ATV

Category: Sport

  • Shqipëri-Andorë, kuqezinjtë janë favoritë

    Shqipëri-Andorë, kuqezinjtë janë favoritë

    Shqipëria do të përballet sonte me Andorrën në orën 20:45 në stadiumin “Arena Kombëtare”, një sfidë të vlefshme për raundin e dytë të grupit K, në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

    Kuqezinjtë e Sylvinhos, pavarësisht humbjes ndaj Anglisë, kërkojnë fitoren ndaj Andorrës. Historiku i përballjeve mes dy ekipeve flet në favor të Shqipërisë, e cila ka fituar katër nga pesë takimet e fundit, ndërsa Andorra ka shënuar vetëm një herë në dhjetë ndeshjet e fundit. Kuqezinjtë mbeten të pamposhtur në 10 nga 14 sfidat e fundit në shtëpi dhe kanë fituar tre nga katër ndeshjet e fundit në “Arenën Kombëtare”, raporton

    Andorra vjen në këtë përballje me një ecuri negative, pa fitore prej më shumë se dy vitesh, që nga shtatori 2022. Statistikat e saj në kualifikueset e Kupës së Botës janë tejet të dobëta, me vetëm katër fitore në 63 ndeshje. /ATSH/

  • “Lojtarët e Kosovës pjekën më vonë, për shkak të kushteve dhe mosgrumbullimi i talentëve në një qendër” – godet Labinot Mehmeti me deklaratën e tij te Ekipi A

    “Lojtarët e Kosovës pjekën më vonë, për shkak të kushteve dhe mosgrumbullimi i talentëve në një qendër” – godet Labinot Mehmeti me deklaratën e tij te Ekipi A

    Labinot Mehmeti i ftuar në emisionin sportivë “ Ekipi A ” në ATV, ka folur rreth pjekurisë së futbollistëve.

    Ai thotë se sipas statistikave shkencore janë tre lloje të lojtarëve, ata që pjeken herët por janë shumë të rrallë dhe në këtë pjesë kan ndikuar yjet botërorë.

    Ndërsa lojtarët e Kosovës pjeken më vonë për shkak të kushteve, punës që bëhet në gjenerata dhe mosgrumbullimi i talentëve në një qendër. “Duhet të kemi durim se pjekuria e tyre vjen pas moshës 24 vjeqare”.

    Ai tutje thotë që po ti largojmë yjet botërorë, shumica e futbollistëve pjeken nga mosha 24 – 27 vjeqare edhe në Evropë.

    Po ashtu kemi edhe futbollistë të cilët arritjen kulminante brenda kapaciteteve që i kanë e arrijnë rreth të 30 – ve.

    Për më shumë, shikoni videon më poshtë:

  • “Ron Raqi dhe Dren Zeqiri të monitorohen sepse mund të na largohen në Kombëtare të tjera” – Shpëtim Babaj dhe Kastriot Rexha te Ekipi A

    “Ron Raqi dhe Dren Zeqiri të monitorohen sepse mund të na largohen në Kombëtare të tjera” – Shpëtim Babaj dhe Kastriot Rexha te Ekipi A

    Të ftuar në emisionin sportiv “ Ekipi A ” në ATV, trajnerët e futbollit Kastriot Rexha dhe Shpëtim Babaj vlerësojnë talentët e Superligës tonë dhe potencialin e tyre për të qenë në të ardhmen pjesë e Kombëtares A.

    Shpëtim Babaj shprehet se Ron Raqi i FC Prishtinës, i ka lënë shumë përshtypje. Sipas tij ai ka një potencial të jashtëzakonshëm për nga shpejtësia, fiziku dhe mënyra se si luan me këmbë të majtë. Një futbollist si ai është shumë e vështirë të gjendet në Ballkan dhe duhet ta kenë në konsideratë sepse për të mund të hynë në garë edhe Kombëtaret e tjera dhe ka frikë se do të largohet.

    Po ashtu edhe Kastriot Rexha u shpreh se nga Federata dhe Selektori duhet të shikohen këta futbollistë të rinjë dhe të talentuar që të mos i humbim. Ai përmend emrin e Dren Zeqiri i cili luan te skuadra e Ramiz Sadikut, duke thënë se është shumë premtues dhe në vitet e ardhshme do të jetë shumë cilësor për Kombëtaren tonë.

    Për më shumë, shikoni videon më poshtë:

  • ​Sa përfiton financiarisht Kosova për kalimin në Ligën B të Ligës së Kombeve?

    ​Sa përfiton financiarisht Kosova për kalimin në Ligën B të Ligës së Kombeve?

    Kombëtarja e Kosovës në futboll tashmë është ngritur një rang më lartë në Ligën e Kombeve duke u futur në Lign B të kësaj gare pasi në ndeshjen e playoff-it e mposhti Islandën në dy ballafaqime, raporton KosovaPress.

    Kjo përveç se është një arritje historike në aspektin sportiv, do t’i sjellë Kosovës, përkatësisht Federatës së Futbollit (FFK) edhe të hyra të konsiderueshme financiare, shkruan KosovaPress.

    Sipas rregullit të UEFA-s, skuadrat që garojnë në Ligën B përfitojnë 1.5 milionë euro, shifër kjo mjaftë e lartë për një federatë si ajo e Kosovës. Këto ta ardhura tashmë janë të garantuara pasi një vendim i tillë erdhi nga UEFA në vitin 2018.

    Vlen të theksohet se fituesi i përgjithshëm i Ligës së Kombeve UEFA, pas turneut final, do të marrë 10.5 milionë euro.

  • ​Shqipëria kërkon pikët e para, sonte e pret Andorën në Tiranë

    ​Shqipëria kërkon pikët e para, sonte e pret Andorën në Tiranë

    Kombëtarja e Shqipërisë është gati për ndeshjen e dytë në Grupin K ndaj Andorrës, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

    Kuqezinjtë mbyllën përgatitjet ditën e djeshme në stadiumin “Arena Kombëtare”. Të gjithë lojtarët u stërvitën normalisht dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për ndeshjen ndaj Andorrës, sjkruan KosovaPress.

    Takimi Shqipëri – Andorra do të luhet në “Arenën Kombëtare”, në Tiranë, në orën 20:45.

    Ndeshjen e parë në kuadër të këtij grupi Shqipëria e humbi në ballafaqim me Anglinë në “Wembley” me rezultat 2-0, andaj sonte kërkohet vetëm fitorja dhe tri pikët e para.

  • Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në Ligën B të Nations League

    Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në Ligën B të Nations League

    Kombëtarja e Kosovës për herë të parë do të luajë në Ligën B të UEFA Nations League, pasi në fazën e play-offit e mposhti në dy ndeshje Islandën.

    Pas përfundimit të ndeshjes, janë mësuar menjëherë edhe kundërshtarët e mundshëm të Kosovës.

    “Dardanët” pritet të jenë të vazon e katërt, ku i “ikë” shteteve, si: Suedisë, Irlandës së Veriut dhe Maqedonisë së Veriut.

    Kështu kundërshtarët e mundëshëm të Kosovës nga vazo 1, 2 dhe 3, janë: Skocia, Hungaria, Polonia, Izreali, Sllovenia, Gjeorgjia, Republika e Irlandës, Rumania, Austria, Ukraina dhe Zvicra.

  • Franco Foda feston 1-vjetorin me Kosovën me sukses historik në Ligën B

    Franco Foda feston 1-vjetorin me Kosovën me sukses historik në Ligën B

    Saktësisht një vit pas debutimit të tij me Kosovën, trajneri gjerman Franco Foda ka arritur një nga sukseset më të mëdha me “Dardanët” – kualifikimin në Ligën B të Ligës së Kombeve, shruan atvlive.tv.

    Foda mori drejtimin më 22 mars 2023, duke debutuar me fitore minimale ndaj Armenisë, dhe një vit më vonë e festoi përvjetorin me një tjetër triumf – fitoren 3:1 ndaj Islandës që vulosi suksesin me rezultat të përgjithshëm 5:2 në play-off.

    Në 11 ndeshje të zhvilluara deri tani (zyrtare dhe miqësore), Kosova me Fodën ka arritur 7 fitore – 6 prej tyre në ndeshje zyrtare – dhe ka pësuar 4 humbje, përfshirë një me vendim zyrtar ndaj Rumanisë.

    Këto dy fitore ndaj Islandës shënojnë ngjitjen më të madhe të Kosovës në Ligën e Kombeve dhe konfirmojnë se nën drejtimin e Fodës, kombëtarja po ecën drejt një kapitulli të ri premtues. /atvlive.tv

  • Triumfi i Kosovës, Haradinaj: Faleminderit për prezantimin dinjitoz të vendit dhe vlerave tona

    Triumfi i Kosovës, Haradinaj: Faleminderit për prezantimin dinjitoz të vendit dhe vlerave tona

    Pas triumfit të jashtëzakonshëm të Kosovës ndaj Islandës, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

    Ai e quajti fitore spektakolare këtë të sotmen, duke përmendur edhe kualifikimin e Kosovës në Ligën B në kuadër të Ligës së Kombeve.

    “Faleminderit për prezantimin dinjitoz të vendit dhe vlerave tona!”, shkroi tutje ai.

  • Kosova shkruan historinë – me het-trikun e Muriqit ngjitet në Ligën B

    Kosova shkruan historinë – me het-trikun e Muriqit ngjitet në Ligën B

    Kosova ka arritur një fitore të madhe ndaj Islandës me rezultat 3-1 në ndeshjen e kthimit të ‘play-off-it’, duke siguruar kalimin historik në Ligën B të Ligës së Kombeve me rezultat të përgjithshëm 5-2.

    Ndonëse ndeshja nisi keq për Dardanët, me golin e hershëm të Ori Oskarrson në minutën e 2-të, skuadra reagoi me qetësi dhe forcë. Pas disa rasteve të krijuara nga Paqarada, Rrahmani dhe Ermal Krasniqi, Kosova gjeti barazimin në minutën e 35-të me golin e parë të Vedat Muriqit.

    Në fund të pjesës së parë, Rashica asistoi për Muriqin, i cili realizoi edhe golin e dytë personal, duke përmbysur gjithçka para pushimit.

    Në pjesën e dytë, Muriqi kompletoi het-trikun në minutën e 79-të, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-1 dhe kualifikimin historik të Kosovës.

    Kjo është një arritje e madhe për futbollin kosovar, që vetëm disa vite më parë nisi garat në Ligën D dhe sot e sheh veten mes më të mirëve në Ligën B.

  • Ndahet nga jeta gazetari i njohur i sportit në Shqipëri, Saimir Demi

    Ndahet nga jeta gazetari i njohur i sportit në Shqipëri, Saimir Demi

    Ka vdekur gazetari i njohur sportiv, Saimir Demi.

    Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga familjarët e tij, të cilët kanë njoftuar se Demi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

    Për vdekjes e tij ka reaguar edhe gazetari i njohur, Defrim Methasani. Ai shkruan se ende nuk e beson ikjen e tij dhe ngushëllon familjarët e tij.

    “Telefonata e fundit mu duk pesimiste, por kurrë se besoja ikjen kaq shpejt të tij. Saimir Demi, do të na mungojë nga sot, duke na lënë pas pikëllimin helm, që na iku nxitimthi, vetëm 57 vjeç. RTSH Sport është në zi, ashtu si familja Demi dhe familja e gazetarëve sportiv. Sëmundja e rëndë e rrëzoi njeriun që e donte kaq shumë jetën, ndërsa po kaq e donte dhe çdokush që e njohu dhe punoi me të. Ngushëllime familjes, nënës së tij fisnike, bashkëshortes Albanës që bëri gjithçka për jetën e tij, vëllait të shtrenjtë Kel Demi që ishte pranë tij në çdo moment, djalit të vetëm Bjornit që iu bë si shok dhe miqve e kolegëve të shumtë të tij. U prehsh në paqe mik dhe koleg i veçantë, që me ikjen tënde, do të na lësh një boshllëk të madh, aq sa plagët e Çamerisë nga ti vije“, shkruan Methasani.