ATV

Category: Sport

  • Vitia njofton formimin e komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kryeinspektorit shëndetësor

    Vitia njofton formimin e komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kryeinspektorit shëndetësor

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paraqitur në mbledhjen e Qeverisë, komisionin ad-hoc për vlerësimin profesional për përzgjedhjen e kryeinspektorit shëndetësor në Inspektoratin Shëndetësor, raporton EO.

    “Përmes kësaj procedure të rekrutimit po synojmë që forcojmë mbikëqyrjen dhe të sigurojmë që standardet e kujdesit shëndetësor po respektohen në çdo institucion shëndetësor të Kosovës. Përmes këtij procesi ne jo vetëm që po sigurohemi në zbatimin e legjislacionit por rrisim edhe besimin e qytetarëve për sistemin shëndetësor”, tha Vitia.

  • ​Duka thyen heshtjen për Etnik Brrutin

    ​Duka thyen heshtjen për Etnik Brrutin

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka folur për herë të parë në lidhje me kalimin e Etnik Brrutit nga Kosova tek Shqipëria që ngjalli reagime të shumta në Kosovë.

    I pari i FSHF-së ka thënë se dera e kombëtares është e hapur për të gjuthë.

    “Kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria (rasti i Brrutit) – Pashë një status të babait të lojtarit dhe mendoj që ishte i duhuri. Akuza për mua apo FSHF-në ka në të dyja drejtimet, pse e keni marrë këtë lojtar apo pse nuk e keni marrë. Edhe kur i merr, edhe kur nuk i merr, gjysma e njerëzve janë pro dhe gjysma kundër. Nëse je i bindur që ke bërë më të mirën, duhet të vazhdosh ta bësh. A e kam marrë unë Brrutin? Unë jam një nga ata që vendos për politikat e FSHF-së dhe një nga politikat tona është që dera e Kombëtares është e hapur për këdo. Ne marrim vetëm futbollistët shqiptarë, kushdo që ndihet shqiptar luan për ne”, ka thënë Duka në një intervistë për RTSH-në, përcjellë KosovaPress.

    Marrëdhënia me FFK?

    “Kam marrëdhënie të mira me të gjitha federatat e Evropës, kurse me Federatën e Kosovës kam marrëdhënie vëllazërore”, ka thënë Duka.

  • ​“Kështu vdiq Maradona”, Prokurori shpalos detaje tronditëse në seancë gjyqësore

    ​“Kështu vdiq Maradona”, Prokurori shpalos detaje tronditëse në seancë gjyqësore

    Shtatë argjentinas dolën në gjyq të martën të akuzuar për vrasje për rolin e tyre të dyshuar në atë që prokurorët e quajtën “teatri horror” i vdekjes së legjendës së futbollit Diego Maradona katër vjet më parë.

    Maradona vdiq më 25 nëntor 2020, në moshën 60-vjeçare, teksa po shërohej në shtëpi nga operacioni në tru, pas dekadash duke luftuar me varësinë nga kokaina dhe alkooli.

    Në gjyq janë një neurokirurg, një psikiatër, një psikolog, një koordinator mjekësor, një koordinator infermierie, një mjek dhe një infermiere e natës të akuzuar për neglizhencë kriminale në kujdesin që i kanë ofruar futbollistit në ditët e tij të fundit, transmeton KosovaPress.

    Në një deklaratë hapëse, prokuroria tha se synonte të paraqiste prova “të forta” se asnjë anëtar i ekipit mjekësor “nuk bëri atë që duhej të bënte” në “teatrin e tmerrit” që ishte shtrati i vdekjes së Maradonës.

    “Shiko, kështu vdiq Maradona!” Prokurori Patricio Ferrari bërtiti në sallën e gjyqit, duke mbajtur lart një foto pas vdekjes të Maradonës, i shtrirë në shpinë në shtrat, me trupin e tij groteskisht të fryrë.

    Fotoja rrëqethëse përloti tre vajzat e Maradonës, Jana, Dalma dhe Gianinna, të cilat morën pjesë në seancën gjyqësore, përcjellë KosovaPress.

    “Ata [të akuzuarit] po ju gënjejnë kur thonë se nuk kanë marrë pjesë në vrasje,” akuzoi Ferrari. Fernando Burlando, avokat për Dalma dhe Gianinna, e përshkroi ekipin mjekësor të Maradonës si “djallëzor”.

    Të pandehurit përballen me burgim nga tetë deri në 25 vjet nëse dënohen për akuzat e “vrasjes me dashje të mundshme” – ndjekja e një kursi veprimi pavarësisht se e dinë se mund të shkaktojë vdekjen.

    Jashtë gjykatës, dhjetëra tifozë mbanin pankarta duke bërë thirrje për “drejtësi”.

    Maradona u gjet i vdekur dy javë pas operacionit, në një shtëpi me qira në një lagje ekskluzive të Buenos Aires ku u soll pasi doli nga spitali.

  • ​Enrique: Edhe Liverpooli e meritoi kualifikimin tutje

    ​Enrique: Edhe Liverpooli e meritoi kualifikimin tutje

    Trajneri i Paris St Germain, Luis Enrique tha se skuadra e tij dhe Liverpool meritonin një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Spanjolli u ndie krenar për mënyrën sesi skuadra e tij u rikthyer nga një gol në disavantazh pas ndeshjes së parë të javës së kaluar për eliminuar Liverpoolin pas fitores 4-1 në penallti në “Anfield Road”, transmeton KosovaPress.

    “Të dyja skuadrat e merituan të shkonin në fazën tjetër, ata luajnë më mirë se ne këtu, por mendoj se skuadra ime në “Anfield”, në një stadium të veçantë, tregoi personalitet dhe karakter të madh ”, tha ai.

    “Ne u përpoqëm të luanim më të mirën tonë, por ishte e vështirë pasi ato janë kaq intensiv. Të dyja skuadrat meritonin të kualifikoheshin”, shtoi Enrique pas ndeshjes, përcjellë KosovaPress.

    Liderët e Ligue 1 PSG nuk e kanë fituar kurrë Ligën e Kampionëve, duke humbur nga Bayern Munich në finalen e vitit 2020, ndërsa fituesi i 2019-ës Liverpool u konsiderua si favorit për të avancuar pasi kryesoi tabelën në fazën e ligës me tetë ndeshje.

    “Kur shorti na tregoi për ndeshjen kundër Liverpool-it dhe PSG-së, të dy trajnerët menduan të njëjtën gjë – një nga ndeshjet më të mira që mund të shikoni në Evropë ”, tha Luis Enrique. “Mendoj se të dyja skuadrat ishin të shkëlqyera .

  • Sonte ndeshje Atletico-Real, kush prej tyre do ta zë një vend në çerekfinale?

    Sonte ndeshje Atletico-Real, kush prej tyre do ta zë një vend në çerekfinale?

    Sonte në kuadër të “Champions Leaugue” do të ballafaqohen në orën 20:45 Atletico Madrid me Real Madridin, kjo përndryshe konsiderohet edhe një betejë për më të fortin e Madridit.

    Të dyja këto skuadra po e dëshirojnë biletën për në çerekfinale, derisa nga loja e parë që u ndeshën në “Los Blancos”, kanë epërsinë prej 2-1.

    Nga ndeshja e parë, “Los Blancos” kanë një epërsi minimale prej 2:1.

    Mbetet të shihet nëse skuadra e Diego Simeones do të arrijë ta rikthejë disavantazhin nga “Santiago Bernabeu”.

    Ndërkaq, ky nuk ballafaqimi i vetëm për mbrëmjen e sotme.

    Faktikisht, këtë natë të zjarrtë do ta fillojë Lille me Dortmundin, duke filluar prej orës 18:45.
    Ndeshja tjetër spektakolare është edhe ndërmjet Arsenalit me PSV, nga ora 21:00.

    Dhe, e fundit, por jo më pak e rëndësishme, është ndeshja mes Aston Villas dhe Club Brugge-it.
    Në ndeshjen e parë si mysafirë, anglezët fituan me rezultat 1:3, ndaj ekipit ku luan edhe Ardon Jashari.

  • ​Kumbulla lavdëron Asllanin: Ka pak lojtar me cilësitë e tij

    ​Kumbulla lavdëron Asllanin: Ka pak lojtar me cilësitë e tij

    Marash Kumbulla ka dhënë një intervistë për “Cronache di Spogliatoio” ku preku disa tema. Njëra ka të bëjë me Kristjan Asllanin të cilin Kumbulla e cilëson si një futbollist me cilësi të mëdha.

    Ai ka thënë se mesfushori i Interit është një lojtarë me cilësi të rralla, përcjellë KP.

    “Kam parë shumë pak si ai. Ai i ekzekuton rivëniet nga këndi me të dyja këmbët dhe nuk e vëreni ndryshimin. Ai është një lojtar me cilësi të jashtëzakonshme në pasime të shkurtra por edhe në ato të gjata pasi luan me të djathtën dhe të majtën në të njëjtën mënyrë. Ai vetëm duhet të rritet më tej dhe të gjejë besim, të jetë i qëndrueshëm. Është e qartë se në Inter, mes kaq shumë kampionëve, është e vështirë”, ka thënë Kumbulla.

  • ​Nesër mbledhja e qeverisë, këto pika pritet të shqyrtohen

    ​Nesër mbledhja e qeverisë, këto pika pritet të shqyrtohen

    Qeveria e Kosovës të mërkurën pritet të mbaj mbledhjen e radhës ku në rend dite janë 18 pika.

    Në njërën nga pikat e rendit të ditës pritet të shqyrtohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Kornizë për bashkëpunim në Fushën e Mbrojtjes, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuar nga Departamenti i Mbrojtjes, raporton KosovaPress.

    Në mbledhje pritet të shqyrtohet edhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë, për Shkëmbim dhe Mbrojtje të Ndërsjellë të Informacionit të Klasifikuar.

  • Edon Zhegrova i nis stërvitjet individuale

    Edon Zhegrova i nis stërvitjet individuale

    Edon Zhegrova po sheh dritë në fund të një tuneli.

    Ylli kosovar është afër rikthimit në fushën e blertë pas lëndimit që e kishte pësuar në fund të vitit të kaluar.

    Nga ajo kohë, “Messi i Kosovës” ka vuajtur shumë pasi nuk po mund ta bënte atë që di më së miri dhe që e do më së shumti.

    Sidoqoftë, sot Lille e solli lajmin e shumëpritur dhe të gëzueshëm.

    “Një tjetër lajm i mirë, rikthimi i Edon Zhegrovës në stërvitje individuale”, njoftoi klubi francez për rikthimin e 25 vjeçarit, i cili disa ditë do të ushtrojë individualisht para se t’i bashkohet ekipit në stërvitje, kur edhe do të ishte gati për t’u rikthyer në ndeshje zyrtare.

    Edoni i ka zhvilluar 21 ndeshje në këtë sezon me Lillen, ndërsa i ka realizuar 8 gola dhe i ka bërë 2 asistime.

    Zhegrova është i vendosur ta rikthejë formën optimale dhe ta tregojë veten në muajt e fundit të eksperiencës në Lille para transferimit në një klub më të madh evropian, e cila pritet të ndodh në verën e ardhshme.

    Atë e pëlqejnë mbi të gjitha klubet italiane, Napoli e Juventus, por e përcjellin me kujdes edhe klubet nga Gjermania, por në Angli e në Spanjë.

    Fatkeqësisht, futbollisti ofensiv nuk do të mundë ta ndihmojë Kombëtaren e Kosovës në dy ndeshjet e rëndësishme kundër Islandës në këtë muaj, në “play-off” të Ligës së Kombeve.

  • ​Kosovë-Islandë, dalin në shitje biletat

    ​Kosovë-Islandë, dalin në shitje biletat

    Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen Kosova-Islandë, raporton KosovaPress. Kjo ndeshje zhvillohet më 20 mars nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Ky ballafaqim i Dardanëve është i vlefshëm për fazën e playoff-it të Ligës së Kombeve dhe fituesi i dy ndeshjeve do të promovohet në Ligën B, përcjellë KosovaPress.

    Biletat kushtojnë prej 5 euro deri në 80 euro.

  • ​Policia e Kosovës tregon fuqinë edhe në xhudo

    ​Policia e Kosovës tregon fuqinë edhe në xhudo

    Ekipi i Judos “Policia e Kosovës” shënon sukses të jashtëzakonshëm në Turneun Ndërkombëtar Grand Prix Slovakia, shkruan KosovaPress.

    Në Banska Bystrica, Sllovaki – Në një pjesëmarrje të rëndësishme ndërkombëtare, klubi i Judos “Policia e Kosovës” ka përfaqësuar Kosovën me sukses në Turneun Grand Prix Slovakia, ku kanë marrë pjesë mbi 900 garues nga 9 shtete evropiane. Ky turne ishte debutimi i parë ndërkombëtar për ekipin e Policisë së Kosovës, dhe garuesit dëshmuan përkushtim dhe nivel të lartë sportiv, duke fituar tre medalje të çmuara.

    Rezultatet e garuesve:

    Ana Sopjani – Medalja e Argjendtë në kategorinë -78 kg për Kadet & Vendi i dytë në grup-moshën U21. Valdrin Pnishi – Medalja e Bronztë, Vendi i tretë në kategorinë -60 kg.

    Adriatik Bilalli – Vendi i pestë në dy grup-mosha (-90 kg), duke luftuar për medalje.

    Art Thaqi – Paraqitje e fortë në kategorinë -90 kg, por pa plasman përfundimtar.

    Ky sukses është dëshmi e punës së palodhshme, përkushtimit dhe disiplinës së sportistëve brenda policisë së Kosovës, të cilët me mbështetjen e Shoqatës së Sporteve të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, arritën të përfaqësojnë denjësisht institucionin dhe shtetin e Kosovës, shkruan KosovaPress.

    Klubi i Judos “Policia e Kosovës” do të vazhdojë me përgatitjet për garat e radhës, me synimin për të arritur edhe më shumë suksese në skenën ndërkombëtare.