Premier, megjithëse skuadra e Arne Slot ka një ndeshje më pak.

  • Mediat në Itali: Napoli është në kontakt me agjentin e Edon Zhegrovës

    Mediat në Itali: Napoli është në kontakt me agjentin e Edon Zhegrovës

    Raportet në Itali dhe Francë theksojnë se Napoli është në kontakt me agjentin e anësorit kosovar, Edon Zhegrova, për mundësinë e një transferimi në Stadio Maradona, si zëvendësues i Khvicha Kvaratskhelia, ndërkohë që diskutimet për Alejandro Garnacho të Manchester United vazhdojnë.

    Sipas ekspertit të transferimeve të Sky Sport, Florian Plettenberg, si dhe Le Parisien dhe CalcioNapoli.it, Partenopei janë në kontakt me përfaqësuesit e Zhegrovës, por Lille aktualisht nuk dëshiron ta lejojë 25-vjeçarin të largohet në janar.

    Le Parisien, i cituar nga CalcioNapoli, pohon se tashmë ekziston një marrëveshje personale me Zhegrovën, por ende mbetet një hendek për t’u mbyllur midis dy klubeve.

    Situata është e ngjashme për Napolin dhe Garnacho-n, i cili raportohet se ka rënë dakord për kushtet personale me Partenopei, por ekziston ende një diferencë e konsiderueshme në vlerësimin që kanë dy klubet.

    Skuadra e Antonio Contes po kërkon aktivisht një anësor të ri për ta shtuar në radhët e tyre këtë muaj, pas largimit të Kvaratskhelias drejt Paris Saint-Germain.

    Gjeorgjiani tashmë është larguar nga Napoli dhe pritet të përfundojë zyrtarisht transferimin te PSG në ditët në vijim.

  • ​Norvegjia heq VAR-in? Shumica e klubeve mbështesin iniciativën

    ​Norvegjia heq VAR-in? Shumica e klubeve mbështesin iniciativën

    18 skuadra norvegjeze të futbollit nga të dyja nivelet më të larta të konkurrencës votuan për heqjen e teknologjisë VAR në një takim të jashtëzakonshëm të ligave të para dhe të dyta.

    Klubet që votuan për largimin e VAR në Norvegji janë: Bodo/Glimt, Brann, HamKam, Haugesund, Lillestrom, Molde, Odd, Rosenborg, Sandefjord, Godset, Tromso Viking, Bryn, Kongswinger, Lyn Football, Stabaek, IK Start dhe Valerenga.

    Kundër janë Frederikstad, Kristiansund, Sarpsborg 08, Aalesund, Egersund, Moss, Ranheim, Sogndal, Asane.

    Pesë skuadra abstenuan: KFUM, Hodd, Mjondalen, Raufoss dhe Skeid.

    Nëse numri i votave mbetet i njëjtë, do të propozohet në mbledhjen e ardhshme të Federatës Norvegjeze të Futbollit në mars që të hiqet VAR nga futbolli norvegjez, raporton vg.no.

  • Real Madridi fillon bisedimet me zëvendësuesin e Ancelottit

    Real Madridi fillon bisedimet me zëvendësuesin e Ancelottit

    Real Madrid ka zhvilluar bisedime me Xabi Alonson për zëvendësimin e Carlo Ancelottit si trajner kryesor, raporton Fichajes.

    Spanjolli ka qenë i lidhur fort me kalimin në Madrid si zëvendësues i italianit, pasi Los Blancos besojnë në aftësitë e tij menaxheriale.

    Burime të shumta të besueshme bëjnë të ditur se Real Madridi po planifikon të ndahet me Ancelottin në fund të sezonit.

    Trajneri italian pritet të vazhdojë si trajner deri në fund të sezonit dhe më pas do t’i lirojë vendin Alonsos.

    Spanjolli vazhdon të bëjë mirë te Bayer Leverkusen pasi i çoi ata drejt një fitimit të titullit sezonin e kaluar si të pamposhtur.

    Këtë sezon, ata janë vetëm një pikë prapa Bayernit pas 17 ndeshjeve. /Telegrafi/

  • Araujo bindet për të qëndruar te Barcelona

    Araujo bindet për të qëndruar te Barcelona

    Ronald Araujo duket se ka vendosur për të qëndruar te Barcelona, së paku deri në qershor dhe mos të largohet gjatë janarit.

    Drejtori sportiv i Barcelonës , Deco, ka bindur Ronald Araujo që të mos largohet nga klubi në janar, raporton Mundo Deportivo.

    Araujo ka ndryshuar mendje dhe do të qëndrojë. Klubi madje pret që mbrojtësi të nënshkruajë një kontratë të re me marrëveshjen e tij aktuale që skadon në vitin 2026.

    Mbrojtësi uruguaian mendonte trnaferimin te Juventusi, skuadër e cila iu afrua me një ofertë joshëse duke i premtuar më shumë kohë për të luajtur.

    Fillimisht, u besua se Araujo ishte vendosur të largohej dhe madje u kishte thënë shokëve të skuadrës për dëshirën e tij për t’u larguar.

    Megjithatë, largimi i tij do të kishte dëmtuar mbrojtjen e skuadrës së Barçës për sezonin duke marrë parasysh dëmtimin e Inigo Martinez dhe përvojën e Araujo si kapiten. /Telegrafi/

  • Zyrtare: Simon Simoni huazohet në Bundesliga 2 te Frankfurti

    Zyrtare: Simon Simoni huazohet në Bundesliga 2 te Frankfurti

    Aventurë e re për portierin shqiptar Simon Simoni dhe përsëri në futbollin gjerman.

    Portieri i Kombëtares së Shqipërisë ishte i huazuar në gjashtë muajt e fundit te Ingolstadt në Bundesliga 3, derisa tani do të luaj në një nivel më lartë.

    Simoni është huauzar në Kaiserslautern në Bundesliga 2 për 18 muajt e ardhshëm nga Eintracht Frankfurti.

    “Gjithmonë e kemi theksuar se do të dëshironim të kishim një tjetër portier në skuadër për situatën konkurruese”.

    “Me Simonin kemi gjetur komplementin ideal sepse ai është një portier i ri, i talentuar dhe i aftë, i cili, pavarësisht moshës së tij të re, tashmë ka fituar shumë përvojë në një nivel të lartë”, tha drejtori menaxhues i FCK, Thomas Hengen.

    “FCK është një klub i madh me tifozë të mëdhenj dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Unë shoh mundësi optimale këtu për të ndërmarrë hapat e ardhshëm në zhvillimin tim në një nivel të lartë. Unë do të bëj çmos për të ndihmuar ekipin”, ka thënë Simon Simoni. /Telegrafi/

  • Arijon Ibrahimoviq huazohet nga Bayern Munich te Lazio

    Arijon Ibrahimoviq huazohet nga Bayern Munich te Lazio

    Gjiganti gjerman Bayern Munich e ka dërguar sulmuesin nga Kosova Arijon Ibrahimović në huazim te klubi italian Lazio për pjesën tjetër të sezonit 2024/25.

    Lajmin e ka publikuar vet klubi I njohur gjerman në sajtin e tij zyrtar.

    Christoph Freund, drejtor sportiv i FC Bayern e ka vleresuar jashtëzakonisht lojtarin

    “Arijon është një lojtar i ri me perspektiv të mëdha që po zhvillohet vazhdimisht. Ai arriti të fitojë përvojë të çmuar në Serie A sezonin e kaluar dhe tani pritet të bëjë hapa të mëtejshëm te Lazio. Arijon ka qenë në Bayern që në moshë të re. Ne duam të promovojmë lojtarë si ai. Ai jep maksimumin në çdo stërvitje dhe tani ka nevojë për kohë të rregullt loje në një nivel të lartë. Ne do ta ndjekim nga afër, sepse ai ka gjithçka që duhet” tha Christoph Freund.

    Përndryshe Ibrahimovic, është pjesë e Bayern që nga mosha 13 vjeç. Ai ka luajtur gjithsej 48 ndeshje për skuadrat U17 dhe U19, duke shënuar 25 gola.

    Këtë sezon, sulmuesi ka shënuar dy gola në katër ndeshje për skuadrën e dytë të FC Bayern në Regionalliga, që i bie liga e katërt dhe ka luajtur gjithashtu për ekipin e parë në fitoren 5-1 ndaj Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen e Bundesliga-s me Heidenheim dhe në fitoren në Cup ndaj Mainz.

    Ibrahimović ka ka përvojë edhe në Serie A, pasi ishte i huazuar te Frosinone gjatë sezonit 2023/24 ku kishte shënuar një gol në 16 paraqitje

    Kur jemi te Ibrahimovic, ai është me prejardhje nga Prizreni.