ATV

Category: Sport

  • UEFA ndryshon orarin: Finalja e Champions League nis në ora 18:00

    UEFA ndryshon orarin: Finalja e Champions League nis në ora 18:00

    Shtëpia më e madhe e futbollit Europian, UEFA ka ndryshuar orarin e finales së madhe të Ligës së Kampionëve.

    Ndeshja finale nga sezoni 2025/26 do të nis në ora 18:00 dhe jo nga ora 21:00 siç ishte traditë.

    Këtë sezon finalja zhvillohet në Budapest.

    Ky vendim vjen për të përmirësuar dukshëm shikueshmërinë. Përveç kësaj, tifozët do të kenë mundësi të festojnë dhe të diskutojnë rreth saj.

    Sot nga ora 18:00 hidhet edhe shorti i fazës së ligës për sezonin e ri të Ligës së Kampionëve.

  • Alcaraz e Sabalenka vazhdojnë sigurt rrugën në US Open

    Alcaraz e Sabalenka vazhdojnë sigurt rrugën në US Open

    Në New York ka nisur raundi i dytë i Grand Slam të US Open në tenis.

    Spanjolli Carlos Alcaraz, numri 2 në botë, fitoi 3-0 (6-1, 6-0, 6-3) ndaj italianit M.Belluci.

    Një biletë për më tej siguruan edhe tenistët amerikanë: Taylor Fritz, Francis Tiafoe dhe Ben Shelton.

    Te femrat, numri 1 në botë, tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka, fitoi 2-0 (7-6, 6-2) ndaj ruses P.Kudermetova. Më tej avancoi edhe Jessica Pegula e Amerikës, britanikja Emma Raducanu dhe italiania Jasmine Paolini.

    Tenistet që ndodhen në “Top-15” për në raundin e tretë u kualifikuan edhe Emma Navarro e Amerikës, Mirra Andreeva e Rusisë, bjellorusja tjetër Victoria Azarenka dhe kazakja Elena Rybakina.

  • Zvicra publikon listën për kualifikimet e Botërorit 2026 – Xhaka dhe Jashari përballë Kosovës

    Zvicra publikon listën për kualifikimet e Botërorit 2026 – Xhaka dhe Jashari përballë Kosovës

    Selektori i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet kualifikuese të muajit shtator, në kuadër të Kampionatit Botëror 2026.

    Në mesin e të ftuarve janë edhe dy futbollistët me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Ardon Jashari.

    Të dy pritet të jenë titullarë në sfidën kundër Kosovës, e cila do të zhvillohet më 5 shtator në Basel. Kjo ndeshje është pjesë e kualifikimeve për Botërorin që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

    Pas sfidës me Kosovën, Zvicra do të përballet me Slloveninë më 8 shtator.

    Nën drejtimin e kapitenit Xhaka, helvetikët synojnë të sigurojnë një vend në turneun më të madh të futbollit botëror. Ndërkohë, Ardon Jashari pritet të japë kontribut të rëndësishëm në këto ndeshje, pas transferimit të bujshëm te Milani disa javë më parë.

    Zvicra dhe Kosova janë përballur tri herë më parë, të gjitha përballjet kanë përfunduar në barazim. Takimi i radhës do të jetë i katërti mes dy kombëtareve. /ATVLIVE.TV

  • Pas Avdullahut, edhe Hajdari drejt Kosovës? Zvicra në alarm

    Pas Avdullahut, edhe Hajdari drejt Kosovës? Zvicra në alarm

    Futbolli zviceran është tronditur së fundmi pas vendimit të Leon Avdullahut për të braktisur Kombëtaren e Zvicrës dhe për t’iu bashkuar Kombëtares së Kosovës. Ky vendim befasues ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin sportiv zviceran, ndërsa tani duket se një tjetër futbollist i talentuar është pranë ndjekjes së të njëjtit drejtim.

    Sipas të përditshmes zvicerane Blick, Federata e Futbollit të Kosovës është në bisedime për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të ri, Albian Hajdari, aktualisht pjesë e skuadrës gjermane Hoffenheim. Hajdari, i cili është vetëm 22 vjeç, ka luajtur deri më tani vetëm në ndeshje miqësore me ekipin kombëtar të Zvicrës, gjë që i lejon rregulloret e FIFA-s të ndryshojë përfaqësimin kombëtar dhe të zgjedhë Kosovën.

    Por, sipas trajnerit Murat Yakin janë duke punuar në këtë drejtim:

    “Nuk e përfshimë në ndeshjet e shtatorit, për këtë kemi rënë dakord. E kemi një plan për të, por do ta trajtojmë këtë pas ndeshjeve të shtatorit”, u shpreh selektori Yakin.

    Ky zhvillim ka shkaktuar shqetësim në kampin helvetik, pasi mund të jetë largimi i tretë i një lojtari të ri brenda një kohe shumë të shkurtër. Përveç Avdullahut, edhe Eman Kospo vendosi së fundmi të refuzojë Zvicrën për të përfaqësuar Bosnje e Hercegovinën.

    Ndërkohë, Leon Avdullahu pritet të marrë ftesën e parë nga Kosova për ndeshjet e muajit shtator, ku “Dardanët” do të përballen pikërisht me Zvicrën dhe Suedinë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. /ATVLIVE.TV

  • Arbnor Muja rikthehet nga Turqia në Belgjikë, nënshkuan me Sint-Truidense V.V.

    Arbnor Muja rikthehet nga Turqia në Belgjikë, nënshkuan me Sint-Truidense V.V.

    Sint-Truiden VV ka konfirmuar transferimin e sulmuesit anësor, Arbnor Muja, nga Samsunspor, në formë huazimi për një sezon, me të drejtë blerjeje.

    Muja e nisi karrierën e tij në Kosovë, duke kaluar më pas në huazim te Braunschweig në Gjermani dhe KF Skënderbeu në Shqipëri. Ai u afirmua te KF Trepça ’89, nga ku më pas u transferua te FC
    Drita në një ndër klubet më të suksesshme të futbollit kosovar.

    Performancat e tij mbresëlënëse në Ligën e Konferencës me Dritën tërhoqën vëmendjen e Antwerp-it, që e afroi në verën e vitit 2022.

    Me klubin belg, 26 vjeçari fitoi titullin kampion në Jupiler Pro League dhe Kupën Croky, duke u bërë një element i rëndësishëm në formacion. Në shkurt të vitit 2024, ai u bashkua me skuadrën turke Samsunspor, ku vazhdoi me paraqitje të qëndrueshme dhe në nivel të lartë.

    “Ende i kujtoj mirë ndeshjet kundër Sint Truiden VV. Dy herët që luajta në Stayen, ndjeva menjëherë pasionin dhe besnikërinë e tifozëve. Ky entuziazëm më motivon si lojtar dhe do të jap gjithçka për të shpërblyer mbështetjen e tyre me gola dhe asistime,” u shpreh Muja pas prezantimit.

    Në karrierën e tij deri më tani, mitrovicasi ka zhvilluar 226 ndeshje zyrtare, ka realizuar 40 gola dhe ka dhënë 24 asistime. Ai gjithashtu ka regjistruar pesë paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë. /ATVLIVE.TV

  • Drita në kërkim të kualifikimit historik në garat evropiane – përballja vendimtare sonte ndaj Differdange

    Drita në kërkim të kualifikimit historik në garat evropiane – përballja vendimtare sonte ndaj Differdange

    Kampionia e Kosovës, Drita, do të synojë sonte kualifikimin historik në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, një arritje që do të shkruante faqe të re në historinë e klubit dhe futbollit kosovar në përgjithësi.

    Skuadra nga Gjilani do të përballet në ndeshjen e kthimit të “play-off”-it me skuadrën luksemburgase Differdange, në një duel që do të zhvillohet në stadiumin e këtij të fundit në Luksemburg, me fillim nga ora 20:00.

    Në sfidën e parë, të zhvilluar javën e kaluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Drita arriti një fitore të rëndësishme me rezultat 2:1, duke krijuar një avantazh të lehtë por të çmuar për përballjen e kthimit.

    Kjo nuk është hera e parë që gjilanasit përballen me Differdange. Kujtojmë se Drita e kishte eliminuar këtë skuadër edhe në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve duke e mposhtur në të dyja përballjet. Sonte, skuadra e trajnerit Zekirija Ramadani do të kërkojë fitoren e katërt radhazi ndaj këtij kundërshtari dhe, më e rëndësishmja, një vend në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës – për herë të parë në historinë e saj.

    Deri më sot, vetëm një skuadër nga Kosova, Ballkani, ka arritur të kalojë deri në këtë fazë të turneut, dhe atë dy herë radhazi. Tani, Drita është vetëm një hap larg që të bëhet klubi i dytë kosovar që arrin në një kompeticion të tillë prestigjioz evropian.

    Ndërkohë, emocione të mëdha priten edhe nga klubet tjera shqiptare në garat evropiane. Shkëndija e Tetovës do të luajë sonte ndeshjen vendimtare në kuadër të “play-off”-it të Ligës së Evropës ndaj skuadrës bullgare Ludogorets.
    Kuqezinjtë nga Tetova e fituan ndeshjen e parë në Shkup me rezultat 2:1 dhe tani do të udhëtojnë drejt Bullgarisë për të mbrojtur këtë avantazh të vlefshëm. Një kualifikim në fazën e grupeve të Europa League do të ishte një sukses i jashtëzakonshëm për klubin maqedonas.

    Ndërkaq, më e vështirë paraqitet situata për Dinamo City, përfaqësuesin shqiptar nga Shqipëria, që në ndeshjen e parë të “play-off”-it në Ligën e Konferencës pësoi një humbje të thellë 3:0 ndaj Jagiellonia Bialystok të Polonisë. Skuadra nga Tirana do të ketë një mision thuajse të pamundur në ndeshjen e kthimit, por në futboll gjithmonë ekziston shpresa dhe dëshira për përmbysje./ATVLIVE.TV

  • Superliga e femrave në hendboll, mësohen çiftet e xhiros së parë

    Superliga e femrave në hendboll, mësohen çiftet e xhiros së parë

    Të mërkurën është hedhur shorti për edicionin 2025/2026 në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

    Tërheqja e shortit është bërë nga komisari i garave, Isak Osmani.

    Shorti ka përcaktuar që në xhiron e parë të zhvillohen disa ndeshje interesante.

    Istogu e fillon mbrojtjen e titullit me ndeshjen në shtëpi ndaj Prishtinës.

    Ndeshjet tjera të xhiros së parë janë: Ulpiana – Kastrioti, Shqiponja – Besa, Samadrexha – Vushtrria, Tereza – Ferizaj.

    deshjet e xhiros së parë janë në program më 20 e 21 shtator.

  • Superliga e meshkujve në hendboll, mësohen çiftet e xhiros së parë

    Superliga e meshkujve në hendboll, mësohen çiftet e xhiros së parë

    Të mërkurën pasdite në lokalet e FHK-së, është tërhequr shorti për edicionin garues 2025/2026 në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

    Shorti ka përcaktuar që Rahoveci ta fillojë mbrojtjen e titullit në ndeshjen në shtëpi ndaj Vushtrrisë.

    Fituesi në fuqi i Kupës, Kastrioti, ndeshjen e xhiros së parë e luan ndaj Prishtinës në Ferizaj.

    Në Mitrovicë do të përballen dy skuadrat me nam, Trepça e Besa Famgas,

    derisa Vëllaznimi e pret Llapin në ndeshjen e parë pas kthimit në shoqërinë elite.

    Xhiroja e parë në program është më 20 e 21 shtator.

  • Pritjes i vjen fundi – Shorti i UEFA Champions League 2025/26 zhvillohet këtë të enjte

    Pritjes i vjen fundi – Shorti i UEFA Champions League 2025/26 zhvillohet këtë të enjte

    Të enjten, më 28 gusht, në orën 12:00 me orën lokale, në “Grimaldi Forum” të Monakos, do të hidhet shorti për edicionin 2025/26 të UEFA Champions League. Në këtë ngjarje, 36 klubet e kualifikuara do të mësojnë tetë kundërshtarët e tyre për fazën hapëse të kompeticionit më të madh evropian për klube.

    Ky do të jetë edicioni i dytë nën formatin e ri të fazës së ligës, që ka zëvendësuar plotësisht modelin tradicional të grupeve. Tani, të gjitha 36 skuadrat garojnë në një tabelë të përbashkët.

    Secili ekip do të zhvillojë tetë ndeshje – katër në shtëpi dhe katër jashtë fushe – kundër kundërshtarëve të përzgjedhur nga katër vazo, të ndara sipas koeficientit të UEFA-s. Çdo klub do të përballet me dy ekipe nga secila vazo.

    Disa rregulla të rëndësishme për fazën e shortit përfshijnë:

    • Ekipet nga i njëjti vend nuk mund të përballen me njëra-tjetrën në këtë fazë.

    • Jo më shumë se dy ekipe nga e njëjta ligë mund të përballen me të njëjtin kundërshtar.

    Faza e ligës do të zgjasë nga 16 shtatori 2025 deri më 28 janar 2026. Tetë ekipet më të mira në renditje do të kualifikohen automatikisht në 1/8 e finales, ndërsa ekipet e renditura nga vendi i 9-të deri në të 24-in do të përballen në një raund playoff-i me dy ndeshje.

    Nga 36 vendet e turneut, 32 ekipe tashmë janë konfirmuar, ndërsa katër të tjera do të përcaktohen përmes raundeve kualifikuese.

    Përbërja e vazove:

    • Vazoja 1: Real Madrid, FC Barcelona, Paris Saint-Germain, Manchester City, Bayern Munich, Liverpool, Chelsea, Inter Milan.

    • Vazoja 2: Arsenal, Juventus, Bayer Leverkusen, Atalanta, Eintracht Frankfurt, si dhe ndoshta Tottenham.

    • Vazoja 3: Napoli, Ajax, PSV Eindhoven, Olympiacos, Slavia Prague, Sporting CP, Marseille.

    • Vazoja 4: Newcastle United, Galatasaray, Monaco, Union Saint-Gilloise, si dhe debutues si Pafos (Qipro) dhe Kairat (Kazakistan).

    Kalendari i garës:

    • Faza e ligës: 16 shtator 2025 – 28 janar 2026

    • Playoff-et e eliminimit: 17/18 & 24/25 shkurt 2026

    • 1/8 e finales: 10/11 & 17/18 mars 2026

    • Çerekfinalet: 7/8 & 14/15 prill 2026

    • Gjysmëfinalet: 28/29 prill & 5/6 maj 2026

    • Finalja: 30 maj 2026 – në Budapest /ATVLIVE.TV

  • E ardhmja në dyshim për Nedim Bajramin: Jashtë planeve te Rangers, interes nga Serie A dhe La Liga

    E ardhmja në dyshim për Nedim Bajramin: Jashtë planeve te Rangers, interes nga Serie A dhe La Liga

    Mesfushori i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, po përballet me një periudhë të vështirë në aventurën e tij në Skoci. 26-vjeçari, i cili iu bashkua Rangers me pritshmëri të larta, duket se ka humbur besimin e trajnerit Russell Martin.

    Në tri ndeshjet e fundit, përfshirë sfidën e parë të Play Off-it të Champions League dhe dy përballjet e fundit në kampionatin skocez, Bajrami nuk është grumbulluar fare. Mungesa e tij e vazhdueshme ka ngritur pikëpyetje serioze mbi të ardhmen e tij në klubin skocez.

    Burime pranë klubit raportojnë se mesfushori nuk është më pjesë e planeve taktike të trajnerit Martin, çka shton gjasat që ai të largohet para përfundimit të merkatos verore.

    Interesimi për shërbimet e reprezantuesit shqiptar nuk mungojnë. Dy klube prestigjioze europiane, Udinese nga Serie A dhe Sevilla nga La Liga, kanë shprehur interes konkret për të afruar futbollistin në radhët e tyre.

    Bajrami është i lidhur me Rangers deri në vitin 2028, por klubi skocez është i hapur për një largim të mundshëm nëse paraqitet një ofertë në rangun e 3 deri në 4 milionë euro. Një shumë e tillë do të ishte e mjaftueshme për të bindur drejtuesit e Rangers të japin “dritën jeshile” për largimin e tij.

    Në këtë fazë të karrierës, një rikthim në Serie A ose një aventurë e re në elitën e futbollit spanjoll mund të jetë pikërisht ajo që i nevojitet Bajramit për të rifituar formën dhe rolin e tij si titullar, si në klub ashtu edhe në kombëtare./ATVLIVE.TV