ATV

Category: Sport

  • Gazetarja Klodiana Bufi: Sukseset e Kosovës në arenën ndërkombëtare vijnë nga truri dhe mendja e një trajneri shqiptar siç është Ilir Daja

    Gazetarja Klodiana Bufi: Sukseset e Kosovës në arenën ndërkombëtare vijnë nga truri dhe mendja e një trajneri shqiptar siç është Ilir Daja

    Gazetarja nga Tirana, Klodiana Bufi, ishte e ftuar në emisionin ‘A PLAY’ në ATV.

    Bufi ka komentuar edhe zgjedhjen e futbollistit të Etnik Brutit, i cili u largua nga kombëtarja e Kosovës për të luajtur për Shqipërinë.

    Sipas Klodiana Bufit, pasaporta shqiptare është shumë më e fuqishme se ajo e Kosovës.

    Ajo po ashtu ka deklaruar se sukses i Kosovës në arenën ndërkombëtare vjen edhe nga puna e Ilir Dajës në Ballkan, pasi prej andej kanë ardhur shumë lojtarë.

    ‘Nuk do ta mohojmë faktin që sukseset e Kosovës në arenën ndërkombëtare vijnë nga truri dhe mendja e një trajneri shqiptar siç është Ilir Daja’ tha Bufi.

    Në videon e mëposhtme mund të gjeni deklaratën e plotë të Klodian Bufit në A PLAY:

  • Batatina përzgjedhësi Foda gaboi: Në vend të Edon Zhegrovës duhej të ftohej Gashijani, Krasniqi nuk ishte në elementin e tij

    Batatina përzgjedhësi Foda gaboi: Në vend të Edon Zhegrovës duhej të ftohej Gashijani, Krasniqi nuk ishte në elementin e tij

    Trajneri i klubit Llapi, Tahir Batatina në emisionin A PLAY në ATV, tha se trajneri i Kombëtares, Franco Foda gaboi që nuk e fitoi në kombëtaren A, talentin Elvir Gashjani.

    Sipas Batatinës, Gashjani do të ishtë zëvendësues ideal për të lënduarin Edon Zhegrova.

    ‘Ka munguar shumë Zhegrova, do duhej të thirrej Elvis Gashjani, sepse lojtari është shpërthyes i shpejtë . Ermal Krasniqi ka pasur problem andej, sepse nuk është pozicioni i tij’ tha Batatina.

    Deklaratën e plotë të Tahir Batatinës në A PLAY e gjeni në videon më poshtë:

  • Vdes në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman

    Vdes në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman

    George Foreman, dy herë kampioni i botës në peshat e rënda në boks dhe fituesi i medaljes së artë olimpike, rivaliteti legjendar i të cilit me Muhamed Ali kulmoi në meçin e famshëm të titullit “Rumble in the Jungle”, vdiq të premten sipas një llogarie të verifikuar në rrjetet sociale kushtuar Foreman.

    Ai ishte 76 vjeç, shkruan CNN.

    Në postimin në Instagram u tha: “Zemrat tona janë thyer. Me dhimbje të thellë, njoftojmë ndarjen nga jeta të të dashurit tonë George Edward Foreman Sr., i cili vdiq paqësisht më 21 mars 2025, i rrethuar nga njerëz të dashur. Një predikues i devotshëm, një bashkëshort i përkushtuar, një baba i dashur dhe një gjysh e stërgjysh krenar. Ai jetoi një jetë të karakterizuar nga besimi i palëkundur, përulësia dhe qëllimi”.

    I njohur si njëri me grushtin më të fuqishëm në historinë e boksit, Foreman fitoi medaljen e artë olimpike vetëm në luftën e tij të 25-të amatore, shkatërroi një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave në Joe Frazier dhe vazhdoi të ruajë dy herë titullin e peshave të rënda përpara luftës së tij tashmë ikonike të 1974-ës me Aliun në Kinshasha, Zaire – tani e njohur si Republika Demokratike e Kongos.

    Foreman gëzoi gjithashtu sukses të madh si sipërmarrës, me produktin e tij “George Foreman Lean Mean Fat-Reducing Grilling Machine” që debutoi në 1994 dhe vazhdoi të shiste më shumë se 100 milionë njësi në mbarë botën.

    Ai lindi më 10 janar 1949 në Texas të SHBA-së.

  • ​Lajm i keq, lëndohen dy yjet e Kosovës para ndeshjes kthyese me Islandën

    ​Lajm i keq, lëndohen dy yjet e Kosovës para ndeshjes kthyese me Islandën

    Kosova do të duhet të bëjë punë pa dy lojtarë shumë të rëndësishëm në ndeshjen kthyese të Ligës së Kombeve, kundër Islandës që zhvillohet të dielën.

    “Portieri Arijanet Muric dhe mesfushori Donat Rrudhani nuk do të udhëtojnë me Kombëtaren e Kosovës në Spanjë për ndeshjen e kthimit ndaj Islandës, për shkak të lëndimeve të pësuara në ndeshjen e mbrëmshme në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës, përcjellë KosovaPress.

    Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se dy lojtarët në fjalë, e kanë të pamundur të rikuperohen për ndeshjen e radhës.

    Ndërkohë, ekipit iu ka bashkuar portieri i Dritës, Faton Maloku.

    Dardanët udhëtojnë sot pasdite drejt Murcia, ku të dielën do të zhvillohet ndeshja Islandë-Kosovë.

  • Sonte ndeshja Angli-Shqipëri, kuqezinjtë synojnë rezultat pozitiv

    Sonte ndeshja Angli-Shqipëri, kuqezinjtë synojnë rezultat pozitiv

    Kombëtarja e Shqipërisë sonte nis rrugëtimin e saj në ciklin kualifikues për Kupën e Botës 2026, me një sfidë të vështirë ndaj Anglisë në ‘Wembley’.

    Përgatitjet e skuadrës shqiptare kanë qenë intensive për disa ditë, me shpresën për të arritur një rezultat të mirë ndaj favoritëve të padiskutueshëm të grupit.

    Trajneri Sylvinho, për të cilin kjo ndeshje do të jetë një provë e madhe, ka shprehur besim se ekipi do të japë më të mirën e tij për të sfiduar Anglinë me një performancë të fortë.

    Ndeshja mes Anglisë dhe Shqipërisë do të nisë sonte në orën 20:45, dhe pritet të jetë një ballafaqim emocionues për të dyja kombëtaret.

  • Kosova fiton ndeshjen e parë kundër Islandës 2:1

    Kosova fiton ndeshjen e parë kundër Islandës 2:1

    Kosova triumfoi 2-1 ndaj Islandës në ndeshjen e parë të play-off-it për Ligën B të Ligës së Kombeve, duke bërë hapin e parë drejt promovimit, raporton ATV.

    Dardanët nisën fuqishëm, duke gjetur golin e epërsisë në minutën e 19-të me një finalizim të bukur të Lumbardh Dellovës. Megjithatë, vetëm tre minuta më vonë, kapiteni islandez Orri Oskarsson barazoi rezultatin.

    Në pjesën e dytë, Kosova tregoi dëshirën për fitore dhe riktheu epërsinë me një gol të mrekullueshëm nga Elvis Rexhbecaj në minutën e 58-të. Dardanët patën mundësi të siguronin fitoren me një diferencë më të madhe, por nuk arritën të shënonin golin e tretë.

    Portieri Aro Muric ishte vendimtar me pritjet e tij, duke mbajtur avantazhin e Kosovës. Ndërkohë, Valon Berisha do të mungojë në ndeshjen kthyese më 23 mars, pasi mori kartonin e verdhë që e skualifikon nga përballja në Islandë.

    Me këtë fitore, Kosova ka një mundësi të artë për të vulosur suksesin në ndeshjen e kthimit dhe të sigurojë kalimin në Ligën B. /atvlive.tv

  • Përfundon pjesa e parë: Kosovë – Islandë 1:1

    Përfundon pjesa e parë: Kosovë – Islandë 1:1

    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Islandës, e vlefshme për inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve, raporton ATV.

    Pas 45 minutave lojë, rezultati është i barabartë 1:1.

    Pjesa e dytë pritet të sjellë më shumë emocione dhe përpjekje nga të dyja ekipet për të siguruar një rezultat pozitiv. /atvlive.tv

  • Të gjitha biletat e shitura, përkrahje maksimale për Kosovën sonte në “Fadil Vokrri”

    Të gjitha biletat e shitura, përkrahje maksimale për Kosovën sonte në “Fadil Vokrri”

    Atmosfera pritet të jetë e jashtëzakonshme sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”. Të gjitha biletat për përballjen mes Kosovës dhe Islandës janë shitur, me “Dardanët” që do të ofrojnë përkrahje maksimale nga tribunat.

    Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 20:45, me Kosovën që kërkon fitore në ndeshjen e parë, duke bërë një hap të madh pastaj para ndeshjes kthyese, e cila zhvillohet të dielën.

  • Kosovë-Islandë, dardanët zbresin sonte në “Fadil Vokrri”

    Kosovë-Islandë, dardanët zbresin sonte në “Fadil Vokrri”

    Kombëtarja e Kosovës në futboll synon që përmes ndeshjeve të play-off-it të ngrihet në Ligën B të Ligës së Kombeve.

    Për ta arritur këtë objektiv, Dardanët duhet të tregohen më të suksesshëm se Islanda në dy ndeshjet që do të zhvillohen mes tyre brenda tri ditëve.

    Dueli i parë zhvillohet sonte në “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:45 dhe para ndeshjes, trajneri Franco Foda në konferencë për media të zhvilluar dje bëri të ditur se mesfushori Valon Berisha dhe mbrojtësi Amir Rrahmani janë ende duke u rikuperuar nga lëndimet, andaj paraqitja e tyre sonte është në dyshim

    Trajneri i dardanëve theksoi se nga lojtarët do të kërkojë që të bëhet presion ndaj Islandës që nga minuta e parë e ndeshjes, shkruan KP.

    Optimistë për fitore u shpreh edhe sulmuesi anësor, Milot Rashica i cili deklaroi se përkundër se Islanda ka lojtarë kualitativ,.Dardanët duhet tq bëjnë lojën e tyre duke shfrytëzuar në maksimum cilësitë individuale që kanë lojtarët.

    Atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri” pritet të jetë e zjarrtë pasi janë shitur të gjitha biletat që ishin në dispozicion, pra rreth 13 mijë.

  • Rangers kritikon tifozët për banderolën raciste

    Rangers kritikon tifozët për banderolën raciste

    Rangers e kanë përshkruar sjelljen e tifozëve të tyre si “të turpshme” pasi janë akuzuar nga UEFA për incidente gjatë fitores ndaj Fenerbahçes në Ligën Evropa javën e kaluar në Ibrox.

    Klubi konfirmoi të mërkurën se përballet me sanksione të rënda pas shfaqjes së një banderole nga një grup tifozësh, të cilën UEFA e cilësoi si “raciste dhe/ose diskriminuese”. Banderola lexonte: “Mbani jashtë ideologjitë mendje hapura të huaja. Mbroni Evropën”, raporton the Guardian.

    Në një deklaratë, Rangers shprehe krenarinë për pasionin e tifozëve të tij, por e cilëson këtë incident si “të turpshëm dhe zhgënjyes”. Klubi theksoi përkushtimin e tij ndaj diversitetit dhe paralajmëroi se po punon për të identifikuar përgjegjësit, duke kërkuar që ata të marrin ndëshkimin e duhur.

    Rangers, të cilët u kualifikuan në çerekfinale pas fitores me penallti, janë akuzuar gjithashtu për hedhje objektesh dhe bllokim të korridoreve gjatë ndeshjes.

    “Kjo sjellje e pakuptimtë dhe kriminale nuk ka vend as në sport, as në shoqëri”, thuhet në deklaratën e klubit, transmeton KosovaPress.