ATV

Category: Sport

  • ​Drita e pret Ballkanin në përballjen e madhe

    ​Drita e pret Ballkanin në përballjen e madhe

    Xhiro e 24 e Superligës së Kosovës në futboll do të nis sot me dy ndeshjet tejet interesante, shkruan KosovaPress.

    Natyrisht se vëmendja do të jetë në Gjilan, aty ku lideri absolut i tabelës, Drita e pret ndjekësin e parë, Ballkanin.

    Drita ka epërsi të thellë prej 12 pikëve ndaj kampionit në fuqi, dhe një fitore eventuale sot do ta mbyllte edhe çështjen e fituesit të titullit, raporton KosovaPress.

    Kjo ndeshje do të zhvillohet në Gjilan me fillim nga ora 14:00.

    Në po të njëjtin orar do të luhet edhe ballafaqimi ndërmjet Ferizajt dhe Llapit. Të dy skuadrat morën nga tri pikë të plota nga fundjava e kaluar ku Llapi mposhti Dritën ndërsa Ferizaj triumfoi kundër Suharekën.

  • ​Sot mësohen katër çerekfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve

    ​Sot mësohen katër çerekfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve

    Gara më prestigjose evropiane në nivel të klubeve do të nxjerrë sonte katër skuadrat e para që do të kualifikohen në fazën çerekfinale të saj, shkruan KosovaPress.

    Nga ora 18:45 Barcelona e pret skuadrën portugeze, Bnefikën, ndaj së cilës në ndeshjen e parë triumfoi me rezultat 1-0, andaj skuadra katalanase pret që të kalojë në fazën tjetër edhe pse ende është gjithçka e hapur.

    Ndërsa nga ora 21:00 zhvillohen tri ndeshje të tjera shumë interesante. Bayerni është me një këmbë në çerekfinale pas triumfit në ndeshjen e parë me rezultat 3-0 ndaj Bayer Leverkusen dhe përmbysja e këtij rezultati nga Granit Xhaka me shokë duket krejtësisht e pamundur, raporton KosovaPress.

    Interi ka gjithashtu një avantazh të mirë ndaj Feynoordit. “Neroazzurrët” e presin skuadrën holandeze në “Giuseppe Meazza” me epërsinë e dy giola nga ndeshja e parë.

    Kurse ballafaqimi i zjarrtë dhe i paparashikueshëm do të zhvillohet në stadiumin “Anfiedl Road”,. Aty ku Liverpooli e pret PSG-në. Skuadra angleze mori fitore minimale 1-0 në ndeshje e parë në Francë edhe pse vendasit ishin më mirë për gjatë gjithë 90 minutave.

  • Vajzat e “Vjosës” lëjnë gjurmë në Gjermani

    Vajzat e “Vjosës” lëjnë gjurmë në Gjermani

    Me mbeshtetje të kryetarit të komunës së Shtimës, Qemajl Aliu, KV Vjosa (vajza) kanë bërë paraqitje të shkëlqyer në Gjermani.

    Në dy ndeshje miqësore, ato shënuan fitore, duke treguar otencialin e lartë që kanë.

    Për këtë sukses, urime dhe falendërime morën edhe nga kryetari Aliu.

    Ky është njoftimi I tij:

    E ardhmja e sportit në Shtime premton shumë – vajzat e  KV “Vjosa” janë dëshmia më e mirë 🥇

    🎉 Vizitën në Gjermani e përmbyllëm në mënyrën më të bukur të mundshme – me tjetër fitore. Vajzat e klubit të volejbollit “Vjosa” treguan përsëri shpirtin luftarak dhe përkushtimin e palëkundur, duke e dominuar edhe lojën e dytë me një performancë të shkëlqyer ndaj ekipit GSV Frondenberg. 🇩🇪🇽🇰

    🏐 Me dy fitore radhazi, vajzat tona kthehen në shtëpi me përvojë të çmuar e me motiv shtesë për sfidat e ardhshme.

    ❤️Urime të gjitha lojtareve dhe trajneres, znj. Binaze Tërshani për këto dy paraqitje fantastike e krenaria jonë e madhe me të gjithë vetëm po rritet.

    Faleminderit përzemërsisht qytetar nderit të Komunës sonë, z. Hartmut Ganzke, për këtë eksperiencë të bukur. 🙏  Vielen danke 🇩🇪

  • ​Flick: Do të luajmë ndaj Benficas për ta nderuar Carles Minarron

    ​Flick: Do të luajmë ndaj Benficas për ta nderuar Carles Minarron

    Barcelona do të nderojë jetën e mjekut të tyre të ndjerë të skuadrës, Carles Minarro Garcia, duke dhënë gjithçka për të fituar ndeshjen e 1/16 të Ligës së Kampionëve të së martës kundër Benfica-s, tha trajneri Hansi Flick gjatë një konference të shkurtër për shtyp të hënën.

    Pas një momenti heshtjeje, gjermani tha se dy ditët e fundit kishin qenë të vështira pasi ata vajtuan për vdekjen e Minarro, i cili vdiq papritur në hotelin e ekipit disa orë përpara ndeshjes së planifikuar të së shtunës në shtëpi me Osasuna, e cila u shty.

    Ai tha se lojtarët do të gjejnë motivim shtesë kundër Benfica-s, të cilën e udhëheqin 1-0 nga ndeshja e parë, për të nderuar një njeri që ishte i respektuar dhe i pëlqyer në dhomën e zhveshjes, përcjellë KP.

    “Unë mendoj se skuadra po e trajton mirë situatën. Ne jemi shumë të përqendruar në lojë dhe duam të luajmë për të. Në këtë situatë, është shumë e rëndësishme të fitojmë për të. Ne jemi gati për të,” tha Flick në një konferencë.

    “Duhet të ecim përpara, është puna jonë. Është një situatë e rëndësishme për klubin që të avancojë në garë dhe ne duam të bëjmë mirë për ta nderuar atë. Është një humbje e madhe. Ai ishte një person i madh dhe një mjek i madh. Ai ishte i pabesueshëm për ekipin dhe klubin, ai ishte një pjesë thelbësore e ekipit tonë që do t’i mungojë shumë”, shtoi ai.

    Pas një fitoreje të vështirë javën e kaluar në Benfica pas një kartoni të kuq për mbrojtësin Pau Cubarsi në fillim të ndeshjes, Flick tha se ishte i bindur që Barca mund të vazhdonte momentin dhe të avanconte tutje.

  • ​Zbulohen tre emrat që mund ta zëvendësojnë Mottan te Juventusi

    ​Zbulohen tre emrat që mund ta zëvendësojnë Mottan te Juventusi

    Raportet në Itali kanë filluar tashmë të rekomandojnë trajnerë të rinj për të zëvendësuar Thiago Motta-n në Juventus, pasi trajneri aktual i “Bianconerëve” është në rrezik të humbasë punën e tij, edhe nëse arrin kualifikimin në Champions League pas një humbjeje 0-4 në shtëpi kundër Atalantës të dielën mbrëma.

    “Zonja e Vjetër” pësoi humbjen e tyre më të keqe në shtëpi që nga vitet 1960 të dielën në mbrëmje, duke humbur me katër gola diferencë për vetëm herën e tretë në shekullin e 21-të pasi Mateo Retegui, Marten De Roon, Davide Zappacosta dhe Ademola Lookman vulosën një fitore të paharrueshme për Atalantën në “Allianz Stadium”, shkruan KosovaPress.

    Ndërsa Juventusi nuk pritet të ndërmarrë veprime të menjëhershme në lidhje me pozicionin e tyre të trajnerit, raportet e së hënës pohojnë se Thiago Motta rrezikon të humbasë punën e tij, edhe nëse skuadra kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

    “Bianconerët” janë aktualisht jashtë Ligës së Kampionëve të këtij sezoni, Kupa e Italisë dhe u mundën nga Milani në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë, e cila lë top katërshen si e vetmja gjë që ka mbetur për të luajtur për këtë sezon.

    Edhe pse Juventusi nuk pritet të ndërpresë menjëherë lidhjet me Motta-n, “La Gazzetta dello Sport” sugjeron se “çdo gjë mund të ndodhë”, përcjellë KosovaPress.

    Gazeta në fjalë pretendon se janë tre emra që do të lidhen gjithnjë e më shumë me një lëvizje te Juve në javët e ardhshme, duke përfshirë Gian Piero Gasperinin Atalantës.

    I njëjti medium parashikon që Antonio Conte gjithashtu do të lidhet me një rikthim në Juventus pasi e ardhmja e tij afatgjatë me Napolin nuk është e garantuar, edhe nëse “Partenopei“ fiton titullin e Serie A këtë sezon.

    Roberto De Zerbi do të jetë një tjetër emër i lidhur me një punë të mundshme në Juventus në javët e ardhshme, veçanërisht nëse ai vazhdon të impresionojë me Marseille në Ligue 1.

  • ​Hendboll/ Kosova para sfidës vendimtare me Ukrainën

    ​Hendboll/ Kosova para sfidës vendimtare me Ukrainën

    Me mendje te ndeshja e së enjtes me Ukrainën, ka nisur grumbullimi i Kombëtares A të Kosovës në hendboll, shkruan KosovaPress.

    Nën urdhrat e selektorit Bujar Qerimi në stërvitjen e parë që u zhvillua të dielën ishin shumica e lojtarëve, ndërsa grupi pritet të kompletohet sot.

    Stërvitja nuk ishte me ngarkesë të madhe për shkak të angazhimit të të gjithë lojtarëve në ditët e kaluara. Tri ditët e ardhshme do të shfrytëzohen maksimalisht që të enjten nga ora 20:15, Kombëtarja të jetë në formën më të mirë të mundshme.

    Ndeshja me Ukrainën zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Ndeshja i takon fazës së dytë të kualifikimeve për Euro 2026.

  • ​Kosova nikoqire e mbledhjes së Komitetit “HatTrick” të UEFA-s

    ​Kosova nikoqire e mbledhjes së Komitetit “HatTrick” të UEFA-s

    Kosova do të jetë nikoqire e mbledhjes së Komitetit “HatTrick” të UEFA-s më 13 mars, një ngjarje shumë e rëndësishme për futbollin në nivel ndërkombëtar, shkruan KosovaPress.

    Komiteti “HatTrick” është një nga organet më të rëndësishme të UEFA-s, i cili ofron mbështetje për projekte të shteteve anëtare me qëllim përmirësimin e standardeve të futbollit, rritjen e mundësive për zhvillimin e lojës në të gjitha nivelet, duke nisur nga futbolli amator deri te ai profesional, si dhe infrastruktura.

    Komiteti “HatTrick” drejtohet nga nënkryetari i UEFA-s, suedezi Karl Eric Nilsson, ndërsa nënkryetar i komitetit është Armand Duka, njëherësh zëvendëspresident i parë i UEFA-s, pwrcjellw KosovaPress.

    Ata do të udhëheqin këtë mbledhje të rëndësishme, në të cilën do të diskutohet dhe vendoset për avancimin e futbollit nëpërmjet mbështetjes financiare dhe projekteve të tjera zhvillimore.

    Kjo ngjarje e nivelit të lartë vendimmarrës do të grumbullojë në Kosovë të gjithë anëtarët e Komitetit “Hat Trick”, si dhe figura të tjera të njohura, presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm të federatave më të mëdha të futbollit botëror, përfshirë ato të Anglisë, Gjermanisë, Portugalisë, Francës, Italisë, Norvegjisë, Polonisë, Belgjikës dhe shumë shteteve të tjera.

  • ​Neymar lëdnohet sërish

    ​Neymar lëdnohet sërish

    Braziliani Neymar nuk po gjen assesi rehati. Lëndimet janë ato që po shkatërrojnë karrierën e tij dje një i tillë i ka ndodhur sërish edhe tek skuadra braziliane Santos, shkruan KosovaPress.

    Vet lojtari ka bërë të ditur se ditëve të fundit ka ndjerë dhimbje dhe pas testeve mjekësore është kuptuar se ai duhet të ndalojë

    “Fatkeqësisht ndjeva pak dhimbje në javët e fundit. Doja shumë të ndihmoja ekipin, më pas bëmë teste në mëngjes, por ndjeva përsëri dhimbje”, thotë Neymar, përcjellë KosovaPress.

    Ndryshe, javën e kaluar Neymar mori lajmin e madhe duke u ftuar sërish nga Kombëtarja e Brazilit në futboll.

  • ​Gasperini: Po, mund ta ëndërrojmë titullin e kamp

    ​Gasperini: Po, mund ta ëndërrojmë titullin e kamp

    “Futbolli është i tillë: kaloni nga fitoret në humbje, duhet të keni parasysh të gjithë procesin, Juventusi vinte nga një seri fitoresh, ishte një ndeshje e paparashikueshme”. Kështu deklaroi Gian Piero Gasperini, nga mikrofonat e “Dazn”, pas suksesit 4-0 të Atalantës në fushën e Juventusit, përcjellë KosovaPress.

    “Pas këtyre ditëve të luajtura më rrallë, është rikuperuar njëfarë energjie – thotë trajneri i “Hyjneshës”. Ne punuam më mirë gjatë javës, këtë mbrëmje ata kishin koncentrimin dhe teknikën e duhur”.

    Por a po ëndërron Atalanta tani? “Njerëzit duhet të ëndërrojnë, nuk duhet t’i heqësh kurrë ëndrrat tifozëve. Thamë që është gjithmonë një gjë e pamundur: por nëse beson fort në të, gjërat mund të bëhen edhe të bëhen të mundshme”, përgjigjet ai.

    “Interi dhe Napoli janë dy skuadra të forta kudo, nuk humbasin kurrë. Të dielën kemi një ndeshje kundër Interit: ndaj tyre vijmë nga shtatë humbje radhazi. Në këtë pikë të kampionatit nuk ka ndodhur që të jemi plotësisht në luftë për titullin në ditën e 30-të. Sigurisht që është një kënaqësi e madhe”, tha në fund Gasperini.

  • Kosova i humbi 16 futbollistë kualitativ brenda pak vjetësh, shumica veç ishin këtu

    Kosova i humbi 16 futbollistë kualitativ brenda pak vjetësh, shumica veç ishin këtu

    Kosova vazhdon të përballet me largimin e lojtarëve të talentuar, të cilët në vend që të veshin fanellën dardane, zgjedhin të përfaqësojnë kombëtare të tjera. Rasti më i fundit është ai i Etnik Brrutit, mesfushorit të talentuar që ishte kapiten i Kosovës U21, por vendosi të braktisë Kosovën dhe t’i bashkohet Kombëtares shqiptare.

    Ky vendim vjen në një moment kur Kosova po përpiqet të ndërtojë një ekip të fortë për të ardhmen, por po e ka gjithnjë e më të vështirë të mbajë talentet e saj. Për shumë tifozë dhe ekspertë të futbollit, ky është një sinjal alarmi për Federatën e Futbollit të Kosovës, e cila akuzohet për paaftësi dhe menaxhim të dobët të lojtarëve të rinj.

    Brruti i shtohet një liste tashmë të gjatë të lojtarëve që kanë zgjedhur rrugë të tjera për karrierën e tyre ndërkombëtare. Besfort Zeneli, i rritur dhe i lindur në Suedi, refuzoi të bashkohej me Kosovën, duke pritur një ftesë nga përfaqësuesja suedeze. Ai nuk është i vetmi, pasi raste të ngjashme kemi parë me Edvin Kurtulus, i cili gjithashtu luajti për Kosovën U-21, por më pas vendosi të përfaqësonte Suedinë.

    Një rast që shkaktoi shumë debat ishte ai i Mirlind Dakut, Arbnor Mujës dhe Arbër Hoxhës, të cilët u ndjenë të lënë pas dore nga Kosova dhe vendosën ta përqafojnë fanellën kuqezi të Kombëtares shqiptare.

    Një tjetër lojtar i cili ishte kapiten i Kosovës U-21, por më pas zgjodhi Shqipërinë, ishte Ardian Ismajli, i cili aktualisht është një nga mbrojtësit më të rëndësishëm të Kombëtares shqiptare. Rrugën e tij e ndoqën edhe Kastriot Dërmaku, Medon Berisha dhe Adrion Pajaziti, të cilët më parë ishin pjesë e Kosovës U-21, por në fund vendosën të veshin fanellën kuqezi.

    Jo vetëm Shqipëria, por edhe kombëtare të tjera kanë përfituar nga largimi i talenteve nga Kosova. Mërgim Berisha, një nga sulmuesit më premtues shqiptarë, refuzoi të luante për Kosovën dhe vendosi t’i bashkohet Gjermanisë. Uran Bislimi, një tjetër futbollist i talentuar, gjithashtu u largua papritur nga Kosova dhe pranoi një ftesë nga Zvicra.

    Një rast i ngjashëm ishte ai i Andi Zeqirit, i cili madje kishte pozuar me fanellën e Kosovës përkrah presidentit të FFK-së, Agim Ademi, por në fund vendosi për Zvicrën. Po ashtu, Kemal Ademi dhe Ardon Jashari u konsideruan për një kohë të gjatë si lojtarë që mund të ndihmonin Kosovën, por kur u paraqit mundësia, ata zgjodhën përfaqësuesen helvetike.

    Lista e lojtarëve që nuk e panë Kosovën si opsionin e parë vazhdon me emra të tjerë si Elvis Rexhbeçaj i cili fillimisht priste një ftesë nga Gjermania, por më pas vendosi të luajë për Kosovën, dhe Diant Ramaj, portieri i Ajaxit që ende është në dilemë mes Kosovës dhe Gjermanisë.

    Ky fenomen ka shkaktuar debate të shumta në opinionin sportiv. Disa fajësojnë Federatën e Futbollit të Kosovës, duke e akuzuar atë për paaftësi në menaxhimin e lojtarëve dhe mungesë strategjie për t’i bindur ata të qëndrojnë. Të tjerë fajësojnë vetë lojtarët, duke i akuzuar ata për mungesë përkushtimi dhe për shfrytëzim të Kosovës si një opsion rezervë derisa të shfaqet një mundësi më e mirë.

    Një pjesë e madhe e lojtarëve që janë rritur jashtë Kosovës duket se e shohin përfaqësuesen dardane si një Plan B. Shpeshherë ata vijnë dhe luajnë për grupmoshat e reja të Kosovës, por kur vjen koha për Kombëtaren A, nëse marrin një ftesë nga një përfaqësuese më e fortë, nuk hezitojnë të largohen.

    Përndryshe, rasti i Etnik Brrutit dhe të tjerëve që po largohen do të vazhdojë të përsëritet, duke e bërë të vështirë që Kosova të ndërtojë një ekip konkurrues për të ardhmen.

    Për momentin, ajo që mbetet e sigurt është se Kombëtarja e Kosovës po pëson një humbje të madhe me çdo talent që largohet.