ATV

Category: Sport

  • ​Flick: Eliminimi i Barcelonës i pamerituar

    ​Flick: Eliminimi i Barcelonës i pamerituar

    Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, shprehu zhgënjimin e tij pas eliminimit nga Liga e Kampionëve kundër Interit, duke shprehur zhgënjimin e tij me atë që e konsideroi një rezultat të padrejtë dhe disa vendime të gjyqtarëve që, sipas tij, ishin në favor të “Nerazzurrëve”.

    “Jemi të gjithë të zhgënjyer, pasi kemi dhënë kaq shumë në këtë ndeshje”, tha Flick në një konferencë për shtyp

    “Disa vendime 50-50 shkuan të gjitha në favor të Interit, por kështu shkojnë gjërat. Jam krenar për ekipin, mendoj se rezultati është i padrejtë dhe se disa nga vendimet e gjyqtarit ishin shumë të mira, por jo në favorin tonë. Ky është futbolli, ata e meritonin dhe tifozët e tyre ishin të shkëlqyer, por ne do të kthehemi sezonin e ardhshëm”, shtoi ai.

    Flick u pyet se me çfarë problemi kishte konkretisht në lidhje me gjykimin e gjyqtarit polak Szymon Marciniak.

    “Nuk dua të flas shumë për këtë, nuk do të ishte e drejtë ndaj ekipit tim, i cili pati një performancë të shkëlqyer. Nuk dua të flas për gjyqtarin. I thashë atij atë që duhej të thoja”

    Megjithatë, Flick shfrytëzoi gjithashtu rastin për t’i dhënë meritat lojtarëve të Simone Inzaghit si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.

    “Sot, sulmuesit e Interit ishin shumë të mirë, e mbajtën topin mirë dhe janë lojtarë shumë të fortë, por edhe me përvojë. Ne kemi një ekip të ri dhe duhet të përmirësohemi; detyra jonë do të jetë të përmirësohemi. Nga çdo këndvështrim, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm”, tha ai.

  • Ceferi kritikon ashpër Italinë: Keni infrastrukturën më të keqe sportive

    Ceferi kritikon ashpër Italinë: Keni infrastrukturën më të keqe sportive

    Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka kritikuar gjendjen e stadiumeve në Itali, duke pretenduar se vendi ka infrastrukturën më të keqe deri më tani nga kombet më të mëdha në Evropë dhe i ka bërë thirrje qeverisë të rregullojë situatën.

    Shefi i UEFA-s foli për “SportMediaset” përpara ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve midis Interit dhe Barcelonës në “San Siro” të martën në mbrëmje, e cila aktualisht është e barabartë 3-3 pas një ndeshjeje emocionuese në ndeshjen e parë të mërkurën e kaluar, transmeton KosovaPress.

    Ndër temat e diskutimit për Ceferin në intervistën e tij ishte stadiumi “Giuseppe Meazza” dhe përpjekja e dështuar për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve në “San Siro”.

    Duke pasur parasysh se ka debate të vazhdueshme rreth të ardhmes së stadiumit në “San Siro”, Ceferin u pyet për pikëpamjet e tij dhe dha një përgjigje të frustruar.

    “Mendoj se infrastruktura italiane e futbollit është për të ardhur keq”, tha presidenti i UEFA-s. “Jeni një nga vendet më të mëdha të futbollit, keni fituar shumë Kupa Bote, Kampionate Evropiane, Liga Kampionësh, por në të njëjtën kohë, midis vendeve të mëdha, keni infrastrukturën më të keqe deri më tani.”

    “Për të qenë i sinqertë, jam pak i lodhur nga këto diskutime rreth infrastrukturës italiane, sepse e tëra çfarë dëgjojmë janë fjalë. Shpresoj që Italia të bëjë diçka. Klubet kanë nevojë për ndihmë nga qeveria, nga bashkitë lokale dhe madje edhe nga investitorët privatë. Është koha për të vepruar, sepse situata është shumë e keqe”, shtoi ai.

    Megjithatë, Ceferin është i bindur se Italia do të jetë në gjendje ta ndryshojë situatën në kohë për EURO 2032, i cili aktualisht pritet të bashkëorganizohet nga Italia dhe Turqia.

    “Nuk jam i shqetësuar ende”, tha Ceferin kur u pyet nëse kishte ndonjë shqetësim në lidhje me Italinë që do të organizonte EURO 2032.

    “Mendoj se tani, edhe qeveria e ka kuptuar se duhet të bëjë diçka. Kam shumë besim te Gabriele Gravina, i cili është nënkryetari im i parë. Ai do të bëjë gjithçka që mundet për të ngushtuar hendekun. Jam i sigurt se Italia do të presë Kampionatin Evropian 2032.”

  • ​Xhiros e 33-të e Superligës nis me përballjen direkte për Evropë

    ​Xhiros e 33-të e Superligës nis me përballjen direkte për Evropë

    Ndeshja ndërmjet SC Gjilanit dhe FC Malishevës do ta hap xhiron e 33-të në Superligësn e Kosovës në futboll. Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin e Qytetit në Gjilan dhe nis nga ora 15:00, shkruan KosovaPress.

    Këto dy skuadra po bëjnë luftë direkte për pozitën e tretë ë cila momentalisht mbahet nga Malisheva dhe e cila siguron pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës për sezonin e ardhshëm.

    Aktualisht, FC Malisheva mban vendin e tretë në tabelë me 48 pikë, ndërsa SC Gjilani renditet në vendin e pestë me 45 pikë.

  • ​Sonte mësohet finalisti i parë i Ligës së Kampionëve

    ​Sonte mësohet finalisti i parë i Ligës së Kampionëve

    Ndeshja kthyese e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve ndërmjet Interit dhe Barcelonës do të zhvillohet sonte në stadiumin “Giuseppe Meazza” në Milano, me fillim në orën 21:00, shkruan KosovaPress.

    Takimi i parë në “Camp Nou” përfundoi me barazim 3-3, duke e lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. Te Barcelona, sulmuesi Robert Lewandowski është rikuperuar nga lëndimi në kofshë dhe është në dispozicion për ndeshjen, por pritet të fillojë nga stoli.

    Mungesa të rëndësishme për Barcelonën përfshijnë mbrojtësit Jules Koundé dhe Alejandro Balde.

    Mbrojtësi i Interir Alessandro Bastoni ka vlerësuar lartë talentin e ri të Barcelonës, Lamine Yamal, duke e quajtur “lojtari më i mirë kundër të cilit kam luajtur”

    Sulmuesi Lautaro Martínez është në dyshim për shkak të një lëndimi të pësuar në ndeshjen e fundit të kampionatit.

    Fituesi i kësaj përballjeje do të sigurojë një vend në finalen e Ligës së Kampionëve, e cila do të zhvillohet më 31 maj 2025 në “Allianz Arena”në Mynih, derisa finalisti tjetër do të dal nga ballafaqimi PSG-Arsenal që zhvillohet të mërkurën.

  • “Ndeshja ndaj Gjilanit nuk ka qenë e kurdisur” – Dervisholli flet në Ekipi A

    “Ndeshja ndaj Gjilanit nuk ka qenë e kurdisur” – Dervisholli flet në Ekipi A

    Granit Dervisholli i cili është trajner i FC Feronikeli 74, i ftuar në emisionin “Ekipi A” në ATV u shpreh mjaftë i ashpër ndaj komenteve për skuadrën e tij dhe ndeshjen e fundit ndaj Gjilanit.

    “Po flasim për një klub që ka traditë. Po flasim për një klub që nuk ndalen ditë e natë t’u punu, që kjo ligë të ketë këtë emër dhe të mos biem në nivel sepse po flasim për disa lojtarë të pandalshëm dhe për motivin që e kanë dhe ju garantoj nëse vini me n’a pa se qysh punojmë nuk mundeni me na dallu se a jemi në garë për titull apo për me ra. E më shumë dhemb kur ne dëgjojmë komente si – Portieri i Feronikelit është i palëvizshëm – janë komente banale”, tha ai.

    I pyetur se çfarë po ndodh në ndeshjet kur ekipi në pjesën e parë po avancon e në të dytën po pëson dhe më konkretisht për ndeshjen ndaj Gjilanit ai u shpreh:

    “Koncentrimi i lojtarëve nuk mundet të jetë i njëjtë, ne po punojmë në këtë. Po na ndodh shpesh, kemi bërë një super ndeshje ndaj Dritës në pjesën e pare, e kemi humb në të dytën. Njëjtë edhe me Ballkanin e Dukagjinin. Ne i kemi 25 lojtarë por kualiteti i tyre nuk është i njejtë krahasuar me ekipet e tjera. E ndeshja ndaj Gjilanit absolutisht nuk ka qenë e trukuar. Nëse do të ndodhte një gjë e tillë edhe unë do të isha i vetëdijshëm dhe nuk do të dilja në televizor”.

    Për më shumë, shikoni videon më poshtë:

  • Kampioni i Kosovës, Veton Tusha rrëfen suksesin me Dritën

    Kampioni i Kosovës, Veton Tusha rrëfen suksesin me Dritën

    I ftuar në emisionin Ekipi A, Veton Tusha u shpreh se është një ndjenjë e papërshkrueshme të shpallesh Kampion i Kosovës. Nga stërvitja, regjimi dhe puna që është bërë ata kanë qenë 100% të gatshëm.

    “Është një ndjenjë shumë e mirë pasiqë prej fillimit kemi pasur këtë synim dhe e arritëm qëllimin. U bëmë kampion”, u shpreh ai ndër të tjera.

    I pyetur edhe për pjesën se ekipet e Superligës i’a bënë më të lehtë fitoren Dritës pasi nuk ishin në formë, ai u shpreh:

    “Ne fokusohemi vetëm te Drita, te bashkëlojtarët e mi, një falenderim i veçantë për stafin, drejtorët, presidentin dhe posaçërisht trajnerin Zekerija Ramadani. Kemi qenë të motivuar që nga fillimi dhe në çdo sfidë kemi hyrë për të fituar. Ka pasur ndeshje kur e kemi ditur se jemi të pandalshëm dhe e duam medoemos titullin”.

    Për më shumë, shikoni videon më poshtë:

  • ​Caktohet data e finales së Kupës së Kosovës

    ​Caktohet data e finales së Kupës së Kosovës

    Finalja e madhe e Kupës së Kosovës ndërmjet FC Prishtina dhe KF Llapi do të zhvillohet të mërkurën, më 21 maj 2025, në ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Nga shorti i hedhur sot në selinë e FFK-së, është përcaktuar që KF Llapi të jetë skuadër mysafire në këtë përballje, raporton kp.

    Biletat për ndeshjen do të dalin në shitje online përmes platformës së FFK-së një javë para ndeshjes, ndërsa çmimet nuk janë bërë të ditura ende.

  • ​KOK-u ndanë mbi 82 mijë euro për shpresat olimpike

    ​KOK-u ndanë mbi 82 mijë euro për shpresat olimpike

    Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) vazhdon të investojë në të ardhmen e sportit kosovar, duke mbështetur financiarisht sportistët e rinj që konsiderohen shpresa olimpike për vendin. Në kuadër të përkushtimit për zhvillimin e sportit elitar dhe përgatitjet drejt Lojërave Olimpike të ardhshme, KOK ka ndarë mbi 82 mijë euro për 46 sportistë të rinj nga 18 federata sportive.

    Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi tha se qwllimi kryesor wshtw qw të ketë sa më shumë mbështetje për sportistët, për atletët dhe për shpresat olimpike.

    “Komiteti Olimpik i Kosovës ka vazhduar nga viti në vit ta rrisë mbështetjen e sportistëve, numrin e bursistëve olimpik apo shpresave olimpike në këtë rast. Tashmë në këtë vit Komiteti Olimpik i Kosovës i mbështetë 46 sportistë të rinj të cilat vijnë nga 18 federata sportive olimpike që është një numër mjaftë i madh besoj dhe synimi i Komitetit Olimpik është që sa më shumë të rritet numri që të ketë sa më shumë mbështetje për sportistët tanë, për atletët tanë dhe për shpresat olimpike. Pra, mbështetja e një sportisti për një muaj është 150 euro, që do të thotë për një sportist do të fitojë 1800 euro në vit. Në përgjithësi, për 46 sportistë do të jetë vlera që Komiteti Olimpik i Kosovës do t’i mbështesë sportistët me 82 mijë e 800 euro”, ka thënë Krasniqi.

    Krasniqi gjithashtu bëri të ditur se nga muaji shtator i këtij viti, KOK-u do të fillojë mbështetjen edhe të bursistave olimpik të cilët kanë synimin kryesor për përgatitjet për normal olimpike “Los Angleos 2028”

  • ​Nisin ankesat, Barcelona e pakënaqur me gjyqtarin e caktuar për ndeshjen ndaj Interit

    ​Nisin ankesat, Barcelona e pakënaqur me gjyqtarin e caktuar për ndeshjen ndaj Interit

    Tensioni para gjysmëfinales së kthimit mes Real Madridit dhe Interit në Ligën e Kampionëve ka arritur kulmin në Spanjë, ku mediat katalanase kanë shpërthyer në akuza ndaj gjyqtarit të ndeshjes, polakut Szymon Marciniak.

    Sipas gazetave “Sport” dhe “Mundo Deportivo”, Marciniak është cilësuar ashpër si “Madridist”, një etiketë që – sipas tyre – vë në dyshim paanësinë e tij në ndeshjen e së martës. Dy mediat më të mëdha sportive në Katalonjë nuk kanë kursyer tonet kritike, duke e konsideruar gjyqtarin polak si të njëanshëm, në favor të Real Madridit dhe rrjedhimisht kundër interesave të Barcelonës.

    Shkak për këtë reagim janë bërë disa episode të mëparshme që, sipas tyre, tregojnë një prirje të Marciniak për të favorizuar “Los Blancos”. Midis tyre përmendet një foto e gjyqtarit me një çantë dore që mban stemën e Real Madridit, si dhe disa vendime të kontestuara në ndeshjet ku ka gjykuar këtë ekip – si një penallti e paakorduar për Julian Alvarez në përballjen Atletico–Real, apo një ndërhyrje e dyshimtë në rastin e De Ligt në Real–Bayern sezonin e kaluar.

    Për katalanasit, kjo nuk është më thjesht një ankesë, por një “komplot ndërkombëtar” i udhëhequr nga pasionet sportive të kryqëzuara. Me këtë atmosferë të ndezur dhe akuzat që i paraprijnë ndeshjes, duket se tensioni mes Barcelonës dhe Real Madridit vazhdon të ndikojë edhe në sfidat që në teori nuk i përfshijnë direkt. /Tch/

  • Cristiano Ronaldos pritet ta blejë një klub europian

    Cristiano Ronaldos pritet ta blejë një klub europian

    Ylli portugez Cristiano Ronaldo, i cili vazhdon të shkëlqejë në fushë me Al Nassr në Arabinë Saudite, ka hedhur sytë drejt një tjetër sfide të madhe jashtë saj: blerjen e një klubi të njohur evropian.

    Sipas raportimeve të “Mundo Deportivo” dhe “Mirror”, Ronaldo është i interesuar për një blerje të mundshme të klubit spanjoll Valencia CF, një skuadër me histori të madhe por që prej vitesh ka rënë në harresë dhe është në krizë të thellë, si sportive ashtu edhe menaxheriale.

    Plani i Ronaldos është të bashkëpunojë me Fondin e Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF) – i njëjti që ka marrë nën kontroll edhe klubin e tij aktual, Al Nassr – për të bërë një ofertë serioze për blerjen e Valencias.

    Megjithëse pronari aktual Peter Lim ka mohuar çdo interes për ta shitur klubin, rritja e pakënaqësisë së tifozëve dhe rënia e vazhdueshme e performancës së klubit mund ta detyrojnë të rishikojë qëndrimin e tij.

    Fitorja 3-2 ndaj Las Palmas të shtunën praktikisht siguroi mbijetesën e Valencias në La Liga – një kusht thelbësor për Ronaldon, që sipas burimeve është i interesuar vetëm nëse skuadra mbetet në elitë.

    Ronaldo, i cili zotëron tashmë hotele, marka veshjesh dhe qendra fitnesi, e ka bërë të qartë se ambicia e radhës është pronësia e një klubi futbolli. Valencia, me historinë dhe kapacitetin e saj – përkundër krizës aktuale – shihet si një platformë ideale për këtë hap të madh të ikonës portugeze.

    A do të rikthehet Ronaldo në La Liga në një rol krejtësisht të ri, këtë herë si pronari i një klubi të madh? Tifozët e futbollit po ndjekin me interes të madh zhvillimet.