ATV

Category: Sport

  • “Duam finalen”, përfaqësuesit e klubeve shpalosin synimet pas shortit të Kupës së Kosovës

    “Duam finalen”, përfaqësuesit e klubeve shpalosin synimet pas shortit të Kupës së Kosovës

    Drita-Prishtina dhe Llapi-Drenica do të jenë përballjet gjysmëfinale të Ku[ës së Kosovës në futboll, sfida këto që premtojnë spektakël në këtë fazë të kësaj gare në futbollin kosovar.

    Padyshim që vëmendja kryesore do të jenë në duelin ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, dy skuadra që e synojnë me çdo kusht këtë trofe, raporton KosovaPress.

    Menjëherë pas shortit, përfaqësuesi i KF Prishtinës Kushtrim Sopa deklaroi se përballja Prishtina-Drita është një finale para finales në Kupën e Kosovës.

    “Ndeshja me Dritën është finale para finales, është ndeshja më e rëndësishme e këtij kampionati për ne, do të kemi sistem vajtje-ardhje, fillimisht me 9 prill në Gjilan pastaj më 23 prill në Prishtinë dhe shpresojmë që të kemi sukses. Në këtë nivel të garës, në gjysmëfinale gjithçka është e barabartë edhe rregulli i golit mysafir tani nuk vlen edhe shpresojmë që në fund do t’ia dalim në mënyrë sportive”, theksoi Sopa.

    Përgjigjja e përfaqësuesi të Dritës, Jetmir Salihu ishte e menjëhershme. Ai theksoi se skuadra gjilanase e dëshiron me çdo kush plasimin në finalen e Kupës së Kosovës.

    “Kundërshtar do ta kemi Prishtinën, një skuadër jashtëzakonisht e fortë dhe pretendente për këtë kupë të Republikës. Normalisht skuadra jonë po kalon një formë të jashtëzakonshme edhe e kemi një numër të konsiderueshëm të futbollistëve por gjithsesi objektivi ynë do të jetë plasmani në finale pastaj ajo ndeshje do të zhvillohet pas kampionatit. E kemi diskutuar para shortit që çdo përballje do ta ketë vështirësinë e saj sepse edhe Drenica ka ardhur në gjysmëfinale me plotë meritë kështu që çdo përballje do të ishte e vështirë për të kaluar në finale”, deklaroi Salihu.

    Te Llapi veten e shohin si favorutë për të kaluar në fianle përballë Drenicës. Kështu së paku deklaroi pas shortit përfaqësuesi i kësaj skuadre, Muhamet Batatina.

    Batatina: Jemi favoritë te lehtë ndaj Drenicës

    “Është një short i mirë, në letër mund të jemi paksa favoritë përballë Drenicës por të gjithë e dimë se Drenica e ka një skuadër mjaftë të mirë duke e ditur se është një ndër pretendentët për të hyrë në Superligë por ne do të hyjmë në lojë duke e respektuar maksimalisht kundërshtarin dhe duke mos e neglizhuar edhe pse është në një ligë më poshtë”, tha Batatina.

    Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje më 9 dhe 23 prill, shkruan KosovaPress.

  • Hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës, këto janë çiftet

    Hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës, këto janë çiftet

    Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll, raporton KP.

    Shorti u tërhoq në praninë e Komisionit të Garave dhe të përfaqësuesve të klubeve.

    Në këtë fazë të garave janë kualifikuar Drita, Prishtina, Drenica dhe Llapi. Sipas shortit, në gjysmëfinale do të ballafaqohen: Llapi-Drenica dhe Drita-Prishtina.

    Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje më 9 dhe 23 prill.

  • ​Shuhen gjasat që Barcelona të luajë në “Camp Nou” këtë sezon

    ​Shuhen gjasat që Barcelona të luajë në “Camp Nou” këtë sezon

    Barcelona nuk do të kthehet në stadiumin e saj ikonik “Spotify Camp Nou” këtë sezon, raporton gazeta spanjolle “Sport”, duke cituar burime anonime. Fusha e Barçës u mbyll në fund të sezonit të kaluar nën drejtimin e ish-trajnerit Xavi Hernandez , në pranverën e vitit 2023.

    Që atëherë, ka pasur raportime të ndryshme të rreme për datat e rihapjes, me “Camp Nou” që aktualisht po rinovohet për të mbajtur një ditë 105,000 spektatorë, transmeton KosovaPress.

    Megjithatë, në muajin e fundit, klubi konfirmoi se kishte filluar tashmë procesin e mbjelljes së terrenit në stadium si pjesë e një procesi që zakonisht kërkon 10 javë për t’u përfunduar.

    Kjo do të thoshte se një rikthim për një ndeshje të parë hipotetike të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve më 29 ose 30 Prill u diskutua.

    Me unazën e tretë të terrenit ende të pa përfunduar është e vështirë të dihet saktësisht nëse Barcelona do të jetë në gjendje të fillojë sezonin e ardhshëm në “Camp Nou”.

  • ​Blatter deklarohet i pafajshëm në akuzën për korrupsion

    ​Blatter deklarohet i pafajshëm në akuzën për korrupsion

    Ish-presidenti i FIFA-s Sepp Blatter tha se ishte i pafajshëm kur u paraqit në një gjykatë zvicerane të hënën së bashku me francezin, Michel Platini. Blatter dhe Platini u liruan në vitin 2022 në një gjykatë më të ulët zvicerane pas një hetimi shtatëvjeçar për një pagesë prej 2 milionë frangash zvicerane (2.22 milionë dollarë) ndaj Platinit, transmeton KosovaPress.

    Prokurori federal zviceran ka apeluar kundër këtij vendimi, duke çuar në një seancë të re në Dhomën e Apelit të Jashtëzakonshëm të Gjykatës Penale Zvicerane në Muttenz, afër Bazelit. Prokurori kërkoi shfuqizimin e plotë të aktgjykimit.

    Blatter i tha gjykatës të hënën se nuk ishte fajtor për mashtrim.

    “Kur flisni për gënjeshtra, gënjeshtra dhe mashtrime, nuk jam unë. Kjo nuk ka ekzistuar gjatë gjithë jetës sime,” tha ai. “Ne kishim parime në familjen time – marrim vetëm paratë që kemi fituar. Unë jam i pafajshëm”, përcjellë KosovaPress.

    Aktakuza e vitit 2022 akuzonte Blatterin dhe Platinin se kishin mashtruar stafin e FIFA-s në 2010 dhe 2011 në lidhje me detyrimin e organit qeverisës të futbollit botëror për të paguar francezin, i cili në atë kohë ishte president i organit qeverisës evropian të sportit UEFA.

    “Ata pretenduan rrejshëm se FIFA i detyrohej Platinit, ose se Platini kishte të drejtë për shumën prej 2 milionë frangash zvicerane për punë këshilluese. Ky mashtrim u arrit përmes pretendimeve të përsëritura të pavërteta të bëra nga të dy palët e akuzuara”, thuhet në aktakuzë.

    Rasti shkatërroi shpresat e Platinit për të pasuar përfundimisht Blatterin, i cili dha dorëheqjen nga FIFA në 2015 pas një skandali të veçantë korrupsioni.

    Blatter dhe Platini u pezulluan nga futbolli në vitin 2015 nga FIFA për shkelje të etikës, fillimisht për tetë vjet, megjithëse përjashtimet e tyre më vonë u reduktuan.

    Blatter, i cili ishte president i FIFA-s për 17 vjet deri në vitin 2015.

  • ​Nasufi lë KEK-un, së shpejti merr drejtimin e skuadrës së re

    ​Nasufi lë KEK-un, së shpejti merr drejtimin e skuadrës së re

    Skuadra nga Obiliqi, KEK-u, që garon në Ligën e Parë ka mbetur pa trajner. Enis Nasufi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë p;asi e drejtori këtë skuadër për dy vite.

    Nga 47 ndeshje që e drejtoi KEK-un, Nasufo regjistroi 33 fitore, 10 barazime dhe vetëm katër humbje, raporton KosovaPress.

    “Pas një periudhe prej afro 2 vitesh si kryetrajner i ekipit FC KEK kam vendosur të jap dorëheqje nga ky post, duke lënë mbrapa një periudhë fantastike me rezultate të shkëlqyera nga 47 ndeshje si kryetrajner me 33 fitore 10 barazime dhe 4 humbje. FC KEK-u më ka dhënë mundësinë të punoj me kaq shumë njerëz të mrekullueshëm, sa nuk do t’i harroj gjithë jetën time. Fc Kek-u do të mbetet gjithmonë në zemrën time. I uroj klubit dhe mbështetësve gjithë të mirat”, ka shkruar Nasufi në mesazhin e tij lamtumirës.

    Siç mëson KosovaPress, Nasufi së shpejti do të marrë drejtimin e një skuadre të re. Ai tashmë ka në tavolinë tri oferta mjaftë serioze dhe një vendim i ri do të merret së shpejti.

  • ​Kosova zhvillon ndeshje miqësore me Armeninë

    ​Kosova zhvillon ndeshje miqësore me Armeninë

    Kosova ka aranzhuar një ndeshje miqësore me Armeninë, e cila do të zhvillohet më 6 qershor 2025 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan KP.

    Kjo përballje do t’i shërbejë përzgjedhësit Franco Foda për të testuar dhe përgatitur ekipin për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026, që do të nisin në shtator, e ku Kosova bën pjesë në grup shumë të fortë me Suedinë, Zvicrën dhe Slloveninë.

    Para kësaj miqësoreje, Dardanët do të kenë dy sfida vendimtare gjatë këtij muaji ndaj Islandës, në kuadër të ‘play-off’-it të Ligës së Kombeve, e ku synojnë promovimin në Ligën B.

    Ndeshja e parë zhvillohet më 20 mars, në orën 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, derisa ndeshja e dytë më 23 mars, në qytetin spanjoll Mursia.

  • ​Sporti i xhudos me infrastrukturë të re edhe në tri qytete

    ​Sporti i xhudos me infrastrukturë të re edhe në tri qytete

    Infrastruktura e xhudos po përmirësohet në gjithë vendin. Ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku ka njoftuar se është shpallur procedura për ndërtimin e doxhove në Mitrovicë, Gjilan dhe Ferizaj.

    Këto investime të rëndësishme, sipac Çekut, janë pjesë e programit shtetëror “Kosova shtet i xhudos”, përcjellë KP.

    Ndërtimi i doxhove (palestrave të xhudos) në shtatë qendrat kryesore urbane të Kosovës është një nga synimet kryesore të programit.

  • ​Kupa e Kosovës/ Llapi e Drenica në gjysmëfinale

    ​Kupa e Kosovës/ Llapi e Drenica në gjysmëfinale

    Llapi ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll pasi ka eliminuar Malishevën me rezultat 100 në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.

    Golin e vetëm të kësaj ndeshje e realizoi Albin Tahiri në minutën e 45’ të ndeshjes, raporton KP.

    Edhe Drenica ka siguruar një vend në katërshen më të mirë të kësaj gare pasi e ka eliminuar Ferizajn. Heroi i skuadrës nga Skenderaj ishte Fofana i cili realizoi golin e fitores për Drenicën në minutën e 18’ të ndeshjes.

  • Drenica shkakton befasi, mposht Ferizajn dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

    Drenica shkakton befasi, mposht Ferizajn dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

    Drenica është përkujdesur për befasi, pasi ka mposhtur Ferizajn me rezultat 1-0 për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

    Vendasit kaluan në epërsi vetëm pas 12 minutave lojë, kur Mohamed Fofana shënoi me kokë pas asistimit perfekt të Kreshnik Ukës.

    Mysafirët patën rast me Betim Haxhimusën, por goditja e tij u bllokua.

    Kësisoj 45 minutat e para u mbyllën me epërsinë minimale të vendasve 1-0.

    Ferizaj në pjesën e dytë u hodh e gjitha në sulm për të gjetur golin e barazimit.

    Por fillimisht Drenica mbeti me 10 futbollistë në fushë, kur mesfushorin Auron Hamiti mori brenda dy minutave dy të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

    Ferizaj krijoi disa raste, por pa arritur të gjenin golin e barazimit.

    Deri në fund gola më nuk pati dhe Drenica arriti të shkaktoj befasinë e madhe duke eliminuar Ferizajn dhe duke kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. /Telegrafi/

  • Real Madrid në mungesë të tre yjeve sonte në gjysmëfinale të Copa del Rey

    Real Madrid në mungesë të tre yjeve sonte në gjysmëfinale të Copa del Rey

    Real Madridi nuk do të mundë të llogarisë në tre yje sonte në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa del Rey.

    “Los Blancos” do të përballen me Real Sociedadin në Kupën e Mbretit, ndërsa trajneri Carlo Ancelotti ka vendosur t’i pushojë tre lojtarë për shkak të orarit të ngjeshur që i pret madrilenët.

    Kylian Mbappe s’do të jetë në dispozicion të “mbretërve” pasi nuk stërviti dje për shkak të dhimbjeve me dhëmbin, të cilin e hoqi më pas..

    Krahas sulmuesit francez, trajneri Ancelotti vendosi t’i pushojë edhe portierin Thibaut Courtois dhe mesfushorin Federico Valverde.

    Madrilenët janë përballur me lëndime të shumta në këtë sezon, ndërsa trajneri italian është munduar të bëjë improvizime duke i lëvizur lojtarët nga njëra në tjetrën pozitë.

    Sidoqoftë, Reali synon të nxjerr rezultat të favorshëm sonte para ndeshjes së kthimit, të cilën do ta zhvillojë në shtëpi në muajin prill.