ATV

Category: Sport

  • ​Xhudistët kosovarë morën pjesë në Kampin Stërvitor Ndërkombëtar në Spanjë

    ​Xhudistët kosovarë morën pjesë në Kampin Stërvitor Ndërkombëtar në Spanjë

    Nga data 19 deri më 23 maj 2025, në qytetin Benidorm të Spanjës u mbajt Kampi Stërvitor Ndërkombëtar.

    Kosova u përfaqësua nga Distria Krasniqi, Laura Fazliu, Akil Gjakova, Dardan Cena, Shpati Zekaj, Rios Kuka, Sidorela Dodaj dhe Enise Zijade. Ekipi kosovar u udhëhoq nga kryemjeshtri Driton Kuka dhe trajnerja Majlinda Kelmendi.

    Kampi mblodhi xhudiste/ë elitarë nga e gjithë bota, duke ofruar mundësi për shkëmbim përvojash dhe stërvitje në nivel të lartë.

  • ​Botërori i Muaythait mund të mbahet në Kosovë

    ​Botërori i Muaythait mund të mbahet në Kosovë

    Ekipi i muaythait po merr pjesë në Kampionatin Botëror në Antalya, të cilin synon ta organizojë vitin e ardhshëm në Prishtinë, shkruan KosovaPress.

    Pas suksesit të shënuar vitin e kaluar në Kampionatin Evropian të organizuar në Prishtinë, ekipi i muaythait të Kosovës po merr pjesë në Kampionatin Botëror, që prej 24 deri më 31 maj 2025 mbahet në Antalia të Turqisë për senior dhe grupmoshën U-23.

    Kosovën po e përfaqësojnë garuesit Lindon Demiri, Arbos Maliqi dhe Erdonit Alija, të cilët synojnë t’i sjellin vendit tonë medaljen e parë nga një Kampionat Botëror. Të shtunën është mbajtur ceremonia hapëse, ku në mesin e mbi 100 shteteve ka valuar edhe flamuri ynë.

    Garuesit tanë kanë filluar garimin për U-23, ku fillimisht Erdonit Alija kaloi tutje pas diskualifimit të Paul Kingumba nga Kongoja, ndërsa në ring doli kampioni i Evropës për vitin e kaluar, Lindon Demiri i cili u përball me Elvin Mammadov të Azerbajxhanit.

    Pas një lufte të ashpër dhe me goditje të forta, Demiri pësoi humbje pas lëndimit të pësuar në raundin e tretë, për të ndalur këtu rrugëtimin e tij të mëtutjeshëm.

    Kryetari i Federatës së Muaythait të Kosovës, Shpejtim Ahmetaj, ka folur për pjesëmarrjen e Kosovës në këtë Kampionat, por gjithashtu ka zbuluar synimet e e mëdha të federatës e cila po lobon që vendi ynë të jetë mikpritës i Kampionatit të ardhshëm Botëror, që parashihet të mbahet vitin e ardhshëm në Prishtinë.

    Federata e Muaythait e Kosovës, edhe pse e themeluar vetëm në vitin 2019, ka arritur të organizojë vitin e kaluar Kampionatin Evropian, ndërsa tashmë është favorite për të marrë edhe organizimin e Botërorit.

  • Vushtrria e Liria luajnë sot në barazh për play-offin e Superligës

    Vushtrria e Liria luajnë sot në barazh për play-offin e Superligës

    Vushtrria dhe Liria do të luajnë sot (e shtunë) në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë të Kosovës, për “play-off”-in e Superligës.

    Dy klubet e njohura kosovare do të luajnë aktin e parë për inkuadrim në Superligën e Kosovës, pasi sot zhvillohet ndeshja e barazhit.

    Liria si vend i dytë i Grupit A dhe Vushtrria si vend i dytë i Grupit B do të tentojnë ta fitojnë ndeshjen e sotme për të luajtur ndeshjen e ‘play-off’-it për Superligë.

    Fituesi i kësaj ndeshje do të ndeshet në ‘play-off” me vendin e tetë të Superligës së Kosovës, pozitë e cila ende po diskutohet nga Llapi dhe Suhareka.

    Takimi i barazhit është paraparë të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, me fillim nga ora 16:00.

  • Kosova aranzhon miqësoren e dytë për muajin qershor

    Kosova aranzhon miqësoren e dytë për muajin qershor

    Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi se është aranzhuar ndeshja miqësore Kosovë – Komoret. Kjo përballje do të zhvillohet më 9 qershor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Kombëtarja e Komoreve renditet aktualisht në vendin 105 të ranglistës së FIFA-s. Komoret kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën finale të Kupës së Kombeve të Afrikës 2025, që do të mbahet në Marok gjatë muajit dhjetor dhe gjithashtu kanë ambicie për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026.

    Kjo miqësore vjen si pjesë e përgatitjeve të Kombëtares sonë për ndeshjet kualifikuese të Botërorit, që nisin në shtator.

    Të kujtojmë se miqësorja ndaj Armenisë, e cila është konfirmuar më herët, do të luhet më 6 qershor, po ashtu në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Këto dy përballje do t’i shërbejnë përzgjedhësit Franco Foda për të testuar ekipin dhe për të ndërtuar formacionin më të mirë për sfidat që e presin Kosovën në ciklin e ardhshëm kualifikues.

  • ​FFK del me njoftim të rëndësishëm para finales Prishtina-Llapi

    ​FFK del me njoftim të rëndësishëm para finales Prishtina-Llapi

    Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar qytetarët që kanë siguruar bileta për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës, e cila zhvillohet sonte në orën 20:00, ndërmjet FC Prishtina dhe KF Llapi, që të kenë parasysh disa udhëzime të rëndësishme për qasje dhe pjesëmarrje të sigurt në stadium, përcjellë KosovaPress.

    Këto janë udhëzimet:

    Hapja e dyerve: nga ora 18:00

    Të gjitha hyrjet e stadiumit do të jenë në dispozicion

    Për të garantuar sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve, në të gjitha hyrjet do të kryhen kontrolle standarde nga stafi i sigurimit. Kjo bëhet për të shmangur futjen e gjësendeve të ndaluara apo të rrezikshme brenda stadiumit.

    Gjësende të ndaluara në stadium janë:

    Mjete piroteknike; Fishekzjarrë, Flakadanë (flares), Tymuese, Bombola me gaz.

    Pijet alkoolike dhe substancat narkotike

    Armë dhe mjete të rrezikshme; Thika, shkopinj, armë zjarri

    Objekte të forta që mund të përdoren si armë.

    Çadra të mëdha (ombrella të forta), karrige portative, çanta të mëdha ose valixhe, objekte që pengojnë pamjen ose sjellin rrezik.

    Banderola me përmbajtje ofenduese, raciste apo politike; Flamuj me përmasa të mëdha ose me simbole të ndaluara; Dronë ose pajisje ajrore; Pajisje për regjistrim profesional (pa leje); Kamera profesionale; Pajisje transmetimi pa autorizim; Instrumente zhurmuese; Boritë (tifozësh), megafonë; Tromba, daulle (pa leje speciale nga organizatorët)

    Ushqime dhe pije të sjella nga jashtë, veçanërisht nëse janë në shishe qelqi ose kanaçe metali.

    Laser pointer, pasi përdorimi i tyre mund të ndikojë tek lojtarët dhe gjyqtarët.

    Kafshë – Përjashtuar qentë udhëzues për personat me nevoja të veçanta.

  • ​Caktohet vendi ku do të zhvillohet Superkupa e Evropës

    ​Caktohet vendi ku do të zhvillohet Superkupa e Evropës

    Tottenham Hotspur do të përballet me Interin ose Paris Saint-Germainin në Superkupën e UEFA-s në tokën italiane, e cila do të zhvillohet në “Stadio Friuli” në Udine, transmeton KosovaPress.

    “Stadio Friuli”, siç njihet për arsye sponsorizimi nga UEFA, por stadiumi Bluenergy në Serie A, është shtëpia e ekipit të Udineses.

    Fituesi i Ligës së Evropës dhe fituesi i Ligës së Kampionëve përballen në Superkupën e Evropës, e cila tradicionalisht hap sezonin e ri. Kjo ndeshje është planifikuar të luhet në Udine të mërkurën, më 13 gusht 2025.

    Tashmë dihet njëra nga skuadrat që do të jetë e përfshirë në atë ndeshje, pasi Tottenham Hotspur mundi Manchester United 1-0 në Bilbao për të ngritur trofeun e Europa League.

    Ishte trofeu i tyre i parë në 17 vjet dhe trofeu i tyre i parë evropian që nga Kupa UEFA në vitin 1984. Ata do të përballen ose me Interin ose me Paris Saint-Germainin, varësisht se kush fiton finalen e Ligës së Kampionëve në Mynih më 31 maj.

    “Stadio Friuli” iu nënshtrua një rikonstruksioni të madh në vitin 2016 dhe që nga viti 2018 ka një fushë hibride natyrale dhe sintetike.

    Në vitin 2023, u bë stadiumi i parë në Evropë që u shpall plotësisht ‘i gjelbër’ dhe neutral ndaj karbonit. /KP

  • ​Kurti përgëzon Trepçën për titullin kampion

    ​Kurti përgëzon Trepçën për titullin kampion

    Trepça ka mbrojtur me sukses titullin e kampionit. ‘Xehetarët’ në super finalet e “Play-off”-it triumfuan ndaj Bashkimit në serinë finale 4:2. Finalja e fundit në Mitrovicë u zhvillua në një super atmosferë, derisa ky kampionat ishte me dramë, adrenalinë dhe emocione të pafundme.

    Mitrovicasit finalen e fundit e fituan 82:67 (27:22, 18:8, 17:19, 20:18). Sfida ka qenë mjaft interesante nga fillimi deri në fund. Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 27:22, derisa edhe më bindës ishin në periudhën e dytë 18:8, për të shkuar në pushim me epërsi të lartë 45:30.

    Trofeun e kampionit e kanë ndarë Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

    Ky i fundit pastaj përmes një postimi në Facebook ka uruar Trep♪5ësn për suksesin e arritur por edhe bashkimin për paraqitje dinjitoze në këto gjashtë finale, raporton KosovaPress.

    “Titulli i dytë radhazi dhe i gjashti në histori për minatorët e Mitrovicës që po vazhdojnë të dominojnë basketbollin vendor. Përgëzime KB Bashkimit! Finalist dinjitoz që përkundër humbjes, i dha hijeshi kampionatit të sivjetëm me rivalitet të fortë. Urime Trepçës, qytetit të Mitrovicës dhe Torcidës, që edhe këtë herë ishin zemra e fitores”, ka shkruar Kurti.

  • ​Sonte zhvillohet finalja e Ligës së Evropës

    ​Sonte zhvillohet finalja e Ligës së Evropës

    Finalja e UEFA Europa League 2025 do të zhvillohet sonte, më 21 maj, në stadiumin “San Mamés” të Bilbaos, duke filluar në orën 21:00 sipas kohës lokale. Në këtë përballje tërësisht angleze, Tottenham Hotspur do të ndeshet me Manchester United, me të dyja skuadrat që kërkojnë të shpëtojnë sezonet e tyre të dobëta në Premier League dhe të sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, shkruan KosopvaPress.

    Tottenham arriti në finale duke kaluar AZ Alkmaar, Eintracht Frankfurt dhe Bodø/Glimt në fazat me eliminim direkt. Ndërkohë, Manchester United eliminoi Real Sociedad, Lyon dhe Athletic Bilbao, duke shënuar një fitore të thellë 7–1 në gjysmëfinale.

    Të dyja skuadrat kanë pasur një sezon të vështirë në Premier League. Manchester United përfundoi në vendin e 16-të, ndërsa Tottenham në të 17-tin, duke shënuar sezonet më të dobëta në historinë e tyre në këtë ligë.

    Fituesi i finales do të fitojë 13 milionë euro dhe një vend të drejtpërdrejtë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për sezonin 2025–26. Gjithashtu, do të ketë të drejtën të luajë në Superkupën e UEFA-s kundër fituesit të Ligës së Kampionëve më 13 gusht.

    Formacionet e mundshme

    Manchester United: Onana; Yoro, Maguire, Lindelöf; Mazraoui, Casemiro, Ugarte, Dorgu; Fernandes, Amad; Højlund.

    Tottenham Hotspur: Vicario; Porro, Romero, Van de Ven, Udogie; Sarr, Bissouma, Bentancur; Johnson, Solanke, Son.

  • ​Nesër mund të mësohet kampioni i ri i Kosovës në basketboll

    ​Nesër mund të mësohet kampioni i ri i Kosovës në basketboll

    Finalet e “Play-off”-it të ProCredit Superligës po dhurojnë emocione të jashtëzakonshme, me atmosferë fantastike dhe ndeshje të bukura në parket. Çdo ndeshje është shumë e rëndësishme dhe luftohet deri në sekondën e fundit për çdo top.

    Seria finale e “Play-off”-it zhvendoset në Mitrovicë, ku përballen Trepça dhe Bashkimi, dy skuadrat që ishin renditur në dy pozitat e para në garat e rregullta, shkruan Kosovapress. Seria finale është 3:2 për ‘Xehetarët’.

    Nëse fiton Trepça, atëherë do të mbrojë titullin e kampionit, ndërsa Portokallezinjtë luftojnë për fitore për të barazuar serinë finale në 3:3, në mënyrë që finalja vendimtare të jetë të dielën në Prizren.

    Ndeshjen e parë e fituan prizrenasit 84:77, e më pas fituan tri takime radhazi mitrovicasit 79:72, 71:88 dhe 80:74, ndërsa sfidën e fundit Portokallezinjtë 85:77.

    Këto dy skuadra u përballën katër herë në edicionin e rregullt me nga dy fitore secila skuadër, e po ashtu ishin përballen edhe në finalen e Kupës, ku triumfuan ‘Xehetarët’.

    Ndeshja zhvillohet të mërkurën në Palestrën ‘Minatori’ nga ora 19:00

  • ​Perez nuk ndalet, Reali pranë goditjes së madhe

    ​Perez nuk ndalet, Reali pranë goditjes së madhe

    Real Madridi ka treguar shumë interes për të rikthyer Alvaro Carreras në kryeqytetin e Spanjës këtë verë, dhe lojtari gjithashtu e dëshiron këtë transferim.

    Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Carreras do ta informojë klubin e tij aktual, Benficën, për dëshirën e tij për t’u transferuar te gjiganti spanjoll pas finales së kupës këtë të diel kundër Sportingut.

    Carreras e dëshiron vërtet transferimin dhe të dy klubet pritet të fillojnë negociatat për largimin e spanjollit nga Portugalia pas finales së kupës, përcjellë KosovaPress.

    Real Madridi ka nënshkruar tashmë me Dean Huijsen nga Bournemouth. Ata gjithashtu kanë rënë dakord për një transferim të Trent Alexander-Arnold, megjithëse ai ende nuk është njoftuar nga klubi.

    Real Madridi ka siguruar edhe shërbimet e Xabi Alonsos, dhe ai pritet të zëvendësojë Carlo Ancelottin në klub si trajner.

    Pozicioni i mbrojtësit të majtë ishte ai që Real Madridi duhej ta shqyrtonte më pas – me Fran Garcian dhe Ferland Mendyn që ose po vuanin nga forma ose nga gjendja fizike.

    Dhe tani, më në fund, po e bëjnë. Carreras është një lojtar i talentuar që mund ta ndihmojë Real Madridin në më shumë se një mënyrë. Ai mbrohet mirë, shkon përpara dhe bën krosime të mira. Ka gjëra në të cilat mund të përmirësohet, por mosha e tij e re padyshim që e ndihmon lojtarin në këtë drejtim.