ATV

Category: Sport

  • ​Krasniqi do të përballet me xhudisten serbe në 1/8-ën e Kampionatit Evropian të Xhudos

    ​Krasniqi do të përballet me xhudisten serbe në 1/8-ën e Kampionatit Evropian të Xhudos

    Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi do të përballet me xhudisten nga Serbia, Milica Nikoliq në fazën e 1/8 së finales së Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi, raporton KP.

    Pasi u kualifikua pa luftë në këtë fazë, Krasniqi ka mësuar rivalen e saj e cila është Milica Nikolic nga Serbia e cila mposhti xhudisten ruse Karina Efimova.

    Kjo luftë është në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogram.

    Kosova në këtë garë do të përfaqësohet nga: Distria Krasniqi (-52kg), Laurine Gashi (-52kg), Akil Gjakova (-73kg) dhe Dardan Cena (-73kg).

  • ​Sot mësohen finalistët e Kupës së Kosovës

    ​Sot mësohen finalistët e Kupës së Kosovës

    Katër skuadra të futbollit po luftojnë për trofeun e dytë më të rëndësishëm në futbollin kosovar, Kupën e Kosovës, shkruan KosovaPress.

    Sot do të mësohen dy skuadrat të cikat do të luajnë në finalen e kësaj gare që do të dalin nga ballafaqimet Prishtina-Drita dhe Drenica-Llapi

    Skuadra e Tahir Batatinës (Llapi) është pothuajse me një këmbë në finale pasi e fitoi duelin e parë si vendas me rezultat 2-0 kundër Drenicës, andaj dueli i sotëm pritet ta konfirmojë kalimin e tyre në finale, raporton KosovaPress.

    Shumë më e paqartë është ndeshja e dytë, ajo ndërmjet Prishtinës dhe Dritës. Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës e cila tani drejtohet nga trajneri Arsim Thaçi e fitoi ndeshjen e parë me rezultat minimal 1-0, ndërsa sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” gjithçka do të vendoset brenda 90 minutave, apo ndoshta edhe vazhdimeve apo penalltive.

    Ndeshja Drenica-Llapi zhvillohet nga ora 15:00, ndërsa ajo Prishtina-Drita nga ora 20:00.

  • ​Kosova U16 shënon fitoren e dytë radhazi në turneun zhvillimor të UEFA-s

    ​Kosova U16 shënon fitoren e dytë radhazi në turneun zhvillimor të UEFA-s

    Kombëtarja e Kosovës U16 ka vazhduar me paraqitje mbresëlënëse në kuadër të turneut zhvillimor të UEFA-s, duke shënuar edhe fitoren e dytë radhazi. Të përzgjedhurit e trajnerit Mehmed Kurda mposhtën Andorrën, me rezultat 2:1, në një ndeshje ku dominuan me lojë dhe karakter.

    Heroi i kësaj sfide ishte Unejs Mustafa, i cili realizoi të dy golat për Dardanët e rinj. Ai kaloi Kosovën në epërsi në minutën e 40-të, ndërsa e dyfishoi epërsinë në fillim të pjesës së dytë (48’), kur shënoi edhe golin e dytë personal dhe të ekipit, duke i siguruar Kosovës epërsinë e nevojshme për fitore.

    Pas ndeshjes, Mustafa u shpreh i lumtur për golat dhe fitoren: “Jam shumë i lumtur që i kam dhënë dy gola. Është fitorja e dytë me Kombëtaren e Kosovës dhe shpresoj të ecim kështu. Besoj se edhe në ndeshjen e tretë kundër Shqipërisë do të arrijmë sukses”.

    Në minutat e fundit të ndeshjes, Andorra arriti të shënojë një gol për ta ngushtuar rezultatin në 2:1, por pa arritur të rrezikojë seriozisht fitoren e Kosovës.

    Trajneri Mehmed Kurda u shpreh i kënaqur me angazhimin dhe karakterin e treguar nga lojtarët e tij: “Edhe sot djemtë treguan një karakter të fortë. Edhe pse patëm një kundërshtar jashtëzakonisht të fortë dhe të papërshtatshëm, ia arritëm të fitojmë 2:1. I përgëzoj djemtë për përkushtimin dhe paraqitjen dinjitoze në këtë turne”.

    Ndeshjen e fundit në këtë turne zhvillimor, Kosova U16 do ta luajë më 25 prill kundër Shqipërisë, ku synon ta mbyllë me sukses të plotë këtë paraqitje të shkëlqyer.

  • ​Rekordi i tmerrshëm i Milanit në Serie-A

    ​Rekordi i tmerrshëm i Milanit në Serie-A

    Milani ndodhet në vendin e nëntë në Serie A dhe një pjesë e madhe e kësaj është për shkak të dështimit të tyre për të arritur rezultate kundër skuadrave të tjera të pjesës së epërme të tabelës, shkruan KosovaPress.

    Kuqezinjtë u mundën 1-0 nga Atalanta në “San Siro”, duke i dhënë fund praktikisht ambicieve të tyre për t’u kualifikuar në futbollin evropian përmes tabelës së ligës.Kjo Ishte vetëm humbja e fundit në një listë të gjatë të rezultateve të zymta kundër skuadrave përpara tyre në tabelë.

    Nga 42 pikë të disponueshme kundër këtyre klubeve, Milani arriti të grumbullojë vetëm tetë falë një fitoreje, pesë barazime dhe tetë humbje, transmeton KosovaPress.

    Nga këto tetë pikë, katër i fituan kundër rivalëve të tyre Inter, duke fituar 2-1 dhe duke barazuar 1-1.

    Milani humbi si në shtëpi ashtu edhe jashtë saj ndaj Napolit dhe Atalantës, duke marrë një pikë nga dy ndeshje me Juventusin, Lazio dhe Fiorentinën.

    Ata kanë ende një mundësi për ta përmirësuar atë skenar, pasi do të ketë një tjetër ndeshje kundër Bolonjës dhe një tjetër me Romën. Kuqezinjtë humbën 2-1 ndaj Bolonjës dhe barazuan 1-1 me Romën.

  • ​Interi siguron blerjen e parë për sezonin e ardhshëm

    ​Interi siguron blerjen e parë për sezonin e ardhshëm

    Sipas raportimeve në Francë, Interi ka rënë dakord për kushtet personale me anësorin e Olympique Marseille, Luis Henrique me një kontratë deri në qershor 2030.

    Tashmë kishte pasur sugjerime të shumta se ata ishin në negociata me lojtarin, i cili kishte një preferencë të veçantë për një kalim në Inter sesa në Bayern Munich, transmeton KosovaPress.

    Tani “Footmercato” pretendon se “Nerazzurrët” kanë vulosur kushtet personale për një marrëveshje pesëvjeçare që do të zgjasë deri në qershor 2030.

    Klubi duhet ende të përpunojë kushtet e pagesës me Olympique Marseille për të blerë lojtarin, por tashmë kishte bërë një propozim me vlerë 24 milionë plus 4 milion € të tjera në bonuse.

    Interi shpreson se ata mund të kenë Luis Henrique gati për të luajtur në Kupën e Botës për Klube nga mesi i qershorit deri në korrik, duke përfituar nga dritarja shtesë e transferimeve.

    Braziliani 23-vjeçar gjeti rrjetën nëntë herë këtë sezon me tetë asistime në 32 paraqitje, përcjellë KosovaPress.

    Ai luan kryesisht në krahun e djathtë, por gjithashtu mund të zhvendoset në të majtë kur kërkohet. Kontrata e tij aktuale me Marsejën zgjat deri në qershor 2028, pasi ai u ble nga Tres Passos për 8 milionë euro në shtator 2020.

  • Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Italia “paralizon” sportin, shtyhen katër ndeshje të Serisë A

    Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Italia “paralizon” sportin, shtyhen katër ndeshje të Serisë A

    Papa Françesku ndërroi jetë sot dhe në Itali nuk do të zhvillohet asnjë ndeshje futbolli që ishte parashikuar për sot, mes të cilave edhe 4 ndeshje të Serisë A.

    Torino-Udinese, Cagliari-Fiorentina, Genoa-Lazio dhe Parma-Juventus janë shtyrë për një datë tjetër, që mbetet për t’u caktuar.

    Edhe Seria B ka shtyrë të gjithë javën e 34-t që ishte parashikuar për sot.

    Ndërkohë, janë shtyrë edhe ndeshjet e kampionateve të të rinjve.

    Sa i përket ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Italisë (Inter-Milan dhe Bologna-Empoli), të programuara respektivisht të mërkurën dhe të enjten, do të luhen rregullisht.

    Edhe Komiteti Olimpik Italian ka vendosur të anulojë çdo aktivitet sportiv të parashikuar për ditën e sotme.

  • Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Emir Sahiti: Nëse është e nevojshme, e la edhe shpirtin tim në fushë kundër Zvicrës, Suedisë dhe Sllovenisë

    Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Emir Sahiti: Nëse është e nevojshme, e la edhe shpirtin tim në fushë kundër Zvicrës, Suedisë dhe Sllovenisë

    Futbollisti i kombëtares së Kosovës, i cili aktualisht luan për ekipin gjerman Hamburg, ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin ‘EKIPI A’ në ATV.

    I pyetur për ndeshjet që do të zhvillojë kombëtarja e Kosovës në kualifikueset e Kupës së Botës, kundër Zvicrës, Suedisë dhe Sllovenisë, Sahiti deklaroi se Kosova ka potencialin për t’i mposhtur të gjitha këto vende.

    ‘Qëllimi ynë është gjithmonë të shënojmë fitore, sepse kemi shumë lojtarë cilësorë, duhet të japim maksimumin dhe nëse është e nevojshme, të lëmë shpirtin në fushë kundër tyre’, tha Sahiti.

    Kujtojmë se të shtunën Sahiti shënoi dy gola në barazimin që ekipi i Hamburgut arriti kundër Schalke, ndeshje kjo që përfundoi 2:2./ATVLIVET.TV

     

  • Superliga vazhdon sot me dy ndeshje të forta

    Superliga vazhdon sot me dy ndeshje të forta

    Java e 30-të në Superligën e Kosovës në futboll do të vazhdojë gjatë ditës së sotme me dy ndeshje interesante.

    Në Suharekë, Suhareka do të jetë nikoqire e lideres, Dritës.

    Dy skuadrat kanë objektiva komplet të kundërta. Suhareka po lufton për mbijetesë, kurse Drita për titull kampioni.

    Kjo ndeshje nis me fillim nga ora 15:00.

    Dueli tjetër i sotëm është ai mes Prishtinës dhe Ferizajt.

    Ndeshja nis me fillim nga ora 20:00 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

  • Derbi i nxehtë, Trepça dhe Sigal Prishtina përballen sonte në ‘Play Off’

    Derbi i nxehtë, Trepça dhe Sigal Prishtina përballen sonte në ‘Play Off’

    Basketbolli kosovar ka hyrë në fazën më të nxehtë, pasi sonte, me fillim nga ora 19:00, Trepça dhe Sigal Prishtina do të ndeshen në ndeshjen e parë gjysmëfinale.

    Përballjet mes këtyre dy rivalëve të vjetër kanë dhuruar gjithmonë spektakël dhe rivalitet, dhe pritet që edhe kjo të jetë një ndeshje e nxehtë.

    Në gjysmëfinalen tjetër, Bashkimi do të presë Pejën, me ndeshjen që do të luhet të dielën, gjithashtu në ora 19:00

    Skuadra që arrin të sigurojë tre fitore do të kualifikohet për në finalen e madhe.

  • Messi flet për Barcelonën dhe lavdëron Yamal: Është mbresëlënëse çfarë po bën

    Messi flet për Barcelonën dhe lavdëron Yamal: Është mbresëlënëse çfarë po bën

    Lionel Messi ka komentuar situatën aktuale të FC Barcelonës dhe ngritjen e shpejtë të talentit të ri Lamine Yamal, gjatë një interviste për kanalin në YouTube, Simplemente Futbol, raporton Gazeta Sinjali.

    Ylli argjentinas, i cili vetë shpërtheu në skenën ndërkombëtare në moshë shumë të re, e cilësoi Yamal-in si një nga lojtarët më të mirë të momentit, duke nënvizuar ndikimin e tij të menjëhershëm në futbollin profesionist.

    “Fëmijët shikojnë dhe imitojnë gjithçka, i njohin të gjithë dhe i ndjekin të gjithë, sepse flasin për lojtarët aktualë si Mbappe, Vinicius, Haaland, Lewandowski dhe Lamine Yamal, të jesh kaq i ri është shumë mirë. Seriozisht, është e pabesueshme”, u shpreh Messi.

    I pyetur për talentin nga Rocafonda, Messi pati fjalë shumë të mira, duke vlerësuar arritjet e hershme të Lamine Yamal dhe kontributin e tij te përfaqësuesja spanjolle.

    “Është mbresëlënëse ajo që Lamine Yamal po tregon, çfarë po bën dhe çfarë ka bërë tashmë. Ai tashmë ka qenë kampion i Evropës me Spanjën”, shtoi ai.