ATV

Category: Sport

  • Kosova do t’i kompletojë sot përgatitjet për përballjen me Islandën

    Kosova do t’i kompletojë sot përgatitjet për përballjen me Islandën

    Kombëtarja e Kosovës do t’i kompletojë sot përgatitjet për përballjen e nesërme me Islandën.

    Dardanët janë grumbulluar nga e hëna, ndërsa sot do ta zhvillojnë seancën e tretë stërvitore nën urdhrat e trajnerit Franco Foda.

    Në seancën stërvitore të mbajtur dje, selektori e vuri theksin te aspekti taktik, duke punuar me ekipin në vendosjen në fushë dhe organizimin e lojës në fazën defanzive dhe ofanzive, shkruan “Gazeta Express”.

    Gjatë seancës, lojtarët kanë zhvilluar ushtrime specifike për përmirësimin e qarkullimit të topit dhe krijimin e hapësirave në sulm.

    Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka vijuar përgatitjet individuale për shkak të një lëndimi të pësuar të dielën para grumbullimit të ekipit me skuadrën e Napolit.

    Ai ka kryer një pjesë të stërvitjes me grupin, por më pas ka stërvitur i diferencuar.

    Edhe mesfushori Valon Berisha, i cili ka ndier një shqetësim të vogël është stërvitur i diferencuar.

    Për ta do të vendoset sot nëse do të jenë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e nesërme.

    Kosova dhe Islanda do të përballen nesër mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në ndeshjen e vlefshme për “play-off” të Ligës së Kombeve, e cila do të nisë prej orës 20:45.

    Kurse, ndeshja e kthimit do të luhet të dielën në Murcia të Spanjës.

    Ekipi që del triumfues nga këto dy përballje do të luajë në Ligën B të Ligës së Kombeve në edicionin e ardhshëm, kurse humbësi do të përfundojë në Ligën C.

  • Caktohet gjyqtari për ndeshjen Kosovë – Islandë

    Caktohet gjyqtari për ndeshjen Kosovë – Islandë

    UEFA e ka caktuar njeriun i cili do ta ndajë drejtësinë në “Fadil Vokrri”, ku të enjten më 20 mars me fillim nga ora 20:45, do të luhet ndeshja tejet e rëndësishme për Kosovën, e cila do të përballet me Islandën për “playoffin” e Ligës B të Kombeve.

    Ai është holandezi me origjinë turke, Serdar Gozubuyuk.

    39-vjeçari është një nga gjyqtarët më të njohur në skenën ndërkombëtare.

    Gozubuyuk ka ndarë drejtësi në të tre garat evropiane të UEFA-s: Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.

    Holandezi me origjinë turke, në tetor të vitit të kaluar, Gozubuyuk ishte gjyqtar kryesor i ndeshjes së Ligës së Kombeve ndërmjet Polonisë dhe Portugalisë, një ndeshje që u mbush me tension dhe emocione.

    Ndeshja kthyese ndërmjet Kosovës dhe Islandës do të luhet më 23 mars në Murcia të Spanjës.

  • ​Kosova pret fitore ndaj Islandës, Foda: Nuk ka pasur ftesë për Brrute

    ​Kosova pret fitore ndaj Islandës, Foda: Nuk ka pasur ftesë për Brrute

    Kosova pret fitore ndaj Islandës të enjten, kështu ka deklaruar përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Franco Foda.

    “Tani duhet të gjejmë zgjidhje të reja. E dimë se Islanda luan lojë intensive, ëhstë shumë agresive, ka lojtarë të mirë. Por ne do të mundohemi që idetë tona t’i paraqesim në fushë, të paraqitemi si ndaj Rumanisë dhe të fitojmë në shtëpi. Pres të zbatohen të gjitha kërkesat tona në fushë dhe të tregojmë intensitet të shtuar në fushë”, ka thënë Foda.

    I pyetur për lojtarët e rinj, përzgjedhësi i përfaqësueses tha se kanë perspektivë në skuadrën e Kosovës.

    Ai ka folur edhe për Meriton Korenicën, i cili po kalon formë të mirë në kampionatin rumun. Ka thënë se Korenica është në planet e tij dhe nëse vazhdon me formë të lart, do të ftohet në të ardhmen.

    Franco Foda, ka deklaruar gjithashtu se nuk është dërguar ftesë për mesfushorin e Malishevës, Etnik Brruti, për dy ndeshet ndaj Islandës.

    “Nuk ka pasur ftesë për ndeshjen e radhës (për Brruti) më 4 mars, sepse kemi vendosur për lojtarë të tjerë. Por, ka qenë një opsion real për skuadrën”, ka thënë ai.

    Sa i përket lojtarit Meriton Korenica, Foda tha se është në planet e tij dhe nëse vazhdon me formë të lartë, do të ftohet në të ardhmen.

    “Fatkeqësisht nuk mund t’i ftojmë 30 lojtarë, por i kemi ftuar 25 lojtarë”, ka thënë ai.

  • Foda për përballjet me Islandën: Gjasat 50 me 50, e rëndësishme ta fitojmë lojën e parë

    Foda për përballjet me Islandën: Gjasat 50 me 50, e rëndësishme ta fitojmë lojën e parë

    Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda i ka komentuar dy ndeshjet e këtij muaji ndaj Islandës, të vlefshme për “play-off”-in e Ligës së Kombeve, raporton EO.

    Dardanët do të grumbullohen sot, ndërsa do të ushtrojnë në ditët në vazhdim para duelit të parë me islandezët, i cili do të luhet të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    E loja e kthimit më pas do të luhet të dielën në Murcia të Spanjës.

    Verdhekaltrit synojnë të dalin triumfues ndaj Islandës për ta siguruar kështu inkuadrimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.

    Por, Foda nuk do të mundë të llogarisë në dy lojtarë të rëndësishëm siç janë Amir Rrahmani dhe Edon Zhegrova, të cilët janë të lënduar.

    Sidoqoftë, ai po mundohet ta ndërtojë një ekip solid për t’iu bërë ballë islandezëve.

    “I kemi disa mungesa, tani duhet të gjejmë zgjedhje të reja. E kemi studiuar Islandën, është intensive, agresive, ka lojtarë të mirë. Shpresoj shumë që të fitojmë në shtëpi. Duhet të bëjmë intensitet të shtuar në lojë dhe ta zbatojmë lojën tonë.”

    “Islanda është një kundërshtar i fuqishëm, shanset janë 50 me 50. Nëse fitojmë në shtëpi, do ta kemi një përparësi. Është e rëndësishme të kemi paraqitje të mirë në fushë, të paraqitemi si ekip i përbashkët, të tregojmë mendësi të fortë, ta përkrahim njëri-tjetrin në fushë dhe kështu mund të arrihet deri tek fitorja.”

  • Ademi: Liga e Kosovës është ranguar më së miri në rajon

    Ademi: Liga e Kosovës është ranguar më së miri në rajon

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, në emisionin A PLAY në ATV, tha se Liga e Kosovës ka arritur një nivel të lartë, duke u ranguar më së miri në rajon për shkak të rritjes së cilësisë dhe investimeve.

    Ai tha se zhvillimi ekonomik i klubeve ka ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e ligës dhe konkurrencës.

    “Liga është rritur në cilësi, por edhe ekonomikisht. Kur rritet ekonomikisht, sigurisht që edhe cilësia vjen. Investimet e ekipeve janë të kënaqshme dhe kjo ka ndikuar që të jemi të ranguar më së miri në rajon”, tha Agim Ademi.

    Deklaratën e plotë të Agim Ademit në A PLAY, e gjeni në videon më poshtë:

  • “Shqipëria mund të marrë lojtarë nga të dojë, por jo ata që ne i kemi ftuar”, Agim Ademi flet për largimin e futbollistëve nga Kombëtarja e Kosovës

    “Shqipëria mund të marrë lojtarë nga të dojë, por jo ata që ne i kemi ftuar”, Agim Ademi flet për largimin e futbollistëve nga Kombëtarja e Kosovës

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, në emisionin A PLAY në ATV, tha se Shqipëria është e lirë të marrë lojtarë nga të dojë, por jo ata që tashmë janë ftuar nga Kosova.

    “Shqipëria mund të marrë lojtarë kudo që dëshiron, por jo ata që i kemi ftuar ne. Ne po i rrisim dhe po i zhvillojmë këta lojtarë, ndaj nuk është e drejtë që ata të largohen pasi kemi investuar në ta”, tha Ademi.

    Sipas Ademit, disa lojtarë zgjedhin të largohen për arsye personale, por ai thotë se ata nuk duhet ta përziejnë patriotizmin në këtë vendim.

    “Kur shkon për çështje personale, mos e përziej patriotizmin. Thuaj që ke pasur një interes personal dhe prandaj ke zgjedhur të largohesh. Ne nuk kemi asnjë problem që Shqipëria të marrë lojtarë, por jo ata që i kemi ftuar ne dhe kemi investuar në ta”, tha Ademi.

    Ai tha se fanella e Kosovës ka një histori dhe peshë të madhe, ndaj ajo duhet të vishet vetëm nga ata që e ndiejnë me zemër.

    “Fanella e Kosovës peshon shumë. Çdo vijë, çdo peqe që ka, tregon një ngjarje historike të vendit tonë. Kjo është arsyeja pse ne kërkojmë lojtarë që e ndiejnë Kosovën dhe nuk largohen sapo iu jepet një mundësi tjetër”, u shpreh Ademi.

    Deklaratën e plotë të Agim Ademit në A PLAY, e gjeni në videon më poshtë:

  • Ademi: Franco Foda po punon si duhet, nuk kemi vërejtje për organizimin

    Ademi: Franco Foda po punon si duhet, nuk kemi vërejtje për organizimin

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, në emisionin A PLAY në ATV, tha se trajneri i Kombëtares, Franco Foda, po e përmbush marrëveshjen e tij dhe se puna e tij është e dukshme.

    Sipas Ademit, procesi po ecën sipas planit, ndërsa suksesi maksimal kërkon kohë dhe vazhdimësi.

    “Puna e trajnerit shihet. Ne kemi një marrëveshje me të dhe ai është duke e përmbushur atë. Realisht, gjithçka po shkon sipas marrëveshjes. A kemi arritur maksimumin? Jo. A jemi në rrugë të mirë? Po”, tha Agim Ademi.

    Ai tha se ekipi po funksionon me standarde të larta, të njëjta me federatat më të zhvilluara të futbollit evropian.

    “Standardi në ekipet kombëtare sot është i përafërt kudo. Edhe sikur Gjermania të vinte, do të flinte në të njëjtin hotel si ne, do të udhëtonte me të njëjtin avion çarter si ne, dhe do të kishte të njëjtat kushte. Nuk është rastësi që Kosova është në Top 20 për organizimin e ndeshjeve”, u shpreh Ademi.

    Deklaratën e plotë të Agim Ademit në A PLAY, e gjeni në videon më poshtë:

  • “Erdhi më shpejt se ç’pritej”, Agim Ademi flet për vizitën historike të komitetit “Hattrick” në Kosovë

    “Erdhi më shpejt se ç’pritej”, Agim Ademi flet për vizitën historike të komitetit “Hattrick” në Kosovë

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, në emisionin A PLAY në ATV, tha se vizita e komitetit “Hattrick” në Kosovë është historike dhe një njohje e madhe për punën që është bërë deri tani në futbollin kosovar.

    Sipas tij, ky komitet përfaqëson 55 federata të futbollit dhe përfshin dy zëvendëspresidentë të UEFA-s, kryetarë të federatave evropiane dhe drejtues të rëndësishëm të institucioneve të UEFA-s.

    “Ky është një ndër komitetet më të rëndësishme, që udhëheq dhe menaxhon programet e të gjitha federatave të Evropës. Ndihem i privilegjuar që si shtet dhe si Federatë e Futbollit kemi pasur mundësinë të presim këtë komitet kaq shpejt. Organizimi ynë ka marrë shumë lavdata dhe ata janë jashtëzakonisht të kënaqur me punën që kemi bërë”, tha Agim Ademi.

    Ai tha se njohja e punës së FFK-së nga komiteti “Hattrick” ka rezultuar me shpërblime dhe mbështetje për projekte të reja.

    “Për herë të parë janë dhënë dy plaketa njëkohësisht, diçka që nuk ka ndodhur më parë. Kjo është një vlerësim historik për punën e bërë nga e gjithë administrata e FFK-së. Ata kanë parë përkushtimin tonë dhe kjo do të rezultojë shumë shpejt me një shumë tjetër që do të na mundësojë ndërtimin e një stadiumi të kategorisë së katërt”, u shpreh Ademi.

    Deklaratën e plotë të Agim Ademit në A PLAY, e gjeni në videon më poshtë:

  • “E mbaj Ramazanin”, Agim Ademi tregon si e kalon këtë muaj

    “E mbaj Ramazanin”, Agim Ademi tregon si e kalon këtë muaj

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, në emisionin A PLAY në ATV, tha se ai e agjëron muajin e Ramazanit dhe e përjeton atë me njerëzit e afërt.

    Ademi tregoi se gjatë këtij muaji merr pjesë në iftare me miq, familjarë dhe përfaqësues të klubeve të futbollit.

    “Po sigurisht është një muaj që dihet Ramazani dhe e mbaj Ramazanin. Natyrisht që nëpër iftare shkoj me plot njerëz, me njerëz të klubeve, me familjarë, me shokë, kështu që si gjithë njerëzit që e bëjnë Ramazanin, i saj edhe unë,” tha Agim Ademi.

    Deklaratën e plotë të Agim Ademit në A PLAY, e gjeni në videon më poshtë:

  • Dy ndeshje të rëndësishme sot në Superligë

    Dy ndeshje të rëndësishme sot në Superligë

    Albi Mall Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me javën e 25-të, ku do të zhvillohen dy ndeshje.

    Janë dy skuadrat e Gjilanit ato që sot do të kenë për kundërshtarë Prishtinën dhe Dukagjinin.

    Prishtina do të jetë mysafir i Gjilanit, në përballjen që zhvillohet nga ora 14:00 në Stadiumin me bari artificial në Gjilan.

    Kurse Drita do të jetë mysafire e Dukagjinit. Edhe kjo ndeshje zhvillohet në terminin e rregullt, prej orës 14:00, në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

    Nga këto skuadra, komode mund të thuhet se ndihet vetëm Drita, e cila mban kreun me 53 pikë, 10 mbi vendin e dytë Ballkanin. Vlen të theksohet se Drita ende nuk e ka zhvilluar ndeshjen e xhiros së 25-të.

    Kurse Gjilani, Drita e Dukagjini, që të tria janë në pozita të palakmueshme, pasi vendi i katërt ku gjendet Gjilani, është vetëm 5 pikë larg nga rënia prej ligës. Edhe më keq i kanë punët Prishtina e Dukagjini, me nga vetëm dy pikë larg zonës së rrezikshme.