ATV

Category: Sport

  • Suedia publikon listën e futbollistëve për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Kosovës

    Suedia publikon listën e futbollistëve për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Kosovës

    Kombëtarja e Suedisë ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e para kualifikuese për Kupën e Botës 2026, ku do të përballet me Slloveninë dhe Kosovën.

    Skuadra skandinave do të luajë në muajin shtator fillimisht ndaj Sllovenisë në shtëpi, për të udhëtuar më pas drejt Prishtinës ku do të përballet me Kosovën.

    Përzgjedhësi i Suedisë, Jon Dahl Tomasson, ka ftuar 24 futbollistë për këto sfida të rëndësishme.

    Në mesin e të ftuarve janë disa nga emrat më të njohur të ekipit si Alexander Isak, Viktor Gyökeres, Anthony Elanga, Lucas Bergvall dhe Isak Hien.

    Megjithatë, mungon mesfushori shqiptar Besfort Zeneli, i cili më herët kishte zgjedhur të përfaqësonte Suedinë në vend të Kosovës.

    Më poshtë gjeni listën e plotë të lojtarëve të ftuar nga përzgjedhësi suedez për dy përballjet e shtatorit.

  • Maqedonia e Veriut zhvillon dy sfidat e para të shtatorit – të ftuar pesë shqiptarë, debuton Ramadani

    Maqedonia e Veriut zhvillon dy sfidat e para të shtatorit – të ftuar pesë shqiptarë, debuton Ramadani

    Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut do të zhvillojë dy ndeshje në fillim të muajit shtator në kuadër të kalendarit ndërkombëtar, njëra miqësore dhe tjetra e vlefshme për kualifikimet e Botërorit.

    Skuadra e drejtuar nga trajneri Bllagoja Milevski do të përballet më 4 shtator me Arabinë Saudite, në një ndeshje miqësore që do të luhet në Pragë të Çekisë. Ndërkohë, më 7 shtator, Maqedonia e Veriut do të presë në Shkup përfaqësuesen e Lihtenshtajnit, në një takim zyrtar kualifikues.

    Për këtë grumbullim, trajneri Milevski ka përzgjedhur 26 futbollistë, mes të cilëve spikasin disa emra të njohur të lojtarëve shqiptarë: kapiteni Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Visar Musliu, Isnik Alimi dhe Lirim Qamili.

    Një nga lajmet më pozitive për futbollin vendor vjen nga Shkëndija e Tetovës, pasi Reshat Ramadani është ftuar për herë të parë në përfaqësuesen A. Mesfushori 22-vjeçar shpërblehet për paraqitjet e mira me klubin e tij, duke u konsideruar si një nga prurjet më premtuese në kombëtare.

    Po ashtu, debutues është edhe Elmir Rastoder, futbollist i klubit zviceran Thun, i cili do ta veshë për herë të parë fanellën kuqeverdhë të përfaqësueses./ATVLIVE.TV

  • KB Drita rikthehet në Ligën e Parë të Kosovës

    KB Drita rikthehet në Ligën e Parë të Kosovës

    Federata e Basketbollit e Kosovës ka miratuar kërkesën e Klubit të Basketbollit Drita nga Gjilani, për t’u inkuadruar në Ligën e Parë të Meshkujve për edicionin 2025/26. Kjo pasi klubi ka plotësuar kriteret e licensimit dhe garimit.

    Ky vendim u zyrtarizua në mbledhjen e 21 gushtit, ku në pikën 6 të saj u theksua se qëllimi është zhvillimi i basketbollit në rajonin e Gjilanit.

    Një emër me histori në basketbollin kosovar si, KB Drita, dhe dikur pjesë e Superligës, nuk ka arritur të gjejë stabilitetin e munguar gjatë viteve të fundit. Mirëpo, drejtuesit aktualë po synojnë që përmes këtij rikthimi të ringjallin edhe interesimin e qytetit për lojën mes dy koshave.

    Tashmë, tifozët gjilanas do të kenë rastin të shohin sërish ekipin e tyre në skenën garuese, me shpresën që ky rikthim të jetë fillimi i një epoke të re për klubin./ATVLIVE.TV

  • Transferimi i Lucas Vázquez: Leverkusen zyrtarizon blerjen e sezonit

    Transferimi i Lucas Vázquez: Leverkusen zyrtarizon blerjen e sezonit

    Ekipi gjerman Bayer Leverkusen ka konfirmuar nënshkrimin me anësorin spanjoll Lucas Vázquez, i cili ka firmosur për dy sezonet e ardhshme.

    Nga Real Madridi 33-vjeçari u largua në korrik të këtij viti, me përfundimin e kontratës pas Kupës së Botës për Klube dhe Vázquez zgjodhi Leverkusenin përpara ofertave të tjera, përfshirë ato nga Arabia Saudite.

    Transferimi i tij vjen në një periudhë ndryshimesh te skuadra gjermane, që po ristrukturohet pas largimit të trajnerit Xabi Alonso drejt Real Madridit dhe shitjes së mbrojtësit Jonathan Clauss te Nice për shkak të çështjeve financiare.

    Spanjolli sjell përvojë të jashtëzakonshme, me një dekadë te ekipi i parë i Real Madridit dhe një sezon huazimi te Espanyol në 2014–15. Ai ka zhvilluar 310 ndeshje në La Liga ku ka shënuar 29 gola dhe numëron 77 paraqitje në Ligën e Kampionëve, me katër gola të shënuar.

    Në koleksionin e trofeve përfshihen pesë Kupa të Evropës, katër tituj të La Ligës, një Copa del Rey, katër Kupa të Botës për Klube së bashku me Superkupa vendore dhe ndërkombëtare.

    Leverkusen ka larguar 17 lojtarë këtë verë dhe po ndërton një ekip të ri të fokusuar në talentet e reja, shumica nën 25 vjeç, por përvoja dhe fleksibiliteti i Vázquez pritet të jenë të rëndësishme në objektivat e klubit në Bundesligë dhe arenën evropiane./ATVLIVE.TV

  • Ardit Tahiri transferohet te HJK Helsinki në formë huazimi me të drejtë blerjeje

    Ardit Tahiri transferohet te HJK Helsinki në formë huazimi me të drejtë blerjeje

    Sulmuesi i talentuar i KF Llapit, Ardit Tahiri, është zyrtarizuar si përforcimi më i ri i HJK Helsinki, klubi më i suksesshëm në historinë e futbollit finlandez. 22-vjeçari i bashkohet ekipit nordik në formë huazimi për një sezon, me një opsion blerjeje të përfshirë në marrëveshje qw wshtw një tregues i qartë i besimit që finlandezët kanë ndaj potencialit të tij.

    Tahiri është një profil sulmuesi modern, që kombinon fuqinë fizike, shkathtësinë teknike dhe efikasitetin në zonë. Ai shquhet për prezencën imponuese në duelet ajrore, ndërsa është po aq i rrezikshëm edhe me topin në këmbë, falë aftësisë për të përfunduar aksionet në mënyra të ndryshme.

    “Jam jashtëzakonisht i lumtur që i bashkohem ekipit Helsink. Është një hap i madh për mua të luaj për klubin më të madh në Finlandë. Synimi im është të ndihmoj skuadrën të arrijë objektivat, veçanërisht fitimin e kampionatit. Do të jap maksimumin tim për këtë fanellë,” – deklaroi Tahiri në prezantimin zyrtar.

    Pas një sezoni të shkëlqyer me KF Llapin në Superligën e Kosovës, ku shënoi 16 gola në 33 ndeshje, Tahiri tërhoqi vëmendjen e klubeve të huaja me paraqitjet e tij vendimtare. Ai konsiderohet gjerësisht si një nga sulmuesit më premtues të gjeneratës së re në futbollin kosovar.

    Karriera e tij nisi që në moshë të re me KF Besa Pejë, ku debutoi në elitën e futbollit të Kosovës gjatë sezonit 2020/21, duke shënuar 9 gola në sezonin e tij të parë si profesionist. Më pas kaloi te FC Drita, ku vazhdoi formën pozitive duke regjistruar një tjetër sezon me 9 gola.

    Në vitin 2024, ai kaloi për një përvojë të shkurtër në Shqipëri me Dinamo City, ku qëndroi për gjashtë muaj, përpara se të rikthehej në Kosovë dhe të firmoste me KF Llapin, klub në të cilin e pati sezonin më produktiv të karrierës deri më tani./ATVLIVE.TV

  • Pafos, Bodo/Glimt dhe Kairat shkruajnë historinë – sonte edhe katër ndeshje vendimtare në fazën e grupeve të Champions League

    Pafos, Bodo/Glimt dhe Kairat shkruajnë historinë – sonte edhe katër ndeshje vendimtare në fazën e grupeve të Champions League

    Tre skuadra – Pafos nga Qiproja, Bodo/Glimt nga Norvegjia dhe Kairat nga Kazakistani – siguruan për herë të parë në historinë e tyre kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, duke mbyllur me sukses raundin play-off.

    Pafos eliminoi Crvena Zvezdën me rezultat të përgjithshëm 3-2.

    Kairat Almaty pas penaltive eliminoi ekipin skoces Celtic.

    Ndërsa Bodo/Glimt me rezultat të përgjithshëm 6-2 largoi nga gara ekipin austriak Sturm Graz.

    Ndërkohë, emocionet e raundit play-off do të vazhdojnë edhe sonte me ndeshje të tjera vendimtare, ku priten të mësohen emrat e skuadrave të fundit që do të plotësojnë fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për këtë sezon.

    18:45| Qarabag – Ferencvaros (3-1)

    21:00| Benfica – Fenerbahce (0:0)

    21:00| Club Brugge – Rangers (3-1)

    21:00| FC Copenhagen – Basel (1-1) /ATVLIVE.TV

  • Edon Zhegrova bëhet shtetas shqiptar, merr pasaportën nga Presidenti Begaj

    Edon Zhegrova bëhet shtetas shqiptar, merr pasaportën nga Presidenti Begaj

    Edon Zhegrova, sulmuesi shqiptar që përfaqëson Kombëtaren e Kosovës, është pajisur së fundmi me shtetësi shqiptare. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka dhënë atij pasaportën shqiptare, duke e bërë zyrtarisht shtetas të Shqipërisë.

    Lajmi është bërë i ditur edhe nga vetë futbollisti, ku në rrjetet sociale është publikuar një fotografi ku Zhegrova shihet me dokumentin e ri të identitetit.

    Ky hap shihet si një “bonus” për karrierën e tij, sidomos në raport me një transferim të mundshëm në Serie A. Sipas burimeve pranë lojtarit, afërsia me një kalim te Juventus mund të konkretizohet më lehtë, pasi tashmë ai nuk do të konsiderohet më si lojtar i huaj në kampionatin italian – një avantazh i rëndësishëm për klubet që ndjekin rregulla strikte për numrin e të huajve.

  • Ancelotti lë jashtë Neymarin: I emocionuar për debutimin me Brazilin në Maracanã kundër Kilit

    Ancelotti lë jashtë Neymarin: I emocionuar për debutimin me Brazilin në Maracanã kundër Kilit

    Carlo Ancelotti, trajneri i ri i Kombëtares së Brazilit, ka shpallur listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026, duke lënë jashtë yllin Neymar Jr., i cili është i lënduar.

    Në konferencën për shtyp, Ancelotti u shpreh i emocionuar për ndeshjen e parë në krye të “Seleçaos”, që do të zhvillohet në stadiumin legjendar “Maracanã”.

    “Është e qartë se jam shumë i emocionuar që do të drejtoj Brazilin për herë të parë në Maracanã”, tha tekniku italian.

    Brazili do të përballet me Kilin më 4 shtator në Maracanã, ndërsa më 9 shtator do të luajë në “El Alto” kundër Bolivisë.

    Ish-trajneri i Real Madridit shpreson në përmirësim të mëtejshëm të skuadrës pas dy ndeshjeve të muajit qershor ndaj Ekuadorit dhe Paraguait, nga të cilat doli me një fitore dhe një barazim.

    “Ekipi mund të përmirësohet në aspektin e cilësisë së lojës dhe intensitetit. Kemi kohë për këtë, edhe pse jam i kënaqur me atë që pamë kundër Paraguait”, shtoi Ancelotti.

    Ai deklaroi se nuk ka hasur asnjë vështirësi në ambientimin me realitetin e ri në Amerikën Jugore.

    “Atmosfera në kombëtare është shumë pozitive, e ngrohtë dhe familjare. Kam gjetur organizim të mirë dhe përgatitje të lartë, prandaj nuk kemi pasur asnjë problem”, theksoi ai.

    Një nga mungesat më të mëdha në këtë grumbullim është Neymar Jr., i cili aktualisht është i lënduar. Ancelotti sqaroi se mosftesa e tij nuk ka të bëjë me zgjedhje taktike.

    “Neymarin e njoh mirë, nuk kam nevojë ta testoj”, u shpreh ai.

    Në vend të tij, është ftuar Wesley, mbrojtësi i djathtë i Romës, i cili spikati fundjavën e kaluar me një gol në “Olimpico”.

    Ancelotti theksoi se këto dy ndeshje do t’i shfrytëzojë për të njohur më mirë lojtarët që nuk ka pasur mundësi t’i shohë nga afër.

  • “Warner Bros”do sjell një film mbi historinë e draftit të Kobe Bryant

    “Warner Bros”do sjell një film mbi historinë e draftit të Kobe Bryant

    “Warner Bros” ka blerë të drejtat për një skenar filmi që do të përqendrohet tek një nga momentet më vendimtare të karrierës së Kobe Bryant – dita e draftit të vitit 1996.
    Projekti, me titull të përkohshëm “Me Zgjedhjen e 8-të”, do të tregojë sesi New Jersey Nets hezituan të merrnin Bryant dhe zgjodhën Kerry Kittles, duke i hapur rrugën që Kobe të përfundonte tek Los Angeles Lakers pas një shkëmbimi me Charlotte Hornets.

    Edhe pse jeta dhe karriera e Bryant do të meritonin një film shumë të gjatë, ky projekt do të fokusohet vetëm në atë moment që ndryshoi historinë e NBA-së.
    Më herët, Kobe kishte fituar edhe një Oscar me filmin e shkurtër “Dear Basketball”, duke dëshmuar lidhjen e tij të fortë me kinemanë.
    Legjenda e Lakers, që u nda tragjikisht nga jeta në vitin 2020, do të kishte mbushur 47 vjeç këtë gusht.

  • Dimal Basha, nga fusha e futbollit në krye të Parlamentit

    Dimal Basha, nga fusha e futbollit në krye të Parlamentit

    Dimal Basha, emër i njohur në qytetin e Ferizajt si ish-futbollist i FC Ferizaj dhe pjesëmarrës aktiv në ndeshjet e veteranëve të këtij klubi, tashmë ka marrë një tjetër rol të rëndësishëm në jetën publike – është zgjedhur Kryetar i Parlamentit të Kosovës.

    I lindur më 12 tetor 1979 në Prishtinë, Basha jeton dhe vepron në Ferizaj. Gjatë karrierës së tij është dalluar jo vetëm në sport, por edhe në arsim dhe shërbim publik.

    Në vitet e fundit, Basha është parë shpesh në aktivitete sportive, duke marrë pjesë në turne futbolli dhe ndeshje të veteranëve të FC Ferizaj, duke ruajtur kështu lidhjen e ngushtë me klubin ku dikur kishte shkëlqyer si futbollist. Ai shpesh ndan kujtime me ish-bashkëlojtarë dhe legjenda të skuadrës ferizajase.

    Zgjedhja e tij në krye të Parlamentit shënon një moment të rëndësishëm, ku një ish-sportist i përkushtuar ngjitet në një nga pozitat më të larta të shtetit. Dimal Basha u zgjodh deputet si pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. /ATVLIVE.TV