ATV

Category: Sport

  • ​Ky ishte lojtari më i mirë i javës në Superligë

    ​Ky ishte lojtari më i mirë i javës në Superligë

    Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 24-të në Albi Mall Superligë i është ndarë sulmuesit të FC Malisheva, Altin Aliu.

    Aliu shënoi Hat-Trick në fitore 4:1 të Malishevës në ndeshjen kundër SC Gjilani, shkruan KosovaPress.

    Pasi mori këtë çmim, Aliu u shpreh i lumtur që u vlersua më i miri i javës: “Duke e pasur parasysh që SC Gjilani ka pasur ambiciet e veta, jemi përgatitur shumë për këtë ndeshje, sepse këto 3 pikë na japin stabilitet për pjesën e sipërme të tabelës. Jemi përgatitur maksimalisht dhe çdo lojtar e tregoi shpirtin luftarak, andaj edhe dolëm pozitivë në këtë ndeshje.

    Që nga fillimi i sezonit, Malisheva ka treguar ambiciet për dalje në Evropë dhe duke e pasur parasysh kontingjentin e lojtarëve që kemi dhe atmosferën e mirë, do ta japim maksimumin që të arrijmë objektivat e klubit dhe suksesin tonë.

    Është një ndjenjë e mirë që të shpallem “Ylli i javës” dhe shpresoj që do ta marr edhe herë të tjera, sepse kjo është një sukses i karrierës sime. Dua të falënderoj bashkëlojtarët, sepse pa kontributin e tyre, nuk do ta arrija ta fitonim këtë çmim as unë.” – tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

     

  • ​Dalin në shitje biletat për ndeshjen Islandë-Kosovë

    ​Dalin në shitje biletat për ndeshjen Islandë-Kosovë

    Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e kthimit të “play-off”-it të Ligës së Kombeve, ndërmjet Islandës dhe Kosovës, e cila zhvillohet më 23 mars në “Estadio Nueva Condomina” në Murcia të Spanjës, njofton KosovaPress.

    Tifozët dardanë që dëshirojnë të ndjekin nga afër këtë përballje, duhet të blejnë biletat vetëm në sektorët e caktuar nga Federata e Futbollit e Islandës (sektorët 3 dhe 4), derisa çmimi është 30 euro.

    “FFK fton të gjithë tifozët e Kosovës, të cilët kanë mundësi që të jenë pjesë e kësaj ndeshje dhe të mbështesin ekipin dardan drejt objektivit për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

    Linku për blerjen e biletave: Kliko KETU

  • ​Suhareka-Feronikeli 74’, ndeshja e fundit e xhiros së 24 në Superligë

    ​Suhareka-Feronikeli 74’, ndeshja e fundit e xhiros së 24 në Superligë

    Do të zhvillohet sot ndeshja e fundit e xhiros së 24 në Superligën e Kosovës në futboll ku do të ballafaqohen Suhareka me FeronikeliN 74’, shkruan KosovaPress.

    Këto dy skuadra e përmbyllin renditjen tabelare duke qenë kështu kandidatët kryesor për të rënë një rang më poshtë të garave në futbollin e Kosovës.

    Feronikeli 74 ka vetëm 13 pikë në pozitën e 10-të, kurse Suhareka është në vendin e nëntë me 26 pikë.

    Ndeshja do të zhvillohet nga ora 14:00.

  • ​Simeone: A ka dikush që e pa prekjen e dyfishtë të topit nga Alvarez?

    ​Simeone: A ka dikush që e pa prekjen e dyfishtë të topit nga Alvarez?

    Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone hodhi dyshime mbi vendimin për të anuluar penalltinë e Julian Alvarez në humbjen e skuadrës së tij në Champions League nga Real Madrid të mërkurën.

    “Los Blancos” fituan 4-2 në penallti pas një barazimi të përgjithshëm 2-2 në, me Alvarez që rrëshqiti teksa shënoi nga penalltia. VAR e përjashtoi atë për një prekje të supozuar të dyfishtë të topit, transmeton KosovaPress.

    “Arbitri tha kur Julian arriti në pikën e penalltisë, ai preku topin me këmbën e tij por topi nuk lëvizi ”, u tha Simeone gazetarëve në konferencë pas ndeshjes. “Por përtej kësaj, e cila tani shërben vetëm për të diskutuar nëse duhet të kishte llogaritur apo jo, unë jam krenar për lojtarët e mi, jam i lumtur, me të vërtetë. Pse? Sepse ne konkurruam në një mënyrë shembullore. Dhe po, ne nuk mundëm dot Real Madridin në Ligën e Kampionëve, sigurisht, nuk mundëm, por ata patën një kohë shumë të keqe kundër nesh përsëri”, shtoi më tutje Simeone.

    Trajneri i Atletico-s tha se donte të besonte se zyrtarët e morën vendimin e duhur të penalltisë.

    “Unë nuk kam parë kurrë një penallti ku ata kanë thirrur VAR, por mirë, ata do të kishin parë që ai e preku atë, unë dua të besoj, dua të besoj se ata e panë që ai e preku atë”.

    Trajneri u kërkoi anëtarëve të mediave që të ngrinin dorën nëse kishin parë një përsëritje në të cilën ishte e qartë se Alvarez kishte prekur topin dy herë.

    “Ngri dorën, kushdo që e ka parë Julianin ta prekë dy herë, kush do të ngrejë dorën? Askush nuk e ka ngritur dorën “, bërtiti Simeone.

  • Kur luhen çerekfinalet e Ligës së Kampionëve?

    Kur luhen çerekfinalet e Ligës së Kampionëve?

    Arsenal – Real Madrid dhe Bayern – Inter janë ndër ndeshjet çerekfinale të UEFA Champions League për sezonin 2024/25, shkruan KosovaPress.

    Ndeshjet çerekfinale të UEFA Champions League 2024/25 janë konfirmuar pas përfundimit të raundit të 1/16-të të mërkurën.

    Ndeshjet e para do të zhvillohen më 8 dhe 9 prill ku më 8 prill ballafaqohen Arsenal-Real Madrid dhe Bayer-Inter, kurse më 9 prill luajnë PSG-Aston Villa dhe Barcelona-Borussia Dortmund, raporton KosovaPress.

    Ndeshjet e kthimit do të zhvillohem ë 15 dhe 16 prill.

    Siç dihet, finalja e madhe e Ligës së Kampionëve në këtë edicion do të zhvillohet me 31 maj në Mynih të Gjermanisë.

  • ​10 vjet nga pranimi i Kosovës në FIBA

    ​10 vjet nga pranimi i Kosovës në FIBA

    Më 13 mars 2015, Federata e Basketbollit e Kosovës u bë anëtarja e 215-të e FIBA-s. Dyert për pranim të plotë të basketbollit të Kosovës u hapën në momentin që Komiteti Olimpik Ndërkombëtar njohu Komitetin Olimpik të Kosovës.

    Vitet e tëra të punës, takimet e shumta, email-et dhe shkresat e panumërta dhe mbi të gjitha mundi i lojtarëve, trajnerëve, gjyqtarëve, punëtorëve sportivë dhe krerëve të FBK-së u kurorëzua me pranim dhe FBK-ja nuk humbi kohë, raporton KosovaPress.

    Pas takimeve në Stamboll më 2014, Federata e Basketbollit e Kosovës vendosi të punoojë drejt aplikacionit për anëtarësim.

    Delegacioni i prirë nga kryetari i atëhershëm i FBK-së, Erolld Belegu, dorëzoi aplikacionin për anëtarësim në FIBA më 5 shkurt 2015.

    Përgjigja erdhi më 13 mars, pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të FIBA, që me votim unanim e pranoi Federatën e Basketbollit të Kosovës si anëtaren e vet të 215-të.

    Pranimi në FIBA i mundëson Kosovës përfaqësim ndërkombëtar pas një çerekshekulli izolim dhe hap mundësi të zhvillimit të basketbollit që Kosova nuk i ka pasur asnjëherë.

    Kosova është krenare që është pjesë e FIBA-s dhe e vendosur që ta bëjë FIBA-n krenare që e ka Kosovën në gjirin e vet.

  • Hendboll, sonte Kosova – Ukraina për Euro 2026

    Hendboll, sonte Kosova – Ukraina për Euro 2026

    Kombëtarja e hendbollistëve të Kosovës ballafaqohet sonte në Prishtinë me Ukrainën, në kuadër të xhiros së tretë të fazës së dytë të kualifikimeve për “Euro 2026”.

    Ndeshja Kosovë – Ukrainë zhvillohet nga ora 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit.

    Në kombëtaren e Kosovës mbretëron optimizëm i matur para kësaj ndeshjeje që vlerësohet të jetë shumë e rëndësishme në përpjekjet për t’u kualifikuar për herë të parë në kampionatin evropian.

    Nga ana tjetër, Ukraina është paraqitur në kampionatin evropian shtatë herë, së fundi në vitin 2022, ndërsa ka luajtur në kampionatin botëror dy herë.

  • ​Atletico-Real, a do të luajë Mbappe nga fillimi?

    ​Atletico-Real, a do të luajë Mbappe nga fillimi?

    Atletico Madrid ka gjithçka për të bërë në ndeshjen e dytë të UEFA Champions League ndaj rivalëve të qytetit Real Madrid, pasi humbi ndeshjen e parë 2-1 javën e kaluar në “Bernabéu”, shkruan KosovaPress.

    Ajo disfatë e zgjeroi sekuencën e tyre të ndeshjeve kokë më kokë pa fitore në katër ndeshje, kështu që presioni është mbi skuadrën e Diego Simeones pasi ata duhet të fitojnë të paktën me një gol epërsi për ta çuar ndeshjen në vazhdime.

    “Los Colchoneros” e presin me optimizëm këtë ndeshje pasi ata kanë humbur vetëm një nga 14 ndeshjet e fundit të UCL në shtëpi dhe janë të pamposhtur në ndeshjet me eliminim direkt të UCL në shtëpi që nga marsi 1997.

    Te Reali mbettë në dyshim paraqitja nga minuta e parë e lojtarit kryesor të skuadrës, Kylian Mbappe i cili së fundi pati një shqetësim muskular, transmeton KosovaPress.

    Ndeshja nis nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

    Atletico Madrid: Oblak; Molina, Gimenez, Le Normand, Javi Galan; Simeone, Marcos Llorente, De Paul, Lino; Alvarez, Griezmann.

    Real Madrid: Courtois; Valverde, Asencio, Rudiger, Mendy; Camavinga, Tchouameni; Rodrygo, Bellingham, Vinicius; Mbappe.

  • ​Dukagjini vazhdon krizën e thellë të Prishtinës

    ​Dukagjini vazhdon krizën e thellë të Prishtinës

    Dukagjini ka regjistruar një fitore të madhe në udhëtim te Prishtina me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24-të në Superligën e Kosovës.

    Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi Altin Merlaku duke ia siguruar tri pikë të reja skuadrës së trajnerit Ismet Munishi, raporton KosovaPress.

    Kjo humbje e zhytë në krizë edhe më të thellë Pirshtinën e cila në pesë ndeshjet e fundit ka tri barazime dhe dy humbje duke mbetur në kuotën e 31 pikëve në pozitën e gjashtë, aq sa tani ka edhe Dukagjini në pozitë më poshtë, transmeton KosovaPress.

    Në ndeshjen e ardhshme, klinasit e presin Dritën, teksa prishtinasit përballen me Gjilanin.

  • Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu edhe më lart në ranglistën botërore

    Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu edhe më lart në ranglistën botërore

    Dy xhudistet e Kosovës Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu, pas medaljeve të fituara në Grand Prix në Austri, shënuan përparim në ranglistën botërore.

    Distria Krasniqi tani është e dyta në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa ishte e treta.

    Ndërsa Laura Fazliu nga pozita e katërt doli në të tretën në kategorinë deri 63 kilogramë.

    Javën e kaluar, Distria Krasniqi fitoi medalje të argjendtë, ndërsa Laura Fazliu të bronztë.