ATV

Category: Sport

  • Kombëtarja e Kosovës ka ftuar Baton Zabërgjen për dy ndeshjet e shtatorit

    Kombëtarja e Kosovës ka ftuar Baton Zabërgjen për dy ndeshjet e shtatorit

    Klubi ukrainas Metalist 1925 ka bërë të ditur se përforcimi i tyre i ri, Baton Zabërgja, është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës për dy ndeshjet e muajit shtator në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

    Zabërgja u prezantua zyrtarisht të martën te klubi ukrainas, pasi u transferua nga Dinamo City. Vetëm një ditë më pas, Metalist njoftoi se sulmuesi nga Vushtrria ka marrë thirrjen nga Kosova për dy sfidat e radhës eliminatore.

    “Futbollisti i sapoardhur në Metalist 1925, Baton Zabërgja, është ftuar në ekipin kombëtar të Kosovës për ndeshjet e shtatorit drejt Kupës së Botës 2026”, thuhej në njoftimin e klubit ukrainas.
    Kosova do ta nisë muajin me sfidën në udhëtim ndaj Zvicrës më 5 shtator, ndërkohë që tri ditë më vonë do të presë Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Kjo është hera e gjashtë që 24-vjeçari grumbullohet nga Dardanët, megjithatë deri tash ka luajtur vetëm në miqësoren ndaj Armenisë, ku regjistroi 82 minuta.

  • Sukses i ri për Federatën e Kosovës në Hendboll – Prishtina mikpret kampionatin mesdhetar për të reja

    Sukses i ri për Federatën e Kosovës në Hendboll – Prishtina mikpret kampionatin mesdhetar për të reja

    Pas pjesëmarrjes në Kampionatin Botëror U19 në Egjipt dhe organizimit me sukses të Kampionatit Evropian U17 për hendbolliste në Prishtinë, Federata e Hendbollit e Kosovës ka shënuar një tjetër arritje në arenën ndërkombëtare.

    Federatës së Kosovës i është besuar organizimi i Kampionatit të Hapur Mesdhetar për hendbolliste të reja, një ngjarje me peshë që mbledh ekipet kombëtare nga disa prej vendeve më të zhvilluara në hendboll në Evropë.

    Pritet që në këtë kampionat të marrin pjesë deri në 14 ekipe kombëtare dhe turneu do të zhvillohet nga 8 deri më 15 shkurt 2026 në Prishtinë dhe të drejtë pjesëmarrjeje do të kenë hendbollistet e lindura në vitin 2010.

    Ky do të jetë edicioni i 19-të i këtij kompeticioni. Edicioni i kaluar u mbajt në Podgoricë në shkurt të këtij viti, me pjesëmarrjen e 13 ekipeve, përfshirë Kosovën, Malin e Zi, Spanjën, Rumaninë, Sllovakinë, Kroacinë, Slloveninë, Italinë, Turqinë dhe të tjera.

    Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, e ka vlerësuar këtë si një sukses të jashtëzakonshëm:
    “Pas dy muajsh bisedimesh dhe kandidaturës për organizim, jemi përzgjedhur për të pritur këtë kampionat. Është një arritje e madhe për Kosovën dhe hendbollin tone pasiqë për herë të parë një federatë sportive në vendin tonë organizon një Kampionat Mesdhetar. Ky aktivitet do të shërbejë si provë gjenerale për Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’

    Organizimi i Kampionatit Mesdhetar bëhet nga Konfederata Mesdhetare e Hendbollit, që përfshin vendet përreth rajonit të Mesdheut.

  • Roma godet fuqishëm në merkato: Leon Bailey zyrtarisht pjesë e “Giallorossëve”

    Roma godet fuqishëm në merkato: Leon Bailey zyrtarisht pjesë e “Giallorossëve”

    Skuadra e Romës ka bërë një lëvizje të rëndësishme në afatin kalimtar të verës, duke forcuar repartin ofensiv me një emër të njohur nga Premier League.

    Klubi nga kryeqyteti italian ka zyrtarizuar huazimin e sulmuesit anësor Leon Bailey nga Aston Villa, me të drejtë blerjeje në fund të sezonit. Ky transferim konsiderohet si një përforcim strategjik për ambiciet e Romës në garat vendore dhe ato evropiane.

    Bailey, i cili do të mbajë fanellën me numrin 31 te “Giallorossët”, pritet të sjellë shpejtësi, kreativitet dhe përvojë ndërkombëtare në krahët e sulmit. Gjatë karrierës së tij, në të gjitha kompeticionet, 27-vjeçari ka regjistruar 76 gola në 377 paraqitje – një statistikë që dëshmon për kontributin e tij të vazhdueshëm në fushë.

    Ky është një hap i madh për Romën, që duket se është e vendosur të rikthehet fuqishëm në elitën e futbollit italian dhe evropian.

  • Në skenë Shaqiri – Një hap larg fazës së grupeve të Champions League

    Në skenë Shaqiri – Një hap larg fazës së grupeve të Champions League

    Sonte luhen katër ndeshje të tjera të fazës së “play-off”-it në UEFA Champions League, ku ekipet do të luftojnë për një vend të vlefshëm në fazën e grupeve të kompeticionit më prestigjioz evropian për klube.

    Në qendër të vëmendjes është përballja mes Baselit dhe Copenhagenit, dy skuadra me përvojë në garat evropiane. Përfaqësuesi shqiptar Xherdan Shaqiri, i cili mban fanellën e Baselit, synon rikthimin në Ligën e Kampionëve bashkë me bashkëlojtarët e tij. Megjithatë, për ta arritur këtë objektiv, ata duhet të kalojnë pengesën e fortë që paraqet skuadra daneze e Copenhagenit, përmes dy takimeve vendimtare.

    Ndeshja e parë zhvillohet sonte në “St. Jakob-Park” të Baselit, duke nisur nga ora 21:00, me pritshmëri të larta dhe atmosferë të zjarrtë në tribunat e stadiumit.

    Përveç kësaj sfide, do të luhen edhe tri ndeshje të tjera shumë interesante:

    Bodo/Glimt – Sturm Graz

    Celtic – Kairat Almaty

    Fenerbahçe – Benfica

    Të gjitha këto përballje pritet të jenë mjaft konkurruese dhe fillojnë nga ora 21:00. /ATVLIVE.TV

  • MOHAMED SALAH THYEN REKORDIN, SHPALLET “LOJTARI I VITIT” NGA PFA PËR HERË TË TRETË

    MOHAMED SALAH THYEN REKORDIN, SHPALLET “LOJTARI I VITIT” NGA PFA PËR HERË TË TRETË

    Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka shkruar sërish histori, duke u shpallur Lojtari i Vitit nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë në Angli, pas një sezoni të jashtëzakonshëm 2024/25.
    Egjiptiani udhëhoqi Liverpoolin drejt titullit kampion, duke shënuar 29 gola dhe fituar për herë të katërt Këpucën e Artë në Premier League.

    Përveç golave, Salah regjistroi edhe 18 asistime, një shifër që në historinë e Premier League është tejkaluar vetëm nga Kevin De Bruyne dhe Thierry Henry.

    Me këtë çmim, Salah bëhet lojtari i parë që e fiton për herë të tretë këtë vlerësim prestigjioz, dhe është përfshirë edhe në Ekipin e Vitit së bashku me shokët e skuadrës Virgil van Dijk, Ryan Gravenberch dhe Alexis Mac Allister.

    “Është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Falënderoj të gjithë ata që votuan për mua. Të arrish diçka të tillë në moshën 33-vjeçare është e pabesueshme,” u shpreh Salah pas marrjes së çmimit.

    Një vit më parë, çmimi i shkoi Phil Foden të Manchester Cityt, por këtë sezon Salah u rikthye në majë, duke forcuar statusin e tij si një ndër figurat më të mëdha të futbollit modern.

    Në kategoritë e tjera, Morgan Rogers i Aston Villa u shpall Lojtari i Ri i Vitit.

    Ndërsa në futbollin e femrave, Mariona Caldentey e Arsenalit fitoi çmimin për Lojtaren e Vitit. Shoqja e saj e skuadrës, Olivia Smith, u nderua me çmimin për Lojtaren e Re të Vitit.

  • FC Metalist 1925 zyrtarizon transferimin e Baton Zabërgjës

    FC Metalist 1925 zyrtarizon transferimin e Baton Zabërgjës

    FC Metalist 1925 ka zyrtarizuar përforcimin më të ri në repartin ofensiv, duke firmosur me sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Baton Zabërgja. Marrëveshja është lidhur në formulën 3+1 vjet, ndërsa lojtari do të mbajë fanellën me numrin 72 në klubin ukrainas.

    24-vjeçari nga Vushtrria e nisi karrierën te klubi i qytetit të tij, më pas u aktivizua me Drenicën dhe Gjilanin. Në vitin 2023, ai u transferua në Superligën shqiptare, ku u bashkua me Dinamo City.

    Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Zabërgja u shndërrua në një nga figurat kyçe të Dinamos, duke luajtur 83 ndeshje, shënuar 23 gola dhe dhënë 18 asiste. Ai kontribuoi në fitimin e Kupës së Shqipërisë për sezonin 2024/25 dhe ndihmoi ekipin të renditej në vendin e tretë në kampionat.

    Në arenën ndërkombëtare, Zabërgja bëri debutimin me Kosovën këtë verë, si titullar në miqësoren ndaj Armenisë — një përvojë që pritet të ndikojë pozitivisht në aventurën e tij të re në Ukrainë.

    Ky transferim shënon një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, ku Zabërgja do të synojë të shfaqë potencialin e tij si një nga lojtarët më premtues të futbollit kosovar.

  • ME NJË LOJTAR MË PAK, AL NASSR KALON NË FINALE TË SUPER CUPËS ARABE

    ME NJË LOJTAR MË PAK, AL NASSR KALON NË FINALE TË SUPER CUPËS ARABE

    Ekipi i Cristiano Ronaldos, Al Nassr, ka mposhtur në gjysmëfinale të Super Kupës Arabe, skuadrën Al Ittihad të Karim Benzemës me rezultat 2-1.

    Sadio Mane ishte protagonisti i pjesës së parë. Ai shënoi në minutën e 10’, për 1-0.

    Nga ana tjetër, Bergwijn i Al Ittihad arriti që të barazoj shifrat në minutën e 16’.

    Megjithatë, senegalezi Mane, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 25’, duke e lënë ekipin e tij me një lojtar më pak në pjesën e mbetur të ndeshjes.

    Në pjesën e dytë, Joao Felix, kaloi në epërsi ekipin e tij, Al Nassr. Kur po luhej minuta e 61’ ai gjeti rrjetën, pas një asisti nga Cristiano Ronaldo.

    Portugezi shënoi edhe pas pesë minutash, por goli u anulua për arsye të një fouli të shkaktuar në mesfushë.

    Me këtë fitore Al Nassr kaloi në finale të Super Kupës, ku pret fituesin e duelit, Al Ahli – Al Qadisiya. / ATVLIVE.TV

  • Zymer Bytyqi largohet zyrtarisht nga CSKA Sofia

    Zymer Bytyqi largohet zyrtarisht nga CSKA Sofia

    CSKA Sofia ka konfirmuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin e Kosovës, Zymer Bytyqi. Klubi bullgar njoftoi se palët kanë arritur një marrëveshje të përbashkët për prishjen e kontratës, duke i dhënë fund aventurës së 27-vjeçarit në Superligën bullgare.

    Në deklaratën e publikuar në platformat zyrtare, CSKA thekson:

    “Futbollisti ofensiv Zymer Bytyqi nuk është më pjesë e skuadrës së parë. Sot klubi dhe lojtari ndërprenë marrëdhënien kontraktuale me dakordësi të ndërsjellë. Me fanellën e kuqe, ai zhvilloi 20 ndeshje dhe realizoi 5 gola. CSKA i uron sukses në të ardhmen.”

    Bytyqi iu bashkua gjigantit bullgar në vitin 2023, ndërsa tashmë mbetet lojtar i lirë në pritje të sfidës së radhës në karrierën e tij.

  • Dy legjenda në FFK: Agim Ademi mirëpret Fadil dhe Xhevdet Muriqin

    Dy legjenda në FFK: Agim Ademi mirëpret Fadil dhe Xhevdet Muriqin

    Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka pritur në takim vëllezërit Fadil dhe Xhevdet Muriqi, të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit tonë.

    Vetë Ademi shkruan:
    ” Takimet me vëllezërit Muriqi janë gjithmonë të veçanta, sepse përveç kujtimeve të bukura, ato sjellin edhe reflektim mbi rrugën që ka kaluar futbolli ynë nga periudhat sfiduese e deri tek progresi i sotëm.”

    Në këtë takim, ishte i pranishëm edhe bashkëlojtari dhe bashkëpunëtori i tyre, Abdyl Bellopoja.

  • ZBULOHEN KUNDËRSHTARËT E KB PEJËS DHE KB PRISHTINËS NË LIGËN EVROPIANE TË VERIUT NË BASKETBOLL (ENBL)

    ZBULOHEN KUNDËRSHTARËT E KB PEJËS DHE KB PRISHTINËS NË LIGËN EVROPIANE TË VERIUT NË BASKETBOLL (ENBL)

    Dy skuadrat kosovare, Peja dhe Sigal Prishtina, kanë mësuar kundërshtarët e tyre për edicionin e pestë të Ligës Evropiane të Veriut në Basketboll, një garë ku këtë sezon do të marrin pjesë 27 ekipe nga e gjithë Evropa e vetëm 16 prej tyre do të sigurojnë një vend në fazën eliminatore.

    Për KB Pejën kjo do të jetë hera e parë që merr pjesë në këtë kompeticion, ndërsa Sigal Prishtina rikthehet për herë të dytë.

    Sezoni i ri i ENBL-së nis më 23 shtator 2025 dhe pritet të përfundojë në prill 2026. Çdo ekip do të zhvillojë gjithsej tetë ndeshje në fazën e grupeve, katër si vendas dhe katër si mysafirë.

    Kundërshtarët e KB Pejës janë: Riga Zeli (Letoni), BC Iraklis (Greqi), Newcastle Eagles (Britani e Madhe), BC Spartak Sleven (Bullgari), BK Olomoucko (Çeki), Dziki Warszawa (Poloni), KK Dubrava (Kroaci) dhe një ekip shtesë që do të caktohet nga organizatorët.

    Ndërsa KB Sigal Prishtina do të përballet me: BK Opava (Çeki), Gimle Basket (Norvegji), Brussels Basketball (Belgjikë), Slovan Bratislava (Sllovaki), Tindastoll Saudarkrokur (Islandë), Keila Coolbet (Estoni), Manchester Basketball (Britani e Madhe) dhe një skuadër nga Kroacia.

    Me dy ekipe pjesëmarrëse në këtë garë prestigjioze, basketbolli kosovar synon të dëshmojë cilësinë dhe traditën e tij në arenën evropiane. /ATVLIVE.TV