ATV

Category: Sport

  • FFK hap akreditimin për media për ndeshjet e shtatorit

    FFK hap akreditimin për media për ndeshjet e shtatorit

    Federata e Futbollit të Kosovës hap akreditimin për media për ndeshjet që Kombëtaren e presin në muajin shtator

    Federata e Futbollit e Kosovës njofton përfaqësuesit e mediave se është hapur procesi i akreditimit për ndeshjet e muajit shtator:

    Zvicër – Kosovë, 5 shtator 2025, ora 20:45, stadiumi “St. Jakob-Park” në Basel.

    Kosovë –Suedi, 8 shtator 2025, ora 20:45, stadiumi “Fadil Vokrri” Prishtinë.

    Kosovë U21 –Spanjë U21, 9 shtator 2025, stadiumi “Fadil Vokrri” Prishtinë.

    Afati i fundit për aplikim për ndeshjen Zvicër –Kosovë është data 25 gusht, për ndeshjen Kosovë –Suedi 1 shtator, ndërsa për ndeshjen Kosovë U21 –Spanjë U21 afati i fundit për aplikim është data 5 shtator.

    Për të aplikuar për akreditim duhet të klikoni në linkun e mëposhtëm:

    https://ffk-media.com

  • Neymar:Ndihem i turpëruar pas humbjes së thellë kundër Vasco De Gama

    Neymar:Ndihem i turpëruar pas humbjes së thellë kundër Vasco De Gama

    Ylli brazilan Neymar ka folur për paraqitjen e skuadrës së Santos,ku pësoi humbje të thellë 6:0.
    33 vjecari ka thënë se ndihet i turpëruar pas humbjes së pësuar,duke shtuar se skuadra duhet reflektuar pas asaj që ndodhi.
    “Jam plotësisht i zhgënjyer me lojën tonë. Tifozët kanë të drejtë të protestojnë në çdo mënyrë, natyrisht pa dhunë fizike. Por sharjet dhe fyerjet sot janë plotësisht të pranueshme”
    Përndryshe Neymar shton se një turp të tillë nuk e ka përjetuar më parë,dhe shton se fatkeqësisht kjo është realitet i hidhur.
    Kujtojmë që Neymar ka realizuar 3 gola në 11 ndeshje të zhvilluara,qëkur është rikthyer tek Santos në muajin janar.

  • Marash Kumbulla mbërrin në Spanjë – gati të nis aventurën në La Liga me Mallorcan

    Marash Kumbulla mbërrin në Spanjë – gati të nis aventurën në La Liga me Mallorcan

    Marash Kumbulla është shumë pranë nisjes së një kapitulli të ri në karrierën e tij, këtë herë në elitën e futbollit spanjoll. Mbrojtësi shqiptar ka mbërritur mbrëmë në ishullin e Mallorcës, ku sot pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore para firmosjes së kontratës njëvjeçare me klubin e La Ligës.

    Edhe pse prezantimi i tij zyrtar përpara mediave do të zhvillohet në ditët në vijim, 24-vjeçari foli shkurtimisht për gazetarët në aeroport:
    “Jam gati të nis stërvitjen, të martën fillojmë gjithçka,” tha ai, duke nënvizuar se roli i trajnerit Jagoba Arrasate ka qenë kyç në zgjedhjen e tij. “Kam biseduar me trajnerin dhe ai më ka bindur,” shtoi Kumbulla, i vendosur ta rifitojë formën e tij më të mirë pasi vuajti dëmtime dhe mungesë aktivizimi te Roma.

    Reprezentuesi kuqezi bëhet afrimi i katërt i Mallorcas në këtë merkato verore, pas transferimeve të portierit Bergstrom nga Chelsea, mesfushorit Pablo Torre nga Barcelona dhe sulmuesit Mateo Joseph nga Leeds United.

    Në Mallorcë, Kumbulla do të bashkohet edhe me sulmuesin nga Kosova, Vedat Muriqi, duke rritur dukshëm prezencën shqiptare në skuadrën ishullore, e cila synon të bëjë një sezon të fortë në La Liga.

  • Gjilani pret Ballkanin në sfidën që mbyll javën e parë të Albi Mall Superligës – Formacionet zyrtare

    Gjilani pret Ballkanin në sfidën që mbyll javën e parë të Albi Mall Superligës – Formacionet zyrtare

    Gjilani pret Ballkanin në sfidën që mbyll javën e parë të Albi Mall Superligës

    Ndeshja e fundit e javës së parë në Albi Mall Superligën e Kosovës do të zhvillohet sot (e hënë) në ora 16:30, ku Gjilani do të jetë nikoqir i Ballkanit, në një përballje që premton spektakël dhe rivalitet të fortë.

    Kampionati filloi të dielën me katër duele interesante, të cilat sollën disa rezultate surprizë dhe krijuan menjëherë atmosferë të zjarrtë konkurrimi.

    Sfida e sotme pritet të jetë e ashpër, pasi të dy skuadrat janë në kërkim të fitores së parë në këtë sezon të ri.

    Gjilani, i përforcuar me disa afrime të reja gjatë merkatos, synon të shfrytëzojë përparësinë e terrenit vendas për të nisur kampionatin me tri pikë. Ndërkohë, Ballkani do të kërkojë të rikthehet te fitoret, pas zhgënjimit në garat evropiane.

    Trajnerët Ardian Nuhiu (Gjilani) dhe Orges Shehi (Ballkani) kanë zgjedhur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

    Formacionet zyrtare:

    Gjilani: Laroshi, Thaçi, Krivanjeva, Adili, Ibrahimi, Boshnjaku, Bilalli, Rrahmani, Prapashtica, Basa, Aganspahiq.
    Ballkani: Iljazi, Smajli, Jashanica, Batarelo, Letaj, Deliu, Giovanni, Diene, Tolaj, Kryeziu, Serebë.

  • Edon Zhegrova në radarin e gjigantit italian Juventus,Lille kërkon 20 milionë euro

    Edon Zhegrova në radarin e gjigantit italian Juventus,Lille kërkon 20 milionë euro

    Ylli i Kombëtares së Kosovës Edon Zhegrova mund të transferohet tek gjiganti italian Juventus.
    Gazeta italiane Corriere Dello Sport bën të ditur se klubi francez Lille po kërkon 15 deri në 20 milionë euro,shumë kjo e përballueshme për ‘’Zonjën e Vjetër”nëse dëshiron shërbimet e yllit dardan.
    Përndryshe rivali i Lille Olympique Marseille ka kohë që ka shprehur interesim për Zhegrovën në javët e fundit,por një marrëveshje zyrtare në mes palëve ende nuk është arritur.
    Megjithatë mbetet të shihet në ditët në vijim sesi do të rrjedhin gjërat,se nëse Zhegrova do të mbesë tek Lille apo do të largohet në ndonjë topskuadër.

  • David De Gea sinjalizon rikthimin te Manchester United

    David De Gea sinjalizon rikthimin te Manchester United

    David De Gea ka lënë të kuptohet se një rikthim te Manchester United është i mundur, teksa klubi anglez po e shqyrton seriozisht këtë ide.

    Sipas The Sun, drejtuesit e United janë të interesuar për rikthimin e portierit spanjoll, i cili aktualisht është pjesë e Fiorentinës. Raportohet se 34-vjeçari ka një klauzolë në kontratën e tij me klubin italian që mundëson largimin për një shumë relativisht të ulët.

    Pas ndeshjes, De Gea publikoi një mesazh emocionues në rrjete sociale, duke shtuar spekulimet për një rikthim të mundshëm:

    “Ishte një moment magjik për mua dhe familjen time të rikthehesha në Old Trafford, shtëpia ime. Faleminderit nga zemra për mikpritjen dhe dashurinë. Për tifozët që nuk më braktisën kurrë – ndoshta rrugët tona do të kryqëzohen sërish.”

    De Gea ka qenë pjesë e Manchester United nga viti 2011 deri në 2023, duke regjistruar plot 545 paraqitje – një shifër që e rendit të shtatin në historinë e klubit për numrin më të madh të ndeshjeve të luajtura.

    Megjithatë, një mosmarrëveshje kontraktuale bëri që ai të largohej si lojtar i lirë në verën e vitit 2023, duke i hapur rrugën transferimit të Andre Onanas nga Interi për një shumë prej 43.8 milionë eurosh.

    Pas një sezoni pa klub, De Gea u rikthye në fushë verën e kaluar, kur nënshkroi me Fiorentinën, ku vazhdon të luajë edhe aktualisht.

  • Dani Olmo:Nuk dua të mbesë në stol tek Barcelona

    Dani Olmo:Nuk dua të mbesë në stol tek Barcelona

    Ardhja e Marcus Rashford tek Barcelona mund të hap konkurrencë tek yjet për një vend në formacionin bazë.
    Një ndër lojtarët që mund të ulet në stolin e ekipit të Hansi Flick është edhe Dani Olmo,i cili ka dhënë mesazh se dëshiron të luaj sa më shumë në ndeshjet e rëndësishme.
    Përndryshe Barcelona ka pasur probleme më parë me Dani Olmon,kjo për faktin se nuk mundej që ta regjistronte spanjollin në La Liga qëkur është transferuar nga RB Leipzig.
    Në anën tjetër ajo cka mund të ndodhë në ditët dhe javët në vijim është se nëse Olmo do të luaj 90 minuta,apo 27 vjecari do të mbesë në pankinën e kataluansve.
    Kujtojmë që Dani Olmo luajti për Barcelonën në xhiron e parë të La Ligës kundër Mallorcas,duke hyrë në fillim të pjesës së dytë për Fermin Lopez në fitoren 3:0.

  • Wayne Rooney kritikon ashpër Aleksandër Isakun për sjelljen e tij

    Wayne Rooney kritikon ashpër Aleksandër Isakun për sjelljen e tij

    Ish-kapiteni i Manchester United, Wayne Rooney, ka bërë debutimin e tij si komentator televiziv në Angli, duke dhënë komente të forta për sulmuesin suedez Aleksandër Isak.

    Rooney kritikoi hapur sjelljen e Isak, i cili aktualisht është në grevë, pasi refuzoi të luante për Newcastle në përpjekje për të detyruar një transferim te Liverpooli.

    “Refuzimi për t’u stërvitur do ta bëjë shumë të vështirë rikthimin e tij në fushë. Ai ka një problem me vetëbesimin dhe po ndjek rrugën e gabuar. Ndoshta nuk po këshillohet siç duhet. Klubi që përpiqet ta marrë, në këtë rast Liverpooli, duhet të pyesë veten nëse ky është lloji i lojtarit që ata duan – dikush që braktis shokët e ekipit dhe një klub të madh. Është një mundësi e mirë, por duhet të trajtohet siç duhet,” tha Rooney.

    Ish-futbollisti gjithashtu kujtoi kohën kur ai vetë kërkoi largimin nga United në vitin 2010, me interes nga Chelsea, duke theksuar dallimin thelbësor në sjellje: “Kur kërkova të largohem, nuk kam refuzuar kurrë të stërvitem ose të luaj. Sot lojtarët japin gjithçka për klubin dhe tifozët, por shohim një lojtar që refuzon të luajë, pavarësisht kontratës trevjeçare dhe pagës mbi 100,000 £ në javë. Kjo nuk mund të ndodhë.” tha në fund anglezi.

  • Igli Tare: Modriç te Milan, një transferim me vlerë – Mesfusha, çelësi i suksesit

    Igli Tare: Modriç te Milan, një transferim me vlerë – Mesfusha, çelësi i suksesit

    Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, foli për “Canale 5” për merkaton dhe theksoi se skuadra ka bërë një punë të mirë në mesfushë dhe ka rritur nivelin teknik.

    “Me Modriç, Jashari dhe Riçin, kemi krijuar një mesfushë më kreative dhe dominuese. Modriç është rritur si tifoz i Milanit dhe u bashkua me dëshirë. Ai sjell eksperiencë dhe kulturë fitoreje,” tha Tare.

    Ai shtoi se ekuilibri mes të rinjve dhe lojtarëve me eksperiencë është thelbësor për objektivat e klubit në Itali dhe Europë.

     

  • Superliga e Kosovës: Gjilani përballet me Ballkanin në ndeshjen e fundit të xhiros së parë

    Superliga e Kosovës: Gjilani përballet me Ballkanin në ndeshjen e fundit të xhiros së parë

    Elita e futbollit kosovar vazhdon sot pasdite me një përballje interesante mes Gjilanit dhe Ballkanit, që zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan.

    Kjo ndeshje shënon përmbylljen e xhiros së parë të sezonit të ri në Superligën e Kosovës, me të dyja skuadrat që synojnë ta nisin kampionatin me fitore.

    Gjilani ka qenë ndër skuadrat më aktive gjatë afatit kalimtar veror, duke sjellë përforcime të rëndësishme në ekip, ndërsa Ballkani – kampion i shumëfishtë në vitet e fundit – mbetet një kundërshtar serioz dhe i fortë.

    Një duel i fortë pritet sot, në një sezon që parashikohet të jetë mjaft konkurrues dhe emocionues.

    Ndeshja fillon në orën 16:30.