ATV

Category: Sport

  • Klinsmann e cilëson Interin si skuadra më të fortë në Ligën e Kampionëve

    Klinsmann e cilëson Interin si skuadra më të fortë në Ligën e Kampionëve

    Legjenda gjermane, Jurgen Klinsmann pretendon se ish-skuadra e tij, Interi, është ‘e denjë’ të jetë ‘skuadra më e fortë në Ligën e Kampionëve’ këtë sezon dhe beson se ata do të shkojnë në finale.

    Fituesi i Kupës së Botës 1990, i cili kaloi tre vjet me Interin midis 1989 dhe 1992, dha një intervistë të thelluar për La Gazzetta dello Sport, të publikuar sot (e mërkurë).

    Ish-trajneri i Gjermanisë dhe SHBA-së ishte në San Siro për të parë fitoren 3-1 të Interit ndaj Empolit në Serie A në fundjavë, dhe tani ka dhënë verdiktin e tij përpara testit të Ligës së Kampionëve kundër Sparta Pragës këtë mbrëmje.

    Një fitore për Nerazzurrët do të vulos thuajse përfundimisht vendin e tyre në top 8, ndërsa Sparta Praga tashmë është jashtë garës me vetëm katër pikë nga gjashtë ndeshjet e para të turneut të këtij sezoni.

    “Është një lojë që nuk ka një qasje të lehtë. Ekziston padyshim një ndryshim përsa i përket nivelit teknik mes dy palëve, por Sparta ka katër pikë dhe tashmë e di se nuk ka asnjë shans për kualifikim. Ata do të kenë hequr një peshë dhe në të njëjtën kohë, ata mund të krijojnë një lojë shumë mbrojtëse”, ka thënë fillimisht Klinsmann për La Gazzetta dello Sport.

    “Prisja një ndeshje të ngjashme me atë kundër Empolit, por Interi më pëlqeu shumë të dielën. Ata patën durim dhe fituan me rrjedhshmëri. Të njëjtat gjëra do të nevojiten këtu”.

    Klinsmann është inkurajuar nga fakti se Nerazzurrët janë dukur konkurrues në çdo ndeshje që kanë luajtur në këtë sezon.

    “Mendoj se ata po kalojnë një sezon shumë interesant sepse duan të bëjnë mirë në çdo garë. Këtë synim ia vunë vetes në fillim të vitit dhe tani janë në garë kudo. Me këtë mënyrë të menduari, ju bën të përqendroheni me të vërtetë vetëm në lojën e radhës para jush. Nuk është një figurë fjalësh, është sekreti i të gjitha skuadrave të mëdha”.

    “Inzaghi ka qenë në gjendje ta dëshmojë këtë. Dhe kjo bëhet edhe më e dukshme në Ligën e Kampionëve. Me formatin e tij të ri, tani ka përllogaritje të mundshme: Askush nuk e di me siguri se sa pikë do t’i nevojiten Interit për të hyrë në tetëshen e parë”.

    Sulmuesi i Interit, Marcus Thuram, tha së fundmi për La Gazzetta dello Sport se ai mendon se nuk ka ekipe më të forta se Interi në Ligën e Kampionëve këtë sezon, me të cilin Klinsmann pajtohet.

    “Interi meriton të jetë skuadra më e fortë në Ligën e Kampionëve dhe ka gjithçka për të besuar se mund të arrijë në finale”, përfundoi gjermani.

  • ​Vazhdon edhe sot spektakli në Ligën e Kampionëve

    ​Vazhdon edhe sot spektakli në Ligën e Kampionëve

    Pas ndeshjeve të së martës ku nuk mungoi spektakli, Liga e Kampionëve vazhdon sot me ballafaqime të tjera të jashtëzakonshme.

    Padyshim se vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin “Parku i Princave”, aty ku Paris Saint Germain e pret Manchester Cityn, një duel ky ndërmjet dy skuadrave që kanë befasuar për të keq në këtë fazë të kësaj gare pasi gjenden të pozicionuara në pjesën e poshtme të tabelës, përkatësisht në pozitat 24 dhe 26, raporton KosovaPress.

    Këto janë të gjitha ndeshjet e ditës së sotme:

    Leipzig-Sporting

    Shakhtar-Brest

    Milan-Girona

    Arsenal-Dinamo Zagreb

    Celtic-Young Boys

    Feynoord-Bayer

    PSG-Manchester City

    Real Madrid-Salsburg

    SpartaPraga-Inter

  • ​Arbitrave shqiptarë iu besohet ndeshja e Ligës së Evropës

    ​Arbitrave shqiptarë iu besohet ndeshja e Ligës së Evropës

    Katër gjyqtarë shqiptarë, të kryesuar nga Enea Jorgji, do të vendosin drejtësi në sfidën Eintracht Frankfurt-Ferencvaros në Europa League, takim që do të luhet të enjten në mbrëmje, në orën 21:00.

    Enea Jorgji do të jetë arbitër kryesor i kësaj sfide, ndërsa Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj asistentët e tij. Edhe gjyqtari i katërt i kësaj sfide është shqiptar, kjo detyrë i është besuar Eldorjan Hamitit.

    Nuk është më një risi fakti që arbitrat shqiptarë përzgjidhen për të drejtuar ndeshje në Kupat e Europës, pasi pothuajse çdo javë një skuadër gjyqtarësh shqiptarë ka vendosur drejtësi në Europa apo Conference League.

    Ishte katërshja e arbitrave Juxhin Xhaja, Arbër Zalla, Rejdi Avdo dhe Albert Doda u përzgjodh për të gjykuar ndeshjen mes Vitória SC dhe Fiorentinas në UEFA Conference League, më 19 dhjetor 2024. /ATSH

  • Mes zërave për largim, Lille ia cakton çmimin Edon Zhegrovës

    Mes zërave për largim, Lille ia cakton çmimin Edon Zhegrovës

    Ani pse presidenti i Lille, Olivier Letang, më parë kishte pohuar se asnjë lojtar i rëndësishëm nuk do të largohet nga klubi këtë dimër, megjithatë, gjërat mund të ndryshojnë.

    Kjo për shkak se ylli kosovar Edon Zhegrova së shpejti mund të largohet nga Franca për ta vazhduar karrierën diku tjetër.

    Zhegrova i cili këtë sezon ka qenë autor i katër golave në 12 ndeshje në kampionat, po tërheq interesim të fortë nga Napoli.

    Sipas gazetarit Sacha Tolivieri, Zhegrova nuk ka qëndruar indiferent ndaj këtij interesimi dhe ka shprehur vullnetin e tij që t’i bashkohet gjigantit italian.

    Tek Lille në anën tjetër janë të vetëdijshëm se 25-vjeçari nuk do ta rinovojë kontratën e cila skadon në vitin 2026 dhe për këtë arsye i ka vënë një çmim prej 25 milionë eurosh.

    Sidoqoftë, kjo shumë po konsiderohet si tejet e lartë nga Napoli, të cilët tashmë kanë filluar të eksplorojnë opsione të tjera me kosto më të ulët.

    Kujtojmë se Zhegrova është pjesë e Lille që nga janari i 2022, kur iu bashkua atyre nga Baseli për shtatë milionë euro./Telegrafi/

  • Gjykata Themelore në Prishtinë e dënon trajnerin Tahir Batatina për kanosje ndaj gjyqtarit Genc Nuza

    Gjykata Themelore në Prishtinë e dënon trajnerin Tahir Batatina për kanosje ndaj gjyqtarit Genc Nuza

    Gjyqtari i futbollit kosovar, Genc Nuza ka njoftuar opinionin se trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pas kanosjes që i bëri gjatë ndeshjes Prishtina-Llapi të vlefshme për Albi Mall Superligën e Kosovës.

    Ndeshja e javës së katërt të Superligës së Kosovës këtë edicion ishte e vështirë për gjyqtarin Genc Nuza, i cili u ofendua dhe u kanos nga trajneri i Llapit, Batatina.

    Megjithatë, Nuza vendosi të ndjek rrugën ligjore duke e denoncuar trajnerin e Llapit dhe tashmë pas rreth pesë muajsh është marrë aktvendimi.

    Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë e ka publikuar vet Nuza, i cili ka konfirmuar se Batatina është dënuar me 600 euro për kanosjen e tij.

    Postimi pa ndërhyrje i Genc Nuzës:

    Pasi kam bërë denoncim për kanosje si gjyqtar kryesor në ndeshjen e Albi Mall Superligës në Futboll, e zhvilluar më 31.08.2024 në stadiumin “Fadil Vokrri” ndërmjet FC Prishtina dhe KF Llapi, sot më 21.01.2025 kam pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë aktgjykimin si palë e dëmtuar.

    Gjykata e ka cilësuar si fajtor personin që ka kryer veprën penale të kanosjes ndaj meje gjatë ushtrimit të detyrës sime zyrtare si gjyqtar futbolli.

    Pavarësisht dënimeve që shqiptojnë organet e drejtësisë, ju siguroj se për çdo sulm, kërcënim, akuzë dhe shpifje ndaj meje dhe familjës time, gjithmonë do t’i drejtohem organeve të drejtësisë.

    Sinqerisht,

    Genc Nuza

    /Telegrafi/

  • Xabi Alonso i hapur për të marrë drejtimin e Real Madridit

    Xabi Alonso i hapur për të marrë drejtimin e Real Madridit

    Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso ka thënë fjalët e tij pasi së fundmi është lidhur si pasues i Carlo Ancelottit te Real Madridi.

    Alonso ka folur para ndeshjes që skuadra e tij e zhvillon sot (e martë) ndaj Atletico Madridit në kuader të Ligës së Kampionëve, ku është pyetur edhe për stolin e Real Madridit.

    “Nuk mund të them asgjë; ne jemi në mes të sezonit dhe të gjitha klubet kanë synime të mëdha”, ka thënë fillimisht Alonso në konferencë shtypi.

    “Atletico ka, Reali gjithashtu, dhe unë jam i fokusuar në arritjen e tyre. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat dhe unë jam plotësisht i përqendruar në të”.

    “Me kalimin e viteve, koha kalon, por lidhja mbetet, dhe kjo lidhje është e paharrueshme. Është shumë e vlefshme dhe lidhja është shumë e fortë”.

    “Ishte një periudhë e shkëlqyer si lojtar. Ishin vite intensive, nuk ishte e lehtë për ne për të arritur atë që donim, por kur e arritëm, ajo u bë e përjetshme”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/

  • Rikthehet Liga e Kampionëve

    Rikthehet Liga e Kampionëve

    Pas një pauze të gjatë, sot dhe nesër rikthehen ndeshjet e garës më të fortë për klubet evropiane, ato të Ligës së Kampionëve.

    Në program janë ndeshjet e xhiros së parafundit të fazës së ligës, format ky që po aplikohet për herë të parë në këtë garë, ndërsa sot do të zhvillohen nëntë ndeshje, raporton KosovaPress.

    Një ballafaqim tejete interesant pritet të jetë ai ndërmjet Atletiko Madridit dhe Bayer Leverkusenit që zhvillohet në stadiumin “Metropolitano”, ndërsa në “Anfield” lideri i tabelës, Liverpooli e pret skuadrën franceze Lille.

    Ndeshjet tjera janë këto:

    Ora 18:45:

    Atalanta-Storm Graz

    Monako-Aston Villa

    Ora 21:00:

    Atletico Madrid-Bayer Leverkusen

    Benfika-Barcelona

    Bolonja-Borussia Dortmund

    Club Brugge-Juventus

    Crvena Zvezda-PSV

    Liverpool-Lille

    Slovan Bratislava-Stuttgart

  • Marrëveshje pothuajse e kryer: Neymar po bëhet me klub të ri

    Marrëveshje pothuajse e kryer: Neymar po bëhet me klub të ri

    Klubi i parë që ka bërë një ofertë formale në drejtim të Al Hilal për transferimin e Neymarit është zbuluar, teksa gara për brazilianin po vazhdon.

    Më herët këtë muaj u zbulua se legjenda braziliane Neymar, mund të largohet nga klubi arab Al Hilal gjatë afatit kalimtar të janarit.

    Disa klube anembanë botës raportohej se kishin shprehur interesim për sulmuesin, pasi Al Hilal e kishte bërë të qartë se janë të gatshëm të ndajnë rrugët me Neymar, nëse mund të negociojnë një marrëveshje të përshtatshme.

    Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Neymar është shumë afër rikthimit tek ish-klubi i tij Santos, teksa klubi brazilian tashmë ka bërë edhe ofertën e parë për të.

    Thënë kështu, Neymar do t’i bashkohej ish-ekipit të tij në formë huazimi, por Santos po pret dritën e gjelbër nga klubi arab, para se marrëveshja të finalizohet.

    Në rast se një marrëveshje e mundshme me Santos nuk mund të arrihet, Romano po ashtu ka zbuluar se klubi amerikan Chicago Fire është i interesuar për Neymar, por janë mbrapa në garë.

    Para se t’i bashkohej Barcelonës për 74 milionë euro në korrik të 2023, Neymar bëri 225 paraqitje për klubin e fëmijërisë Santos, duke shënuar 136 gola dhe duke asistuar në 64 të tjerë.

    Gjatë kësaj periudhe, ai fitoi disa trofe të ndryshëm duke përfshirë edhe Copa Libertadores./Telegrafi/

  • Real Madridi tejet i shqetësuar, ylli i skuadrës mund të përfundojë në Arabi së shpejti

    Real Madridi tejet i shqetësuar, ylli i skuadrës mund të përfundojë në Arabi së shpejti

    Ka disa shqetësime në rritje sa i përket formës së Vinicius Junior tek Real Madridi.

    Gazetari Felix Diaz ka raportuar se ka tension në dhomën e zhveshjes me disa lojtarë që janë të befasuar nga paraqitjet e fundit të brazilianit.

    Ai pati vështirësi gjatë El Clasicos ndaj Barcelonës, duke shfaqur një mungesë përpjekje që ishte e papritur.

    Diaz po ashtu zbuloi se dera është e hapur për një kalim të tij të mundshëm në Arabinë Saudite.

    Klubet arabe raportohet se po përgatitin ofertat e tyre në drejtim të Vinicius dhe ka një interesim në rritje për të siguruar shërbimet e tij në të ardhmen.

    Ai nënvizoi se një drejtor i Superligës së Arabisë ka konfirmuar se procesi i transferimit të Vinicius nuk është vetëm një ëndërr, por diçka që do të ndodhë me kohë.

    Qëllimet e Vinicius tashmë janë vënë në pikëpyetje pasi situata e tij e kontratës me Real Madridin mbetet e pasigurt.

    Përkundër këtyre diskutimeve, Vinicius nuk e ka refuzuar idenë për t’u transferuar në Lindjen e Mesme plotësisht.

    “Do ta fitojë Topin e Artë dhe verën e ardhshme do të bisedojmë”, besohet të kenë qenë fjalët e Vinicius në drejtim të klubeve arabe sipas gazetarit Edu Aguirre.

    Kjo lë të nënkuptohet se ylli i Real Madridit nuk e ka përjashtuar largimin nga Spanja, ani pse mbetet tërësisht i fokusuar tek ata për momentin./Telegrafi/

  • Hazrollaj refuzoi Fodën, vjen reagimi nga menaxheri i kombëtares Bajram Shala

    Hazrollaj refuzoi Fodën, vjen reagimi nga menaxheri i kombëtares Bajram Shala

    Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, ka thënë në emisionin “A PLAY” në ATV se sulmuesi i Malishevës Drilon Hazrollaj nuk ka bërë një kërkesë  për të mos shkuar në kampin e organizuar nga trajneri Foda, por ka qenë një vendim personal i tij.

    Shala theksoi se Hazrollaj ka thënë që vendimi nuk është kundër Kosovës, por arsyeja e mungesës së tij është personale

    ‘Vendimi i Hazrollaj për të mos marrë pjesë në Kamp nuk ka qenë kërkesë ka qenë vendim i tij. Sipas lojtarit kjo nuk ka të bëjë asgjë kundër Kosovës, por për shkak të arsyeve personale, më saktësisht për shkak të një transferi të mundshëm’ tha Shala

    Kujtojmë që kampion katër ditor të mbajtur nga trajneri Franco Foda, ishin pjesë disa futbollistë nën moshën 21 vjeçare të cilët janë kandidat të mundshëm për Kombëtaren A.