ATV

Category: Sport

  • ​Nëntë vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA

    ​Nëntë vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA

    Si sot para nëntë vitesh Kosova u bë anëtarja e 210-të e FIFA-s. FFK-ja mori 141 vota për anëtarësim, nga 164 votat valide në Kongresin e 66-të të FIFA-s që u mbajt në Meksiko City.

    Pas thyerjes së izolimit 25-vjeçar me datën 3 maj 2016 me anëtarësim në UEFA, misioni i Federatës së Futbollit të Kosovës u kompletua më 13 maj 2016, kur Kosova u pranua me shumicë votash si anëtare e FIFA-s. Një rrugëtim plotë mund e sakrifica që gjithsesi hapi një faqe të re të historisë së futbollit të Kosovës.

    Në Kongresin e FIFA-s, para votimit për anëtarësimin e FFK-së, të pranishmëve iu pati drejtuar anëtari i Këshillit të FIFA-s, Senesh Erzik, i cili theksoi se Kosova i kishte përmbushur të gjitha kriteret për të qenë pjesë e FIFA-s.

    Më pas një fjalim e mbajti edhe kryetari i atëhershëm i FFK-së, i ndjeri Fadil Vokrri, i cili u sqaroi delegatëve se futbolli në Kosovë ka një historik të madh dhe iu kujtoi se tashmë Kosova ishte pranuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe nga shumë federata tjera sportive ndërkombëtare.

    Në fund të fjalimit të tij Vokrri tha se futbolli është për të gjithë dhe të gjithë duhet të jenë për futbollin, duke kërkuar që Kosova të marrë votat e të pranishmëve për anëtarësim në FIFA.

    Pas Vokrrit delegatëve iu drejtua nënkryetari i Federatës së Futbollit të Serbisë, i cili kundërshtoi anëtarësimin e Kosovës, por pas përfundimit të fjalimit të tij presidenti i FIFA-s, Gianni Ifantino theksoi se Kongresi është trupi suprem që vendos për çështjen e Kosovës dhe kërkoi që të kalohet në votimin elektronik, ku Kosova mori 141 vota.

    Në fjalimin e tij para Kongresit pas pranimit Vokrri falënderoi presidentin e FIFA-s, zëvendëpresidentët dhe të gjithë anëtarët e Këshillit të FIFA-s.

    “Kjo është një datë shumë e rëndësishme për ne, pasi sot jemi pjesë e FIFA-s. Të gjithë në Kosovë i gëzohen këtij vendimi të Kongresit të FIFA-s. E kemi pritur një kohë të gjatë këtë vendim dhe jemi shumë të lumtur. Ju premtoj se ne do t’i mbrojmë vlerat e futbollit”, pati deklaruar Vokrri, i cili në mënyrë simbolike mori emblemën e FIFA-s si dhuratë nga presidenti Infantino./KP

  • Ramadani: Rron Broja për ne është si Rodri te Manchester City

    Ramadani: Rron Broja për ne është si Rodri te Manchester City

    I ftuar në emisionin “Ekipi A” në ATV, trajneri i Dritës Zekerija Ramadani tregoi për vështirësitë e shpalljes Kampion të Kosovës këtë sezon.

    “Nuk ka dorëzim, me dhimbje, pa dhimbje, me kartona, me suspendime, asnjëherë nuk jemi ankuar. Mua më kanë munguar tre futbollistë dhe nëse ka munguar Rroni mundësia i është dhënë lojtarëve nga banka rezervë.”

    E sa i përket mungesës së Brojës ai u shpreh:

    “Në fillim të muajit prill Rroni u lëndua dhe ne nuk arritëm të mposhtim Prishtinën dy herë, Malishevën, Ferizajin dhe nuk luanim siç luajmë ne prandaj për ne Rroni është si Rodri te Munchester City.”

    Për më shumë, shikoni videon më poshtë:

  • Trajneri i Dritës Zekerija Ramadani: “Ekipi A” është emisioni më serioz për analiza sportive në vend

    Trajneri i Dritës Zekerija Ramadani: “Ekipi A” është emisioni më serioz për analiza sportive në vend

    I ftuar të dielën mbrëma në emisionin “Ekipi A” në ATV, trajneri i Dritës Zekerija Ramadani u shpreh me fjalë të jashtëzakonshme për emisionin dhe për analistin Labinot Mehmeti.

    “Ne çdo kundërshtarë e analizojmë, kundërshtarin e radhës dhe e analizojmë ndeshjen e fundit që e kemi zhvilluar ne dhe shumë pika që i nxjerrim për kundërshtarët, pikat e forta e të dobëta përputhen me atë të Labit”.

    Edhe sa i përket emisionit ai thur lëvdata:

    “E kam diskutuar edhe te klubi që ndoshta “Ekipi A” është emisioni i vetëm ku bëhen analiza në një mënyrë shumë të mirëfilltë.”

    Për më shumë, shikoni videon më poshtë:

  • Milot Rashica shënon gol për Beshiktashin

    Milot Rashica shënon gol për Beshiktashin

    Ndeshja e Beshiktashit ndaj Adana Demispor ka qenë e veçantë për futbollistët shqiptarë në të dy ekipet, pasi ata kanë gjetur rrugën e rrjetës.

    Në minutën e 44-të, protagonist për ekipin e Beshiktashit u bë Milot Rashica, i cili pas një harkimi nga e djathta, goditi në mënyrë perfekte në zonë duke gjetur golin e rezultatit 2:0.

    Por para fundit të pjesës së parë, atij iu përgjigj nga ana tjetër Arda Kurtulan. Futbollisti, i cili ka qenë titullar fiks i Adana në këtë sezon, por është injoruar vazhdimisht nga trajneri Silvinjo, u tregua i aftë të kthente në rrjetë një top që ishte përplasur në traversën e portës së Beshktash. Goli u anulua fillimisht për pozicion jashtë loje, por pas u cilësua i rregullt nga VAR.

  • Real Madridi avancon që në fillim ndaj Barcelonës

    Real Madridi avancon që në fillim ndaj Barcelonës

    Superylli francez, Kylian Mbappe, ka kaluar në epërsi Real Madridin që në minutat e para të përballjes kundër Barcelonës.

    Ai realizoi nga penalltia, duke i dhënë një start të fortë ekipit në këtë El Clasico të zjarrtë.

  • ​FFK pajisë me Licencë C për trajnere 30 vajza

    ​FFK pajisë me Licencë C për trajnere 30 vajza

    Federata e Futbollit e Kosovës për herë të parë ka organizuar një kurs të veçantë për trajneret e kategorisë së femrave, në përputhje me standardet e FIFA-s për Licencën C. Pas një periudhe disa mujore me ligjërata dhe trajnime, sot është finalizuar puna me shpërndarjen e licencave për 30 vajza të reja, të cilat në të ardhmen synojnë ta ushtrojnë profesionin e trajnereve të futbollit.

    Licencat u ndanë nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, u.d. sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Markus Ëeidner, si dhe shefja e Departamentit të Edukimit, Sanije Krasniqi.

    Presidenti Ademi i përgëzoi vajzat për rrugëtimin që kanë zgjedhur për t’u bërë trajnere futbolli, si dhe u dëshiroi suksese në të ardhmen. Ai po ashtu u kërkoi atyre që të përkushtohen edhe më shumë në avancimin e futbollit të femrave.

    “Uroj që të gjitha mësimet që i keni marrë gjatë këtij kursi t’i shohim me rezultatin tuaj në fushë. Mos u mjaftoni me Licencën C, por përkushtohuni për kualifikime të tjera, që në mënyrë profesionale dhe bashkërisht ta ngrisim futbollin e femrave. Ne kemi parë se ka shumë talente dhe me projektet tona do të mundohemi t’ua lehtësojmë rrugën drejt qëllimeve dhe sukseseve tuaja”, tha Ademi.

    Olsa Musliu, njëra nga pjesëmarrëset në këtë kurs u shpreh e lumtur që është pajisur me këtë licencë, derisa pohoi se ky do të jetë motiv shtesë për t’u përkushtuar edhe më shumë në futbollin kosovar.

    Agnesa Gashi, tashmë e kualifikuar me Licencën C, theksoi se nuk ka qenë shumë e lehtë deri te kualifikimi në këtë kategori për shkak të trajnimeve dhe ligjëratave të shumta, por se dëshira për futbollin ka bërë që t’i përvishet punës pavarësisht sfidave.

    Edhe shefja e Departamentit të Edukimit në FFK, Sanije Krasniqi, u shpreh e lumtur për punën që është bërë në përgatitjen profesionale dhe zhvillimin e vajzave të reja, të cilat në të ardhmen pritet të punojnë si trajnere në futbollin e femrave në Kosovë. Ajo theksoi se këto kurse janë të nevojshme sepse ndikojnë drejtpërdrejt në njohuri shtesë për vajzat.

    KosovaPress

    Ky kurs, bashkë me shumë projekte të tjera që FFK ka në plan-program për zhvillimin e futbollit të femrave, pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e cilësisë dhe pjesëmarrjes së vajzave në këtë sport.

  • Tifozët e Al Nassr shpërthejnë ndaj Ronaldos: Largohu nga skuadra

    Tifozët e Al Nassr shpërthejnë ndaj Ronaldos: Largohu nga skuadra

    Skuadra e Al Nassr mbrëmë pësoi humbje ndaj Al Ittihadit në shtëpi, në javën e 30-të në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite.

    Tifozët në rrjetet sociale kanë shprehur pakënaqësinë e tyre dhe kanë “goditur” me fjalë Cristiano Ronaldon, shkruan Gazeta Sinjali

    Madje disa prej tyre e duan largimin e yllit portugez, sepse po mendojnë se pikërisht ai është pengesa pse Al Nassr nuk po fiton tituj përkundër shprenzimeve marramendëse.

    “Largohu nga skuadra ime”.

    “Ju jeni fajtori kryesor për këtë”.

    Al Nassr është në pozitën e katërt në ligë, dhe pothuajse e dorëzuar për titullin kampion.

    Al Ittihadi i Karim Benzemas dhe N’Golo Kantes këtë sezon janë pretendenti kryesor për të fituar titullin në ligë.

  • Gjithçka vendoset sot në Ligën e Evropës, skuadrat angleze pritet të përballen në finale

    Gjithçka vendoset sot në Ligën e Evropës, skuadrat angleze pritet të përballen në finale

    Në orën 21:00 në fushë do të zbresin katër skuadra për të zhvilluar ndeshjet e kthimit për gjysmëfinalet e Ligës së Evropës.

    Mançester Junajtid është një hap larg finales së madhe duke qenë se triumfoi me 3 gola në Spanjë. Sot në “Old Trafford” do të kërkojë sërish fitoren. Mesa duket në finale do të përballen dy skuadra angleze duke qenë se Totenhem fitoi ndaj Bodo/Glimt dhe shihet si favorit për fitore edhe në mbrëmje.

  • Luftë për medalje në Evropian – Betim Maliqi në gjysmëfinale, synon të bronztën

    Luftë për medalje në Evropian – Betim Maliqi në gjysmëfinale, synon të bronztën

    Karateisti i Kosovës, Betim Maliqi, ka siguruar një vend në luftën për medalje të bronztë në Kampionatin Evropian të Karatesë që po mbahet në Yerevan të Armenisë.

    Maliqi, që garon në kategorinë deri 75 kilogramë, u mposht ngushtë në gjysmëfinale nga karateisti malazez, Nemanja Mikuliq, me rezultat 1:0. Ai do të rikthehet në tatami të shtunën për të luftuar për medalje të bronztë, pas një performance mbresëlënëse gjatë fazës paraprake.

    Në rrugëtimin drejt gjysmëfinales, Maliqi e mposhti në raundin e katërt ukrainasin Andrii Zaplitnyi. Më herët ai eliminoi edhe kroatin Ivan Martinac dhe rumunin Gabriel Aurelian Iodache.

    Paraqitje të mirë në Evropian pati edhe Jakup Ajdari, i cili e nisi fuqishëm garën. Ai eliminoi kampionin evropian në fuqi, grekun Konstantinos Mastrogiannis, pastaj edhe çekun Jachym Tinavsky dhe më pas karateistin vendas, Gor Nersisyan.

    Megjithatë, lufta me Nersisyan u përsërit dhe në përballjen e dytë Ajdari u mposht, duke humbur mundësinë për kualifikim në gjysmëfinale.

    Në konkurrencën e femrave, Elmedina Istogu e kaloi me sukses xhiron e parë në kategorinë deri në 61 kilogramë, duke fituar 4:2 ndaj sllovakes Anna Vaczy. Megjithatë, në luftën e dytë ajo u ndal nga rumunia Mihaela Miruna Malauta, me rezultat 11:5.

    Ndërkohë, Fortesa Orana (kategoria mbi 68 kg) dhe Vlera Qerimi (61 kg) nuk arritën të kalojnë luftërat e para. Orana u mposht 7:2 nga belgja Ophelie Mulolo, ndërsa Qerimi u ndal 2:1 nga Angela Mojsovska nga Maqedonia e Veriut.

    Në disiplinën e katës, Alma Loki u eliminua në xhiron e parë nga ukrainasja Halyna Zaporozhchenko.

    Pavarësisht rezultateve, përfaqësuesit e Kosovës shfaqën angazhim dhe përkushtim në një kampionat të nivelit të lartë evropian, duke dëshmuar potencialin e karatesë kosovare në arenën ndërkombëtare.

  • ​Qendra stërvitore e Realit mbushet me simbole të Interit

    ​Qendra stërvitore e Realit mbushet me simbole të Interit

    Tifozët e Real Madridit sollën shalle dhe banderola të Interit në qendrën e tyre stërvitore të mërkurën në mëngjes për të falënderuar Interin për eliminimin e Barcelonës nga Liga e Kampionëve, përcjellë KosovaPress.

    Tifozët e Real Madridit janë të kënaqur që Interi eliminoi rivalët e tyre nga Liga e Kampionëve dhe i falënderuan “Nerazzurrët” me shalle dhe banderola në qendrën stërvitore të “Merengues” mëngjesin e së mërkurës.

    Një video në Instagram e postuar nga “El Chiringuito” tregonte pankartat e ekspozuara nga mbështetësit e Real Madridit në qendrën stërvitore të ekipit, Valdebebas.

    Interi e mposhti Barcelonën me rezultat 4-3 në “Giuseppe Meazza” pas një gjysmëfinale tejet dramatike që zgjati 120 minuta.