ATV

Category: Sport

  • Bashkimi-Peja përballen sonte për mundësinë e finales së “Play-off”-it

    Bashkimi-Peja përballen sonte për mundësinë e finales së “Play-off”-it

    Skuadra e Trepçës është finalistja e parë e “Play-off”-it në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll.

    Mitrovicasit siguruan biletën për në finale pas një fitoreje dramatike ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 80:84 (18:29, 27:19, 9:10, 26:26), në një ndeshje të zhvilluar mbrëmë në kryeqytet.

    Përballja ishte tejet e luftuar, me ritëm të lartë dhe atmosferë të jashtëzakonshme në palestër. Në fund, ishin lojtarët e Trepçës që menaxhuan më mirë momentet vendimtare, duke e mbyllur serinë gjysmëfinale me rezultat 3:1 në fitore.

    Tashmë, mbetet për t’u përcaktuar finalisti i dytë, ku aktualisht rezultati mes Bashkimit dhe Pejës është 2:1 në favor të prizrenasve.

    Ndeshja e katërt zhvillohet sonte nga ora 19:00, ndërsa skuadra që arrin tri fitore siguron vendin në finale.

  • Elshani dënon sulmin ndaj futbollistit të komunitetit ashkali në Kosovë

    Elshani dënon sulmin ndaj futbollistit të komunitetit ashkali në Kosovë

    Zëvendësministri në Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport, Sylejman Elshani, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se incidenti ndaj futbollistit të komunitetit ashkali është një rast që duhet trajtuar me seriozitet.

    Ai tha se incidentet ndodhin edhe jashtë vendit, por ky rast kërkon më shumë përgjegjësi për shkak të ndjeshmërisë së tij.

    “Është një incident, sepse shumë incidente ndodhin në lojë të ndryshme, jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë vendit. Ky incident është pak më me përgjegjësi, duke marrë parasysh se është sulmuar një pjestarë i komunitetit ashkali, i cili ka shpreh dëshirën të jetë pjesë e futbollit, të kontribuojë në sportin e Republikës së Kosovës, gjithashtu të jetë edhe një shembull për të gjithë lojtarët tjerë dhe t’i tregojë të tjerëve që edhe pjestarët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas të kontribuojnë në përmirësimin e sportit të futbollit dhe të gjitha sporteve që janë në Republikën e Kosovës”, tha Elshani.

    Deklaratën e plotë të Sylejman Elshanit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • ​Basketboll, përballjet e katërta të playoff-it garantojnë spektakël

    ​Basketboll, përballjet e katërta të playoff-it garantojnë spektakël

    Gjysmëfinalet e “Play-off”-it të ProCredit Superligës vazhdojnë me super ndeshje këtë mesjavë. Garat shtesë kanë dhuruar emocione dhe adrenalinë, që po vazhdon të rritet.

    Mesjava sjell sfidat e katërta gjysmëfinale, që janë shumë të rëndësishme. Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale. Të gjitha ndeshjet gjysmëfinale janë fituar deri më tani nga vendësit, raporton KosovaPress.

    Në kryeqytet ndeshen Sigal Prishtina me Trepçën, në një tjetër sfidë që pritet të jetë shumë interesante. Prishtinasit synojnë fitoren dhe të barazojnë serinë në 2:2, kurse mitrovicasit të fitojnë dhe të kualifikohen për herë të katërt radhazi në finale.

    Takimin e parë e fituan mitrovicasit 80:65, të dytin e fituan prishtinasit pas vazhdimeve 90:83, ndërsa të tretin mitrovicasit 67:61.

    Gjysmëfinalja tjetër është po ashtu shumë interesante ndërmjet Pejës dhe Bashkimit. Prizrenasit po udhëheqin 2:1 në serinë gjysmëfinale dhe synojnë fitoren për tu kualifikuar në finale, ndërsa pejanët të barazojnë serinë në 2:2, në mënyrë që finalisti të përcaktohet në sfidën e pestë.

    Portokallezinjtë fituan ndeshjen e parë 81:61 dhe të tretën 84:78 pas vazhdimeve, kurse pejanët fituan ndeshjen e dytë 84:79.

    Gjysmëfinalet IV

    E mërkurë

    19:00 Sigal Prishtina – Trepça

    E enjte

    19:00 Peja – Bashkimi

  • ​Basketbollistja kosovare nis aventurën në SHBA

    ​Basketbollistja kosovare nis aventurën në SHBA

    Basketbollistja premtuese Yllza Ukaj, pas shumë viteve me Junior 06 Moni Bau, ka vendosur të vazhdojë rrugëtimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo rrëfen se ëndrra për të luajtur në SHBA nisi vite më parë, ndërsa falë mbështetjes së familjes dhe trajnerëve, arriti ta realizojë.

    Yllza tregon se largimi nga Kosova dhe shoqet e fëmijërisë ishte i vështirë, por përvoja e re i dha edhe më shumë motivim. Ajo thekson ndryshimet e mëdha mes dy sistemeve, sidomos në kushtet dhe zhvillimin e sportistëve.

    Përkundër mallëngjimit për familjen dhe miqtë, Yllza mbetet e vendosur të ndërtojë një karrierë të suksesshme në Evropë dhe të përfaqësojë Kosovën me krenari. Ajo u dërgon një mesazh të gjitha vajzave të reja: “Mos ndalni kurrë së ndjekuri ëndrrën tuaj, pavarësisht pengesave.”

  • ​Zbulohet data e përballjes së madhe Dubois-Usyk

    ​Zbulohet data e përballjes së madhe Dubois-Usyk

    Daniel Dubois dhe Oleksandr Usyk do të luftojnë për t’u bërë kampion i padiskutueshëm i botës në peshën e rëndë në stadiumin “Wembley” më 19 korrik, shkruan KosovaPress.

    Britaniku Dubois është kampioni i IBF, me Usyk që mban rripat ËBA (Super), ËBO dhe ËBC. Usyk është i pamposhtur në 23 luftëra dhe mundi Dubois, 27 vjeç, përmes një ndalimi në raundin e nëntë në gusht 2023.

    38-vjeçari ukrainas bëri histori në maj 2024, kur mundi Tyson Fury për t’u bërë kampioni i parë i padiskutueshëm i peshave të rënda të epokës me katër rripa.

    Usyk, i cili ishte gjithashtu i padiskutueshëm në peshën kruiser, liroi rripin e IBF-së para ndeshjes së tij të kthimit me Fury në dhjetor, përcjellë KosovaPress.

    Dubois u ngrit në kampion IBF si rezultat dhe mbrojti me sukses rripin kundër Anthony Joshua shtatorin e kaluar.

    Ai ishte vendosur të bënte një mbrojtje të dytë kundër Joseph Parker në shkurt, por sëmundja e detyroi atë të tërhiqej nga lufta në javën e luftës

    “Kjo është lufta që doja dhe kërkova dhe tani kam mundësinë për hakmarrje”, tha Dubois.

    “Unë jam një luftëtar superior dhe më i rrezikshëm tani dhe Usyk do ta zbulojë këtë vetë”, ka shtuar ai.

    Asnjë boksier britanik nuk e ka mbajtur titullin e padiskutueshëm në peshën e rëndë në epokën e katër rripave, dhe britaniku i fundit që ishte kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda ishte Lennox Leëis në 1999.

    Usyk garoi për herë të fundit në dhjetor kur fitoi kundër Fury.

  • Tjetër sukses i jashtëzakonshëm i Donjeta Sadikut

    Tjetër sukses i jashtëzakonshëm i Donjeta Sadikut

    Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në turneun “Brussels Capital”, shkruan KP.

    Boksierja kosovare po vazhdon me formë të lartë të përfaqësimit në garat ndërkombëtare. Ajo fitoi medaljen e artë në turneun ndërkombëtar “Brusels Capital”, të mbajtur në Belgjikë.

    Sadiku shënoi tri fitore, ndërsa në finale mundi italianen Nicole Rebecca, kategoria -60 kg.

    Është ky turneu i parë nën drejtimin e “Ëorld Boxing”, në të cilin u përfaqësua Federata e Boksit e Kosovës.

    Paraqitje relativisht të mirë patën edhe boksierët tjerë. Drejtësinë në këtë turne e ndau gjyqtari ynë ndërkombëtar, Latif Demolli.

  • ​Dy përballje interesantë sot në Superligë

    ​Dy përballje interesantë sot në Superligë

    Do të zhvillohen sot dy përballje jashtëzakonisht interesante në kuadër të xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan KoosvaPress.

    Ferizaj, qe po lufton për një vend që siguron garat evropiane në sezonin e ardhshëm do të ndeshjet me Dritën, skuadër kjo e cila është në prag të fitimit të titullit kampion të këtij edicioni.

    Derisa Ferizaj renditet në pozitën e pestë me 42 pikë, Drita nga ana tjetër është liderë e tabelës me 66 pikë. Kjo ndeshje zhvillohet në Ferizaj me fillim nga ora 15:00, raporton KosovaPress.

    Ndeshja tjetër e ditës është po ashtu tejet interesante. Llapi që ka ri-gjetur formën pasi ka regjistruar tri fitore në tri ndeshjet e fundit e pret Prishtinën në një përballje direkte me Prishtinën e trajnerit Arsim Thaqi.

    Të dy këto skuadra kanë nga 39 pikë pas 30 ndeshjeve të luajtura dhe ndjanë pozitat shtatë dhe tetë. Kjo ndeshje nis ora 16:00.

  • Kastrioti e fiton Kupën e Kosovës, tre mijë shikues në Ferizaj

    Kastrioti e fiton Kupën e Kosovës, tre mijë shikues në Ferizaj

    Spektakël i vërtetë ishte finalja e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

    Pas një dueli shumë të fortë, Kupën e Kosovës e fitoi Kastrioti i Ferizajt.Në praninë e 3000 shikuesve, Kastrioti në finale e mposhti Besa Famgasin me rezultat 29:24.

    Pjesa e parë ishte e barabartë, ndërsa shkëputja e ferizajasve u bë në mesin e pjesës së dytë. Më pas Kastrioti e mbajti epërsinë deri në fund.Portieri Ëadi Chebbi u dallua te Kastrioti edhe në finale, ndërsa u shpall lojtari më i vlefshëm i turneut përfundimtar të Kupës.

    Deniz Terziqi i shënoi dhjetë gola për Kastriotin. Pesë i shënoi Lulzim Shabani e nga katër Hamdi Salihu e Vlerson Zherka.Te Besa më efikasi ishte Olsi Mulaj me shtatë gola.

    Gjashtë i kishte Vladimir Stankoviq, ndërsa nga tri Edonis Hajra e Amar Muqolli.Kastrioti e mbrojti trofeun e Kupës, ndërsa e fitoi për herë të tetë.Kupën e Kosovës, kapitenit të Kastriotit, Rron Ramadani, ia dorëzoi presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci.

  • Formacionet zyrtare për ndeshjet Ballkani-Malisheva dhe Gjilani-Suhareka

    Formacionet zyrtare për ndeshjet Ballkani-Malisheva dhe Gjilani-Suhareka

    Janë publikuar formacionet zyrtare për dy përballjet e sotme në kuadër të javës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.

    Ballkani do të jetë nikoqir i Malishevës në stadiumin e vet, ndërsa Gjilani pret Suharekën në shtëpi, në një ndeshje tjetër të rëndësishme për ecurinë e kampionatit.

    Formacionet zyrtare:

  • “Play-off”-i i Superligës zhvillohet këtë vikend

    “Play-off”-i i Superligës zhvillohet këtë vikend

    Garat shtesë të elitës së basketbollit kosovar po zhvillohen me intensitet të jashtëzakonshëm, ndërsa atmosfera nëpër palestra është elektrizuese. “Play-off”-i i ProCredit Superligës ka sjellë spektakël të vërtetë, me përballje të forta dhe tribuna të mbushura plot pasion.

    Seritë gjysmëfinale kanë shkuar në barazim 1:1, duke paralajmëruar fundjavë vendimtare për katër skuadrat që synojnë finalen.

    Palestra “Minatori” në Mitrovicë do të jetë skenë e një tjetër super derbi, ku do të përballen Trepça dhe Sigal Prishtina. ‘Xehetarët’ fituan takimin e parë me rezultat bindës 80:65, por ‘bardhekaltrit’ kthyen serinë në Prishtinë, duke triumfuar 90:83 pas vazhdimeve dramatike. Tani, të dyja skuadrat kërkojnë fitoren për të bërë hapin e madh drejt finales.

    Në anën tjetër, në Prizren, Bashkimi dhe Peja do të matin forcat në një përballje vendimtare. Prizrenasit morën fitoren në sfidën e parë me rezultat 81:61, por pejanët reaguan në përballjen e dytë, duke fituar 84:79 dhe duke e barazuar serinë.

    Sipas formatit të garës, skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale, ndërsa për t’u shpallur kampion nevojiten katër fitore në serinë finale.

    Basketbolli kosovar është në kulmin e tij – dhe fundjava do të tregojë cilat dy skuadra do të luftojnë për kurorën e kampionit.