ATV

Category: Sport

  • Dy ndeshje interesante sot në Superligë

    Dy ndeshje interesante sot në Superligë

    Java e 21-të në Superligën e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot edhe me dy ndeshje tjera që janë në program.

    Në Klinë, Dukagjini do të jetë mysafir i Gjilanit.

    Gjilanasit vijnë pas fitores 2:1 ndaj Ballkanit, teksa kërkon t’i afrohet sa më afër top-4shes.

    Ferizaj-Prishtina është përballja tjetër që zhvillohet gjatë ditës së sotme.

    Ferizaj aktualisht është në vendin e tetë me 23 pikë dhe kërkon t’i ikën sa më larg dy pozitave të fundit.

    Në anën tjetër, Prishtina është në vendin e katërt me 29 pikë.

    Të dyja këto ndeshje nisin nga ora 13:00.

  • Dalin në shitje biletat Kosovë – Islandë, ja ku mund t’i blini ato

    Dalin në shitje biletat Kosovë – Islandë, ja ku mund t’i blini ato

    Federata e futbollit të Kosovës ka nxjerr në shitje biletat për ndeshjen mes Kosovës dhe Islandës e cila do të zhvillohet më 20 mars në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë.

    Takim i vlefshëm për inkuadrim në Ligën B të kombeve.

    Biletat mund t’i siguroni duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

    https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do?fbclid=IwY2xjawImrA1leHRuA2FlbQIxMAABHepHajZeTbm4kk0CGyy9d3W_zwu8kYT9uopoxSzC2z_vVEAL4ujzUZlPrw_aem_XD3Z-d-dNE48nivLMJmcQw

  • Superliga vazhdon sot me dy duele interesante

    Superliga vazhdon sot me dy duele interesante

    Pas ndeshjes së djeshme Ballkani-Feronikeli ’74 (1-1), elita e futbollit tonë, do të vazhdojë sot me dy ndeshjet e radhës në kuadër të javës së 21-të.

    Drita para tifozëve të saj pret Suharekën, sfidë kjo që pritet të prodhoj një duel interesant.

    Ndeshje tejet e rëndësishme pritet të luhet edhe në ‘Zahir Pajaziti’, ku Llapi i bën ‘konka’ Malishevës.

    Kjo xhiro do të mbyllet me dy ndeshjet tjera Dukagjini-Gjilani dhe Ferizaj-Prishtina që luhen nesër (e diel).

  • Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve, ka ballafaqime të zjarrta

    Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve, ka ballafaqime të zjarrta

    Në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

    Si zakonisht kjo garë edhe në këtë fazë do të sjellë duele të jashtëzakonshme.

    Këto janë ballafaqimet:

    Borussia Dortmubnd-Lille

    Real Madrid-Atletico Madrid

    Bayern Mynih-Bayer Leverkusen

    Arsenal vs PSV Eindhoven

    Inter vs Feynoord

    PSG-Liverpool

    Barcelona-Benfika

    Club Brugge-Aston Villa

  • Reali e kërkon konfirmimin sonte, Man City e synon përmbysjen e madhe

    Reali e kërkon konfirmimin sonte, Man City e synon përmbysjen e madhe

    Liga e Kampionëve do të vazhdojë sonte me katër ndeshje të tjera të fazës së “play-off”-it.

    Pa dyshim, dueli kryesor i natës, por edhe i kësaj faze në përgjithësi do të jetë ai mes Real Madridit dhe Manchester Cityt.

    “Los Blancos” e fituan duelin e parë në Angli me rezultat 3:2 javën e kaluar, shkruan “Gazeta Express”.

    E tash, kampionët spanjollë, evropianë e botërorë do ta kërkojnë konfirmimin para publikut të tyre në “Santiago Bernabeu”.

    Trajneri Carlo Ancelotti i ka motivuar lojtarët e tij, duke kërkuar nga ta që të luajnë si në “Etihad Stadium”.

    Por, ka kërkuar nga ta që të jenë të kujdesshëm pasi kampionëve të Anglisë nuk iu dihet kurrë.

    Përkundër formës së zbehtë të shfaqur në këtë sezon, trupa e Pep Guardiolës mund të shfaqet gjithmonë e rrezikshme.

    Erling Haaland me shokë do ta kërkojnë sonte përmbysjen e madhe dhe njëherësh kualifikimin në të tetën e finales së Championsit.

    Një tjetër sfidë interesante sonte do të jetë ajo mes PSV Eindhovenit me Juventusin.

    “Zonja e Vjetër” e fitoi përballjen e parë në Itali javën e kaluar, ndërsa drejt Holandës është nisur për ta ruajtur këtë avantazh.

    Kurse, PSV-ja para publikut të zjarrtë e kërkon sonte përmbysjen e madhe.

    Favorit absolut për të shkuar tutje është edhe Paris Saint-Germaini, i cili e mundi Brestin në lojën e parë me rezultat 3:0.

    Dhe, kampionët sonte duan ta kryejnë formalitetin dhe të ecin tutje në këtë garë.

    Nga ana tjetër, vetëm ndonjë mrekulli e madhe mund t’ia shmangte Brestit eliminimin.

    Edhe Borussia Dortmundi e sheh veten me një këmbë në të tetën e finales pasi kishte fituar javën e kaluar ndaj Sportingut në Lisbonë me rezultat 3:0.

    Gjermanët sonte do të tentojnë ta ruajnë këtë kapital të madh për të përfunduar në mesin e 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve.

    Tri prej katër ndeshjeve të sontme do të nisin prej orës 21:00.

  • ​Giroud bëhet viktimë e një prej grabitjeve më të rënda në botën e sportit në SHBA

    ​Giroud bëhet viktimë e një prej grabitjeve më të rënda në botën e sportit në SHBA

    Futbollisti francez Olivier Giroud ishte objektivi i një grabitjeje të madhe në rezidencën e tij në Los Anxhelos.

    Sipas TMZ Sports, shtëpia e Olivier Giroud u thye në fillim të këtij muaji. Ndërkohë që fituesi i Botërorit 2018 dhe familja e tij nuk ishin të pranishëm, është vjedhur pasuri me vlerë gati 500 mijë euro.

    Më 5 shkurt, hajdutët dyshohet se thyen një dritare dhe vodhën kryesisht bizhuteri, që i përkisnin sulmuesit francez dhe gruas së tij.

    Mësohet se policia ka nisur hetimet, por ende nuk ka arrestuar asnjë. Ky është një vazhdim i një serie grabitjesh të sportistëve të njohur në të gjithë SHBA-në, për të cilat autoritetet kanë treguar gjithnjë e më shumë kohët e fundit.

    Së fundmi, NBA u dërgoi një paralajmërim të gjithë basketbollistëve se vjedhjet janë shtuar së fundmi. Ndër të tjera, ata hynë në shtëpitë e Bobby Portis dhe Luka Doncic dhe në shtëpitë e yjeve të NFL, Patrick Mahomes dhe Travis Kelce, por grabitja e Giroud është padyshim një nga më të rëndat.

    37-vjeçari u transferua në SHBA verën e kaluar, pasi i dha fund një periudhe trevjeçare me AC Milan dhe nënshkroi një marrëveshje njëvjeçare me Los Angeles FC.

  • ​Ancelotti konteston vendimet e VAR-it

    ​Ancelotti konteston vendimet e VAR-it

    Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka mbajtur konferencën e tij të zakonshme për shtyp përpara ndeshjes së kthimit të Champions League kundër Manchester City.

    Trajneri italian nuk i beson skuadrës së Guardiolës derisa konfirmoi rikthimet e Rüdiger dhe Alaba në skuadër derisa foli edhe për polemikat e fundit të arbitrave në La Liga, përcjellë KosovaPress.

    “Ndeshje argëtuese, e ndërlikuar, e vështirë. Po mundohemi të përgatitemi mirë dhe të rikuperojmë lojtarët. Ideja është të planifikohet e njëjta ndeshje, duke marrë parasysh të gjithë vështirësinë e kësaj lloj ndeshjeje”, tha fillimisht Ancelotti.

    Ai më pas ka kontestuar edhe ndërhyrjet e VAR-it.

    “Kam dyshime sepse mendoj se VAR-i i ka hequr shumë përgjegjësi gjyqtarit. Është një sistem paksa i rrezikshëm. VAR-i është futur për të parandaluar gabimet flagrante dhe të dukshme. Është e vështirë për t’u kuptuar. Arbitrat mund të bëjnë gabime, padyshim, por fakti që vendimi merret nga VAR është diçka që unë nuk e kuptoj”, ka thënë italiani.

  • ​Malisheva mposht Ferizajn

    ​Malisheva mposht Ferizajn

    Malisheva iu është rikthyer fitoreve duke e mposhtur Ferizajn me rezultat 3=2, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 20-të të elitës së futbollit kosovar.

    Skuadra e Bekim Isufit pati një sfidë të vështirë në stadiumin “Liman Gegaj”, por mori tri pikë jetike duke e përforcuar kështu pozitën e tretë në renditjen tabelare, raporton KosovaPress.

    Për Malishevën golat i realizuan Dren Kryeziu, Drilon Hazrollaj dhe Lauren Xhylani, ndërsa dy golat e Ferizajt i shënuan Qlirim Avdulli dhe Erion Sadriu.

    Kështu Malisheva është e treta me 33 pikë, ndërsa Ferizaj mbettë në kuotën e 23 pikëve në vendin e tetë.

  • ​Rrëfimi i Morattit, si dështoi Interi në transferimin e Messit dhe Iniestas?

    ​Rrëfimi i Morattit, si dështoi Interi në transferimin e Messit dhe Iniestas?

    Ish-pronari i Interit Massimo Moratti pretendon se “Nerazzurrët” u përpoqën të nënshkruanin me Andres Iniestan nga Barcelona gjatë mandatit të tij, skautuan edhe Lionel Messin në Kupën e Botës U18 dhe se “Nerazzurrëve” iu ofrua një shans për të nënshkruar me legjendarin Francesco Totti nga Roma e tij e dashur.

    Ish-patroni i “Nerazzurrëve” dha një intervistë për “Corriere della Sera” , të publikuar të martën, në atë që është 30-vjetori i marrjes së klubit nga ana e tij.

    Moratti e filloi intervistën e tij me një vlerësim të shkurtër të humbjes së fundit 1-0 të Interit ndaj Juventusit në “Derby d’Italia”. Ai mendon se është bërë shumë presion mbi kapitenin, Lautaro Martinez, përcjellë KosovaPress.

    “Shumë shanse të humbura dhe shumë presion mbi Lautaro, shumë, është keq. Por dëgjoni, unë e dua Motta-n, si dhe të gjithë nga tripleta. Ata janë si fëmijë shtesë”, tha Moratti.

    Nënshkrimi i parë i madh i mbretërimit të Morattit ishte Javier Zanetti, i cili tani shërben si zëvendës-president i klubit. Moratti zbuloi se Interi u ul tek Zanetti ndërsa po përpiqej të kërkonte një tjetër lojtar në divizionin argjentinas.

    “Kam parë video të ligës argjentinase me fëmijët e mi. Ne filluam të ndiqnim (Ariel) Ortega. Por duke e parë atë, pashë një nga lojërat ku luajti ky djalë Zanetti. E dërgova Suarezin në Argjentinë për ta parë nga afër”, shpjegoi ish-pronari.

    “Një natë, natën në Milano – ishte ditë atje, Suarez më telefonoi për të më pyetur nëse duhet të vazhdojmë me blerjen. I thashë të bënte durim. Vrapova për të zgjuar fëmijët, më duhej të shikoja videokasetat e Zanettit për herë të fundit. I dhashë dritën jeshile.”

    I pyetur nëse kishte ndonjë lojtar që Interi kishte tentuar ta merrte, të cilët i vjen keq që i humbi, Moratti u përgjigj: “Iniesta. Ishim në një fazë ku kishim tërheqje të madhe dhe fuqi ekonomike. Nuk po them se mund të kishim blerë dikë, por pothuajse. Epo, ne u përpoqëm me Barcelonën, u përpoqëm në çdo mënyrë me qasje diplomatike në fronte të shumta, me ndërmjetës, duke shkuar personalisht, duke u përpjekur të fillonim negociatat që do të ishin në favorin tonë. Nuk kishte asnjë mënyrë. Ata do të kishin shitur këdo përveç Iniestës. Mund të kishim bërë një ofertë të çmendur, por prapë do të ktheheshim vetëm në Milano”, ka thënë Moratti.

    Ai gjithashtu shpjegoi se si erdhi nënshkrimi i Ronaldos në vitin 1997.

    “Si një djalosh i mirë brazilian, atij i pëlqente ta ndiqnin, ai ishte i kënaqur. Nuk bëmë gjë tjetër veçse flisnim në telefon, një mijë herë çdo ditë. Fillimisht ai tha ‘po, do të nënshkruaj’ dhe më pas ‘jo, duhet të mendoj për këtë, pastaj ‘po, do të nënshkruaj’, ‘jo, nuk do të firmos’ e kështu me radhë”, shpjegon Moratti.

    Më pas ai zbuloi se Interi kishte parë mundësinë e nënshkrimit me Messin adoleshent, por pranoi se “Nerazzurrët” nuk mund t’i ofronin atij njësoj si Barcelona.

    “Ne e ndoqëm atë në Kupën e Botës U18. Ne ishim gati ta blinim atë, por kur dëgjova se çfarë po bënte Barcelona për problemet e tij shëndetësore, e lashë të ikte, betohem”.

  • Sot i jepet lamtumira e fundit Rilindit, gjyqtarit të futbollit që vdiq të hënën

    Sot i jepet lamtumira e fundit Rilindit, gjyqtarit të futbollit që vdiq të hënën

    Gjyqtari i futbollit kosovar, Rilind Berisha ka ndërruar jetë ditën e hënë.

    Familjarët e të ndjerit kanë njoftuar për ceremoninë e varrimit.

    Varrimi i të ndjerit bëhet sot, në ora 16:00, në varrezat e fshatit Baran.

    Berisha ishte futbollist aktiv i Rilindjës së Pejës, e po ashtu dhe aktivist i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës.