ATV

Category: Sport

  • ​Arsenali përgatitë ofertë rekorde për Lautaron

    ​Arsenali përgatitë ofertë rekorde për Lautaron

    Afati kalimtar i janarit sapo ka përfunduar, por skuadrat e mëdha evropiane tashmë kanë filluar të mendojnë për atë të verës së këtij viti.

    Sipas portalit të lajmeve “Fichajes”, Arsenali është i interesuar për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez. “Topçinjtë” thuhet se janë të gatshëm të paguajnë deri në 120 milionë euro për kampionin e botës. Kjo do të tejkalonte tarifën rekord të mëparshëm prej 116.6 milionë euro që Arsenali i pagoi Ëest Hamit për Declan Rice në vitin 2023, përcjellë KosovaPress.

    Martinez pritet të kompensojë mungesën e Gabriel Jesus për shkak të dëmtimit, i cili këputi ligamentin e kryqëzuar në janar, në Londër. Për “Nerazzurrët”, largimi i kapitenit të tyre do të ishte një humbje e madhe. Në 314 ndeshje për Interin, argjentinasi shënoi 144 gola.

  • Evropiani U21 në Shqipëri dhe Serbi, mësohen kundërshtarët e Kosovës

    Evropiani U21 në Shqipëri dhe Serbi, mësohen kundërshtarët e Kosovës

    Evropiani U21 i vitit 2027, që do të organizojë fazën finale në Shqipëri dhe Serbi, ka mësuar sot rrugëtimin e skuadrave pasi është hedhur shorti i kualifikuesve të turneut.

    Kosova do të jetë në një grup me Spanjën.

    Skuadrat janë ndarë në 9 grupe dhe fituesit e tyre, bashkë me skuadrën e dytë më të mirë gjatë kualifikuesve, do t’i bashkohen Shqipërisë dhe Serbisë të cilat janë kualifikuar automatikisht për fazën finale të turneut si pritëse.

    Tetë skuadrat e tjera të vendeve të dyta, do të përballen në play-off për 4 vendet e mbetura në fazën finale e cila zhvillohet me 16 ekipe.

    Kosova përballet me kundërshtarë të vështirë, pasi ka rënë në një grup me Spanjën, por edhe me ekipe si Rumania e Finlanda.

    SHORTI

    GRUPI A
    Spanjë, Rumani, Finlandë, Kosovë, Qipro, San Marino

    GRUPI B
    Portugali, Çeki, Bullgari, Skoci, Azerbajxhan, Gjibraltar

    GRUPI C
    Francë, Zvicër, Islandë, Ishujt Faroe, Luksemburg, Estoni

    GRUPI D
    Angli, Irlandë, Sllovaki, Moldavi, Kazakistan, Andorra

    GRUPI E
    Itali, Poloni, Suedi, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Armeni

    GRUPI F
    Gjermani, Gjeorgji, Greqi, Irlandë e Veriut, Letoni, Maltë

    GRUPI G
    Holandë, Norvegji, Slloveni, Izrael, Bosnjë Hercegovinë

    GRUPI H
    Ukrainë, Kroaci, Hungari, Turqi, Lituani

    GRUPI I
    Danimarkë, Belgjikë, Austri, Uells, Bjellorusi

  • ​Lëndohet Elseid Hysaj

    ​Lëndohet Elseid Hysaj

    Lazio ka konfirmuar se mbrojtësi i krahut Elseid Hysaj është diagnostikuar me lëndim në kofshën e majtë. Lojtari u tërhoq duke shtrënguar pjesën e pasme të këmbës gjatë fitores së Serie A kundër Cagliarit në Unipol Domus të hënën në mbrëmje.

    Ai u duk menjëherë i shqetësuar, i vetëdijshëm se kjo nuk do të ishte një pengesë e thjeshtë dëmtimi. Frika e tij u vërtetua e saktë, sepse Lazio lëshoi një deklaratë duke njoftuar se ai iu nënshtrua testeve në klinikën Villa Mafalda, të cilat treguan një lëndim në bicepin e femurit në kofshën e majtë.

    Ky lloj dëmtimi në përgjithësi kërkon të paktën një muaj deri në gjashtë javë jashtë fushës, kështu që e përjashton Hysajn nga disa ndeshje të mëdha, përcjellë KosovaPress.

    Lazio tani ka mungesë të mbrojtësve të krahut, pasi Luca Pellegrini u hoq nga lista e skuadrës së Serie A.

  • ​Interi zhvillon sot ndeshjen e mbetur kundër Fiorentinës

    ​Interi zhvillon sot ndeshjen e mbetur kundër Fiorentinës

    Pas barazimit të hidhur në derbi, Interi rikthehet në fushë në vazhdimin e ndeshjes kundër Fiorentinës në Firence që u pezullua në minutën e 17-të të 1 dhjetorit të kaluar për shkak të problemit shëndetësor që kishte futbollisti Bove. Një rikuperim i shumëpritur për “Nerazzurrët” që më në fund do t’i lejojë ata të kenë një renditje jo më virtuale në duelin kokë më kokë me Napolin.

    Probleme dhe jo të pakta për trajnerin e Fiorentinës Palladinon, i cili do të mund të llogarisë në pak lojtarë mes lojtarëve të dëmtuar dhe atyre që janë të skualifikuar. Sipas rregullores, në ndeshje nuk do të luajnë të sapoardhurit Zaniolo, Ndour, Folorunsho, Fagioli dhe Pablo Marí. Ndërkohë, Sottil, Martinez Quarta, Kouamé, Ikoné, Kayode dhe Biraghi janë larguar nga Firence për ndeshjen e pezulluar.

    Inzaghi po shqyrton disa ndryshime në njëmbëdhjetëshen e zakonshme. Surpriza mund të jetë rikthimi i Acerbit në fushë, diçka që nuk ka ndodhur që nga Verona-Inter më 23 nëntor: për momentin, De Vrij është ende përpara.

    Ndeshja zhvillohet nga ora 20:45 dhe këto janë formacionet e mundshme:

    Fiorentina (3-4-2-1): De Gea; Comuzzo, Pograncic, Ranieri; Dodo, Mandrake, Richardson, Gosens; Beltran, Gudmundsson; Kean.

    Inter (3-5-2): Verore; Bisseck, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Frattesi, Calhanoglu, Mkhitaryan, Carlos Augusto; Taremi, Lautaro.

  • ​Neymar rikthehet në fushë

    ​Neymar rikthehet në fushë

    Sulmuesi brazilian Neymar bëri kthimin e tij të shumëpritur në klubin e tij të fëmijërisë Santos në një barazim 1-1 me Botafogon në kampionatin brazilian Paulista të mërkurën.

    Stadiumi “Urbano Caldeira” shpërtheu në festë ndërsa tifozët e ngazëllyer dhe të përlotur ndezën celularët për t’i dhënë mirëseardhje sulmuesit, i cili u largua nga klubi 12 vjet më parë, një mikpritje heroike përpara fillimit.

    Neymar, i cili po festonte ditëlindjen e tij të 33-të, ishte në pankinë dhe hyri në fushë pas pushimit pasi Santos kishte kaluar në avantazh me penalltinë e Tiquinho Soares në pjesën e parë.

    Megjithatë, sulmuesi luftoi nën presionin e lojës së tij të parë në 16 muaj. Ai u përpoq të krijonte një pjesë të magjisë që e vendosi atë në mesin e më të mirëve në botë për pesë vjet në Barcelonë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme, përcjellë KosovaPress.

    Botafogo barazoi me Alexandre de Jesus në minutën e 67-të. Ëallison u përjashtua katër minuta më vonë për një faull ndaj Neymar, por Santos nuk ishte në gjendje të përfitonte nga numrat e tyre superiorë.

    “Nuk gjej fjalë për të shprehur ndjenjën kur të pëlqen diçka. Unë e dua shumë Santosin dhe nuk gjej fjalë për të përshkruar ndjenjën që ndjeva kur dola në fushë sot,” tha Neymar pas ndeshjes.

  • Njihuni me transferimin më të ri të Dukagjinit është djali i Igli Tares

    Njihuni me transferimin më të ri të Dukagjinit është djali i Igli Tares

    Përgatiti: Anisa Thaçi

    Ekipi i Dukagjinit po stërvitej si çdo ditë tjetër, por ekipi i ATV-së i vizitoi sot ata në Klinë.

    Kur përmendet mbiemri Tare në mendje të vjen ish futbollisti i famshëm Igli Tare sulmuesi kombëtares shqiptare por edhe i shumë klubeve sidomos italiane.

    Tashmë edhe në Superligën e Kosovës do ta kemi një Tare është Etinne Tare djali i Iglit, i cili i’u bashkua skuadrës së Dukagjinit gjatë afatit kalimtar të janarit.

    Pavarësisht se është hera e tij e parë në Kosovë, 21 vjeçari na tregon që e pritën shumë ngrohtë te klubi i ri.

    Kur jemi te Etinne, gjatë fazës përgaditore në Turqi ai arriti t’i shënonte dy gola, dhe pavarësisht se ishin ndeshje miqësore, për të kishin mjaftë rëndësi.

    Duke qenë se është djali i legjendës Igli Tare, sulmues na tregon mesazhin që i’a thotë babai

    Tare po ashtu tregon ekskluzivisht për ATV nëse ka pasur ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë dhe nëse do të luante për Kosovën.

    E po ashtu me shumë lëvdata shprehet edhe trajneri Ismet Munishi për lojtarin më të ri të skuadrës

    Përndryshe Etienne Tare, e nisi karreren në Lazio, me pas ishte te Rapidi i Vjenës, Sturm Graz dhe së fundmi nga Skenderbeu i Korçës u transferu te Dukagjini i Klinës.

  • Cristiano Ronaldo sot feston ditëlindjen, kaq vite ka mbushur

    Cristiano Ronaldo sot feston ditëlindjen, kaq vite ka mbushur

    Sot është një ditë e veçantë për një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave. Cristiano Ronaldo dos Santos Aveiro, feston ditëlindjen e 40-të.

    Ai ka lindur më 5 shkurt 1985, në Funchal të ishullit portugez Madeira.

    Duke qenë një nga emrat më të spikatur të botës së sportit, në karrierën e tij ka fituar shumë trofe dhe ka luajtur për disa skuadra të njohura si: Sporting Lisbona, Manchester United, Real Madrid, Juventus dhe së fundmi luan për skuadrën nga Arabia Saudite, Al Nassr.

    Tre trofe të Premier League, dy të La Liga-s, dy të Serie A, pesë Champions League, katër trofe të Kupës së Botës për klube, tre Superkupa të Evropës.

    Po ashtu edhe me kombëtaren e Portugalisë, si kapiten i saj e ka fituar edhe një titull të Kampionatit Evropian.

    Në aspektin individual, CR7, i ka hiç më pak se pesë “Topa të artë”.

    Ai i ka thyer thuajse të gjitha rekordet në botën e futbollit, lojtarin e vetëm që e ka fituar pesë herë Ligën e Kampionëve, golashënuesin më të mirë të Portugalisë, golashënuesin më të mirë të Real Madridit, dhe golashënuesin më të mirë në histori të futbollit.

    Deri më tash, tanimë 40-vjeçari i ka realizuar 923 gola në karrierën e tij profesionale.

    Në një moshë kur shumë futbollistë vendosin t’i ‘varin’ këpucët, ai duket se është në top formë duke dominuar me paraqitjet e tij aktive, si me skuadrën Al Nassr si me kombëtaren portugeze.

    Cristiano Ronaldo aktualisht është i martuar me modelen Georgina Rodriguez, dhe i ka pesë fëmijë.

  • ​Ancelotti jep lajme jo të mira për tifozët e Realit

    ​Ancelotti jep lajme jo të mira për tifozët e Realit

    Real Madridi do të jetë pa sulmuesin Kylian Mbappe dhe mesfushorin Jude Bellingham për çerekfinalen e Kupës së Mbretit të mërkurën në Leganes, tha trajneri Carlo Ancelotti në prag të ndeshjes.

    Dyshja bashkohet me mesfushorin Eduardo Camavinga, mbrojtësit David Alaba dhe Antonio Rudiger, si dhe me munguesit e tjerë afatgjatë në mbrojtje Eder Militao dhe Dani Carvajal .

    Kapiteni i Francës Mbappe ka shënuar 21 gola në 33 paraqitje në të gjitha garat që kur u transferua në “Santiago Bernabeu” nga kampioni francez Paris St Germain në një transferim të lirë në qershor, ndërsa 21-vjeçari anglez Bellingham ka shënuar 10 herë në 30 ndeshje.

    “Bellingham kishte një mavijosje nga një goditje dhe nuk do të jetë në dispozicion. Vinicius Jr i është dhënë një ditë shtesë për t’u rikuperuar, por do të jetë në dispozicion për nesër,” u tha Ancelotti gazetarëve të martën, përcjellë KosovaPress.

    “Mbappe u stërvit sot. Ai ka një mavijosje në këmbën e tij. Ai u stërvit normalisht sot, por nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e nesërme.”

    Madridi , i cili kryeson renditjen e La Liga-s me 49 pikë nga 22 ndeshje, një pikë përpara Atletico Madridit të vendit të dytë, kajë seri të vështirë ndeshjesh në ditët në vijim ndërsa Ancelotti përpiqet të lundrojë përmes krizës së lëndimeve në mbrojtje.

    Vizita e tyre në Leganes do të pasohet nga një derbi i ligës kundër Atletico-s në shtëpi të shtunën dhe një udhëtim në Manchester City në fazën eliminatore të Champions League më 11 shkurt.

  • Arrihet marrëveshja, Rashford huazohet te Aston Villa

    Arrihet marrëveshja, Rashford huazohet te Aston Villa

    Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford, do t’i bashkohet Aston Villës në formë huazimi deri në fund të sezonit, me klubin nga Birmingham që do të mbulojë mbi 70% të pagës së tij.

    Sipas burimeve të afërta me marrëveshjen, kontrata përfshin edhe një klauzolë blerjeje prej 40 milionë paundësh, e cila mund të shndërrohet në një marrëveshje për tre vite e gjysmë nëse gjithçka shkon sipas planit.

    Testet mjekësore për Rashfordin janë caktuar për sot, dhe me kalimin e tyre me sukses, lojtari do të bëhet zyrtarisht pjesë e ekipit të Unai Emeryt.

    Ky transferim përfaqëson një hap të rëndësishëm për Aston Villën, e cila kërkon të forcojë repartin ofensiv në përpjekje për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

    Nga ana tjetër, largimi i Rashfordit nga Old Trafford përkohësisht sinjalizon një fazë të vështirë për lojtarin, i cili ka pasur një sezon të luhatshëm nën drejtimin e Erik ten Hag. Megjithatë, kalimi te Villa mund t’i japë një shtysë të re karrierës së tij dhe t’i ofrojë më shumë minuta loje në një ekip në formë të shkëlqyer këtë sezon.

    Tifozët e Aston Villës tashmë po presin me padurim zyrtarizimin dhe prezantimin e Rashfordit, i cili mund të bëjë debutimin e tij në javën e ardhshme në Premier League.

  • Dristria e nis me fitore Grand Slamin në Paris, kalon pengesën e parë

    Dristria e nis me fitore Grand Slamin në Paris, kalon pengesën e parë

    Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, e ka nisur me fitore rrugëtimin e saj në Grand Slamin e Parisit.

    Lufta e saj e parë ishte ndaj francezes Alyssia Poulange që ishte e vlefshme për kategorinë deri në 52 kilogramë.

    Këtë duel Distria e fitoi pasi xhudistja franceze mori tri dënime dhe kështu fitorja me Ippon i takoi xhudistes tonë.

    Për raundin e ardhshëm tashmë dihet se Distria do ta ketë përballë xhudisten spanjolle Ayumi Leiva Sanchez.

    Kujtojmë se me fitore e kanë nisur edhe dy xhudistët e tjerë, Nora Gjakova dhe Akil Gjakova.

    Të njëjtin fat nuk e patën edhe Erza Muminoviq dhe Dardan Cena, të cilët u mposhtën qysh në luftën e parë.